Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-17-2009, 03:37 PM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Forumi Behgjet Pacollit nė AlbaNur


Forumi Behgjet Pacollit ne AlbaNur


Nje biografi e shkurter e Behgjet Pacollit
Behxhet Pacolli u lind nė Marec, ėshtė i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollės fillore dhe tė mesme, Pacolli kaloi nė Prishtinė qė tė vazhdonte shkollimin e tij. Pas katėr viteve ai pėrfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisė. Nė vitin 1970 Pacolli shkoi nė Hamburg ku diplomoi nė Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.

Karriera nė biznes
Nė vitin 1974, Pacolli pėrfundoi shėrbimin ushtarak dhe u kthye nė Kosovė. Nė vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova pėr tė punuar si menaxher i shitjes pėr kompaninė austriake Peter Zimmer. Prej vitit 1977 deri nė vitin 1990 Pacolli ka punuar nė Interplastica Engineering si menaxher i lartė. Nė vitin 1982 Pacolli specializoi nė Marketing dhe Menaxhim nė Moessinger Institute, Cyrih. Nė vitin 1990, pas njė marrėveshjeje paqėsore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikėn qė ta krijonte Mabetex Project Management (mė vonė e njohur si Mabetex Group). Pacolli sot ėshtė kryetar dhe CEO i Mabetex Group, njė kompani qė si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndėrtimtarinė globale dhe e cila ka 19 pėrfaqėsi anembanė botės, duke pėrfshirė Amerikėn, Evropėn, Afrikėn dhe Azinė.

Mė 1992, gjatė realizimit tė projekteve ndėrtimore nė Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkėpunoi me kryetarin e komunės tė Yakutsk Pavel Borodin. Mė 1993, pasi Borodini u emėrua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua njė kontratė ndėrtimore pėr renovimin e Kremlinit tė Moskės. Gjatė viteve 1998-1999 prokurori i pėrgjithshėm i Rusisė Yury Skuratov filloi njė hetim kundėr anėtarėve tė familjes sė Presidentit Boris Jelcin pėr tė cilėt dyshohej pėr marrje tė mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtė pas mandatit tė tij. Nė vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin pėr shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatė viteve 2000-2001, pėrderisa hetohej rasti i shpėlarjes sė parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua nė SHBA, Pacolli u pėrfol pėr dhėnie tė mitos zyrtarėve tė lartė rusė dhe vetėm njėherė u thirr nė bisedė nė hetuesinė Zvicerane. Akuzat u tėrhoqėn nė mungesė tė dėshmive.

Inkuadrimi nė politikė
Kohėve tė fundit Pacolli u inkuadrua nė politikėn kosovare. Mė 17 Mars 2007 ai e themeloi partinė Aleanca Kosova e Re, e cila nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2007 u rradhit si partia e tretė mė e votuar. Ajo fitoi 13 vende nė Parlamentin e Kosovės.

Jeta personale
Nė vitin 1996 Pacolli u martua me kėngėtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesė zgjati deri nė vitin 2002. Pacolli ėshtė baba i njė djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nėnshtetėsi, zvicerane dhe kosovare.

------------------------------------------

Ne ju lusim prej perpara tė mos pėrdorni fjalė banale, tė mos inatoheni, tė mos shaheni, por tė tregohemi se jemi tė denjė qe t'i kuptojmė drejtė proceset demokratike nė ndertimin e institucioneve tona dhe shtetit ligjor pėr qytetarėt shqiptarė nė trojet etnike Shqiptare!


Ju mund tė regjistroheni tė postoni komentete e juaja duke klikuar KETU dhe ky regjistrim, pervec nė Forum, do ju mundėson t'i shfrytezoni edhe sherbimet tjera qė ofron AlbaNur pėr shqiptaret nė Internet!

Nese keni problem me Regjistrimin, ju mund t'i shihni video incizimet tona duke klikuar KETU!

__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur