Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur Lajme ekskluzive nga AlbaNurit pėr kėngėtarėt VIP dhe zhanret e muzikes Shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 11:48 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Arben Shaqiri dhe muzika e tij Rock


Arben Shaqiri

Arben Shaqiri vjen nė skenėn muzikore shqiptare me kėngėn “Mė shkruaj”


Shkup: Arben Shaqiri e ka gati videoklipin e tij tė parė nė gjuhėn shqipe “Mė shkruaj”, i cili pritet tė dalė nė treg pas pushimeve, nė muajin shtator.

AlbaNur: Pse zgjodhėt muajin shtator pėr ta publikuar videoklipin e ri?

Arben Shaqiri: Kėnga sė bashku me klipin quhet “Mė shkruaj”, do tė dalė nė shtator, sepse popullit tash i nevojitet deti dhe njė pushim i mirė dhe i qetė, kėshtu qė s’besoj se ka kush nevojė pėr klipet tona para shtatorit.
Kėngėn e kemi punuar tetė muaj qė do me thėnė i kemi kushtuar pak mė tepėr kujdes instrumenteve dhe vet produksionit, sepse, fundja, ėshtė fjala pėr rokenrol, i cili nuk punohet shpejt.

AlbaNur: Ēka e bėn tė veēantė videoklipin?

Arben Shaqiri:Videoklipi, i incizuar nė qendėr tė Shkupit, nė muajin mars, besoj se do t’u pėlqejė atyre qė kanė shije pėr videoklipe. Aty ka muzikė dhe jo vajza pothuajse tė zhveshura. Kėshtu, urdhėroni, kush do le ta ndjekė me vėmendje.

AlbaNur: Pse pikėrisht tani, me kėngė shqipe?

Arben Shaqiri: Unė kėngėt e mia nuk i ndaj nė shqipe apo kineze. Muzika ėshtė njė “problem” global, qė nuk duron ndarje nė bazė etnike. Muzikėn ose e ke tė mirė ose mė mirė ėshtė tė merresh me ndonjė aktivitet tjetėr. Sa e shoh unė, nė Ballkan, kush ka incizuar ndonjė kėngė menjėherė dhe pa kurrfarė kriteri ėshtė paraqitur nė TV. Kam vlerėsuar se tani ėshtė ēasti i vėrtetė tė dalė ky material nė gjuhėn shqipe, sepse vlerėsoj se nė estradė ka njė zbrazėtirė tė vogėl nė mozaikun muzikor shqiptar dhe pikėrisht aty unė kisha mundur tė hy me njė drejtim muzikor tė tipit “mainstream rock”, i cili do tė ishte njė freskim i skenės shqiptare. Mund tė jesh yll vetėm me muzikė tė sinqertė dhe, me sa shoh, muzika jonė ėshtė prodhim i komplekseve tė disa njerėzve qė kanė dėshirė tė merren me muzikė vetėm sa pėr t’i njohur nėpėr rrugė dhe kafene. Tė rrallė janė ata tė cilėt merren sinqerisht me art dhe muzikė dhe kanė dėshirė dhe nevojė tė lėnė diēka pas vetes. Ky ėshtė mendimi im dhe s’do tė thotė se kam tė drejtė.

AlbaNur: Deri mė tani shumė pak jeni paraqitur nėpėr media dhe festivale shqiptare, pse?

Arben Shaqiri: Aspak nuk jam larguar nga mediat dhe festivalet shqiptare, por nuk kam dashur dhe nuk dua t’i jap dikujt intervistė, i cili mė bojkoton vetėm sepse unė kėndoj nė gjuhė tjetėr. Atyre nuk u pėlqej sepse nuk merrem me muzikė komerciale ose ata kanė problem me komplekset e tyre! Kam tė drejtė t’i drejtohem popullit tim atėherė kur e ndjej ēastin e vėrtetė pėr ta publikuar njė material nė gjuhėn time, e ajo ėshtė gjuha shqipe. Kėshtu qė, unė ju drejtohem tė gjithė atyre tė cilėt kanė nevojė pėr art, kulturė e muzikė. Mua aspak nuk mė intereson politika dhe s’kam as dėshirė, as kohė, as nerva qė tė merrem me thashetheme. Nė festival mund tė marrė pjesė, por jashtė kufijve tė Maqedonisė, pra nė Shqipėri ose nė Kosovė. Kėto festivalet tona, tash pėr tash, nuk mė interesojnė, qė s’do tė thotė se nėse ndėrrohet klima e festivaleve ndoshta do tė kisha marrė pjesė, por tani kam prioritete tjera nė sferėn e muzikės shqipe.

AlbaNur: Njė pyetje e pashmangshme: planet pėr tė ardhmen?

Arben Shaqiri: Ah! Kam plan qė tė bėj njė dush, tė dal nė qytet pėr njė kafe, pastaj tė shkoj deri nė studio ku e pėrgatis materialin qė do tė dalė aty kah viti ri. (qeshet)

.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur