Forumi Adem Demacit ne AlbaNur
Adem Demaēi - Rojtar i Popullit te tij
Adem Demaēi, eshte nje personalitet te cilin mund ta shohim ne majat me te larta te aktiviteteve per ēeshtjen kombetare, e here pas here, njerez te caktuar te kuluareve te erreta qe vijne nga sherbimet sekrete te armikut perpiqen qe emrin e Demaēit ta heshtin per jete. Mirepo, nuk ekziston asnje mjet, asnje force e asnje metode, qe Adem Demaēin ta demoralizoje nga dashuria e madhe qe ai e ka per popullin e tij.
Per gati 29 vjete, ne burgjet e ish-Jugosllavise, Adem Demaēi u perballe me te gjitha te keqijat qe i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit per ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qofte edhe per nje periudhe te shkurter. Kurre Adem Demaēin nuk do ta shohim te lodhur: as atehere kur ndonje nga shoket do ia kurdisi gracken, as atehere kur njerezit tane do ti dalin si deshmtar qe ka vepruar kunder shtetit dhe popullit, as kur ndonje matrapaz me titull shkencor do te shkruaje per ta njollosur Demaēin, as atehere kur u krijuan institucionet e Kosoves te cilat do ta margjinalizonin figuren dhe personalitetitn e Demaēit. Demaēi nuk do te demoralizohet as kur nje Minister i Kultures ne shtyp e quan spiun. Jo. Demaēi eshte i pathyeshem! Kurre i demoralizuar! Madje Demaēi as qe hidherohet me ata te cilet perpiqen ta njollisin. Kjo eshte nje veti shume e rralle, nje veti qe e kane vetem njerezit e mdhenj, vetem njerezit e menēur e te urte.
Filozofia e mendimit politik te Demaēit
Nuk eshte rastesi qe Parlamenti Evropian e shperblen me ēmimin Saharov ne vitin 1991. Gjate jetes ne burgje, Adem Demaēin, nuk kane mundur tia thyejne shpirtin e lirise. Ai vazhdonte ta ngrinte zerin per te denoncuar nje realitet te tmerrshem: shtypjen e mbi dy milion shqiptareve te Kosoves nga Serbia. Shprehja e fjales se lire eshte etapa e pare dhe e domosdoshme ne rrugen e demokracise. Pa shprejhje te lire te fjales, nuk ka dialog, pa dialog eshte veshtire zbulojme te veteten, dhe pa te verteten progresi eshte i pamundur (Parl.Evropian me rastin e dhenies se ēmimit Sakharov 1991 webcite parl.eur.)
Filozofia e mendimeve politike te Adem Demaēit eshte shume e thjeshte dhe shume e kuptueshme. Mendimet e tij politike nuk kane nevoje te analizohen per ta kuptuar se ēka ka dashur te thote. Adem Demaēi nuk filozofon shume per te kerkuar pak. Nuk flet pak per te thene shume. Flet vetem ate qe duhet thene dhe ate me esencialen. Ne fakt, ai nuk kerkon as shume e as pak, por kerkon vetem ate qe popullit tone i takon. Ne deklaratat e tij kurre nuk ishte demagog, qe premton e nuk zbaton. Demaēi e flet ate qe e mendon pa i llogariutur konsekuencat dhe pasojat qe mund ti vijne nga njerezit primitive, qofshin nga tanet apo te pales se armikut. Andaj mendimet e Demaēit shepshhere jane keqinterpretuar qellimisht nga disa personalitete politike tona per te pasur pretekst dhe hapesire per veprime te tyre te ngushta e madje miskine.
Ēuditerisht, personalitetet politike evropiane e amerikane i citojne mendimet politike te Adem Demaēit dhe i ēmojne si perla te filozofise politike permes te cilave Adem Demaēi lene gjurme te pakontestueshme ne luften e tij te ēlirimit kombetar. Mendimet e Demaēit jane aq te vlefshme e te ēmueshme sa ato do te qendrojne dhe rrezistojne edhe ne nje ardhmeri shume te larget.
E ēmon Evropa, ne Kosove margjinalizohet
Me marrjen e ēmimit « Sakharov », Parlamenti Evropian Adem Demaēin e radhit ne piedestalin me te larte te personaliteteve boterore, gjurmet e te cileve do te mbesin perjetesisht ne historine e njerezimit . Paradoksale. Kur inteligjencia evropiane e ēmon mendimin e Demaēit, ne Kosove Demaēi margjinalizohet. E pabesueshme dhe krejtesisht e tmerrshme. Njeriu qe ēmohej si simbol i rezistences kombetare, sot injorohet. Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e gjenerata se si duhet fituar lirine sot askujt nuk i sherben madje as atyre qe dikur u kishte sherbyer si model. E Adem Demaēit nuk i behet vone, se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe pse shkon.
Adem Demaēi, asnjehere nuk e ka mbivleresuar luften e tij per ta nenēmuar apo injoruar luften e atyre qe i a nisen para tij dhe pas tij. Ne deklaratat e tij flet me krenari per qendresen e poetit Fazli Grajēevcit, Kadri Kusarit apo te Rexhep Males. Jo, Adem Demaēi nuk harron ai i perkujton me lot e dhimbje te gjithe ata qe luftuan per liri para tij, me te e pas tij. Adem emaēi nuk krenohet me deklarata stereotipe se per tu mburrur se ēdo gje ka filluar me te e pa te nuk behet asgje. Jo, Adem Demaēi ka respekt edhe per njeriun e thjesht. Adem Demaēit i dhimbsen edhe ata qe ishin dhe jane ne rruge te gabuar, ata qe interesin personale i vejne mbi ato kombetare. Adem Demaēi nuk mburret per veprimtarine e tij, por ai ende lufton per vetedijsimin e shtreses politike qe te lirohen nga folklorizmi i tyre primitiv e te shnderrohen ne popull politik. Vetem ne keto momente Kosova do te behet Dardani, thote Demaēi ne nje interviste (2004).
Themelues i shkolles se romanit modern ne Kosove
Ne pamundesi per tiu rikthyer politikes, ne pamundesi per ti ndihmuar popullit te tij permes veprimtarise politike, Adem Demaēi do ti rikthehet fjales se bukur artistike, si ne vitet e 50-ta, qe shquhej per tregimet e tij dhe pa asnje dyshim Demaēi do te mbetet si themelues i shkolles se romanit modern ne Kosove.
Vetem ne krijimtarine artistike Adem Demaēi do te lundroje i qete e pa u penguar nga askush. Ne krijimtarine e tij artistike, do te futet thelle ne boten magjike te shkrimit qe lexuesit tone tia afroje pervojen e tij, vuajtjet dhe sakrificen jo vetem personale, por mbarekombetare. Kudo plaga e vuajtjeve kombetare Adem Demaēin do ta shoqeroje e ne prozen tij kjo do te verhet me se miri.
Rikthimi ne krijimtari, Adem Demaēit do ia sjelle lumturine e humbur dhe prehjen shpirterore qe me ne fund askush nuk ka mundesi ta pengon. Me rikthimi ne letersi Adem Demaēi jep prova se lufta per ēlrimin kombetar nuk duhet te ndalet dhe se ajo mund te zhvillohet ne shume drejtime.
Adem Demaēi me punen e tij jo vetem letrare, por edhe politike, eshte futur ne faqet e historise dhe emri i tij do te skalitet me shkronja te arta deri ne perjetesi.
------------------------------------------
Ne ju lusim prej perpara tė mos pėrdorni fjalė banale, tė mos inatoheni, tė mos shaheni, por tė tregohemi se jemi tė denjė qe t'i kuptojmė drejtė proceset demokratike nė ndertimin e institucioneve tona dhe shtetit ligjor pėr qytetarėt shqiptarė nė trojet etnike Shqiptare!
Ju mund tė regjistroheni tė postoni komentete e juaja duke klikuar KETU dhe ky regjistrim, pervec nė Forum, do ju mundėson t'i shfrytezoni edhe sherbimet tjera qė ofron AlbaNur pėr shqiptaret nė Internet!
Nese keni problem me Regjistrimin, ju mund t'i shihni video incizimet tona duke klikuar KETU!