Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filma Shqip   |   Humor   Direktoria    Contact

Adelina Ismaili fillon te flas per Mediat Shqiptare

Rrėfimi i parė pėr median kosovare i princeshės sė muzikės shqiptare pas humbjes tė sė dashurit tė saj. Ajo tregon tė gjitha peripecitė e sėmundjes sė saj, arsyet e largimit nga Prishtina dhe rikthimi nė skenė

 
ADELINA ISMAILI TRIMIT TIM

E VERTETA E HESHTJES SE ADELINES


Ajo ėshtė rikthyer sėrish nė banesėn e saj nė Prishtinė, rri vetėm me fotot e njeriut qė e deshi shumė, madje edhe kėngėn e braktisi pikėrisht pėr tė. I la tė gjitha mėnjanė dhe vendosi tė jetojė nė Stagovė tė Kaēanikut bashkė me Triumfin, I cili udhėtonte pėr punė ēdo ditė, pasi dihet se ka kryer punėn e policit nė Prishtinė. Sot, kur kjo histori ėshtė pėrmbyllur me fatkeqėsi, kur njeriu i jetės sė saj nuk gjendet ndėr tė gjallėt, Adelina shfryn mllefin ndaj ngjarjes qė ia ndryshoi jetėn e saj, por flet edhe pėr rikthimin e saj

 

 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 

Adelina Ismaili fillon te flas per Mediat Shqiptare

 

“Ju rrėfej dashurinė time me A Triumfin, tani qė nuk ėshtė mė”

 

Adelina, urime pėr rikthimin, pėrse u kthyet?

Aty ku e kemi lėnė. Tė flas pak popullorēe. Jam kthyer pėr hatėr tė atyre qė mė duan dhe pėr inat tė hasmėve. Ndoshta mund t’ju duket e vėshtirė, por ka edhe njerėz qė nuk mė duan.

 

 Mund tė na tregosh se me se po merresh sė fundmi?

Mė bėhet qejfi qė publiku mė ka pritur. Sinqerisht mė ka pėlqyer reagimi i tyre dhe jam gėzuar. Mendoja se isha harruar, fundja konkurrenca mund tė tė harrojė, kam 22 vjet nė skenė dhe kjo mė bėri qė tė rikthehesha.

Ke deklaruar qė nuk do kthehesh nė skenė?

Kam dhėnė prononcim qė nuk do tė kthehem nė vitin 2007. Kam pasur njė ftohje nė mushkėri. Ēdo kėngėtar e ka, jo tė gjithė e tregojnė, unė e kam pasur urdhėr nga doktori qė pėr 6 muaj tė kisha njė tėrheqje nga koncerte. Duhet tė shkoja nė vende malore dhe tė konsumoja ushqim sa mė natyral. Edhe nė vende ku ka pasur televizor jam larguar, pothuajse nga tė gjitha mediumet. Edhe aty ku ka pasur transistor jam larguar, pėr tė qenė njė njeri i zakonshėm dhe kam jetuar aty mė sė miri, kam parė se realiteti nuk ėshtė ai qė shfaqet para kamerave. Pra, nuk keni pasur asnjė lloj kanceri? Siē po e shihni, nuk ka. Sinqerisht kam pasur vetėm njė ftohje, kjo ka qenė e gjitha.

A keni dhėnė intervista?

Asnjėherė nuk kam dhėnė intervista qė nga fundi i vitit 2006 dhe fillimi i 2007, dhe tė gjitha gjėrat qė janė folur ndaj meje, veēanėrisht nė median e Tiranės kanė qenė gėnjeshtra. Nuk di pėr ēfarė arsye.

Sa vjet po bėni nė skenė?

Plot 22 vjet, qė nga mosha 6-vjeēare kam qenė nė skenė deri mė sot, me njė shkėputje tė vogėl qė e thashė pak mė lart. Pra, unė jam plot 29 vjeē.

Triumfi ka qenė i dashuri yt, keni bashkėjetuar?

Normalisht qė po, kemi bashkėjetuar.

 

Mund tė na rrėfesh diēka rreth dashurisė tėnde me Triumfin?

Ēdo minutė, orė ditė e javė qė kam jetuar me tė kanė qenė minuta, orė e javė tė Adelinės, tė shpirtit tim e jetės sime. Asnjėherė kurrė nuk jemi ndarė, ju e dini, unė isha nė skenė me publikun mė se 21 vjet, e kam kėnaqur publikun kudo dhe ngado qė janė shqiptarėt e mi, kam kėnduar, vallėzuar pėr qejfin dhe zemrėn e tyre, por pėr vetveten ! Ēfarė!!! E vėrteta pėr kėto vjet qė bėra emėr, fitova dhe pėrfitova materialisht, por pėr shpirtin tim, asgjė! Zura tė fitoj, ta pasuroj, ta kėnaq shpirtin tim, por motivin e jetės time, ma vranė, u dashurova e dashurinė, ma vranė, fillova ta dua jetėn ashtu siē me mėsoi ai, ma thanė lotin. E di qė jo vetėm se ėshtė pėrfolur, por edhe shkruar gjithēka. E vėrtetė ėshtė se unė kam qenė e sėmurė nga mushkėritė dhe organizmi i Adelinės, ēfarė ia ka dhėnė Zoti, e pėrballoi dhe e tejkaloi pėr njė kohė tė shkurtėr. Kam jetuar nė katund dhe vėrtet kam jetuar. Ēdo minutė tė jetės e kam pėrjetuar si asnjėherė, atje e kam pėrjetuar dhe kam mėsuar kuptimin e mėngjesit, tė ditės e natės....Disa herė, pasi vinim nė hyrje tė Prishtinės, e lusja dhe qortoja Triumfin; mė kthe nė Stogovė, tė lutem!...

Jeni larguar nga Kosova?

Jemi larguar pėrkohėsisht nė fshatin e prindėrve tė Triumfit, por vetėm kemi ndenjur pushim dhe mė pas jemi kthyer nė shtėpi.

 

Rasti i Triumfit ėshtė akoma nė hetim?

Po, ėshtė nėn hetim dhe nuk e di se sa do tė vazhdojė, por nuk dua tė flas, pasi mund tė bėhem precedent pėr tė penguar hetimet, kėshtu qė unė mendoj se jam e gatshme tė ndihmoj, por them se tentativat pėr tė folur mund tė pengojnė, pasi shfaqet edhe ana tjetėr e medaljes. Jeta ime private mbetet e imja, ajo qė jam nė skenė nuk ka lidhje me dhimbjen time.

Si e ke pritur pavarėsinė?

Po tė tregoj me sinqeritet, kam qenė tepėr e lumtur si gjithė tė tjerėt, por edhe kam pas ndjenja tė pėrziera, pasi ka pasur shumė njerėz qė e meritonin tė ishin nė kėtė ditė. Ka qenė njė gėzim qė nuk mund tė tregohet, jo si pėr Bajram apo pėr Krishtlindje. Ka qenė njė dhimbje dhe krenari qė e pėrcjellin shqiptarėt qė nga krijimi. Sepse ka edhe njerėz tė gjallė qė ėshtė turp qė janė me ne dhe kėtė e konsideroj padrejtėsi tė jetės.

Tė urojmė pėr vidoeklipin, mirėserdhe. Na trego pak pėr tė?

Skenarin e kam shkruar vetė. Videoklipin doja tė realizoja nė Kosovė, por pėr tė qenė e sinqertė, ka qenė frika nga elemente tė caktuara realizimi i videoklipit. Sipas planit duhej tė realizohej nė Kosovė, pėr shkak tė adoptimit me ngjarjen dhe skenarin. Mė pas tentova ta realizoja nė Turqi, por ishte shumė shtrenjtė dhe opsioni i fundit ishte Maqedonia. Ishte njė kėngė qė pėrfshin njė person tė dashur dhe unė e di qė ka keq e mė keq, por tė gjithė e dinė se nė gjeneratėn e ēdo shqiptari ka pasur gjithmonė dhimbje.

Cili ėshtė mesazhi qė u jepni sot fansave tuaj?

Mashtrohen ata qė thonė se heshtja e Adelinės paraqet njė fund. Adelina nuk perėndoi. Adelina po lind, dhe kėtė do tė dėshmojė e sotmja dhe e nesėrmja. Adelina ėshtė Adelinė. I dua ata qė mė duan, tė tjerėt nuk ekzistojnė. Kam lindur pėr t’u kėnaqur dhe do tė vdes e kėnaqur me kėtė qė arrita.
 

Jam dhe do jem e vetmja revolucionare. Unė jam ajo qė jam. Zoti mė ka krijuar kėshtu. Tjetėr s’mund tė bėhem. Dhe e di qė do tė imitohem, por kjo mė bėn tė ndjehem mbretėreshė.
 

Ju mund te shkruani per Adelina Ismaili ne Free Blog. KLIKO!

Futu ne Chat "KOSOVA LOVE 18 PLUS". Jepe nikun dhe sjellu mire, krejt folet RRETH USHKURIT DHE DASHNISE

 
 
Profili Adelina Ismaili ne AlbaNur

Hiqni Maskat Adelina Ismaili

AlbaNur ngushellon Adelina Ismailin

Adelina Ismaili ne You Tube

Adelina Ismaili me Tim Shkupin

Adelina Ismaili RIKTHIMI ne Skene

Adelina Ismaili dhe Genta Ismajli

Adelina Ismaili ne Amerike

Adelina Ismaili ne Kosova Love

Adelina Ismaili: 20 vjetori

Adelina Ismaili ne forumin Vendlindja

Blogu i komenteve per Adelinen

 

NJOFTIM!

Ne do te ishim shume mirenjohes nese ju keni ndonje lajm nga VIPAT dhe na dergoni DUKE KLIKUAR KETU

 

Advertising at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

 

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

E-Mail us  to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

------------

If your choose to advertise in our site with a Top Page Banner or Centre Page Banner we will give you extra advertising in our top LINKS, which are visited the most 24 hours a day. Also we take care about our partners with  special offers throughout the period of time they are with us.

 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker