Humor dhe zbavitje Nė kėtė forum ju mund tė postoni humor nga gjitha krahinat shqiptare. Lexoni pėr tė qesh dhe postoni barsoleta pėr tė shtyrė tė tjerėt pėr tė qeshur.

 
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
Prev Postimi i Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
  #1  
I vjetėr 08-04-2009, 03:14 AM
Vini Vini ėshtė jashtė linje
Moderator
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Lokacioni: Toronto, Canada
Postimet: 3
Normale Monolog Me Diallin...

Ketu eshte nje shkrim i im i vogel nga shkrimet e mia....

Shpresoj ta pelqeni....

Monolog me Djallin
….Te gjithe do ti lexojne gazetat. Ne mos te gjithe, shumica… Mjafton qe ti te shkruash, qe libri te ekzistoje dhe dashje pa dashje ndoshta dhe vete politikanet, gjimnazistet apo dhe pleqte e plakat do ta lexojne e me pas do tua lexojne femijeve te tyre ne darke perpara enderrave……

*******************************



Ne dhomen time eshte pasdite e qete fundjave. Dritarja vezullon rrezesh here te verdha e here te kuqerremta; sic duket dielli mendohet nese duhet te bjere ne gjume sot, apo tu gezohet sadopak dhe ai fytyrave te kalimtareve te qeshur ne rruge. Per cudine time dhe une sot ndihem me I kthjellet e gazmor se zakonisht. Mendimi i se premtes te plotfuqishme, te dembelosjes se pergjumur te mbasditeve te saj, me mban akoma ne njefare ekstaze polikronike, qe here me thote te kercej poshte e lart fateve me libra, e here me nanurit ne gumezhimen e saj ninulleske prane e me prane krevatit te enderrave. Por mua as me flihet e as me kercehet. Diku aty, ne koleksionin tim te madherishem te arteve figurative, groteske, te maskave te njepasnjeshme te Harlekinit, arkivoleve te perditshem funeber e mijera objektesh te tjera te cmuara, Djalli qendron ne shishen e tij te qelqte dhe ben zhurme me shume sec duhet. Une dashje pa dashje I afrohem me sy te skuqur nga pagjumesia dhe ndez nje cigare tek e shoh te rrudhet ashtu sic di vetem ai.
- Po mua sdo te me japesh nje cigare? – me flet hijerende poshte syve te tij te mbushur intrigash.
Ai qendron aty, mes shiringave me gjak te infektuar nga AIDS e perbri ka si fqinje dy kukullat azmatike prej porcelain. Vend me te mire nderi ne koleksionin tim grotesk nuk mund ti jepja tjeter. Ndaj dhe shishja e tij e qelqte, shishe qe dikur ma pat dhuruar E. e cila me krenarine e saj femerore me kishte shpalosur perpara Djallin e madh ne xham, dikur asaj nate te gjate fundjanari, dukej qarte se hijezonte me bukur se shiringat, kukullat azmatike, apo gjithcka tjeter perbehej koleksioni im.
Shishja vazhdonte te hijezonte dhe brenda saj Djalli vazhdonte te me kerkonte cigare. Per nje cast mbase ai mu duk I trishtuar dhe une nxora nje nga paketa ime duMaurier dhe ja dhashe pa folur.
- E c’me shikon ashtu sikur te ishe Nene Tereza? – me thote mes epshit tek thith tymin ne delir, tashme i cliruar mbase nga ankthi I meparshem.
Une e dija nga koha; qyshkur E. e kishte fundosur ne burgun e tij te qelqte ai vetem shkruante. Here here tek ngrihesha mengjeseve e shikoja te pagjume mbi letra te mbeshtetura ne muret e brendshem te shishes. ‘Do te shkruaj romanin me te bukur qe ka ekzistuar’ , me therriste nga shishja e tij tek ikja per te pire kafene. Dhe ashtu si padashurmu kujtua dhe tani e pyeta me indifference:
- Ke e ke librin, fletoret?
Per nje moment mu duk se ai me te vertete qeshi, pastaj mu ngerdhesh nen nje psheretime habitese.
- Pikerisht libri… - tha duke u kruajtur I shqetesuar dhe me pas vazhdoi, - Akoma nuk e ke kuptuar as ti?!
- Jo. – u pergjigja thjesht.
- Eh… c’te kuptosh. Fundja e fundit dhe ti si ata je, ‘i lire” – tha dhe me nje buzeqeshje ashtu sic di vetem ai vazhdoi:
- Me jep dhe nje cigare tjeter, ose me jep dy me mire, ta kem dhe nje kur te shkosh ne kafene me miqte e tu e une te jem i vetem ketu ne shishe.
- Ti je miku im – I thashe – nuk je vetem as ti.
- Une jam pjese e koleksionit tend. Mos u ndero, thone se eshte mekat.
Pa ditur c’ti thoja I zgjata cigaret dhe ndersa u mata te ikja zeri I tij kumboi serish nga poshte shishes.
- E c’te shkruaj, me thuaj ti qe me pyet per libra… Te shkruaj per zgjedhjet qe behen pasneser? Mire ky vjetersira jote qe ti e quant TV derdellit tere diten e dites , mire qe dhe ti vete kur vjen pas mengjesit je I mbushur me paspolitiken e kafeneve, madje mire qe dhe disa kengetare e muzikante kerkojne te politizojne dhe kenge e tekste, por c’hesap kam une te laj qe te shkruaj per te?
Pasi e pashe mire e mire fytyren e tij qesha, por ai mu kthye po aq cinik.
- Apo mos do qe te shkruaj per trimat, gjoja te emancipuarit e bukuroshet e shkollave? Meqe dhe syte e pleqve tani skane me fuqi pervecse te lexojne shumicen e dokrrave politike te gazetave medoemos qe do te kthehem te shkruaj per te rinjte qe jane indiferente karshi indiferenteve… Por a e di ti – vazhdoi ai- afrohu dhe pak me prane shishes…

Une qendrova I palevizur ta shikoja tek me fliste me ndjenjat qe fluturonin si fishekzjarre e perplaseshin zhurmshem ne muret e qelqte te shishes.
- A e di ti se ata e quajne per turp, e tregojne njeri tjetrin me gisht?! Pika qe s’te bie! - vazhdoi te shfrynte ne mllef – Kujdes dhe ti most e pikasin ne kafenene tende te dashurme ndonje liber ne dore se mbarove.
Me pyet pastaj po deshe per librin tim se kur do ta botoj ne Shqiperine tende ku me thua se balta paskesh qene me e embel se mjalta. Ato nuk shohn me sy libra shkollore, e jo me te lexojne libra letrare e tekste artistike. Apo nuk eshte keshtu… robo.
Une vazhdoja ta shikoja nen tisin e mjegullt te shishes dhe imazhi ii tiij tek levizte rreth e rrotull saj dukej here babaxhan e here transformohej ne te thare e te dobet. Por here te pare e kisha pare Djallin te shqetesuar. Ai gjithmone ose kerkonte te me genjente neteve te vetme me soj e sorollapin e genjeshtrave per ta nxjerre nga ishte, ose me kerkonte tek tuk cigare sa here qe me shikonte te pija dhe une. Duhanxhi i rende qe djalli, por qaraman s’qe. Nuk ankohej asnjehere ne ato dredhite e tij kur me kerkonte te dilt prej shishes qe E. ma pat dhuruar bashke me te. Gjithmone me kujtonte dicka. Kur fliste here me dukej sikur kisha perpra Odisene, vecse thinjosh, kur pinte duhan rapsodet e mocem te bjeshkeve, e shpesh here, sidomos kur prehej mes blloqeve te tij te shkruante, me kujtonte Kadarene e madh ne prag fundsynopsesh te magjishem. Por tani djalli sikur po me kujtonte dike qe kisha kohe qe njihja dhe asnjehere s’e kujtoja. Dhe ai, ashtu si Djalli, ishte i lodhur; i pakursyer ne fjale e megjithate po aq i lodhur perbrenda. Me pat thene dikur se per njefare lufte me vetveten per te botuar nje doreshkrim, deshtimin e tij per te vendosur, ankthin se si do te pritej prej shoqerise, miqve te tj aq te rendesishem ne syte te tjere po aq sa te palexuar e budallenj ne syte e tiji. Librin nuk e kishte botuar, ashtu si Djalli, me te vetmin ndryshim: Djalli me dukej per here te pare I sinqerte, ndersa ai po per te paren here genjeshtar. Nuk me kish genjyer mua aspak, as shoqerine e tij ku beja pjese dhe une, por ndoshta dike tjeter… Kohet e fundit me ishte afruar si me indiferentizem ne mes tavolines nga ku, mbushur me grupe vajzash, pinim skotch whiskey dhe konjak njeri pas tjetrit. Mes bisedash katrash, mungesash dhe pubesh me tha qe jo vetem kishte braktisur se shkruari, por edhe te lexonte dicka nuk gjente kohe. Mua mu duk me teper se nuk i vinte mire te lexonte me. Sado qe I fshihnim te dy bisedat per per letersine, librat, artin ose cfaredo s’kishte te bente me boten tone ‘normale’ e te perditshme te kafenese e shoqerise mediokre, qe mbetej shoqeri, dhe aq me teper nje grup tejet i ‘dukshem’ ne sy te huajsh apo te njohurish se moshes sone, fjale dilnin nganjehere si per cudi dhe syte e te tjereve gati sa s’shqyheshin gazit, disa me nje gaz te mirefillte, e disa te tjere me nje tallje shqetesuese.
Djalli po me thoshte te verteten; ne Shqiperi lexohej fare pak. E ai nuk ishte as ambicioz brenda shishes, e as inatci. Ndoshta e kishte pranuar me ne fund fatin e tij, ndryshuar nje nate fundjanari nga E., por e dija se ai nuk do te ndalonte se shkruari e se lexuari vetem nga kjo. Kishte dicka ne syte, fjalet, deri dhe levizjet e tij te turbullta majtas-djathtas, qe kerkonte te ndalonte, te rrinte pezull diku ne kohe si nje eklips trekendor I zgjatur pafundesisht.
- Ndoshta nuk eshte ashtu – I fola me ne fund rrethuar nen tymin e cigareve qe kishin pushtuar dhomen time e shishen e atij.
- Ndoshta ne Shqiperine time, zoti Djall qe me kerkon cigare dhe i burgosur ne shishe, balta ka qene, eshte, dhe jam i bindur se do te vazhdoje te jete e embel. Ashtu si dhe libri yt, packa se e shkruan ti, do te quhet liber, e ata qe do ta lexojne do te plaken si ata qe nuk e kane lexuar gjithsesi.
Te gjithe do ti lexojne gazetat. Ne most e gjithe, shumica… Mjafton qe ti te shkruash, qe libri te ekzistoje dhe dashje pa dashje ndoshta dhe vete politikanet, gjimnazistet apo dhe pleqte e plakat do ta lexojne e me pas do tua lexojne femijeve te tyre ne darke perpara enderrave.
Djalli me shikon ne cope here si per te kuptuar me mire se c’I thashe, u vervit dy tri here rreth e rrotull fundit te shishes e me kerkoi nje cigare.
- Harrove te pish kafene e mbasdites. – me tha aty per aty neper dhembe. – Do te jene bere merak.
Nga ana ime veshtrimi i erdhi i ngurte, thuajse i ngrire ne muzgun qe tashme kishte rene ne dhome.
- Nuk kam harruar – ju pergjigja shkurt dhe u u ngrita prej andej per te marre me vete nje liber te ri nga rafti. Shishja vazhdonte te hijezote ne koleksionin tim grotesk. Djallin nuk po e degjoja me te shfrynte. Mbase po shkruan mendova, dhe si per ta lene te qete nen tymin e cigareve te tij u nisa drejt deres se jashtme per ne kafene.
Pėrgjigju me Citim
 


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur