Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 10:10 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Altuna Sejdiu: Nuk jam Lezbejke!


Altuna Sejdiu: Nuk jam Lezbejke!

Nė tekstet e albumit tė fundit janė pėrdorur shumė terme tė cilat publiku edhe nuk mund t’i kuptojė, pėrfshirė edhe adhuruesit e tu. Keni pasur ndonjė qėllim tė caktuar pėr kėto tema, apo keni dashur tė sfidoni kohėn?

Altuna Sejdiu - Tuna: Albumi im i dytė ėshtė vazhdimėsi i albumit tim te parė. Po ta bėni njė analize midis te dy albumeve do shihni se termet te ngjashme ka si ne te parin edhe nė tė dytin. Unė ēdo herė dua te jem e veēantė dhe kėtė mendoj se e kam arritur edhe me albumet e mija... Sa u pėrket adhuruesve unė kudo qe prezantohem, edhe pse tani shpejt ka dal ne shitje albumi i ri, i kėndoj se bashku me publikun kėngėt e mija tė reja.

A ju duket sfide, performimi muzikor i kesaj teme?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nuk do te thosha sfide por do thosha se cdo gje qe eshte pak me e ndryshme se gjerat e rendomta dhe qe shikuesin e there ne sy mua me nxit qe ta punoj...

Si eshte pritur kjo nga opinioni (publiku)?

Altuna Sejdiu - Tuna: Deri tash kam vetem vleresime pozitive. Po rrotullohet dhe kerkohet neper te gjitha mediat, cka mua me gezon shume.
Altuna Sejdiu

Nė videoklipin e fundit ideja ėshtė e ndėrtuar mbi njė bazė qė flet pak a shumė pėr njė temė tabu siē ėshtė homoseksualizmi (lezbike).

Altuna Sejdiu - Tuna: Po, siē e keni pare edhe vet, kemi edhe asi skena dhe kėtu nuk ka asgjė pėr tu ēuditur sepse jetojmė ne shekullin 21. Pėr tė mos qenė unė Tuna e mėparshme-feministe, unė dhe ekipi im vendosem tė bėjmė diēka te tillė. Meqė brenda e kėngės ka pak me tepėr filozofi dhe ėshtė njė tekst shumė i veēantė nga tekstet tjera standarde, vendosem ta bėjmė nė ketė formė klipin, sepse i ēmenduri` nuk di se ēka bėnė. Sidoqoftė kjo ėshtė njė ngjarje e imagjinuar ku nė fund shkruan:
THIS IS NOT A TRUE STORY ...

A ju duket sfidė, performimi muzikor i kėsaj teme?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nuk do tė thosha sfide por do thosha se ēdo gjė qė ėshtė pak me e ndryshme se gjėrat e rėndomta dhe qe shikuesin e therė ne sy mua me nxit qe ta punoj...

Si ėshtė pritur kjo nga opinioni (publiku)? Deri tash kam vetėm vlerėsime pozitive. Po rrotullohet dhe kėrkohet nėpėr tė gjitha mediat, ēka mua me gėzon shumė.

Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr kėngėtaret e brezit tėnd: Leonora Poloskėn, Monika Salihun dhe Big Mama-n?

Altuna Sejdiu - Tuna: Me pėlqen vokali Leonora Poloskes, me pėlqen paraqitja e Big Mames dhe extravaganca e Monika Salihut

Nė fillim tė karrierės Leonora Poloska ishte kėngėtare qė premtonte, tash ėshtė komercializuar dukshėm, duke pėrfshirė kėndimin, tekstet, orkestrimin, por edhe dukjen. A ėshtė komercializim apo diēka tjetėr, kjo rėnie e saj e vlerave artistike?

Altuna Sejdiu - Tuna: Absolutisht nuk mendoj se ėshtė rėnie e saj artistike. Mė ka ra rasti ta dėgjoj albumin e Leonora Poloskes dhe kam vėrejtur se nga tė gjitha kėngėt me tepėr se gjysma janė super-artistike, por meqė ne artistet nuk jemi te mbrojtur nga shteti kohė pas kohe duhet te bėjmė edhe nga njė kėnge komerciale pėr tu shitur albumi..Ėshtė fakt se disa kėngėt komerciale i bėjnė se kanė dėshirė ndėrsa disa te tjerė edhe pėrkundėr qe nuk duan ti bėjnė ua imponon publiku.

Si i keni marrėdhėniet me sponsorėt, a ju ndihmon babi pėr t’i gjetur sponsorėt, ju ofrohen sponsorėt vet, apo duhet t’i kėrkoni ju?

Altuna Sejdiu - Tuna: Duke iu falėnderuar gjendjes time financiare nė shtėpi nuk kam pasur shumė nevojė tė kėrkoj sponsor, edhe pėrkundėr asaj qe ato ēdoherė janė tė mirėseardhur. Vetėm kisha njė lutje deri tė ato qė tė sponsorizojnė vlera.

Ekzistojnė fjalė, qė Tuna ėshtė promaqedonase nė mendime, sjellje, gjuhė dhe shoqėri. Pse je e tillė. Tė pėlqen tė jesh e tillė, apo?

Altuna Sejdiu - Tuna: Kėto janė fjalė tė disa njerėzve tė estradės qe ndoshta unė u pengoj qė jam ne estradė. Ata njerėz kur nuk mund tė krahasohen me vokalin tėnd, paraqitjen tėnde, bashkėpuntorėt e tu pėrdorin kėtė armė. Jam shqiptare si tė gjithė, por mė vjen turp tė shes patriotizėm sepse kaloj ajo kohė kur tė gjithė ne e dimė se kush luftoi pėr kėto troje tona, kush mbeti nė vend e kush iku, kush shkoi nė koncerte humanitare e kush jo e shumė e shumė e shumė gjėra tė tjera...Unė jam vajza e Shaban Sejdiut dhe mendoj qe e kuptoni... Nėse duhet t`i tregohem dikujt se jam patriote nuk do tė thotė se duhet tė bėj tatuazh shqiponjėn me dy krena nė krah sepse atė e kam thellė nė zemrėn time.

A ėshtė e vėrtetė qė kėndoni maqedonisht, dhe ajo pėlqen muzika sllave?

Altuna Sejdiu - Tuna: Kam kėnduar njė herė nė njė audicion. E fitova audicionin, me ofruan shumė kushte, por kushti im ishte: tani qė e kupuat se unė kėndoj bukur tani dua album nė shqip ose nuk kėndoj mė. Isha vetėm 16 vjet e gjysmė. Nuk dėgjoj muzikė sllave, por dėgjoj muzikė tė huaj. Ohhhhh harrova, dėgjoj muzikė sllave. Edhe atė bile shumė. Hahahahahahahaha. Por vetėm me teste tė deformuara nė gjuhėn tonė tė bukur shqipe nga...

A studion Tuna? Ēfarė? Nė cilėn gjuhė?

Altuna Sejdiu - Tuna: Po studioj Shkenca tė Komunikimit nė UEJL nė Tetovė nė gjuhėn shqipe (ju paskan dezinformuar), ndėrsa tani do tė bėjė transferim nė Universitetin e Nju Jorkut nė Shkup dhe ligjėratat do t’i dėgjoj anglisht.

Nė tė kėnduarit tėnd vėrehen disa finesa tė Erzana Berishės. Ēfarė thua pėr thoni pėr kėtė, dhe si ju duket ky krahasim?

Altuna Sejdiu - Tuna: Kam respekt tė veēantė pėr Erzana Berishen dhe ajo pėr mua do tė mbetet e pazėvendėsueshme. Erzana ēdoherė mė ka kėshilluar, ndoshta edhe mi ka treguar fshehėsit e suksesit tė saj pėr ēka publikisht i falėnderohem!

Si jeni ndier gjatė aksidentit tė fundit automobilistik? Ėshtė pėrfolur nė media se e keni lėnduar rėnde njė fėmijė dhe keni ikur? Si ndodhi kjo?

Altuna Sejdiu - Tuna:Me ndodhi diēka qe u ka ndodh dhe mund t`u ndodh shumė njerėzve. Ėshtė shumė keq kur disa media mundohen te pėrfitojnė edhe nga njė tragjedi e kėtillė e cila pėr fat pėrfundoi mirė. Unė edhe mė tej vazhdoj tė jem e stresuar nga kjo ngjarje sepse unė mbaj mend vetėm kur kam frenuar dhe me tutje nuk e di se ēfarė ka ndodhur. Nė vendin e ngjarjes kanė arritur prindėrit e mi dhe e di qe as nuk kam ikur dhe as qe kam lėvizur nga vendi.

Edhe po tė doja nuk kam pasur fuqi. Me vjen mirė se unė kam bėrė tash edhe njė mike te mirė Sara te cilėn kohė pas kohe e vizitoj. Ato media qė nga unė deshėn tė bėjnė personazh tė filmave me kriminel u qoftė pėr nder sepse me fate njerėzish nuk luhet.

Si ndjehesh Tuna brenda kėsaj veshje paksa tė veēantė nga tė tjerat? Ėshtė kjo zgjedhje jotja apo ia beson stilistit tuaj?

Altuna Sejdiu - Tuna: Ndjehem shumė mirė, sa i pėrket stilistit unė nuk kam, por megjithatė kam njerėz qė mė kėshillojnė pėr veshjen time dhe ato janė njerėz nė shijen e tė cilėve unė besoj, por pėrfundimisht i besoj shijes time dhe komoditetit tim. A tė mundon mbipesha!

Cili dietė ka qenė me e suksesshme, dhe si arrini t’i largoni kilogramėt nga kamera qė zakonisht i shton 5 - 7 kilogram?

Altuna Sejdiu - Tuna:Nuk me pengon `mbipesha` dhe nuk mbaj dietė. Sipas standardeve te mija unė nuk mendoj qe kam kilogramė te tepėrta sepse dua dhe bėj jetė te shėndetshme. I vetmi kujdes qe bėj pėr trupin ėshtė ushtrimi. E kamerat e bėjnė punėn e vet, japin plus 6 kg apo minusojn 6 kg. Nuk me brengos kjo aspak.

Si tė dukej vetja po tė kishe kilogramėt e Big Mam-ės nė skenė, dhe tė ishe e pakompleksuar dhe e adhuruar kudo nga publiku?

Altuna Sejdiu - Tuna: Asnjėherė nuk i kam pas ato kg. Nuk mund tė paragjykoj se si do tė ndjehesha edhe pse Big Mama mė duket shumė simpatike.

Ēfarė qytetare e ndershme ėshtė Tuna? A abuzon ndonjėherė nė rrugė, nė shoqėri?

Altuna Sejdiu - Tuna:Nuk e kuptoj se pėr ēfarė ndershmėrie e keni fjalėn por di qė jam qytetare si te gjithė shkupjanet e tjera. E sa u pėrket abuzimeve nuk abuzoj asnjėherė, por vetėm di qė nė shumicėn e rasteve kur kaloj rrugėn kapem pėr krahun e dikujt qe e kam afėr sepse nuk di ta kaloj rrugėn... hahahahaha... nėse kjo ju duket abuzim le tė jetė pra...

Si i ke marrėdhėniet me prindėrit? Nė cilat raste nuk tė kuptojnė?

Altuna Sejdiu - Tuna:Me prindėrit e mijė kam marrėdhėnie te shkėlqyeshme sepse ata ēdoherė te paktėn mundohen te me kuptojnė.

Kur je e mėrzitur, cili ėshtė kėndi apo njeriu tė cilit ia tregon hallin?

Altuna Sejdiu - Tuna:Kohėve te fundit rrallė jam e mėrzitur por kur me ndodh kjo ja qaj hallin mamit tim dhe njė njeriu te cilin e respektoj si babin tim dhe qe kujdeset pėr shumė gjėra rreth karrierės sime Avni Qahilit.

Tuna

Gjatėsia:1.70
Pesha :60
Ngjyra e syve: e gjelbėrt
Ngjyra origjinale e flokėve: bjonde

Dieta
Pėrfshin gjithēka qė do tė thotė ushqim i shėndetshėm si pemė,sallata,fruta deti, lėngje tė shtrydhura, bizele,spinaq…Gjithashtu ėshtė anėtare e “Vita Diet Clubit” nė Shkup. E pėrjashton kafen, kafen nuk e pi...

Veshjet
Zakonisht veshjet qė kryesohen nga stili sportive ekstravagant, i blen nė vendet ku jep dhe koncerte dhe ku ka zgjedhje mė tė madhe. Ndonjėherė shkon pėr shopping nė Selanik.

Aksesorėt
Nuk ėshtė adhuruese e flaktė e tyre. I pėlqejnė rrypat.

Tualeti qė bėn vetė
Di tė bėjė edhe tualet tė rėndė po edhe atė natyral tė cilin e preferon. Penel, rimel, laps tė zi qė tė thekson sytė, nė kapakėt e syve hije ngjyrė bakri,mollėzat e theksuara pak dhe shkėlqim…Mė besoni se bukur dukem, thotė ajo.

Ndonjė shenjė tė veēantė nuk ka

Tuna nė Tiranė me njė bashkėpunim me Jonida Maliqin. Mendoni se bashkėpunimet janė ēelėsi i njė karriere tė suksesshme pėr artistėt?

Altuna Sejdiu - Tuna:Jo.Mendoj se ēelėsin e suksesit kėngėtari e gjen vetė si solo kėngėtar e jo me plotėsimin e vokalit tė dikujt tjetėr apo e kundėrta.Pėr mua ka qenė njė eksperiencė e re tė kėndoj njė duet,dhe nė tė ardhmen do tė jem e hapur pėr bashkėpunime tė tilla…normalisht kur janė nė diskutim duete tė suksesshme.

Prisni ndonjė ēmim nga ky bashkėpunim?

Altuna Sejdiu - Tuna: Tani mendoj se suksesi i kėngės dėshmon qė s'kemi nevojė tė jemi modestė, presim ēmim cilido qė vjen do tė jetė i mirėseardhur.Fakti qė mė gėzon ėshtė se kėngėn publiku e ka pranuar dhe e do.

Si i konsideroni ēmimet e njė kėngėtari, diēka qė kėrkohet me ngulm, apo diēka qė i vjen natyrshėm?

Altuna Sejdiu - Tuna: Varet pėr cilėt kėngėtarė flasim. Nėse flasim pėr artistėt e vėrtetė, atyre ēmimet iu vijnė natyrshėm.

Ju jeni cilėsuar si “tip” nė skenė. Ēdo tė ishte zėri juaj pa perfomancėn skenike?

Altuna Sejdiu - Tuna:Nė sytė e njerėzve qė kuptojnė vlerat artistike do tė jem njė kėngėtare me vokal tė pazėvendėsushėm, ndėrsa tė tjerėt sigurisht do tė mendojnė:ja edhe njė budallaqe qė doli nė skenė.. hahahahaa

Cili mund tė jetė guri i fundit, qė kėngėtari e ruan pėr njė moment tė caktuar pėr publikun?

Altuna Sejdiu - Tuna: Ndoshta ndonjė megahit kėnge

Jeni ndėr tė paktat kėngėtare kaq tė reja qė nuk jeni pėrfolur pėr konflikte me kėngėtarė tė tjerė ashtu siē ndodh rėndom. Kemi tė bėjmė kėshtu me njė vajzė tė mirė?

Altuna Sejdiu - Tuna:Ju faleminderit! Do ta marr kėtė si kompliment.Nė momentin qė kam hyrė nė skenė kam qenė e pėrgatitur pėr thashethemet dhe thjesht jam distancuar nga ato, besoj qė edhe nė tė ardhmen do ta ruaj imazhin e “vajzės sė mirė”

Shumė fansa, po ashtu dhe ēmime. Cila ėshtė pika ku ju synoni tė mbėrrini nė muzikė?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nuk e kam menduar ndonjėherė edhe pse e di qė dua dhe pres shumė nga vetja.Them qė nė rastin kur do ta bėj publikun tė ēohet nė kėmbė pėr respektin qė ka pėr mua do tė them :e arrita qėllimin!!!

A keni plan tė afėrt pėr ndonjė koncert?

Altuna Sejdiu - Tuna: Shumė nga ato me janė caktuar ndėrsa edhe shumė tė tjera janė nė bisedime

Nga sa vetė pėrbėhet ekipi me tė cilin punoni?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nga shumė persona tė cilėve u besoj, si dhe menaxheri im.

Ē'mendim keni pėr kėngėtarėt e rinj qė prezantohen nė Tiranė. A mendon se shumė prej tyre thjesht eksperimentojnė?

Altuna Sejdiu - Tuna: Mendoj se skena ėshtė e hapur pėr kėdo…me kohė gjithkush do ta gjejė veten edhe ata tė cilėt eksperimentojnė. Nėse skena ėshtė qielli me yje, nė tė ka vend pėr tė gjithė yjet.

Ju jeni njė kėngėtare, qė ndryshoni gjithmonė nė skenė. Po ashtu dhe Madona kėtė ka bėrė gjithė jetėn. Ėshtė kjo njė mėnyrė pėr tė qenė pėrherė nė qendėr tė vėmendjes sė publikut?

Altuna Sejdiu - Tuna: Arsyja ime pėr ndryshimet qė bėj ėshtė reflektimi i asaj se si ndihem unė pėr atė moment.Ndoshta do tė stabilizohem.. hahahahah

Cilėn rrymėė muzikore nuk do ta tradhtonit asnjėherė dhe cilėn kėngė tuajėn nuk do ta ndėrronit me ndonjė tjetėr?

Altuna Sejdiu - Tuna: R&B muzikėn qė e kam pėr zemėr

Kėngėtarja apo kėngėtari i preferuar?

Altuna Sejdiu - Tuna: Mė pėlqejnė kėngėt e Pink, Destny's Child, Laurin Hill, Mary J Blige.Nga meshkujt mė pėlqejnė reperėt 50 Cent, The Game, Kanye West.,

Idhulli juaj?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nuk kam ndonjė konkret siē bėjnė shumė, thjesht qė prej idhujve tė krijojnė obsesione qė nuk i lejojnė tė mendojnė pėr veten e tyre dhe pėr pasionet qė kanė. Sidoqoftė ka personalitete me veprat e tė cilėve intrigohem.

Mashkulli ideal

Altuna Sejdiu - Tuna:…Pėr mua nuk ekziston. Ndoshta i pėrafėrt me idealen. Dua tė jetė artist nė shpirt, me sens humori, tip sportiv dhe i dashuruar marrėzisht me mua…

Ēfarė mund t'i ndodhė njė mashkulli nėse ai ju braktis ju?

Altuna Sejdiu - Tuna: hahahahah Se kisha menduar kurrė. Por di njė gjė se do ishte penduar shumė.

Po ju sa herė keni braktisur?

Altuna Sejdiu - Tuna: Jo shumė sepse s'ka pasur dhe ka, por do ta pranoj qė kam refuzuar shumė.

Miqtė e tu mė tė mirė

Altuna Sejdiu - Tuna: Janė tė shumtė, do kisha veēuar menaxherin tim, Erolld Belegun

Keni njė tė dashur?

Altuna Sejdiu - Tuna: Kam njė tė dashur por kjo mjafton. Sepse nuk dua tė ndėrhyjnė nė jetėn time private ,po sigurisht qė edhe ai nuk do tė donte qė tė flisja pėr karakterin e tij publikisht sepse…

Sa herė e vizitoni Tiranėn nė vit?

Altuna Sejdiu - Tuna: Nuk e di s'e kam numėruar por e di qė sa herė qė kam ndonjė angazhim vij.Shpresoj qė nė tė ardhmen ardhjet e mia tė shpeshtohen sepse Tirana mė pėlqen dhe mė kanė treguar, qė e ka jetėn e natės shumė tė bukur.Do kisha dashur ta shijoj.

Projektet mė tė afėrta
Jam nė pėrgatitje tė albumit tim tė tretė dhe kisha njė kėshillė pėr ata qė planifikojnė t'i publikojnė albumet e tyre nė tė njėjtėn kohė qė tė mos rrezikojnė sepse do tė pėsojnė disfatė.

Shenja Gaforrja
Fobitė : Merimangat,injeksionet dhe lartėsitė
Tė metat e karakterit: Impulsive dhe kokėfortė.
Tė mirat e tipit : Shumė e ndjeshme . Perfeksioniste e madhe pėr gjithēka nė jetė. Ka dėshirė tė jetė gjithmonė krah i tė pafuqishmėve. Kafshėt i do pa masė.

“Sekretet e Tunės”
Tuna vazhdon mendimin...
Askujt s'i kam thėnė se dua tė bėj dashuri me Ashton Kutcher; se dua tė kėndoj pėr…autorin e kolonės zanore tė filmit “Hussle and Floė”; se dua tė martohem me…atė qė e dua shumė;
se dua tė shkoj nė …Kosmos
se dua tė vesh…fustan tė bardhė
se dua tė harroj…trazirat qė ndodhėn nė vendlindjen time; se dua tė mos kem frikė nga… "njeriu"; se dua tė bėj ēmendurira pėr…ta kėnaqur veten
se dua t'i fal gjithēka…atyre qė kanė gabuar pa dashje.

Ēmimet
-“Nota Fest 2000” Shkup Ēmimi pėr debutuesen ("Guximi")
-“Shoė Fest 2001” Prishtinė Ēmimi i tretė ("Tė ikim sė bashku")
-` Nota Fest 2001` Ēmimi i pėrshtypjes skenike ("Tė jetojmė")
-Shoė Fest 2001 Ēmimi i tretė ("Si mundet kėshtu")
-`Nota Fest 2002` Cmimi i parė, teksti mė i mirė,interpretimi mė i mirė, dhe Hiti i Festivalit nga Radio stacionet ("Machoman")
-Zhurma Shoė (Prishtinė)2004 :Kėngėtarja mė e mirė R&B
-Netėt e Klipit Shqiptar 2005:Regjia mė e Mirė ("S`ka mė diktaturė")
-Videofest(Prishtinė):Best Female videos ("S`ka mė diktaturė")
-Zhurma Shoė 2005:Videoklipi mė i mirė R&B dhe Albumi mė e mirė R&B ("Psikologėt") ("S`ka mė diktaturė")
-Kėnga Magjike 2005:Cmimi i Kritikės dhe Ēmimi i Produksionit Jon("Testamenti")
-Blue Sky Radio 2005: Kėngėtarja mė e mirė e vitit 2005.

Altuna Sejdiu - Tuna
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur