
07-18-2009, 07:31 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Bashkim Gjergji, shef i departamentit te gazetarise
3 Pyetje 3 Pergjigje
1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?
.............................
Bashkim Gjergji
Shef i departamentit te gazetarise
1. Mendoj se ka qenė e panevojshme tė ngrihet njė "furtunė" polemike e kėtij lloji, ndonėse tema nuk mund tė konsiderohet aspak tabu dhe e paprekshme nė rrethe tė caktuara, apo edhe nė shtyp. Mendoj se zhvillimet e fundit nė Shqipėri e Kosovė ngrenė ēėshtje tė pėrditshme qė duhen zgjidhur, si dhe ēėshtjen e qartėsimit e tė ndėrgjegjėsimit pėr "detyrat" dhe hapat nė kuadėr tė njė plani mė tė gjerė strategjik. Pra, pėr politika dhe angazhime qė "shohin" mė larg, pėr politika e angazhime qė rrisin statusin e shqiptarėve nė kuadrin e pėrgjithshėm evropian. Polemika aktuale, sidomos me nėntekstet dhe frymėn denigruese qė pėrmban (sido qė tė shprehura nė mėnyrė shumė tė rafinuar), ngarkon psikologjikisht shoqėrinė, jep shkas pėr provokime dhe tensionon njė situate tė caktuar nė aspektin fetar, qė ndonėse nuk ėshtė pa probleme, nuk mund tė konsiderohet si diēka e natyrshme nė ambientin shqiptar. Nėse harmonia fetare, bashkėjetesa e tė tre komuniteteve kryesore fetare nė vend, ėshtė konsideruar njė thesar kombėtar (qė nuk nxjerr si tė panevojshme diskutimin mbi incidente tė veēuara), kjo sigurisht qė vlen tė konsiderohet si njė pasuri edhe e Evropės, ku duam medoemos tė pėrfshihemi.
2. Nuk besoj se Kadare ėshtė shprehur pėr njė lidhje me krishtėrimin si "conditio sine quan non" pėr tė hyrė nė Evropė. Por ndėrkaq, a duhet lėnė nė hije qė origjina dhe koha e kaluar nėn krishtėrim pėr shqiptarėt zgjat shumė mė tepėr se 500 vjet? Mendoj se shkrimtari ynė me emėr ėshtė tepėr i qartė kur flet pėr perspektivėn evropiane tė Shqipėrisė dhe tė krejt shqiptarėve. Dhe kėtė nuk e vė kush nė diskutim. BBC ka disa kohė qė organizon emisione televizive me pjesėmarrjen e studentėve nga universitete shqiptare dhe njė temė qendrore ka qenė pikėrisht ēėshtja e pranimit tė Shqipėrisė nė BE dhe konceptimi i sė ardhmes sė vendit. Bindja e tyre se vendi ynė ėshtė nė kontinentin plak dhe se perspektiva e vetme ėshtė nė tė gjitha strukturat evropiane, ka qenė elementi stabėl i evidentuar qartė gjatė gjithė pyetjeve dhe komenteve tė bėra prej pjesėmarrėsve. Por nga ana tjetėr, nuk mendoj se elementet e kulturės, mentalitetit apo praktikave lindore janė zhdukur nga realiteti ynė. Kjo pėr shkak tė afėrsisė gjeografike, tė kaluarės historike dhe sidomos periudhės tė gjatė komuniste.
3. Ta shtrosh ēėshtjen kėshtu, do tė thotė tė paragjykosh, tė pohosh se Kadare gabon dhe Qose triumfon me argumentet e veta. Nė fakt, mendoj se gjithkush ka tė drejtė tė shprehet dhe tė sjellė interpretimin e vet, qė nuk mund tė paragjykohen aspak. Nė kėtė kuptim, nuk mendoj se polemika e dėmton Kadarenė. Ajo qė mbetet nga vepra e njė shkrimtari ėshtė pikėrisht letėrsia e tij, arti i tij. Dhe Kadareja ka vendin e vet tashmė tė afirmuar qartė nė panteonin e krijuesve shqiptarė. Unė respektoj tėrėsisht argumentet e Qoses, tė cilat bazohen nė realitete tė caktuara. Por po ashtu respektoj ēdo detaj tė argumentimeve apo sprovave tė Kadaresė, ndoshta edhe me njė theks mė pragmatist, qė nė fund tė fundit, janė nė funksion tė njė tė vėrtete tė madhe: shqiptarėt jetojnė natyrshėm nė vendin e tyre nė Evropė dhe e ardhmja e tyre ėshtė e lidhur pazgjidhmėrisht me tė.
|