Kenga Labe dhe Historia e saj Mijevjecare
KĖNGA LABE DHE HISTORIA E SAJ MIJĖRAVJEĒARE
Nga P i l o Z y b a
Qėllimi i kėtij shkrimi, nuk ėshtė njė analizė e thjeshtė pėr kėngėt e bukura labe.Shkrimin do ta ētjerrim nga shtėllunga e gjatė duke filluar qė nga ditėt tona dhe deri nė lashtėsinė e largėt.Nė njė largėsi tė tillė pėr tė cilat ndoshta na duket se nuk kemi fakte dhe, shumė herė e mbushim me vogėlsira, pa i hyrė deri nė bėrthamė problemit tė kėngės labe.Nuk jam studjues i muzikės dhe as kritik i saj, por ka ardhur koha qė mendimet e mia bien ndesh me bashkėkohėsit, me analizat qė ata bėjnė dhe me konkluzionet qė nxjerrin pėr kėtė perlė tė muzikės sonė.Kohėt e fundit vetė UNESKO ka marrė nėn ruajtje zhvillimin e saj , si njė nga visaret e rralla dhe tė vyera tė botės.Po ne ēfar bėjmė pėr tė nxjerrė nė pah vlerat e saj, si e vlerėsojmė kėtė pasuri tė pa ēmushme pėr tė cilėn interesahet mė shumė bota se sa ne?Mendoj se rrimė duarkryq, pėr tė mos thėnė ndonjė fjalė tjetėr mė tė rėndė.
Kohėt e fundit, lexoj shumė shkrime e analiza tė cilat, janė pėr tu qarė hallin.Tė shumtėt e tyre vazhdojnė tė rrjedhin me ujrat e turbullta qė lexojnė.I marrin ato si fakte dhe i hedhin nga faqja nė faqe.Tė gjithė pa pėrjashtim, dhe analistėt e muzikės shqiptare, nuk pėrmėnd fjalėn "Muzikologėt" se ėshtė fjalė e huaj.Pėr mua kėtu qėndron shumė herė dhe gabimi fatal i tyre.
Mundohen tė shpjegojnė artin e bukur tė kėsaj perle me fjalė tė huaja, dhe jo vetėm kaq.
Tė gjithė studjuesit nė pėrgjithėsi shkruajnė."Kėnga jonė polifonike ka lindur kėtu apo atje,vjen nga fjala poli-foni, qė do tė thotė shumė zėra, mė tutje shtojnė, kėnga polifonike kėndohet, nė Greqi,Serbi,Bullgari,etj.
"Po pse more zotėrinj studjues, njė emėrtim i gjuhės greke e ka krijuar kėngėn Labe?Cili nga studjuesit tanė ka nxjerrė veēoritė e kėngės labe, duke e krahasuar atė mė kėngėt e tjera "polifonike" tė ballkanit siē i quani ju?E ja ku po ua them unė " qė nuk di dhe shumė nga muzika", nuk kanė asnjė lidhje.Dhe tani qė po u shkruaj kam pėrpara e dėgjoj me dhjetra kėngė tė tilla, tė cilat, pėrpara labėrishtes ngjajnė me kėmborė baktish qė kullosin lėndinave.Nuk po e them pėr tė krijuar humor dhe as pėr ti dhėnė rėndėsi fjalėve tė mia, pėr kėtė do mundohem tu bind.
Marrim disa fakte kokėforta dhe i analizojmė.
Plutarku (46-125) moralist, gjeograf, historian i Greqisė sė lashtė thotė: "Kėnga polifonike ka lindur pranė liqenit tė Butrintit.Ėshtė mbytur njė anije dhe njerzit tė mbledhur vajtojnė humbjen e fėmijėve tė tyre
Plutarku (46-125)
Ky ėshtė vetėm njė fakt.Por si e marrim ne kėtė fakt? Meqėnėse Plutarku thotė "Kėnga polifonike", kėshtu duhet ta themi dhe ne?Plutarku nuk dinte shqip, dhe nuk e njihte dhe fisin e madh tė lebėrve.Ai e shkroi pėr bashkohėsit e tij dhe nė gjuhėn e tij.Ne shablonistėt e kohėve moderne i marrim fjalėt e tij dhe i pėrtypim pa u bėrė asnjė analizė.Na mjafton qė ai thotė vėndin e lindjes qė ne na pėrshtatet e na pėlqen.Nuk duhet analizuar se, nė atė kohė vetėm gjuha greke shkruhej dhe mesazhi u transportua deri nė ditėt tona me po tė njėjtin emėr"Polifoni".
Nuk mė thoni studjues tė dashur, kush lindi pėrpara, "Polifonia" apo labėria nga e cila lindi dhe kėnga labe.Ēudi!Nė Labėri as dhe njė fėmijė i vogėl nuk e pėrdor fjalėn "polifoni", tė gjithė i thonė kėngė labe.
Cila ėshtė labėria zotėrinj, dhe cilėt janė lebrit?
Lebrit, janė Ilirėt e fisit tė Kaonėve.Pėrdor fjalėn fis qė ka kuptimin e tė njėjtit gjak apo trung.Pėr kėtė bindesh dhe kur dėgjon ėmrat e fshatrave Lazarat,Ēorraj, Luzat, Zhulat etj.A nuk janė ato ėmra fisesh qė kanė krijuar kėto fshatra?
Mė lart thamė qė kėngėt "polifonike" kėndohen nė Greqi, Bullgari, Serbi. Pse?
Ėshtė shumė e lehtė pėr tė kuptuar.Historiani grek Paparigopulos flet nė veprat e tij pėr koloni greke nė labėri.Historiani tjetėr LL.Spiru nisur nga Paparigopulos shkruan: " Ndėrmjet viteve 736 625 p.e.s. nė luftrat Mesinike,"Kallamta e sotme" u bė shpėrngulja e madhe e Spartanėve drejt zonės sė Akrokeraunėve" "Himara" faqe. 21- 22.
"Ata u asimiluan nga vėndasit, humbėn si uji nė pėndėt e rosės"Edit Dyrhan "Brenga e Ballkanit" faqe 1o4.
E pra, shtoj pyetjen unė, kjo dyndje nuk mori nga kjo kulturė? Pa tjetėr qė mori.Por duke mos qėnė vetė nė shtratin e lumit nga e cila doli ajo u varfėrua, nė ngjyrė, nė formė e nė harmoni, por, prap u quajt kėngė "polifonike".Nė tė vėrtetė nė tė ka shumė zėra por,jo tė harmonizuar.
Ndėrsa nė Labėri nė vėndlindjen, nė rrjedhėn e burimit tė saj nuk humbi as kristalizimi, as harmonia, as forma por u forcuan dhe u bėnė mė tė dukshme cilėsitė e saj.Tė njėjtėn pėrgjigje do tu jepja dhe pėr Bullgarėt apo Serbėt tė cilėt dhe pse na pushtuan, morėn nga kultura jonė nė vėnd qė tė na impononin tė tyren.Dhe atė qė e morėn nuk ishin nė gjėndje ta kultivonin e zhvillonin mė tej.Pėr kėtė flasin kėngėt e tyre tė kėsaj gjinie, "polifonike" siē i quani ju!
Zotėrinj, flasim pėr atė kohė kur Straboni (63 -2o) p.e.s. thotė. "Maqedonasit dhe Ilirėt kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt jashtė helene".Grekėt arrijnė deri aty sa thonė, " kėnga polifonike ėshtė degėzim i kristalizuar i muzikės Bizantine.Ajo e ka zanafillėn nė kėngėt fetare kishtare".Kėsaj i thonė tė kripsha trutė.Ja ēfar shkruan Lorenco Tardos nė veprėn " Lantika melurgjia Bizantina":
" Shqiptarėt Lebėr duke e urryer robėrinė myslymane e linin truallin atėror.Ata nuk sollėn me vete modėn e fundit muzikore tė Kostandinopulit, as artin e bukur e tė ēmuar tė protopsalltėve tė rafinuar, por, sollėn njė traditė krahinore malore dhe arkaike, njė traditė qė vjen nga shekulli i 4 5.Por qė nė tė vėrtetė shkon mė larg, nė kohėn e Basilejve dhe ndoshta dhe mė pėrpara.Kjo tregon se kisha ka imituar kėngėn popullore "Polifonike" labe.
Por ēfar presim nga Grekėt apo Sllavėt kur ne vetė mundohemi ta mbytim kėngėn apo ta mohojmė historinė dhe rolin e saj nė zhvillimin politik, historik e kulturor tė vėndit.Mė vjen keq qė e them kėtė por jam i detyruar nga faktet.Akoma mė keq kur kėtė luftė ndaj kulturės e bėn njė nga figurat mė tė shquara siē ėshtė Eqrem Ēabej.Ja si shprehet ai pėr kėtė pasuri kulturore mbarė botėrore.
"Thelbin e kėsaj kėnge e goditim mė mirė, duke e quajtur kėngė barinjsh.Pėrshtypja akustike qė tė krijon kėnga labe, mund tė krahasohet me tingullin e kėmborėve tė bagėtive".
Nuk e di se ēfar ka dashur tė shprehė me kėto vargje por unė e ndjej veten tė fyer nga fjalėt e tij.Kėnga labe, ėshtė nga rastet e veēanta pėr tė mos thėnė e veēantė nė botė e cila nė vėnd tė veglave ka vetė njeriun dhe frymėn e tij, tė dalė nga shpirti, qė nė ēastin e kėngės ėshtė i mbushur me dhimbje apo gėzim, me dashuri apo urrejtje.Nė pėrgjithėsi ata qė nuk e njohin mirė kėngėn labe dhe mesazhin e saj, u krijohet pėrshtypja se, tė gjith kėngėt janė njėlloj.Njė marrės, njė kthyes dhe disa tė tjerė qė mbajnė iso.Por nuk ėshtė kėshtu.Kėnga labe ėshtė njė ekspozitė ngjyrash, shprehjesh shpirtėrore, zėrash tė harmonizuar tė akorduar veē e veē si nė njė orkestėr sinfonike qė ēdo vegėl luan rolin e saj, dhe plotėson njė hapėsirė nė botėn e madhe tė kėngės, sipas tematikės dhe zėrave.Ėshtė krejt e thjeshtė tė dallosh dhe tė marrėsh mesazhin qė ajo dėrgon.Ndarja e specifikuar e tyre sipas qėllimit qė ka ėshtė e dukshme.Njė kėngė kurbeti, udhėton mbi nota minore monotone me njė thirrje tė mbytur e tė dhimbshme, shoqėruar me tekstin prekės e melankolik.Njė kėngė dashurie i ngjan flladit dhe isoja dridhjes sė petaleve tė trėndafilit nė ēastin e hapjes pėr lulėzim tė plotė.Nė njė kėngė trimėrie ritmi dhe pesha e fjalės ėshtė njė kushtrim i vėrtetė, bukurinė e sė cilės vetėm kėnga labe mund ta shprehė "Nė gjininė e saj".Pra kėnga labe nuk ėshtė tingėllimė zilesh nga kopetė e bagėtive, por bota shpirtėrore, politike dhe ekonimike e ngritur nė art, apo dhe nė humor.
Grupi i Bences
Pėr tė kuptuar kėtė e mė tej duhet mė tepėr punė profesionale, dhe njė kulturė mė e gjėrė artistike.Ja si e shpreh kėnga labe forcėn e bukurisė dhe tė dashurisė.
Thėllėza qė shkon mbi vesė,
Mė erdhe larė nė djersė.
Tani qė tė kam me vete,
U bėra sa shtatė dete!
Cili poet e ka shprehur kaq bukur, dhe i ka kėnduar kaq ėmbėl e me fjalė tė zgjedhur vajzės sė bukur qė nuk ecėn, por fluturon.Ajo shkel mbi vesė
aq lehtė, ja kalon balerinės qė do ishte thjesht njė shprehje profesionale. E larė me rrezet e diellit tė mėngjasit pėr tė vajtur te i dashuri.Shiko imazhin e saj tė hollė.Kombinimi i zėrave pėr tė pasqyruar sa mė tė plotė e mė tė brishta lėvizjet e saj, tingujt e shoqėruar nga njė iso e ėmbėl qė rrjedh si njė sinfoni e plotė tė pasuron fantazinė dhe bėn tė ndjesh kėnaqėsinė deri nė qelizat mė tė largėta tė trupit.
Ēfar ndjen dėgjuesi nė kėngėn "Vajzė e valėve"?Kjo kėngė vjen nga shekujt e rend drejt shekujve e ėmbėl e dhimbshme .Sa herė qė e dėgjon tė duket se po e dėgjon pėr herė tė parė e tė lind dėshira ta ridėgjosh.Ja dhe mesazhi i saj.Njė vajzė ka dalė nė breg tė detit, hedh vėshtimin nė thellėsi tė tij, prej ku ka ikur dashuria e saj.Valėt mėrmėrisin dhe ajo kėndon.
Ju tė bukur zogj
Te ju kam njė shpresė.
Ju qė shkoni det e male
Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.
Mos e patė, rron apo nuk rron
Ndonė lajm a ndonjė letėr
Vallė a mė dėrgon, e mjera...
Vallė a mė dėrgon!?
Isua e saj dhe dhimbja mund tė krahasohet vetėm me forcėn e valėve dhe thellėsia e dhimbjes mė atė tė detit.Ajo e mallėngjyer i kėrkon detit ti kthejė dashurinė pa tė cilėn nuk mund tė rrojė, dhe qė nuk mund ta ndėrrojė siē ndodh shpesh nė kohėn e sotme.
Tė dyja kėto janė kėngė labe por ngjashmėria mes tyre ėshtė e ndarė nga njė jendek i madh ndjenjash qė nuk ngjajnė aspak njėra me tjetrėn, ashtu si nuk ngjan dhe lumturia me dėshpėrimin.Ja dhe njė e tretė e cila ėshtė kėngė heronjsh dhe hymn trimėrie e burrėrie.Lebrit i kėndojnė Ali Pashės Tepelenės.
Ali Pashė Tepelena
Madhėshtia e saj kuptohet qė nė titull.Kur dihet qė Aliut i kanė prerė kokėn nė pabesi dhe e ēojnė nė Stamboll, kėnga labe
Simbolizon.
Ali Pasha vjen mė kėmbė.
Doli Ali Pasha, doli,
Po hyn koka nga Stambolli,
Krahė hapur qėndron dera,
E pret veziri mbi bedena.
Gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Stamboll, zogjtė ndalojnė cicėrimat, krojet
rrjedhin dhimbje, malet heshtin..po kalon ai Aliu, Luani i Janinės.
Aliu..
Nis e kuvėndon me malet,
Flet pėr kohrat, flet pėr hallet.
Teksti shoqėrohet me njė thirrje luftarake tė marrėsit, kthyesi bashka-
ngjitet me thirrjen e tij dhe thėrret nė iso grupin i cili nė shpėrthim tė harmonizuar ngjan me njė grup luftėtarės qė bėjnė thirrje.Isua e gjatė
ngjan me njė funeral tė gjatė i cili e ēon kokėn e Aliut fitimtare nė kryeqėndrėn me ėmrin Stamboll.Pėr ta bėrė mė tė fuqishme kėngėn
refreni pėrsėritet dy herė pėr tė tėrhequr vėmėndjen e dėgjuesit dhe vlerat e kortezhit tė Aliut.
Nuk po pėrmėndim kėtu kėngėt humoristike, tė natyrės, pėr punėn apo marrdhėniet nė familje e shoqėri.Si mund tė quhet kėngė barinjsh kur nė katalogun e saj tė krijimtarisė pėrfshihen tė gjitha fushat e jetės.Ngjyrat e saj dhe shijet janė nga mė tė ndryshmet nga mėnyra e ritmit dhe e formės, po ashtu dhe tė shumllojshme.Kjo i ka bėrė qė tė ndahen njėra nga tjetra pėr veēoritė ndonse janė tė gjitha tė veshura nė kostumin qė quhet "Kėngė labe".Ato ndahen, nė kėngė Himariote, Gjirokastrite, Tepelenase dhe nė nėn grupe .Kėnga e Vranishtit, e Lazaratit, e Lapardhasė etj.
Dhe diēka tjetėr qė studjuesve tanė tė nderuar u ka shpėtuar nga maja e penės apo aftėsia profesionale pėr tė kuptuar qė: Vėrtet deri tani folėm pėr vlerat e mėdha tė kėngės labe, por, kjo ishte vetėm gjysma e punės.
Eshtė vetėm njėra faqe e artit muzikor tė labėrisė.Ana tjetėr ėshtė po kaq e lavdishme sa e para.Do flasim pak dhe pėr vallen labe.
Pėr vallen qė luhet pa vegla muzikore, por qė ėshtė po kaq emocionale, tėrheqėse, e dashur dhe kuptim plotė sa dhe kėnga.Muzika del nga kraharorėt e valltarėve nė tė shumtėn e herėve por dhe nga grupi i kėngės.Kombinimi i tekstit me koreografinė dhe qėllimin qė mban nė vetvete, e bėjnė shikuesin dhe dėgjuesin, tė ndodhur mes tekstit dhe lėvizjeve, tė mbetet i mahnitur e tė ndjekė me kujdes tė gjitha lėvizjez.Qė nga mėngat e gjėra tė kėmishės qė hapen si krahė pelikanėsh nė erė , tė hapave e xhufkave tė kuqe si zjarre nė majat e kėpucėve karakteristike.Fustanella shpaloset njėkohėsisht duke e veshur ambjentin me ngjyrėn e bardh dhe atė tė kuqe tė jelekut.valltarėt nėn ritmin e tekstit e kthejnė pistėn e valles nė njė vatėr zjarri qė nga lėvizjet ritmike duket sikur bubulon, duke ndezur nė shpirtin e pranishmėve dėshirėn pėr tė qėnė pranė, dhe brėnda saj.
Nuk mund tė rri pa pėrmėndur kėtu "Jelek verdha veshurooo" "Rashė e theve kėmbėn" e nė veēnti vallen humoristike "Si e shtypim ne piperin".
Dihet qė fustanella labe ka 2oo pala nė formėn e njė ambrelle, me mbyllje nė mes.E hapur, ajo arrin deri nė 15 metra gjatėsi, dhe gjėrėsia sipas shtatit tė atij qė e vesh.Kur valltari hidhet nė ajėr duke rrahur me pėllėmbė xhufkėn e kuqe nė kėpucė apo tokėn, nė momentin e uljes fustanella e hapur i ngjan njė parashute me kokė pushtė.Ajo nė kėto ēaste duket sikur zbret nga qielli valltarin, dhe nė shpirtin e tė pranishmėve gėzimin, pėrfshirė dhe kėnaqėsinė estetike dhe kreografike.
Kur i shikoja nė fėmijėrinė time mė dukej se kėta njerėz nuk kėrcenin, por fluturonin.Ky fluturim ka mbetur i pa shlyer nė kujtesėn time deri nė kėto ēaste qė po shkruaj.Nuk kam jetuar kurrė nė zonat e jugut, por nė pushimet e shkollės nė Pėrmet mė ēonin njerzit e mi nėpėr dasma e gėzime.
Do mė falni por kur Bajroni shkruante pėr "Bijtė e shqipes" kishte parasysh lebrit qė takoi nė oborrin e Aliut, pavarsisht se ne i quajmė thjesht Arvanitas.Grekėt, fustanellėn pėr tė cilėn ka kaq diskutime e kanė marrė nga Labėria.Dhe ndodh njėlloj si me atė qė thamė mė lart pėr kėngėn.E shkurtuan atė, deri sa e bėnė minifund dhe ja humbėn vlerat e vėrteta tė trashėguara nga tradita e thellė dhe e lashtė e labėrisė.Nė asnjė nga pikturat botėrore qė paraqesin fustanellėn "qoftė kjo dhe sipas motivit grek" ajo nuk paraqitet e shkurtuar dhe e gjymtuar.Revolucioni grek nuk mund tė pyrfytyrohet pa kėngėn "thirrjen pėr luftė tė Suliotėse" dhe pa fustanellėn e bukur qė nė luftė e sipėr e bėn labin tė ngjajė me njė zog tė madh fluturues me krahė fustanelle.Jo pa qėllim Bajroni kėtė veshje e bėri tė pa vdekshme nė galeritė e botės sė qytetėruar.
Ky ėshtė me pak fjalė portreti i labėrisė dhe i shpirtit tė saj tė shprehur nė kėngė.Mendoj se vlerat e saj nuk mund tė pėrfshihen nė njė shkrim si ky por, mendoj se ky do jetė vetėm njė nismė pėr tu pasuar nga materiale tė tjera historiko-muzikologjike, apo Etnografiko topografike e mė tej.
__________________
|