Navigation » Forum > MUZIKA, KĖNGĖTARĖT DHE BUKURIA SHQIPTARE NĖ ALBANUR > Folklori Shqiptar nė Oden e Tim Shkupit! » Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari nga Shkupi

Folklori Shqiptar nė Oden e Tim Shkupit! Kėtu mund tė shkruani vetem rreth rapsodėve shqiptar... Mund tė jepni informacione mbi tė gjithė ata rapsodė qė kan ruajtur kėngėn shqipe ne tela tė Ciftelisė

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-16-2009, 03:17 PM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari nga Shkupi


Bilbilat e rapsodise se Karadakut

Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari nga Shkupi

Shkruar nga Tim Shkupi

Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari kane lindur ne fshatin Mjak, komuna e Vitise. Esat i bie ciftelise dhe Murati sharkise. Te dy vellezerit kane qene prane ketyre veglave te njohura muzikore qysh ne moshe te re. Murati dhe Esati inspirimin e pare e kane marrun nga odat e dasmave shqiptare te fshatit dhe rrethines se Karadakut dhe kane ndjekur me perkushtim te madh lidhjet e parise se fshatit me rapsodet tjere te vjeter anembane Kosoves. Kenget e para kreshnike ne fshatin Mjak jane kenduar pa vegla instrumentale. Me vone me fyell, kavalle, lahute, cifteli dhe sharki. Ne Karadake dhe ne rrafshin e Moraves Mjaku i ka pasur valltaret me te mire dhe teper me ze. Valletaret me te njohur ne rrethin e Karadakut kane qene vellezerit Hebib dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qene kengetari me i mire ne kendim pa vegla instrumentale. Me cifteli dhe sharki, qe gjenratat e vjetra, por edhe Esati dhe Murati, edhe pse ne moshe shume te re, mbajn mend Qerim dhe Jusuf Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qene njohes i mire i kavallit.

Kjo eshte nje histori e shkurter prej ku vjen inspirim edhe i vellezerve Esat dhe Murat Lamallari. Kete hov te historise te zhvillimit te folklorit ne fshat e ndalin shpernguljet e Mjakut qe filluan ne fund te viteve te 50-ta. Ne fillim shkas i shpernguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe me vone ishin shkaqet ekonomike qe fshatin filluan ta braktisin banoret e tij duke u perqendruar ne rrafshin e Moraves dhe ne kryeqendren e Vilajetit te dikurshem te Kosoves, Shkupit dhe nje pjese tjeter ne Perendim.

Keshtu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet ne fund te viteve te 70-ta te shperngulet per nje jete me te mire ne Shkup. Kjo shperngulje sikur vellezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin qe te jene edhe me teper prane tingujve te telave te ciftelise dhe sharkise. Edhe pse ne moshe te re, ftesat e dasmave shqiptare per Esatin dhe Muratin kane qene rruga e pare e karrierese se tyre per nje karriere me profesionale ne kete drejtim. Per kete hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, nje veprimtar i palodhshmem i kultures shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqerise Kulturore Artistike EMIN DURAKU te Shkupit.

Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri ne vitin 1995 kane aderuar ne shoqerine Emin Duraku, ku kane marr pjese ne shume xhirime si ne RTK, ne Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhen shqipe dhe shume tjera. Kurse prej vitit 1995 jane anetare te rregullte te shoqerise artistike IBE PALIKUQJA, ku ende edhe sot vazhdojne te ruajne si anetare traditen e folklorit dhe melosit te Karadakut te Shkupit. Jane pjesmarres ne shume festivale te ndryshem qe organizohen ne shqiptari dhe diaspore. Kane kenduar disa here ne festivalin e Gjirokastres dhe kane marr cmim si rapsode me te mire per krahinen e Karadkut te Shkupit. Ne vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur me kenget e tyre ne Drenas te Kosoves. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qene me 11 nentor ne Peshkopi ku kane marr cmimin si rapsode me te mire te ketij festivali.

Kenget e tyre me te reja jane kenget e deshmoreve te luftes se vitit 2001. Kenga e Ali Mahmutit, kenga Fundi i Dimrit 2001, etj.

Ketu mund te lexoni artikullin: Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
fshati mjak, rapsodet e karadakut, vellezerit lamallari

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur