Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-15-2009, 02:40 PM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Intervista me Ermal Fejzullahun ne Londer



“Shpatin e kam shok shumė tė mirė. Jemi shpesh nė koncerte, tė dy punojmė, tė dy jemi tė suksesshėm pra, tė dy jemi rivalė dhe shokė tė mire”


Ai ėshtė njė kėngėtar i ri nė moshė, por me njė karrierė qė kushdo do ta dėshironte. Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr djaloshi kosovar arriti tė rrėmbente zemrat e shumė vajzave nė mbarė trevat shqiptare, por edhe nė botė, me hitet e tij romantike qė vazhdojnė tė jenė shumė tė preferuara.

Ndryshe nga ēfarė e shikojmė nė skenė Ermali ėshtė tip shumė i qeshur dhe dashamirės. Komunikon lirshėm me kėdo qė e takon dhe nuk nguron tė jape autografe si dhe ti pėrgjigjet telefonatave tė shumta nga fansėt e tij. Ermali i pėrgjigjet pozitivisht ftesės sė gazetės "Albania" pėr njė intervistė, madje duke u shprehur me superlativat mė tė mėdha nė drejtim tė gazetės " Albania" nė Londėr.

Gazeta ALBANIA - Si e pėrshkruan Ermali vetveten?

Sė pari mė lejoni tė them qė ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua qė tė jap kėtė intervistė pėr gazetėn e njohur dhe tė lexuar tė komunitetit shqiptar tė Anglisė. Pėr veten?Unė jam njė djalė i ri, i cili ėshtė nė shkollėn amerikane nė Prishtinė ku dhe jetoj me familjen time.

“ALBANIA”-Ēfarė vlerėson si virtytin mė tė mirė tek vetja?

Nuk di nėse duhet ta quaja virtyt tė mirė apo tė keq faktin qė unė jam shumė i hapur me njerėzit, nuk jam aspak tip i ngurtė.

Gazeta ALBANIA -Po virtyti qė nuk tė pėlqen tek vetja?

Pėr Zotin nuk di.(mendohet)

Gazeta ALBANIA -Kjo do tė thotė qė je i kompletuar?

Jo nė asnjė mėnyrė.Nuk mendoj se ka njerėz tė kompletuar. Ndoshta unė mund tė kem shume defeke ose ndoshta pak, por tė them tė drejtėn akoma nuk i kam vėrejtur tek vetja virtytet e mia negative.

Gazeta ALBANIA -Je rritur nė njė familje kėngėtarėsh.Sa ka ndikuar jo nė karrierėn tuaj?

Dua tė them se nė Kosovė e Shqipėri ka shumė njerėz tė lindur pėr muzikė, mirwpo nuk i ėshtė dhėnė mundėsia qė tė provohen.Unė gjithė suksesin ja dedikoj babait tim Sabri Fejzullahu duke qėnė se emri i tij mė kan nxitur edhe mua tė merrem me muzikė, por nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe punėn time tė palodhshme. Megjithatė unė falenderoj zotin qė kam lindur nė kėtė familje.

Gazeta ALBANIA -E mban mend momentin kur je ngjitur pėr herė tė parė nė skenė?

Kam qėnė rreth 16 vjeēar kur kėndova kėngėn e parė titulluar "Tashe trashe" dhe mora pjesė nė " SHOW FEST"qė organizohet ēdo vit nė Kosovė. Aty u vlerėsova me ēmim tė parė.

Gazeta ALBANIA -Pra e ke nisur karrjerėn me ēmim tė parė?

Po, por qė ta dini babai im nuk dėshironte qė unė tė merrem me muzikė dhe ka qėnė daja im qė mė mbėshteti pa e dėgjuar atė ēfarė thoshte im atė.

Gazeta ALBANIA -Pas "Show fest"si vijoj karrjera pėr Ermalin?

Gjithēka nisi gradualisht. Realizova edhe kėngė tė tjera dhe njė pjesė ė tyre janė kthyer menjeherė nė "hite" po ashtu kam marrė pjesė edhe nė "Top Fest"edicionin e parė dhe tė dytė dhe e vlerėsoj shumė kėtė pjesmarrjse sikurse edhe ēmimet qė kam fituar. Gjithashtu vitin e kaluar kam hedhur nė treg albumin tim tė parė titulluar "Pėr njė dashuri"qė arriti njė numėr rekord shitjesh. Besoj se rreth muajit shtator tė kėtij viti do tė hedh nė treg albumin tim tė ri, pasi momentalisht po punoj shumė pėr ta arritur kėtė.

Gazeta ALBANIA -Kėnga juaj "Pėr njė dashuri" ka rrėmbyer zemrat e shumė shqiptarėvė dhe vazhdon tė ketė tė njejtin sukses. Ju si e komentoni kėtė fakt?

Ky ėshtė njė stimulim qė t'ja rrėmbej zemrat prapė..(qesh)

Gazeta ALBANIA -Mendon se vetėm kėshtu mund t'ia pushtosh zemrat publikut me kėngė romantike?

Unė kėndoj atė lloj muzike qė mė pėrshtatet. Kjo ėshte rryma qė preferoj.

Gazeta ALBANIA -Nė cilin stil muzikor e gjen veten mė mirė?

I pėlqej tė gjitha silet muzikore nga muzika folklorike, patriotike, popullore etj, tė gjitha pa pėrjashtim por kėtė rrymė qė po kėndoj do tė vazhdoj edhe mė tej, pasi kjo ėshtė rryma qė kam mė pėr zemer.

Gazeta ALBANIA -Ke realizuar shumė koncerte dhe publiku ju ka pritur shumė mirė. A mund tė veēosh njė nga momentet mė emocionuese gjatė koncerteve tua?

Momentalisht nė ēdo koncert jam shumė i mirpritur dhe kjo mė jep njė emocion tė veēantė. Nė Kosovė jam nė koncert ēdo javė dhe ndihem shumė i kėnaqur nga mikpritja e publikut, por doja tė veēoja Shqipėrinė. Kam qėnė nė shumė qytete tė Shqipėrisė dhe ēdokund e kam ndjerė publikun entuziast, madje nė koncertin pėr ditėn e verės nė Tiranė kam ndjerė shumė emocione pasi publiku nuk mė lejonte qė tė largohesha nga skena dhe kishin bllokuar edhe rrugėn. Eshtė dashur njė grup policėsh qė tė mund tė largohesha nga sheshi "Skėndėrbej" drejt hotelit. Ishte njė moment shumė emocionues qė nuk mund ta harroj.

Gazeta ALBANIA -Si reagon Ermali kur dikush e pyet pėr jetėn e tij private?

Bėj njė jetė private si gjithė tė tjerėt, pėrveē faktit qė i kam rralluar shumė daljet nė publik Kjo pėr tė ruajtur imazhin tim dhe momentet kur jam pranė publikut nė koncerte apo festivale. Nuk mė pėlqen kur publiku tė sheh ēdo ditė nė rrugė pasi imazhi i kėngėtarit bie.

Gazeta ALBANIA -I ke kėnduar shumė dashurisė. Po vetė Ermali ėshtė I dashuruar?

(hesht…)Momentalisht nuk jam i dashuruar.Vetėm kaq mund tė them.

Gazeta ALBANIA -Tė gjithė djemtė mburren pėr numrin e tė dashurave. Po Ermali ēfarė do tė thoshte?

Tani nuk mė kujtohet pasi unė nuk i kam numėruar tė dashurat e mia. Nė kėtė drejtim jam shumė i kujdesur e nuk mund tė kem lidhje me ēfrado vajze.Por kam patur edhe unė historitė e mia tė dashurisė. Numrin do ta them pas intervistės nė mėnyre private…(qesh)
“ALBANIA”-Shpat Kasapi ėshtė pėrfolur shumė si rivali juaj kryesor.A egziston njė rivalitet i tillė?
Shpatin e kam shok shumė tė mirė sikurse e vėrtetove edhe vetė ne Tiranė gjatė koncertit nė "Festėn e Muzikės". Jemi shpesh bashkė nė koncerte dhe pėrsa i pėrket shoqėrisė nuk ka asnje pikė rivaliteti, mirpo tė dy punojmė, tė dy jemi tė suksesshėm pra, tė dy jemi rivalė dhe shokė tė mirė.

Gazeta ALBANIA -Kush janė njerėzit mė tė dashur pėr Ermalin?

Sė pari daja im Hysi qė ėshtė edhe menazheri im.Ai jeton kėtu nė Londėr dhe kjo ėshtė arsyeja qė unė jam shpesh nė Londėr. Por sigurisht edhe familja ime qė i dua shumė.

Gazeta ALBANIA -Ēfarė marrdhėniesh keni me fansat e tu?

Kam marrdhėnie me tė vėrtetė shumė tė mira.me tė gjithė fansat e mi.

Gazeta ALBANIA -Ke kontakte me ta?

Po, shumė mė telefonojnė shpeshherė dhe unė i pėrgjigjem me shumė dashamirėsi madje edhe nė momente tė papėrshtatshme, por unė dua qė gjithmonė tė jem nė kontakt me fansat e mi.

Gazeta ALBANIA -Po surpriza mė e bukur qė mban mend nga fansat?

Ka shumė. Sidomos letra dhe dhurata qė vijnė nė shtėpinė time por mbaj mend nė koncerte kur vajzat hiqnin varėset apo vathėt e mi jepnin mua. Ishte njė surprise qė tashmė pėrsėritet nė shumė koncerte.

Gazeta ALBANIA -Ēfarė bėn me kėto dhurata?

I ruaj. Bashkė me gazetat apo revistat e shumta qė kam nė shtėpi tė koleksionuara dhe shpeshherė kur jam vetėn nė shtėpi i lexoj dhe kam nostalgji pėr momentet qė kam kaluar.

Gazeta ALBANIA -Sė fundmi njė mesazh pėr gjithė lexuesit e gazetės sonė si dhe fansėve tu?

Lexojeni gjithmonė gazetėn "Albania" pasi kjo ėshtė mėnyra e vetme qė komuniteti shqiptar nė Angli tė jetė nė kontakt me gjithshka qė ka tė bejė me ta. E kam lexuar shpeshherė kėtu nė Londėr gazetėn tuaj dhe shpreh konsideratėn time personale pėr punen e stafit tuaj.

Gjithashtu pėrshėndes tė gjithė fansat e mi dhe i thėm qė Ermali nuk do t'ju zhėnjejė kurė por do tė punoj akoma mė shumė vetėm pėr ju.Suksese tė mėtejshme nga redaksia e gazetės "ALBANIA"

Gazeta ALBANIA -Faleminderit dhe suksese edhe juve.
Bisedoi Ervis Maja

-
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur