Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka mohuar se do tė pėrpiqet tė ushtrojė presion mbi Indinė qė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet me Pakistanin fqinj.
Duke folur nė Bombej nė fillim tė njė vizite treditore, zonja Clinton tha se SHBA-ja e respektonte tė drejtėn sovrane tė Indisė pėr tė marrė vendimet e veta.
Megjithatė, ajo tha se marrėdhėnie me tė mira mes vendeve fqinje mund ta ndihmonin Pakistanin qė tė pėrqėndronte vėmėndjen nė luftėn kundėr Al Kaedės.
Thirrje pėr Pakistanin
Nė njė opinion tė botuar nga e pėrditshmja vendase, India Times, zonja Clinton tha se "ne duhet tė inkurajojmė" Pakistanin, teksa pėrballet me ekstremizmin e dhunshėm.
Por gjatė njė konference pėr shtyp ajo u duk se i bėri thirrje tė drejtėpėrdrejtė Pakistanit qė tė bėnte mė shumė.
"Qeveria jonė ėshtė e angazhuar nė luftėn kundėr terrorizmit dhe ne presim qė ēdokush, me tė cilin kemi marrėdhėnie, tė parandalojė terrorzimin qė tė hedh rrėnjė nė tokėn e tyre dhe tė sigurohet se terroristėt tė mos stėrviten dhe dislokohen".
Pakistani e ka pranuar se sulmet nė Bombej vitin e kaluar, ishin planifikuar nė tokėn e tij.
Zonja Clinton po qėndron nė hotelin Taj Mahal qė ishte nė shėnjestėr tė sulmeve.
Nė fillim tė vizitės, ajo la njė shėnim nė librin e ngushėllimeve dhe u takua me menaxherin e hotelit, i cili humbi familjen e tij gjatė sulmeve.
Ju mund tė regjistroheni tė postoni komentete e juaja duke klikuar KETU dhe ky regjistrim, pervec nė Forum, do ju mundėson t'i shfrytezoni edhe sherbimet tjera qė ofron AlbaNur pėr shqiptaret nė Internet!
Nese keni problem me Regjistrimin, ju mund t'i shihni video incizimet tona duke klikuar KETU!