
Forumi Bamir Topit ne AlbaNur
Jetėshkrim i Presidentit tė Republikės Prof. Dr. Bamir Topi
Prof. Dr. Bamir Topi ka lindur nė Tiranė me 24 prill 1957 nė njė familje autoktone tiranase me tradita intelektuale e qytetare. Eshtė i martuar dhe ka dy vajza. Prindėrit e tij kanė treguar mjaft vėmendje nė edukimin e tre djemve tė tyre, vėmendje e reflektuar nė suksesin e tyre profesional dhe shoqėror. Familja e Prof. Dr. Topit ka dhėnė njė kontribut tė ndjeshėm nė zhvillimin e Tiranės qė prej fillimeve tė saj e deri nė ditėt e sotme. Pas pėrfundimit tė studimeve nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare me rezultate tė larta, Prof. Dr. Bamir Topi nis punėn nė Petrelė tė Tiranės ku spikat pėr pėrkushtimin dhe aftėsitė e tij nė fushėn e Toksikologjisė dhe Farmakologjisė. Pėr kėtė arsye emėrohet nė vitin 1984 bashkėpunėtor shkencor nė Institutin e Kėrkimeve Shkencore Veterinare, ku qėndron deri nė vitin 1995. Nė vitet 1987-1990 ai kryen studimet pasuniversitare nė Itali nė fushėn e Biologjisė molekulare, studime qė i pėrfundon me marrjen e gradės Doktor i Shkencave. Pas kthimit nga Italia ai emėrohet Drejtor i Institutit tė Sigurisė Ushqimore dhe tė Veterinarisė, pozicion qė e mban deri nė fund tė vitit 1995. Gjatė aktivitetit nė kėtė Institut si drejtues dhe kėrkues shkencor, Z. Topi i dha kėtij institucioni tė rėndėsishėm pėr vendin njė fizionomi perėndimore. Krahas punės si kėrkues shkencor, Prof. Dr. Bamir Topi ka kryer dhe njė aktivitet tė ngjeshur akademik, nė pėrgatitjen e programeve mėsimore tė Lėndės sė Toksikologjisė dhe Farmakologjisė pėr studentėt dhe pasuniversitarėt e Fakultetit tė Mjekėsisė Veterinare si dhe ka qenė edhe lektor i kėtyre lėndėve pėr njė periudhė gati dhjetė vjeēare. Pėr arsye tė kėtij aktiviteti si dhe botimeve tė shumta shkencore dhe pedagogjike Z. Bamir Topi fiton titullin Profesor nė vitin 1995. Krahas aktivitetit shkencor e pedagogjik, Z. Bamir Topi ka edhe njė aktivitet tė gjerė politik, i cili daton qė me fillimet e lėvizjes demokratike nė vitin 1990. Nė vitin 1996 zgjidhet pėr herė tė parė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė dhe emėrohet Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit deri nė vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon nė opozitė. Z. Topi ėshtė zgjedhur 3 herė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, 2 herė N/Kryetar i Partisė Demokratike dhe Kryetar i Grupit tė saj Parlamentar. Gjatė gjithė aktivitetit tė tij politik dhe publik, Z. Topi ka spikatur duke u vlerėsuar gjėrėsisht si njė politikan me profil tė moderuar, mjaft aktiv nė zgjidhjen e krizave politike mes pozitės e opozitės dhe protagonist i marrėveshjeve politike e i nismave tė ndryshme parlamentare. Z. Bamir Topi ka qenė vazhdimisht i pranishėm nė mass median shqiptare e atė tė huaj me qėndrimet e tij konstante dhe koherente me realitetet e ndryshme tė vendit. U zgjodh President i Shqipėrisė mė 20 Korrik 2007.
------------------------------------------
Ne ju lusim prej perpara tė mos pėrdorni fjalė banale, tė mos inatoheni, tė mos shaheni, por tė tregohemi se jemi tė denjė qe t'i kuptojmė drejtė proceset demokratike nė ndertimin e institucioneve tona dhe shtetit ligjor pėr qytetarėt shqiptarė nė trojet etnike Shqiptare!
Ju mund tė regjistroheni tė postoni komentete e juaja duke klikuar KETU dhe ky regjistrim, pervec nė Forum, do ju mundėson t'i shfrytezoni edhe sherbimet tjera qė ofron AlbaNur pėr shqiptaret nė Internet!
Nese keni problem me Regjistrimin, ju mund t'i shihni video incizimet tona duke klikuar KETU!