Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur Lajme ekskluzive nga AlbaNurit pėr kėngėtarėt VIP dhe zhanret e muzikes Shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 11:53 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Muzika Turbofolk me Fjale Shqipe

ĒALGA, SINTAKI DHE TURBOFOLKU ME FJALĖ SHQIPE

Adi Krasta:" Pėr kėngėt origjinale serbe, maqedonase, turke e italiane bėhet pompė si tė ishin prodhime tė mirėfillta shqiptare dhe ē'ėshtė mė e ēuditėshme kėngėtarėt nuk e fshehin burimin e kėtyre krijimeve muzikore”.</SPAN>

Deformimi dhe ndryshimi i tėrėsishėm i kėngėve dhe “transformimi” i tyre nga gjuhė tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, po kalon si diēka e pavėrejtur si nga qytetarėt ashtu edhe nga kritikėt muzikorė. Vlerat e mirėfillta artistike mund tė vėrehen vetėm te njė numėr i vogėl kėngėtarėsh tė cilėt, ēuditėrisht, kanė vendosur tė mos lundrojnė nėpėr ujėrat e komercializmit.

Publiku e ka tė vėshtirė tė dallojė kėngėn origjinale nga ajo qė ėshtė e huazuar. Nėpėr radiot dhe televizionet shqiptare, ēdo ditė e mė tepėr, po dėgjojmė kėngė qė janė tė huazuara nė mėnyrė komplete nga serbishtja, turqishtja, bullgarishtja apo rumunishtja, me ē’rast bėhet vetėm pėrkthimi i tekstit.

“Huazimi i kėngėve tė huaja bėhet nga mosdija dhe mungesa e shkollimit tė kėngėtarėve, mungesa e kompozitorėve dhe dėshira e madhe pėr t’u bėrė tė gjithė kėngėtarė; mungesa e kontrollit tė institucioneve pėrkatėse (produkcioneve), pasi qė nė kėto treva secili mund tė inēizojė dhe tė bėhet kėngėtar”-thotė dirigjenti shqiptarė, Arifikmet Xhemaili.

Pėr t’iu larguar huazimeve nga gjuhėt e huaja, Arifikmet Xhemaili, mendon se duhet qė tė shkollohen gjeneratat e reja tė cilat do tė dinė tė vlerėsojnė, tė bėjnė njė zgjedhje, edhe pėr dėgjim edhe pėr kompozim.

“Kėshtu mesiguri do tė mbėshteten nė vlerat qė ne i quajmė artistike dhe do t’u ikim huazimeve tė plota tė kėngėve dhe teksteve”, thotė Xhemaili.

Fatėkeqėsisht, kėto kėngė, jo vetėm se po punohen nga emra tė njohur tė estradės (Anxhela Peristeri, Rovena Stefa, Genta, Leonora Jakupi, etj.), por edhe dėgjohen nė masė tė madhe, madje janė hite qė dėgjohen kudo.

Pėrsa i pėrket kėtij fenomeni prononcohet edhe shoumeni i njohur shqiptar Adi Krasta, i cili ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr zbulimin e telentėve tė rinj nėpėrmjet “Etheve”.

“Jetojmė nė njė periudhė tė vėshtirė tė biznesit muzikor. Ėshtė e vėshtirė me sa duket tė bėsh produksione kėngėsh origjinale. Po t’i dėgjosh me vėmėndje, tekstet e pėrshtatura janė tė njė niveli tė ulėt, shpesh banal, nuk i pėrgjigjen nivelit mesatar tė popullsisė. Por kasetat shiten dhe "albumet" dėgjohen. Pėr kėngėt origjinale serbe, maqedonase, turke e italiane bėhet pompė si tė ishin prodhime tė mirėfillta shqiptare dhe ē'ėshtė mė e ēuditėshme kėngėtarėt nuk e fshehin burimin e kėtyre krijimeve muzikore. Nuk ėshtė e ndershme mbase, nė kuptimin etik tė fjalės por thuhet se nė biznes nuk ka turp. Pėr tė fituar para, njė njeri jo domosdoshmėrisht duhet tė ketė shumė skrupuj”-thotė pėr “Lajm” showmeni mė i mirė shqipėtar, Adi Krasta.

“Nuk na mbetet gjė veēse tė mos i blejmė kasetat e albumet nėse nuk jemi dakord me faktin sa janė marrė nga vende tė tjera. Por dyshoj shumė se tek njerėzit e zakonshėm funksionon ky mekanizėm analitik”- thotė Adi Krasta.

Nė mesin e kompozitorėve ka mendime se ky invazion i kiēit mund tė parandalohet nėse do tė kishte njė ligj pėr tė drejtat autoriale, ashtu siē ekziston kudo nė botė. Nė tė kundėrtėn, thonė ata, vetėm do tė flasim dhe shkruajmė, por s’do tė ketė kurfarė efekti.


__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur