Pse duhen bojkotuar zgjedhjet lokale? Kosova nuk ka nevojė pėr zgjedhje lokale por pėr zgjedhje parlamentare. Nėse krerėt e institucioneve tė Kosovės e kanė pasur me gjithė mend shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe Kushtetutės sė saj, ndonėse me pėrmbajtje tė mangėt, tė padrejtė e aq tė dėmshme, atėherė ata do tė shpallnin zgjedhje parlamentare. Kosova ka nevojė pėr pushtet tė ri qendror. Zgjedhjet lokale nė vend tė atyre parlamentare janė zėvendėsim pėr qytetarėt qė tė mos zėvendėsohet pushteti mbi ta. Problemet e shumta tė grumbulluara nė Kosovėn qė ka emėr tė ri nuk zgjidhen duke i kapur pėr bishti ato.
Zgjedhjet lokale po mbahen pėr ta legjitimuar decentralizimin. Nuk ėshtė e vėrtetė qė decentralizimi legjitimohet vetėm nėse serbėt dalin nė zgjedhjet e ardhshme lokale. Edhe nėse dalin vetėm shqiptarėt njėsoj legjitimohen komunat e reja me shumicė serbe. P.sh. kush kandidon a voton nė Lypjan, kėtė e bėn pėr njė komunė tė re tė Lypjanit qė ėshtė komuna e Lypjanit minus tetė fshatra qė ia merr Graēanica (pa marrė parasysh se a votojnė serbėt nė Graēanicė dhe fshatrat pėrreth); kush kandinon a voton nė Prishtinė, kėtė e bėn pėr njė Prishtinė tė re, pėr Prishtinėn pa graēanicėn; shqiptarėt qė kandidojnė a votojnė nė komunėn e Gjilanit, kėtė e bėjnė pėr njė Gjilan tjetėr prej atij qė e njohim, pėr njė Gjilan tė kafshuar nė jug nga Parteshi dhe nė veri nga trefishimi territorial i Artanės (ish Novobėrdės); etj. Decentralizimi nuk i krijon vetėm 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe por, pėr pasojė, i transformon edhe shtatė komuna tė tjera: Mitrovicėn, Prishtinėn, Lypjanin, Artanėn, Dardanėn, Gjilanin dhe Vitinė. Posaēėrisht qytetarėt shqiptarė tė kėtyre komunave nė zgjedhjet lokale tė radhės duke votuar bėhen legjitimues tė decentralizimit.
------------------------------------------ Ne ju lusim prej perpara tė mos pėrdorni fjalė banale, tė mos inatoheni, tė mos shaheni, por tė tregohemi se jemi tė denjė qe t'i kuptojmė drejtė proceset demokratike nė ndertimin e institucioneve tona dhe shtetit ligjor pėr qytetarėt shqiptarė nė trojet etnike Shqiptare!
Ju mund tė regjistroheni tė postoni komentete e juaja duke klikuar KETU dhe ky regjistrim, pervec nė Forum, do ju mundėson t'i shfrytezoni edhe sherbimet tjera qė ofron AlbaNur pėr shqiptaret nė Internet!
Nese keni problem me Regjistrimin, ju mund t'i shihni video incizimet tona duke klikuar KETU!