Navigation » Forum > MUZIKA, KĖNGĖTARĖT DHE BUKURIA SHQIPTARE NĖ ALBANUR > Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur » Skenari i videoklipeve shqiptare me regji katastrofale

Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur Lajme ekskluzive nga AlbaNurit pėr kėngėtarėt VIP dhe zhanret e muzikes Shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 12:52 PM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Skenari i videoklipeve shqiptare me regji katastrofale


Skenari i videoklipeve shqiptare me regji katastrofale


Problemi qėndron tek producentėt qė bėjnė manipulime me tė holla. Te ne funksionon sistemi: “I huaji di mė tepėr”, qė ėshtė njė gabim i madh. Ka shumė ide, lokacione dhe realizime tė ndryshme tė cilat mund tė pėrdoren, thotė regjisori Ahmet Jakupi


Nė shumicėn e videoklipeve shqiptare haset ngjashmėri e madhe kuadrosh dhe vendesh me videoklipet e kėngėtarėve dhe kėngėtareve maqedonase. I tillė ėshtė klipi “Sadist” nga Mimoza Mustafa, qė ėshtė gati identik me videoklipin e njė kėngėtareje tė re maqedonase. Klipi i saj ėshtė i punuar nga produksioni “Labia” dhe nė bashkėpunim me “Video Lab” nga Maqedonia. Nė kėtė klip vėrehet kafeneja e njėjtė, kuadro dhe detaje tė njėjtė si nė klipin e njė kėngėtare maqedonase.

Gjithashtu “Gajdexhiu” i Zanfina Ismailit, pėrputhet me njė videoklip tė kėngėtares Maja Vukiēeviē. I tillė ėshtė edhe njė videoklip i Sonit, Gresa dhe shumė e shumė klipe tė tjera.

Kritikėt thonė se kėto klipe duken monotone pasi publiku nė Maqedoni i ka parė mė parė. Disa mendojnė se problemi qėndron te kėngėtarėt tė cilėt nuk kanė ide se ēfarė kėrkojnė, ndėrkaq tė tjerėt ndajnė mendimin se producentėt kanė interesin e tė hollave dhe nuk e kanė vėmendjen nė punėn qė e bėjnė.

Kėto klipe, si zakonisht, punohen nga Dejan Miliēeviē, tė cilin nuk kishim mundėsi ta gjejmė, pasi qė ndodhet jashtė shtetit, por nuk janė tė rrallė edhe klipet e kėtilla nga produksionet “Tomato”, “Fabrika” apo “Alexander”.

Ngjashmėria e klipeve mohohet nga regjisori Marijan Ognenovski nga produksioni “Fabrika”, sipas tė cilit, “nuk na ka ndodhur tė punojnė dy klipe tė njėjta”, por edhe nga Dobre Tasev i produkcionit “Tomato”, sipas tė cilit, “asnjėherė nuk kanė pėrsėritur njė kuadėr tė njėjtė”.

Por konstatimet e tyre duket se bien ndesh me atė qė ndodh realisht.

Klipi “Gajdexhiu” i Zanfina Ismailit ėshtė i punuar nga Alexandri. Ai pėr klipet e ngjashme arsyetohet se nė Maqedoni nuk ka zgjedhje tė mjaftueshme tė lokacioneve dhe se gjithė kjo rezulton nė lokacione dhe kuadro tė njėjta.

“Mua nuk mė ka ndodhur tė bėj klip tė njėjtė dy herė. Mė ka ndodhur vetėm tė shoh lokacion dhe kuadro tė njėjtė si nė klipet e mia, mirėpo tė punuara nga ndonjė produksion tjetėr”, thotė pėr “Lajm” Alexander.

Regjisori shqiptar Ahmet Jakupi, thotė se vetėm ai mund tė numėrojė mbi gjashtė video klipe qė kanė njė lokacion dhe njė ide realizuese. “Unė mendoj se problemi qėndron tek producentėt qė bėjnė manipulime me tė holla. Te ne funksionon sistemi: “I huaji di mė tepėr”, qė ėshtė njė gabim i madh. Ka shumė ide, lokacione dhe realizime tė ndryshme tė cilat mund tė pėrdoren”, thotė Jakupi.

Kėngėtari Agim Poshka mendon se kėngėtarėt janė ata tė cilėt duhet tė kenė mė tepėr kujdes.“Kėngėtarėt, duke mos pasur ide paraprake, u mundėsojnė producentėve tė punojnė sipas dėshirės sė tyre, duke pėrsėritur punėn dhe kuadrot nga ndonjė klip tjetėr, tė punuar mė parė”, thotė Poshka.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur