1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare? ............................. Virgjil Muēi
Publicist
1. Pikėsėpari, kam pėrshtypjen se hasim nė njė lajthitje e kryejmė njė lapsus kur shprehemi "dy gjigantėt e letrave shqipe", duke qenė se kemi tė bėjmė me dy dimensione tė ndryshme tė dukurisė qė paraqesin, veē e veē, shkrimtarėt e sipėrpėrmendur. Pra, kemi njė shkrimtar tė pėrmasave ndėrkombėtare, siē ėshtė rasti i Kadaresė dhe, njė shkrimtar, tė themi normal, i pėrmasave lokale, siē ėshtė rasti i Qoses. Pas kėtij pėrsaktėsimi jo thjesht letrar, mund tė hyjmė nė zemėr tė ēėshtjes pėr tė cilėn jemi ftuar tė diskutojmė. Ma do mendja qė rrėnjėt e polemikės zėnė fill para botimit nga ana e Kadaresė tė "Identitetit evropian...", thėnė mė shkoqur me librushkėn "Ideologjia e shpėrbėrjes" tė Qoses, i cili, pasi ka flakur krejt papritur petkun e rilindėsit, na shfaqet me qyrkun e nacionalistit fondamentalist dhe vjen e na zbulon identitetin e dyfishtė tė shqiptarėve, pra, hėm Lindor, hem Perėndimor. Unė pėr vete dhe, ma do zemra se edhe shumė tė tjerė si unė, shprehim njė identitet evropian, madje pa kurrfarė mėdyshjeje, dhe kėtu nuk ka vend, ndaj dhe nuk e shoh tė udhės tė hyj nė diskutime shterpe rreth pėrkatėsive fetare. Me sa mė kujtohet, nė ato ditė tė nxehta dhjetori tė viteve '90, slogani i tė gjithė atyre qė u ngritėn kundėr autokracisė sė fundit nė kontinent, ishte "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa" dhe jo si Azia, apo ku ta di se ēfarė tjetėr, paēka se ndokush nga mesi i viteve nėntėdhjetė rrugės pėr nė Bruksel u qorrolleps dhe shkoi e ndaloi njė copė herė nė Xhedah.
2. Vlerėsoj konsekuencėn dhe orientimin e saktė tė Kadaresė rreth kėsaj ēėshtjeje, e cila, pėrkundėr spekulimeve tė Qosjes, sidomos te "Realiteti i shpėrfillur" e ka zanafillėn qysh nė kohė tė hershme e tė errėta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, dhe jo nė ndonjė modė tė ēastit apo pėr hir shėrbimesh kundrejt personash tė tretė, siē mund tė jetė rasti i ndokujt qė ndez e ushqen nė mėnyrė artificiale debate rreth identiteteve, sot e gjithė ditėn. Shqiptarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia aktuale religjioze, kanė njė dhe vetėm njė identitet historik, politik, kulturor dhe qytetar, atė evropian. Kush mendon ndryshe dhe vrerin e vet rreket ta shpėrndajė sa majtas-djathtas, sa andej-kėndej kufirit, pastė veten mė qafė.
3. Jo, nuk mendoj se kjo polemikė, ashtu si edhe shumė polemika tė tjera, mund tė cėnojnė e plasaritin imazhin e Kadaresė. Pėshtyma e hedhur lart, vjen e i bie nė surrat atij qė e hedh. Jetojmė nė kohė ngjarjesh tė mėdha nė botė dhe debatet mes intelektualėve janė diēka e natyrshme. Por nė rastin konkret ka diēka anakronike, ngaqė tė rrish e tė diskutosh ditėn me diell rreth "seksit tė engjėjve", siē do ta konsideroja unė, veēse na shpalos e na bėn tė ngjajmė anakronikė nė sytė e botės. Them se do tė kish qenė mė e udhės tė pėrvishnim mėngėt e tė shtronim udhė qė na afrojnė me Evropėn, si institucion, ngaqė si konstitucion shpirtėror jemi prej kohėsh pjesė e saj, sesa tė rrahim ujė nė havan. Ata qė kanė mėdyshje tė kėsisojshme le tė marrin udhėt e tė kryejnė ndonjė pelegrinazh pėr t'i zgjidhur brengat e veta.