Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur Lajme ekskluzive nga AlbaNurit pėr kėngėtarėt VIP dhe zhanret e muzikes Shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 11:41 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Rock Grupet Shqiptare


FINANSAT FAJTORE PER MOSFUNKSIONIM TE ROCK GRUPEVE

Shkup, Grupet shqiptare dita ditės po shtohen. Rock grupet e njohura si „Cute Babulja“, „Porno“, „Gjurmėt“ etj. janė vetėm disa nga grupet qė kanė arritur qė pėrmes muzikės rock, muzikė kjo qė nuk preferohet edhe aq shumė nga masa e gjėrė, parapseprap tė depėrtojnė dhe tė bėhen tė njohur me tingujt e kėngėve tė tyre. Disa nga muzikologėt arėsyen e pauzės sė grupeve tė formuara dhe qė mė pas kanė pauzuar ose larguar fare nga skena dhe muzika, e shohin nė financat dhe nė mungesėn e vullnetit tė vetė kėngėtarėve.


„Mundėsia pėr tė realizuar videoklipe e dini se ėshtė e vėshtirė. Njė videoklip ėshtė shumė i shtrenjtė, ndėrsa grupet rock kanė shumė pak pėrfitime pasi qė nuk i ndėgjon masa mė e madhe e popullatės.“-thotė pėr gitaristi i grupit „Armadillo Blus Bend“, Muhamet Veseli.

Finansat janė problemi edhe sipas kėngėtarit tė njohur, Petrit Saraēini.

“Tė holla, vetėm tė holla duhet tė kemi. Finansat janė kryesorja, e dyta ėshtė angazhimi nga ana e kėngėtarėve. Vetėm ashtu bendet mund tė kenė sukses.”-thotė kėngėtari, Petrit Saraēini.

Rock kėngėtari nga Kosova, B.B.Poqi, i cili tani mė 20 vite krijon muzikėn rock mendon se grupet nuk vazhdojnė me krijime dhe kėngė tė reja, pasi qė nuk kanė vullnet tė madh dhe dėshpėrohen shumė shpejtė.

„Nuk ėshtė masa popullore ajo qė dėgjon rock dhe prandaj grupet e reja demoralizohen shumė shpejt. Unė mendoj se nėse tani muzika rock nuk vlerėsohet si duhet, kjo do tė shpėrblehet pas vitesh tė tėra. Unė nė skenė jam gjatė dhe kjo ndodh jo se kam nevojė tė dukem nė ekranet televizive por se kam dėshirė tė motivoj grupe tė reja.“-thotė B.B.Poqi.

Ai mendon se grupi „Cute Babulja“ nuk kanė probleme financiare.

Arėsyen pėr mosfunksionimin e disa grupeve e gjen tek financat edhe bateristi i rock grupit “Ata”nga Shkupi, Veton Kodra, i cili mohon mosegzistimin e kėtij grupi.

„Problemi i vetėm ėshtė se nuk kemi vend pėr ushtrime. Ėshtė e vėrtetė se mjetet financiare e humbin vullnetin dhe dėshirėn tek tė gjithė e sidomos deri tek grupet e reja. Ka pasur momente kur jemi dėshpėruar shumė, mirėpo nuk jemi dorėzuar, kemi punuar maksimalisht.“-thotėKodra.

Simbas tij arėsyeja se pse grupet e reja e sidomos ato tė muzikės rock nuk vazhdojnė me kėndim ėshtė sepse muzika komerciale ėshtė nė trend dhe se rocku vėrtet ėshtė lėnė shumė anėsh.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur