Forumi Dr. Mehdi Hysenit nė AlbaNur Prof. Dr. Mehdi Hyseni ėshtė ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare dhe nga kjo e drejtė punon pėr bashkimin e tokave shqiptare.

 
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
Prev Postimi i Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
  #1  
I vjetėr 07-19-2009, 07:02 AM
Avatar albanur!
albanur albanur tani ėshtė nė linjė
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 618
Normale "Babomania" Kadare Antibashkim Kunder Ribashkimit


Dr. Mehdi Hyseni

"BABOMANIA" KADARE ANTIBASHKIM KUNDĖR RIBASHKIMIT-AMANETIT HISTORIK TĖ BABALLARĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE


TEZA E NDĖRRUAR “KOMPROMISI I MADH-FISINIK” ANTIBASHKIM I SHQIPĖRISĖ ETNIKE PĖR “ ALTARIN E EVROPĖS” E ISMAIL KADARES, NUK ĖSHTĖ AKT, AS VENDIM I MIRATUAR HISTORIK, AS I LEGALIZUAR I SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVĖS, AS TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, POR ĖSHTĖ OPINION PERSONAL I TIJ, QĖ BIE NDESH ME AMANETIN HISTORIK TĖ BABALLARĖVE TANĖ TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, TĖ CILĖT NA E KANĖ LĖNĖ TĖ PAVDEKSHĖM KĖTĖ AMANET: “ NJĖSIMI N, TĖRĖSINĖ DHE PAVARĖSINĖ E SHQIPĖRISĖ ETNIKE, TRI SENDE KĖTO, QĖ PO I KĖRKOJMĖ EDHE NE SOT. NE NUK PO LYPIM KURRGJĖ QĖ NUK ĖSHTĖ E SHQIPTARĖVE…NE PO LYPIM KTHIMIN E TOKAVE QĖ NA JANĖ GRABITUR NGA KONGRESI I BERLINIT(1878) DHE NGA KONFERENCA E LONDRĖS(1913)… NE PO LYPIM PAVARĖSINĖ E TĖRĖSINĖ E T0KAVE TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE DHE NJOHJNE E TĖ DREJTAVE TĖ SHQIPTARĖVE PĖR BASHKIM.” (Tė Drejtat e Shqipėrisė Etnike, 2001, f.196-197). Duke marrė pėr bazė kėtė AMANET TĖ SHENJTĖ KOMBĖTAR ATDHETAR E PATRIOTIK TĖ BABALLARĖVE TANĖ, KĖSHTU KANĖ VEPRUAR DHE KONTRIBUAR EDHE MENDJENDRITURIT ATDHETARĖ E PATRIOTĖ TĖ PENĖS DHE TĖ PUSHKĖS, SIĒ JANĖ : ABDYL, SAMI E NAIM FRASHĖRI, VASO PASHĖ SHKODRANI, AT GJERGJ FISHTA, ISMAIL QEMALI, HASAN PRISHTINA, ISA BOLETINI, AZEM BEJTA…, ADEM, HAMZĖ E SHABAN JASHARI ETJ. RRUGA DHE VEPRA E TYRE E NDRITSHME PATRIOTIKE ATDHETARE ISHTE DREJTĖ DHE E JUSTIFIKUESHME SI NDAJ STĖRGJYSHĖRĖVE TĖ TYRE, SI NDAJ RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, ASHTU EDHE NDAJ BERZAVE TĖ RINJ, TĖ CILĖT E KANĖ DETYRĖ MBI DETYRA QĖ ME DEVOTSHMĖRI TA NDEJKIN ATĖ RRUGĖ TĖ DREJTĖ DHE TĖ SHENJTĖ TĖ BASHKIMIT GJITHĖKOMBĖTAR, SEPSE NUK KA ALTERNATIVĖ TJETĖR VEĒ RRUGĖS SĖ GABUAR QĖ QUHET ANTIBASHKIM I “BABOMANISĖ”. MIRĖPO, NĖ ĒDO ASPEKT (HISTORIK, KOMBĖTAR, NDĖRKOMBĖTAR DHE SHTETĖROR) ANTIBASHKIMI ĖSHTĖ RRUGA FATALE PĖR SHQIPTARĖT DHE PĖR SHQIPĖRINĖ ETNIKE, SEPSE NUK PĖRPUTHET ME INTERESAT JETIKE TĖ KOMBIT DHE TĖ SHTETIT ETNIK SHQIPTAR. JUSTIFIKIMI I ARGUMENTUAR MORAL (por jo “moral i dyfishtė”, siē ka nėnvizuar pa tė drejtė, I. Kadare) E SHKENCOR: “ BABALLARĖT TANĖ, SHQIPTARĖT E KATĖR (4) VILAJETEVE TĖ KOSOVĖS, TĖ SHKODRĖS, TĖ JANINĖS E TĖ MANASTIRIT KANĖ LYPUR DHE KANĖ LUFTUAR PĖR PAVARĖSI E TĖRĖSI JO TĖ KATUNDIT, TĖ FISIT, TĖ KRAHINĖS, POR PĖR PAVARĖSI E TĖRĖSI TĖ TOKAVE TĖ MBARĖ SHQIPĖRISĖ SĖ KATĖR VILAJETEVE, TĖ MBARĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, PĖR LIRI DHE PAVARĖSI TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖVE, PA DALLIM FEJE, FISI E KRAHINE.” (Po aty, f.184).



Sa mė sipėr, propagandimi dhe justifikimi pėr qėllime tė ulta subjective personale a grupore tė ANTIBASHKIMIT si antitezė vrastare e RIBASHKIMIT nė esenecė pėrbėn dhe, njėkohėsisht riaktualizon “vijėn e demarkacionit qė ndante dhe, pėrherė ndanė patriotėt nga renegatėt, parimorėt nga oportunistėt, militantėt nga indiferentėt.” ( Ēėshtje tė pavarėsisė shqiptare, 1997, f.39).


- Askush nuk e gėzon atė tė drejtė, qė t’ia atribuojė ose t’ia imponojė “tekat e tij” personale dhe arbitrare popullit shqiptar tė Shqipėrisė Etnike kinėse pėr rujatjen a pėr “puthjen demokratike” tė ndonjė “altari tė Evropės” (pėr t’ua bėrė qejfin diplomacisė sė dikurshme kolonialiste (sot,demokratike- integruese) evropiane, e cila, edhe sot (nė fillimshekullin XXI) vetėm popullin shqiptar nė Ballkan e mban “peng” tė kolonializmit dhe tė gjenocidit serbo-sllav, qė nga viti 1878?!


- Vallė, pėr kėtė “ALTAR TĖ EVROPĖS”, shqiptarėt, duhet tė detyrohen qė edhe nė shekullin XXI, tė “abstenojnė” nga e drejta e tyre historike dhe legjitime e shkolonizimit, e drejtė kjo qė nėnkupton vetėvendosjen, pavarėsimin dhe ribashkimin e tėrėsishėm tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm kombėtar, ashtu siē ėshtė rasti me krijimin dhe me ekzistimin e shteteve tė tjera nacionale tė popujve tė tjerė nė Ballkan.

- Vėrtet, nėse shqiptarėt duan ta prekin sa mė parė tė jetė e mundur “altarin” civilizues, demokratik dhe integrues tė Evropės, ata sė pari, edhe me ndihmėn e saj, duhet tė ēlirohen nga zixhirėt e robėrisė kolonialiste shekullore serbosllave, duke fituar lirinė, pavarėsinė dhe ribashkimin e tyre nė kuadrin e ALTARIT GJITHĖKOMBĖTAR TĖ RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, e pastaj tė zėnė “ngjitjen e shkallėve” drejt “altarit tė Evropės”. Ndryshe, nėse shqiptarėt pėrfillin tezėn antibashkim, tė proklamuar nga Ismail Kadare, ata kurrė nuk do ta kenė fatin qė ta prekin a ta puthin ndonjė “altar” tė ėndėrruar qoftė nė kuptimin e ngushtė(gjithėnacional), qoftė nė kuptimin e gjerė (evro-ndėrkombėtar).

- Ndryshe nga teza antibashkim e Ismail Kadares, unė konsideroj se interesi nacional i ribashkimit gjithėshqiptar nė Ballkan, duhet tė jetė i pranishėm nė tė gjitha agjendat dhe skemat e negociatave ballkaniko-evropiano-ndėrkombėtare. Kjo ėshtė domosdoshmėri dhe detyrė parėsore e diplomacisė dhe e politikės sė jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe tė tė gjithė shqiptarėve. Nė favor tė idesė dhe tė konceptit tė lirisė, vetėvendojes, tė pavarėsisė dhe tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike, do t’ia rikujtojė Ismail Kadares kėta dy shembuj karakteristikė nga historia e diplomacisė amerikane: - I pari, “ Tė gjitha kombet dhe tė gjithė popujt janė tė lirė tė vetėqeverisin siē u pėlqen atyre...”. Kėshtu ka deklaruar zyrtarisht ish-presidenti amerikan, Hari Truman me rastin e inaugruimit tė tij, mė 20 janar 1947.(Citat i cituar nė “Diplomacia” tė autorit Henry Kissinger, 1999, f.621; - I dyti, gjithashtu, sipas deklaratės inaugurese tė ish-presidentit amerikan Xhon F. Kenedi ( 20 Janar 1961):” Le ta dijė ēdo vend, qė na do tė mirėn apo tė keqen, se ne do tė bėjmė ēdo sakrificė, do tė mbajmė ēdo barrė, do tė pėrballojmė ēdo vėshtirėsi, do tė pėrkrahim ēdo mik, do tė kundėrshtojmė ēdo armik pėr tė siguruar ekzisetncėn dhe fitoren e lirisė.” (Henry Kissinger, Diplomacia, 1999, f.622).


Prandaj, po nė kėtė frymė pėrmbajtėsore tė dy mesazheve tė cituara tė ish-presidentėve tė SHBA-sė, po shprehem edhe unė nė favor tė mbėshtjes sė ēėshtjes sė lirisė, pavaraėsisė dhe ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike, ( pavarėsisht nga meditimet dhe sugjerimet politike e diplomatike moralizuese, pėrkatėsisht nga konstatimet konkluduese tė Isamil Kadares, se “shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė kanė hequr dorė nga ēdo ide e bashkimit”), tė mos mashtrohet askush me lakmi grabitēare, sepse shqiptarėt nuk kanė lidhur kurrfarė marrėveshjeje ZHBASHKIMI ( sepse ky ėshtė vetėm “mjegullim” i ēastit i diplomacisė sė papėrmbajtur tė autorit tė tezės nė fjalė), por le ta dijnė dhe, seriozisht le ta marrin parasysh, edhe amriqtė kolonialist serbosllavė tė Ballkanit, si dhe miqtė e tyre tradicionalė, se shqiptarėt kurrė nuk do tė heqin dorė nga ēlirimi, shkolonizimi, rikthimi dhe ribashkimi i territoreve tė Shqipėrisė Etnike.

* * *

Nė tė vėrtetė, Ismail Kadare qėndrimin e tij pėrcaktues, se ėshtė pėr njė “kompromis tė madh” me Serbinė nė dėm tė bashkimit shqiptar, e ka thėnė nė formė shumė tė vrazhdtė dhe tė pasaktė, nė vetėn e tretė shumės, duke ua atribuar shqiptarėve (tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė) kėtė tezė tė pavėrtetė tė hipokrizisė sė tij politike dhe diplomatike, tė “sintetizuar” kėsisoj: “... Fakti qė shqi ptarėt si nė Shqipėri, si nė Kosovė, janė tėrhequr nga ēdo ide pėr t’u bashkuar Kosova me Shqipėrinė, dhe kėtė e kanė bėrė sinqerisht, nė mėnyrė tė ndershme, pa dredhi, me moral tė dyfishtė, por e kanė bėrė drejtpėrdrejt, ky ėshtė njė kompromis i madh.... E megjithatė, shqiptarėt tė ndėrgjegjshėm, duke ditur se kjo gjė e ndėrlikon jashtėzakonisht historinė e Ballkanit dhe tė Evropės, se kjo gjė ėshtė gati e pamundur nė kushtet e sotme, ata nė mėnyrė tė tillė, pra tė ndershme dhe fisnike e bėnė kėtė flijim nė altarin e Evropės dhe po e perseris, kjo duhet ēmuar. Pra, kjo histori e shqiptarėve nė prag tė statusit, ka filluar me njė kompromis.” (“Zeri i Amerikės”, 25.10.2005; “Shekulli”,27.10.2005)).

Kjo tezė e sofistikuar e “kompromisit tė madh” ANTIBASHKIM e Ismail Kadares, ėshtė sajuar nė mėnyrė tejet tė pėrsosur tė “tekonologjisė sė lartė diplomatike”, kosmopolite dhe propagandistike nė pėrmasa ndėrkombėtare, pėr tė shėnuar ndonjė poenė pozitiv nė bilancin e pasivės sė pėrgjithshme tė diplomacisė sė kungullit tė Besnik Mustafajt pėr t’i “bindur” faktorėt dhe qendrat e vendosjes sė politikės evro-ndėrkombėtare, se “shqiptarėt kanė hequr dorė nga ēdo ide e bashkimit tė tyre”. Ky konst atim ėshtė njė e pavėrtetė e madhe, e deklaruar nga Ismail Kadare nė Intervistėn e cituar tė “Zėrit tė Amerikės”, 25.10.2005, si dy ditė mė pas (27.10 2005) nė gazetėn “Shekulli” tė Tiranės. Sepse, sė pari, nuk ėshtė e vėrtetė, as qė mbahet mendė se ndonjėherė tė ketė ndodhur nė historinė e hidhur tė shqiptarėve (pėrmes ndonjė plebishiti apo kuvendi kombėtar shqiptar), qė ata, pavarėsisht se cilės trevė a skaj tė Shqipėrisė Etnike i kanė takuar, dhe i takojnė edhe sot e kėsaj dite, tė jenė deklaruar kolektivisht kundėr idesė sė bashkimit gjithėkombėtar shqiptar. Sė dyti, gjithashtu, edhe sot (nė 16-vjetshin e fundit: 1990 - 2005), para bėrjes sė Sesionit tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (24 teteor 2005 nė Nju-Jork) pėr fillimin e negociatave lidhur me pėrcakltimin e statusit politik tė Kosovės, nuk ėshtė regjistruar asnjė deklaratė me karakter kolektiv gjithėpopullor se “shq iptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės “ janė deklaruar botėrisht para Evropės dhe para bashkėsisė ndėrkombėtare, se nuk duan bashkim kombėtar, pėr hir tė arritjes sė kompromisit politik tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės “nė altarin e Evropės”(!?)- Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse nuk ka ndodhur diē e tillė as ndėr shqiptarėt nė Shqipėri, as nė Kosovė, por ka ndodhur e kundėrta-ripėrsėritja racionale dhe vizionale e kėrkesės sė sė drejtė dhe tė pavdekshme historike dhe kombėtare gjithėshqiptare pėr RIBASHKIMIN E SHQIPĖRISĖ ETNIKE!

Fundja, si nė kuptimin historik, gjeopolitik, strategjik, ashtu edhe nė atė demokratik dhe integrues, “altari i Evropės” nuk ka mė nevojė pėr ripacifikimin dhe risakrfikimin e mėtejmė tė territorit etnik tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, sepse ajo Evropė nė Kongresin e Berlinit (1878) dhe nė Konfrencėn e Ambasadorėve tė Londrės (1913) (pa i pyetur fare shqiptarėt-stėrgjyshėrit dhe gjyshėrit e mi dhe tė Isamil Kadares) tanimė e ka realizuar kėtė t ezė tė vjetėr tė Ismail Kadares. Mirėpo, kjo as historikisht, as etnikisht, as ligjėrisht, as demokratikisht, as moralisht e as praktikisht nuk nėnkupton se shqiptarėt, qė atėherė “ e kanė harxhuar” tė drejtėn e kredibilitetit tė tyre pėr ribashkim gjithėkombėtar brenda kufijve natyrorė tė Shqipėrisė Etnike.

Prandaj, “kompromisi antibashkim”, siē ėshtė shprehur Ismail Kadare nuk ėshtė kurrfarė “fakti fisnik” i shprehur, as i argumentuar i shqiptarėve as dje, as sot, as kurrė nė historinė e tyre, sepse kjo do tė thoshte dy herė vetėvrasje dhe vetėmohim pėr ta dhe pėr Shqipėrinė Etnike, por ky ėshtė vetėm fakt, qėndrim dhe koncept sugjerues i gabueshėm personal i Ismail Kadares. Ėshtė vetėm pėrsėrtije e njė teze steretipe, antihistorike, amorale dhe antiligjore tė diplomacisė sė Evropės sė dikurshme kolonialiste, qė nė mėnyrė tė hidhur, tė pėrkujton njė pajdrejtėsi tė madhe ndaj RIBASHKIMIT tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, tė cilėn, edhe sot pas 100 vjetėsh, nė emėr tė “kompromisit tė madh-antibashkim”, Ismail Kadare po orvatet t’ua “njohė si meritė tė jashtėzakonshme dhe fisnike” shqiptarėve, tė cilėt, nė tė vėrtetė, kurrėnjėherė nuk kanė qenė mbėshtetės (as nė kuptimin doktrinar, as nė atė praktik) tė parullės armiqėsore antibashkim shqiptar, por janė viktimė e drejtpėrdrejt e saj, sepse, edhe sot nė fillimshekullin XXI (viti 2005) janė tė copėtuar, tė kolonizuar dhe tė zhbashkuar nė katėr shtetet fqinje imperialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe FYROMI). Pra, tė jemi tė sinqertė dhe qartė (duke e shikuar nė sy tė vėrtetėn tragjike tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, jo interesat stratregjike, ekonomike dhe tre gtare tė politikave dhe tė diplomacive tė armiqve tė tyre si nė kuptim tė ngushtė rajonal, ashtu edhe nė atė tė gjerė evro-ndėrkombėtar, qė edhe sot, nė erėn globale dhe tė transicionit ekonomik, demokratik e integrues kanė dalė me “tezėn antibashkim” shqiptar, si njė nga “kushtet kryesore” pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės gjatė bisedimeve tė ardhshme me Serbinė kolonizatore dhe me palėn e tretė evro-ndėrkombėtare), se as “shqiptarėt e Kosovės, as tė Shqipėrisė” nuk janė deklaruar, as nuk kanė nėnshkruar kurrfarė traktati shqiptar-shqiptar kundėr bashkimit tė tyre, ashtu siē ka pohuar Ismail Kadare pėrmes intervistės sė theksuar, duke ua atribuuar atyre kėtė “akt fisnik”, pa kurrfarė nevoje, pa kurrfarė arsye, dhe pa asnjė argument tė qėndrueshėm dhe tė pranueshėm qoftė mbi bazėn e sė drejtės historike, morale, demokratike, vendore dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. “Aktin fisnik” pėr “kompromisin antibashkim”, duhet kuptuar vetėm si qėndrim dhe akt personal (nė vetėn e parė njėjės) subjektiv tė Ismail Kadares, dhe jo tė shqiptarėve as tė Kosovės e as tė Shqipėrisė, sepse pėr tezėn sugjeruese antibashkim tė Ismail Kadares, si shqiptarėt e Kosovės, ashtu edhe ata tė Shqipėrisė nuk iu kujtohet se ndonjėherė nė historinė e tyre ta kenė pasur “objekt shqyrtimi”, me qėllim qė tė pėrshėndeteshin pėrgjithmonė nga “ēdo ide e bashkimit” tė tyre, siē ėshtė shprehur kuturu Ismail K adare pėr opinionin publik ndėrkombėtar.

Shkurt e shqip, as shqiptarėt e Kosovės, as tė Shqipėrisė, as tė Malit tė Zi, as tė Maqedonisė nuk kanė “gisht” nė sajimin e tezės antibashkim tė Ismail Kadares. Prandaj, kjo, edhe nuk mund t’u referohet shqiptarėve tė Kosovės, as tė Shqipėrisė, sepse ata deri mė sot, kurrė nuk kanė pohuar, as votuar (qoftė nė kuptimin vendor a ndėrkombėtar) pėr tė pėrligjur tezėn antibashkim tė Ismail Kadares me gjithė gjenocidin dhe hollokaustin shekullor serbo-sllav, qė ka rėnė mbi kurrizin dhe territoret e tyre (1878-2005), tė ndihmuar m’u nga kjo Evropė e dikurshme dhe e sotshme. Kjo tezė antibashkim ėshtė aq “diplomamtike”, aq “vizionare” dhe aq “kombėtare”, ashtu sikurse “teza origjinale” e diplomacisė sė kungullit-“pavarėsi e kushtėzuar pėr Kosovėn” e Besnik Mustafaj (ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė. Mirėpo, edhe pse kėto dy teza janė tė papranueshme pėr interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve, ekziston ky dallim mes tyre: Sipas Besnik Mustafajt, Kosovės, duhet imponuar “pavarėsia e kushtėzuar”. Mirėpo, B. Mustafaj kėtė tezė e mbron dhe e sugjeron vetėm nė emėr tė vet personal dhe tė qeverisė zyrtare tė Tiranės (e cila deri tash nuk e ka kundėrshtuar, duke e hudhur poshtė tezėn antipavarėsi tė plotė Kosovės sė “kryediplomatit” B. Mustafaj) e jo nė emėr tė “shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės”, ashtu siē e ka pohuar dhe “jusitifikuar” tezėn antibashkim, autori i saj, Ismail Kadare.

Megjithatė, duhet tė nėnvizojmė se, ėshtė nė frymėn demokratike dhe njerėzore qė Ismail Kadare e ka shprehur opinionin e vet lidhur me kompromisin e theksuar “antibashkim” (me shpresė se nė kėtė mėnyrė tė simuluar diplomatike, do tė ndikonte pozitivisht si tek oponentėt qeveritarė serbomėdhenj, ashtu edhe nė relacione ndėrkombėtare lidhur arritijen e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, bindja dhe opinioni im ėshtė se, ky sondazh diplomatik i Ismail Kadares, do tė ndikojė negativisht, duke qenė se sipas tij, “shqiptarėt e paskan ė sakrifikuar ēdo ide tė bashkimit”, atėherė si kolonizatorėt serbomalazezė, ashtu edhe Evropa , do ta kenė mė lehtė, qė nė emėr tė “altarit” antibashkim, Kosovės t’ia kėpusin, tė paktėn “Mitorivcėn Veriore” me minierėn e saj “Trepēa”), por nuk ka pasur tė drejtė, qė atė t’ua atribuojė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, se gjoja ata “paskanė absetnuar” nga “ēdo ide e bashkimit”. Kjo, vėrtet, nuk ėshtė aspak e ndershme, aspak e qėlluar as nė kuptimin e “marketingut tė lart diplomatik” ndėrkombėtar, as nė atė kombėtar, sepse populli shqiptar (as i kolonizuar, as i pakolonizuar nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike) kurrė nuk e ka pohuar as nė teori, as nė praktikė tezėn=ANTIBASHKIM, por me shekuj e edhe sot e ka provuar tė kundėrtėn=bashkimin gjithėkombėtar shqiptar nė kuadrin e shtėpisė sė Shqipėrisė Etnike, pavarėsisht nga krijimi dhe mbretėrimi i kushteve dhe i rrethanave nė konstelaci onin e marrėdhėnieve politike evro-ndėrkombėtare.

Meqė, sot, sipas “kompromist tė madh-antibashkim” tė Ismail Kadares “nuk qenkanė kushtet dhe rrethanat e pėrshtatshme” pėr bashkimin e shqiptarėve, atėherė as Ismail Kadare, as Alfred Moisu, as Bensik Mustafaj e askush tjetėr, veē gjithė kombit shqiptar nė Ballkan, nuk e ka atė tė drejtė sovrane, demokratike, etike, profesionale dhe politike, qė nė emėr tė tij, tė dalė para botės, dhe tė deklarojė nė mėnyrė paushale, se “shqiptarėt janė kundėr bashkimit tė tyre”. Njė gj ė tė tillė mund ta ketė bėrė vetėm populli shqiptar si tėrėsi unike, e assesi individėt, grupet, partitė, klubet..., etj.(pavarėsisht nga aftėsitė dhe kompetencat e tyre profesionale, ekonomike, politike e diplomatike brenda ose jashtė Shqipėrisė Etnike) sepse asnjėri prej tyre nuk e gėzon tė drejtėn e monopolit mbi popullin shqiptar, as mbi Shqipėrinė Etnike.

Edhe njė sqarim lidhur me fenoimenin e antibashkimit tė Ismail Kadares, pse nė draftet preliminare tė BE-sė, tė OKB-sė...,etj. figuron klauzola se “Kosova nuk mund tė bashkohet me Shqipėrinė”, kėtė as shqiptarėt e Kosovės, as tė Shqipėrisė nuk e kanė konfirmuar, as nuk e kanė nėnshkruar, e as qė do ta pohojnė, e as qė do ta nėnshkruajnė ndonjėherė kėtė “dokument ndėrkombėtar”, sepse, si dje, edhe sot ėshtė kundėr interesave vitale tė lirisė, tė vetėvendosjes, tė pavarėsisė, tė zhvillimit dhe tė bashkimit tė kombit dhe tė shtetit etnik shqiptar nė Ballkan. Natyrisht, ekziston rreziku potencial, qė Evropa edhe bashkėsia ndėrkombėtare pėr hir t ė interesave tė tyre gjeostrategjike, ekonomike, tregtare, ushtarake etj., edhe pėr njė kohė tė paparashikuar tė injorojė dhe bllokojė ēėshtjen e ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, kėtė qėndrim dhe politikė tė huaj-antibashkim, shqiptarėt me asnjė kusht nuk duhet ta mbėshtesin as ta nėnshkruajnė vetė (antibashkimi mund t’iu imponohet, ashtu siē iu ėshtė imponuar kėtu 100 vjet mė parė nėpėr kongrese dhe konferenca ndėrkombėtare evropiane (1878; 1913; 1919; 1945 etj.), por shqiptarėt nuk duhet ta pohojnė, as ta nėnshkruajnė, as ta pranojnė kurrė, por, duhet tė qėndrojnė stoikisht tė patundur, duke insistuar pėrjetėsisht nė ēėshtjen madhore tė bashkimit, ashtu siē kanė luftuar dhe vepruar qė nga periudha e ndritshme dhe e lavdishme kombėtare shqiptare e Skėnder Beut, Abdyl Frashėrit dhe e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės, Isa Boletinit..., Adem Jashari etj. pėr liri, pėr pavarėsi si d he pėr bashkim gjithėkombėtar shqiptar, sepse pa bashkim, ardhmėria e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike, do tė jetė e zymtė , e pasigurt dhe e paperspektivė nė krahasim me popujt dhe me shtetet e tjera nė Ballkan.

Duhet tė kuptojnė njėherė e pėrgjithmonė shqiptarėt, se njė popull pa territor tė vetin, ai edhe nuk mund jetė popull i mirėfilltė. Si rrjedhim, shqiptarėt nuk kanė fare nevojė, qė tė radhitėn si aleatė nė anėn e armiqėve tė ribashkimit tė tyre dhe tė Shqipėrisė Etnike. Kėshtu, duhet tė ketė vepruar me zgjuarėsi dhe me vendosmėri, edhe shkenca, edhe politika, edhe propaganda e edhe diplomacia shqiptare. Ndryshe, nėse nė mėnyrė tė vullnetshme dhe “fisnike” sipas “parimit tė moralit tė dyfishtė” shqiptarėt e miratojnė antibashkimin nė emėr tė “njė kompromisi tė madh politik” (ashtu, siē ka deklaruar korifeu ynė i letrave shqipe, Isamail Kadare) pėr t’i balancuar dhe bilancuar interesat e ndryshme tė armiqve kolonialistė dhe militaristė shekullorė tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė vend bashkimit tė detyrueshėm dhe shpėtimtar tė qenies shqiptare, atėherė shqiptarėve nuk u mbetet rrugė tjetėr veē “pranimit” tė opcionit alternativ-bashkim nė kuadrin e njė federate tė njėsuar “serbo-malazeze-maqedone-greke”, tė drejtuar nga tryeza tė ndryshme tė Bashkimit Evropian (ku shqiptarėt sėrish do tė “mbivotoheshin” dhe do tė ndodheshin nėn kudhrėn dhe ēekanin e kolonializimit dhe tė hegjomonizmit tė pamposhtur serbosllav nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike). Vėrtet, ky do tė ishte “kompromisi i madh” nė “altarin e Evropės”, i cili do ta shkatėrronte pėr jetė tė jetėve konceptin, idenė dhe aspirtaėn e ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkanin e dallgėzuar pėrherė nga “fantazma” e pavarėsisė sė Kosovės-Shqipėrisė Etnike.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
 


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur