
07-15-2009, 12:58 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 618
|
|
Genta Ismaili do dale edhe me e forte nga koncerti kontraverz ne Suedi
Genta Ismaili do dale edhe me e forte nga koncerti kontraverz ne Suedi
Disa gazeta dhe mjete te informimit dolen me vrap te informojne lajmin se Genta Ismaili ne koncertin e mabjtur ne Suedi u gjuajt nga publiku shqiptar me kanaqe, ju fishkullua asaj per shkak se ka kenduar play back dhe kinse Genta ka filluar edhe te qaj nga skenat e trishtueshme te shqiptareve ne Suedi.
AlbaNur nje kohe te gjate e percjelle Genta Ismajlin dhe disa kengetare tjera qe jane me fame dhe te kerkuara nga vizitoret shqiptare ne internet. Ne ju bejme me dije dhe ju informojme se Genta Ismajli eshte nje nga kengetaret me te kerkuara ne internet, eshte kengetarja qe nje kohe te gjate mbetet e para ne TOP LISTAT shqiptare. Genta Ismajli vitin qe shkoi zuri vendin e pare ne festivalin e Kenges Magjike ne Tirane. Per keto statistika ju mund te shihni edhe forumin VENDLINDJA dhe te bindeni se ka sa eshte shikimi i temave qe shkruhen per kengetaren Genta Ismajli. Edhe pse forumi VENDLINDJA funkcionon vetem nje jave.
Disa na kane akuzuar se Albanur dhe Dashuria po ua rrit cmimin kengetareve, po i reklamon me shume se sa eshte e nevojshme, e keshtu me radhe. Ne kemi informata qe lufta kunder Genta Ismajlit ka filluar te shfaqet pas fitores se saj ne festivalin Kenga Magjike. Akuzuesit e Gentes thone se fitorja e Gentes ka qene e kurdisur me Ardit Gjebren. Ne do t'u kishim besuar ketyre rrefimeve sikur te kishim prova, sikur Genta te mos ishte e para ne Top Listat shqiptare, atje ku elektronika kompjuterike nuk mund te mashtron askendin... Sipas ketyre akuzuesve thuhet se Genta eshte kengetare sezonale
e keshtu vazhdojne ata duke thene se te gjitha kenget e Gentes jane te vjedhura prej ketu e prej atje... JU LUTEM... Ne jetojme ne trendin qe sot quhet GLOBALIZIM dhe muzika nuk bene perjashtim ketu... Por, per kete me se mire mund te shkruajne kritiket e muzikes apo ekspertet e kesaj fushe...
CKA NDODHI NE KONCERTIN E SUEDISE?
Eshte e vertete se sot shume organizator kane dalur ne siperfaqe, perpiqen te organizojne mbremje me yjet e estrades, per te kenaq publikun shqiptar qe ka mbete si pula pa krye ne diaspore... Sot ne Diaspore ne kemi gjeneraten e dyte dhe ajo sot lufton per identitetin e vet ne shoqerite e huaja ku jetojne... Ajo eshte ne mes integrimit ne shoqerite e huaja dhe inati te ruaje me kokefortesi rrenjet e te pareve, gjakun, gjuhen, muziken dhe gjtihcka eshte shqiptare. Kurse Suedia eshte shembulli me i mire, sidomos mergata shqiptare atje qe ka deshmuar me decenie se eshte e afte ti mbroje vlerat tone kombetare ne vend te huaj, kurse edhe me e afte ti dale zot Atdheut per liri dhe pavarsi.
Ajo cka ndodhi ne koncertin e Suedise nuk eshte dicka e jashtezakonshme, nuk eshte hera e pare, as nuk do te jete hera e fundit, ku ne mesin e manifestimeve shqiptare do te kemi individ dhe grupe qe do te perpiqen te prishin cdo manifestim kulturor shqiptar. Kjo neve nuk na brengos dhe Genten edhe me pak e brengos kjo pune. Shqiptaret, si ne Suedi dhe cdokund tjeter ne Perendim, do te vazhdojne rrugen e tyre, do te organizojne manifestime dhe koncerte tjera deri sa keto individ atje te gdhenden ne tru ose te treten ndokund tjeter ne nje rruge pa kthim ne mesin e shqiptareve.
Komuniteti shqiptar ne secilin vend ne Perendim eshte nje komunitet qe dallohet per pune dhe ndershmeri, por e keqja eshte se gazetaret tane qe raportojne nga diaspora i komentojne gazetat e huaja, ose vetem sendet e keqija, qe ne krahasim me te mirat keto te keqija jane vete nje pike uji ne oqean.
Genta do te dale edhe me e forte pse shqiptaret ne Suedi dijne te behen edhe me te forte ne rastet e ketilla, te jen unik dhe individet qe shkaktojn prishje rendi te perjashtohen nga radhet tona. Vet Genta na vjen nga diaspora dhe na kendon shqip dhe me zerin e saj te embel ajo tani me ka nje ushtri te madhe te adheruesve te muzikes se saj. Kot eshte te akuzohet Genta per Play Back pasi ky eshte trend i shume mbremjeve shqiptare qe sot organizohen ne Diaspore.
AlbaNur
|