
07-18-2009, 07:32 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Alfons Gurashi, gazetar, analist
3 Pyetje 3 Pergjigje
1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?
.............................
Alfons Gurashi
Gazetar, analist
1. Kam mendimin tim se kjo polemikė ka ngjallur njė interes tė jashtėzakonshėm nė opinionin mbarėshqiptar, pasi ajo nuk ka tė bėjė thjesht me njė pėrplasje mendimesh mes dy figurave tė shquara bashkėkohore tė kombit tonė apo "gėrrmėrreve" mes njėri-tjetrit. Unė e shoh kėtė polemikė nė njė dimension mė tė gjerė dhe tė ngritur nė njė moment tė duhur dhe shumė tė rėndėsishėm. Kam pėrshtypjen se kjo polemikė apo kundėrshti mes profesorit tė nderuar Rexhep Qosja dhe shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare, i jep mė shumė nur faqeve tė shtypit tonė tė pėrditshėm se ēdo polemikė tjetėr qė shpeshherė ėshtė bajate, fyese apo edhe denigruese dhe qė merret me probleme tė pėrditshme qofshin kėto politike apo ekonomike, por gjithmonė kalimtare. Nuk besoj se ka problem mė madhor se identiteti kombėtar pėr njė popull, qė pėr fatin tonė tė keq ende nuk po e pėrcaktojmė apo pėrkufizojmė dot edhe pse dikush pėr kėtė po jep definicione tė sakta dhe vėshtirė tė kundėrshtueshme.
2. Emrin tim, Alfons, mua ma ka vėnė Padėr Benardin Palaj, mik i ngushtė i babait tim dhe i familjes sime. Por jam i sigurt se edhe po tė quhesha Islam, Mehmet, Sadik apo Petrit, nuk do tė pajtohesha me mendimin e prof. Qosjes se "Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike". Them se profesori i nderuar, ndoshta ngaqė quhet Rexhep (nuk besoj se mund tė jetė vetėm kjo), i kundėrvihet edhe kokėfortėsisė sė gjeografisė sė Ismail Kadaresė pėr evropianitetin shqiptar, duke na kujtuar se "janė tė shumtė shembujt qė e dėshmojnė shfronėsimin e gjeografisė nė mbretėrinė e identitetit". Pse duhet t'i komplikojmė gjėrat e ta quajmė identitetin mbretėri? Identiteti ėshtė nocion, ndėrsa nė rastin e identitetit tė njė kombi, pa mėdyshje ai ėshtė i lidhur nė radhė tė parė me vendin, me pozicionin apo thėnė si Kadareja, me gjeografinė. Duam apo s'duam, ne jemi shqiptarė qė jetojmė nė njė vend qė quhet Shqipėri dhe pėr fatin tonė tė mirė apo pėr fatin e keq tė dikujt, Shqipėria ėshtė nė Evropė.
3. Pėrkundrazi, jo vetėm qė nuk e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare, por i ngre atij edhe mė shumė vlerat si njė mbrojtės i flaktė i identitetit kombėtar (evropian) shqiptar dhe si njė pėrkufizues i saktė i kėtij nocioni; vlera kėto qė veēanėrisht kėto kohėt e fundit atij nuk i kanė munguar.
|