
07-18-2009, 07:25 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Shezai Rrokaj, rektori i UT
3 Pyetje 3 Pergjigje
1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?
.............................
Shezai Rrokaj, rektori i UT
1-2. Kėrkoj ndjesė qė nuk jam ekspert i mirėfillte pėr kėtė ēėshtje, por debati pėr tė vėrtetuar se jemi pjesė (pjellė) e krishtėrimit, e islamizmit apo e tė dyjave bashkė, mė duket shterpė, sikur ne priremi pėr tė vėrtetuar qenėsinė tonė thjesht nėpėrmjet kėtyre dy postulateve tė mėsipėrme. Mendoj se shqiptarėt janė shumė mė tepėr se kaq. Nuk mė duket e drejtė ideja qė diskutimi i identitetit tė shqiptarėve tė skajohet thjesht nė kėto dy postulate. Ėshtė i vėrtetė fakti se shqiptarėt dhe popujt e Ballkanit janė produkte tė historisė sė tyre dhe, gjatė kėsaj historie, ata janė ndeshur me tė dyja kulturat, tė cilat kanė pasur ndikimin e tyre, por mė shumė se sa kultura qė janė pjellė e dogmės se krishterė apo islame, kanė qenė kulturė e popujve, me tė cilat, historikisht, ne jemi ballafaquar. D.m.th., teza tė tilla qė ne i pėrkasim Evropės (a thua se ėshtė turp pėr njė vend tjetėr, pėr njė popull tjetėr qė i pėrket Azisė, Amerikės, etj.), qė ne jemi produkt i krishtėrimit apo islamizmit, ngjajnė shpeshherė si pėrpjekje e dikujt pa identitet nė kėrkim tė njė identiteti, pėr t'u lidhur diku. Pse duhet t'i mėshojmė idesė sė pėrkatėsisė sė njė blloku? Ne jemi ata qė jemi. Pėrsosje e vetė qenies sonė shqiptare, natyrisht e realizuar edhe nėpėrmjet kulturave nė kontakt. Nė kėtė kontekst mendoj se koncepti kulturė e njė populli shkon pėrtej konceptit tė kulturės fetare, "Deus es natura", qė do tė thotė se zoti i shqiptarėve ėshtė shqiptarėsia.
Pra, ėshtė njė polemikė qė, pėrveēse njė "kacafytjeje" emrash tė mėdhenj, nuk e di se cila do tė jetė dobia publike e saj, pastaj tė mos harrojmė qė "gjenive u kanė hije prirjet ekstravagante".
3. Kjo polemikė nuk e dėmton imazhin e Kadaresė. Ai tanimė ka njė imazh tė rrėnjosur nė djepin kulturor shqiptar, ėshtė njė penė qė guxon tė trajtojė probleme tė rėndėsishme, tė mbajė njė pozicion tė qartė dhe kėtu qėndron njė tjetėr madhėshti e tij, guximi pėr tė bėrė publike dhe pėr tė mbajtur qėndrime pėr ēėshtje tė mėdha kombėtare. Fakti qė ėshtė apo s'ėshtė dakord Rexhep Qosja, ka rėndėsinė e vet, por jo mė shumė se kaq. Pema qė ka kokrra, goditet.
|