Intervista e Adelina Ismajlit me Tim Shkupin
Tim Shkupi: Alo, kėtu Tim Shkupi nga Londra
Adelina Ismaili: Tung Tim Shkupi
Tim Shkupi: Tung Adelina dhe si jeni?
Adelina Ismaili: Mirė shumė, por ju?
Tim Shkupi: Edhe ne mirė
Por ne jemi tė interesuar qė tė zhvillojmė njė bisedė tė lirė pėrmes telefonit pėr visitorėt e web faqes shqiptare AlbaNur.Net. A keni kohė pėr kėtė dhe a mund tė vazhdojmė bisedėn mė tutje?
Adelina Ismaili: Po, po
patjetėr, mundet dhe vetėm urdhėro
Tim Shkupi: Flm pėr mirėkuptimin Adelina dhe pėr kohėn qė po e ndani pėr neve. Kemi dėgjuar se para disa muajve gjyshja e juaj u shperngul ne Ahiret, ndaj nė fillim shfrytėzoj rastin tė ju shprehi ngushllime juve dhe familjes suaj, kurse pėr gjyshen e juaj e lusė Allahun ta ketė nėn mbrotjen e tij.
Adelina Ismaili: Amin, ja rabi
dhe flm shumė nga ana e juaj pėr kėtė fillim shumė tė njerzishėm
Tim Shkupi: Kur Adelina Ismaili mungon nė skenė dhe nuk ėshtė aktive, gjithēka flitet, spekulohet, kėshtu qė shumė pak flitet e verteta rreth Adelinės. A pajtoheni ju me kėtė?
Adelina Ismaili: Ashtu ėshtė. Po jetojmė nė kohėn e tė pavėrtetave dhe devijimeve. Jemi mėsuar me sende tė kėtilla. Mungesa ime nė skenė ka qenė pėr shkak tė respektit tim tė madh qė kam pasur pėr gjyshen. Ajo ka qenė shumė e afertė me mua dhe unė shumė e pėrkushtuar ndaj saj. Kam dashur qė kėtė respekt ta tregoj duke respektuar traditat tona fetare, qė ne i kultivojmė dhe i ruajmė nė familje.
Tim Shkupi: Do tė thotė kjo ka qenė arsyeja pse Adelina Ismaili na ka munguar disa muaj
Adelina Ismaili: Po, vetėm kjo, arsye tjetėr nuk ka pasur. Kam anuluar shumė koncerte dhe xhirime pėr mediat e ndryshme nė Kosovė.
Tim Shkupi: Do tė thotė spekulimet e gazetės Shekulli pėr mungesėn e juaj nuk janė tė vėrteta..
Adelina Ismaili: Jo aspak
Tim Shkupi: Kemi dėgjuar se ke reaguar ashpėr kundėr gazetės Shkeulli pėr shkak tė pavertetave qė kjo gazetė i dha pėr abstenimin e juaj
Adelina Ismaili: Po, kam reaguar, por reagimin tim gazeta Shekulli nuk e ka botuar. Ata nė Tiranė i dijne arsyet se pėrse nuk e kanė botuar, sikurse i dijnė edhe motivet e tyre kur shkruajnė tė pavėrteta nė lidhje me mua. Abstenimi im nga skena ka qenė pėr shkak tė shkaqeve qė i pėrmenda mė lartė. Siē thash, kam pasur respekt pėr gjyshėn. E kam dashur fortė dhe kam qenė e pėrkushtuar ndaj saj, pasi ajo vet ka qenė e fortė, i ka pėrballuar tė kėqijat qė i kanė ndodhur asaj gjatė luftės sė dytė kur ēetnikėt serb ja kanė pushkatuar babėn me disa anėtarė tjerė tė familjes. Ajo ka qenė shembulli mė i mirė pėr mua se si ti pėrballojė edhe unė tė kėqijat e vogla tė jetės, tė karrierės sime, tė jem mė i fortė dhe gjithnjė krenare pėrballė hipokritėve, matrapazėve dhe tė gjithė atyre qė sot po i bėjnė dėm shqoqėrisė shqiptare me sjellejet e tyre te vrazhda. Mua askush nuk mund tė mė ndal, tė mė largon nga skena, ose pėrmes shpifjeve ti prishin raportet e mia me adheruesit e mi shqiptarė qe i kam kudo nė tokat shqiptare dhe diaspore..
Tim Shkupi: Ka pasur Adelina probleme nė jetė apo jo?
Adelina Ismaili: Tim Shupi nuk ka njeri pa probleme. Problemet janė pjesė e jetės, por varet se ēfarė natyre problemet i kanė njerėzit. Kurse problemet e mia janė mė tepėr shkak i xhelozisė, i pėrgojimeve, ndėrkėmbėzave dhe ndonjėherė kanė qenė edhe sulme direkte kundėr personalitetit tim dhe tė gjitha kėto pa dėshirėn time kanė pėrcjelle karrierėn time gjatė kėtyre 20 vjetėve. Prej kur jam nė skene kam mėsuar shume sende, kam njohur shumė njerėz. Tė mirė dhe tė kėqinj. Por unė kam mbet ajo qė jam sot.
Tim Shkupi: A ėshtė e vėrtetė se Adelina ka pasur lidhje me njerez tė nėntokės, me grupe tė ndryshme qė kontrollojne bizneset e argėtimit nė Kosovė
Adelina Ismaili: Aspak nuk ėshtė e vėrtetė se unė Adelina kam pasur lidhje tė kėtilla. Pėrkundrazi. Unė kam pasur vetėm probleme nga kėto grupe. Por, pėr kėto gjėra mund tė flasim ndonjėherė tjetėr, kur ēdo e vėrtetė tė zbardhet nga organet ligjvėnėse nė Kosovė.
Tim Shkupi: Mos qenka bėrė Adelina politikane
Adelina Ismaili: Jo, jo
unė dhe politika jemi larg, por ky ėshtė realiteti qe ne sot po e perjetojmė nė Kosovė. Kėtė realitet e pėrjetojmė edhe ne kėngetarėt, sepse edhe ne jemi pjesė e Kosovės, pjesė e qytetarėve tė saj. Ndėrsa ky realitet i hidhur ka efekt negativ edhe nė fushat e krijimtarisė artistike nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe muzikėn.
Tim Shkupi: Pasi erdhėm te muzika
A ka politikė nė tekstet e kėngėve tė Adelina Ismailit?
Adelina Ismaili: Nė tekstet e kėngėve tė mia ka gjithēka, kėshtu edhe politika nuk bėn pėrjashtim.
Tim Shkupi: Nė shumė forume nėpėr internet, flitet se Adelina Ismaili ėshtė rugoviste
Adelina Ismaili: Po ta ndėrpres Tim Shkupi
Babin e kam nga Ferizaji, nėnėn dukagjinase, vet kam lindur nė Prishtine (hahahahha). Nuk jam me origjinė nga Rugova. Nėse me pyet pėr afeksionin tim politik, atėhere po. Mund tė them qė kam qenė, jam dhe do tė jem ithtare e doktrinės sė Ibrahim Rugovės. Nuk e ndėrroj qimen kah fryen era. Ishim dikur tė gjithė, nuk mund ta mohojme. Sepse shumė gjėra do ti ndriqojė koha, historia. Por kjo assesi nuk do tė thotė qė unė kam diēka kundėr njerėzve tė luftės. Kurrė! Mendoni se u ēmenda unė qė tė jem kundėr ushtrisė se popullit tim?!Unė kam kėnduar pėr ta kur askush nuk ka guxuar ti permend! Kam rrezikuar jetėn, por ishte kėnaqėsi qė tė ndjesh veten pjesė e ushtrisė e cila po lind pėr tė mbrojtur jetėrat tona. Fale tyre nė jetojmė sot. Si do tė guxoja une ti kundėrvihem faktit qė dikush u sakrifikua pėr tė jetuar e kėnduar sot unė?! Jo. E di qė tė gjithė kanė njė synim qė i bashkon, pavarėsinė e Kosovės, e cila do na bėjė jetėn normale tė gjithė neve. Une jam kundėr matrapazėve qė pėrfituan materialisht nga lufta. Dhe do tė jem gjithmonė kundėr. Pra, mos paragjykoni. Duhet shikuar pak mė thellė gjėrat. Nuk jam kundėr asnjė shqiptari tė vėrtetė. Larg asaj. Por nuk kam dashur tė bėj zhurmė pėr kėto gjėra atėherė kur ishte nė trend qė tė pėrfitosh nga lufta.Tash ėshtė koha kur dua tė dihen gjėrat pėr mua. Kam respektuar presidentin e pare tė Kosovės, sikur njė milion shqiptarė qė mbuluan Prishtinen kur nderroi jetė presidenti Ibrahim Rugova. Sikur tė gjithė partitė qė e nderuan. Nuk jam kundėr shqiptarisė. Sepse nuk ishte as ai.Dhe kėtė e dijnė kryetarėt e tė gjitha partive shqiptare. Do tė flasin vet, do tė flasė koha, historia...
Tim Shkupi: Mire, mire, por kėnga pėr Rugovėn
Adelina Ismaili: Jo, jo
kėnga ėshtė do ta bėj ushtrin time
Tim Shkupi: por me kend, me Ibrahim Rugovėn
Adelina Ismaili: edhe njė herė Tim Shkupi po ta ndėrpresė, kur e kam kėnduar kėngėn Do ta bėj ushtrine time ka qenė viti 1996, njė kohė tjetėr, njė fillim tjetėr, fillimi i krismave tė para tė ushtarėve tė lirisė, ushtarėve tė UCK-sė. Merre kėngėn time me njė kontekst tjetėr. Nė refrenin tjetėr, nuk duhrohet mė kėshtu. Kujtoje performanceėn time nė video spote me pantollona tė ushtrisė, me fanellė tė kuqe dhe shqiponjė. Nuk kam qenė e veshur me shallė dhe kravatė. Nuk ka qenė lehtė pėr mua nė atė kohė, ka qenė vėshtirė, por nė ēdo vėshtirėsi ekziston njė lehtėsi dhe lehtėsia ime ka qenė mesazhi i dhėnė pėrmes kėngės nė pėrkrahje tė organizimit ushtarak tė shqiptarėve nė Kosovė.
Tim Shkupi: A do tė thotė kjo se Adelina nuk ka qenė e ngjyrosur me ngjyra partiake, nuk i ka takuar asnjė partie, rryme
Adelina Ismaili: Jo, jo, nuk i kam takuar asnjė partie. Unė nuk kam kėnduar pėr parti, kam kėnduar pėr ushtri. Kam kėnduar pėr dėshmorė. Kam marr pjesė nė koncerte tė ndryshme pėr ta ndihmuar Kosovėn, per ti ndihmuar ushtarėt. Ftesat e kėtilla, mendoj per solidarizim, bashkim dhe vepra humane, i mirėpres nga gjithsecili, nga ēdo parti. Adheruesit e mi nuk janė tė njė partie, por edhe nuk i shikoj dhe as qė i ndaj nė kėtė mėnyrė. Ata janė shqiptarė dhe pėr mua tė gjithė janė tė njėjtė. Unė kam respekt tė madh pėr adheruesit e mi qė janė nga tė gjitha tokat shqiptare.
Tim Shkupi: Kemi dėgjuar se keni qene organizatore e koncertit pėr Ramush Haradinaj dhe nė bazė tė informacioneve qė u dhanė nė media ky koncert nuk realizojė parashikimet e organizatorit
Adelina Ismaili: Kam qenė iniciatore dhe ideatore pėr organizimin e njė koncerti tė tillė. Organizatore artistike, nėse guxoj tė them. Kam ndihmuar dhe kam ndikuar te kėngetarėt tjerė, te disa kolegė qė tė jenė tė pranishėm nė kėtė koncert. Mendoj se ja kemi borxh jo vetėm Ramushit, por edhe tė gjithė atyre qė luftuan pėr Kosovė. Unė mendoj se paku kėshtu. Ndėrsa sa i pėrket organizimit tė kėtij koncerti, edhe unė mendoj se ka qenė i dobėt nė aspektin teknik. Por kjo ėshtė totalisht e parėndesishme. E rėndesishme ėshtė qė kjo iniciativė u nis. Le tė dijė e gjithė bota, dhe mė sė shumti fqinjtė tonė tė rajonit se ēka jemi nė gjendje tė bėjmė ne pėr njerėzit e medhenj tė Kosovės. Aty jemi unik tė gjithė. Unė i falenderoj nga zemra kolegėt e mi. Nė kohėn kur Arif Vladi vilte tė holla nga kosovarėt duke u thirrur nė emra tė dėshmorėve, unė me qellim i kam ikur asaj gjėje. Tash, mu tash ėshtė koha tė mos i harrojmė njerezit qė u sakrifikuan pėr tė jetuar ne. Me qėllim jam vonuar qė tė bėj gjėra tė kėtilla, pėr tė treguar se as unė as ne nuk guxojmė tė harrojmė kurrė gjakun e derdhur pėr Kosovė. Miku i mirė njihet nė ditė tė vėshtira.
Tim Shkupi: Ka kohė qe ne kemi disa faqe nė internet qė mirren me performanceėn dhe muzikėn e juaj. Nga adheruesit e juaj ne kemi mėsuar se Adelina Ismaili ėshtė kėngėtarja mė e popullarizuar dhe mė e kėrkuar nė internet, qoftė edhe atėherė kur Adelina nuk ėshtė nė skenė, adheruesit e juaj presin tė dijnė diēka mė tepėr pėr ju. Atyre thuajse ju intereson gjithēka rreth Adelinės, duke filluar nga muzika, performanca, jeta private e saj dhe gjithcka qė ėshtė e lidhur per Adelina Ismaili? A keni pasur njohuri pėr kėto adherues apo mė tepėr jeni marr me ata qė nga xhelozia ju bojkotojnė dhe shpifin rreth jush?
Adelina Ismaili: Tregova qė kohėn e fundit nuk jam marrur me asgjė pėrveē me tragjedinė familjare e cila na ka goditur. Dhe isha e gatshme tė tėrhiqem nga kėndimi.Unė shume here kam paralajmeruar tėrhekjen time. Mė bėhet qejfi qė qenkam mė e dashura (hahaha). Adhuruesit tė cilėt vizitojnė edhe derėn time tė shtėpisė, letrat e tyre dhe fletoret e mbushura me shkrime adhurimi e foto, fėmijė tė vegjėl tė cilėt shkėputen nga duart e nėnave tė tyre pėr tė vrapuar tė me pėrqafojnė, pleq me plis tė cilėt nė Kosovė mė dhurojnė lule pėr 8 mars nė rrugė, mė bėnė qė tė mė mbushen sytė lot dhe tė mendoj seriozisht se a guxoj une ti zhgėnjej tė gjithė kėta njerėz? Bisedat me dajen tim ishin vendimtare. Amaneti i gjyshes qė mos ta ndal kėndimin ishte vula e cila mė bėri tė kthehem nė skenė. Hera e parė ishte vėrtetė e vėshtirė dhe pak para se tė dilja, doja ta anuloja. Nuk mė lejuan duartrokitjet. Nuk ėshtė lehtė tė jesh kėngatar, por ka atė magjinė e vet e cila nuk pėrshkruhet. Unė e di qė ēdo njeri nė botė do tė dėshironte popullaritetin dhe pėrjetimin e kėsaj magjie sė paku 15 minuta nė jetė.Unė po e pėrjetoj me dekada. Ky ėshtė shkaku edhe i xhelozisė sė sėmurė tė personave tė caktuar tė cilėt e mundojne shpirtin e tyre, e sakrifikojnė kohen e tyre duke u marrur me mua. Por, ata njerėz nuk mund tė depėrtojnė nė jetėn time. Thjesht, nuk ekzistojnė hahahaha. Pėr mua ėshtė e rendėsishme buzėqeshja dhe kėnaqesia e atyre qė mė shikojnė e dėgjojnė. Rriskun tė cilin ma ka dhėnė Allahu, insani nuk mund tė ma marrė. Kjo ėshtė definitive. Nuk mund ti kėnaq tė gjithė. Kėtė nuk munden ta bėjnė as Jezu Krishti, as Pejgamberi Muhamet a.s. Cmenduria njerėzore arrinė nė atė masė saqė konteston edhe Zotin. E ēka, tash unė tė merrem me njerėz tė "lodhur" psiqikisht, a? Jo ore, i dua ata qė mė dojnė hahahahahahhahahahahha.

|