3 Pyetje 3 Pergjigje
1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?
.............................
Robert Rakipllari
Kryeredaktor i gazetės "Shekulli"
1. Fillimisht do tė bėja disa saktėsime pėr pyetjen tuaj, e cila mė duket se nuk ėshtė ngritur drejt. E para, nuk kemi tė bėjmė me dy "gjigantė" siē thoni ju, por me njė tė tillė nėse do tė bėnim tė tilla vlerėsime, dhe ky ėshtė Ismail Kadare, njė prej shkrimtarėve tė gjallė mė tė mėdhenj nė botė. Qosja, nga ana e tij njihet si studiues, por qė fama nuk i ka kaluar kufijtė etnikė tė Shqipėrisė. Di qė ėshtė angazhuar edhe me njė forcė politike nė Kosovė, por partia qė ai ka udhėhequr ka marrė mė pak se 1 pėr qind tė votave. I dyti saktėsim qė do tė doja tė bėja, ėshtė ajo qė ju thoni se Kadare e ka cilėsuar si tė krishterė identitetin e shqiptarėve nė sprovėn e tij tė botuar nė gazetėn "Shekulli" qė unė kam fatin tė drejtoj. Ashtu si edhe nė pėrgjigjen qė Kadare i ka kthyer Qoses nė numrin e djeshėm tė "Shekullit", ai nuk ka thėnė se identiteti i shqiptarėve ėshtė i krishterė dhe vetėm kėshtu, por ka thėnė se edhe njė mysliman apo ortodoks shqiptar ėshtė po aq evropian sa edhe njė katolik. Dhe fakti qė ka dhe katolikė shqiptarė, kjo do tė thotė qė rrėnjėt e evropianizmit nė Shqipėri janė tė thella. Lidhur me polemikėn. Nuk jam specialist i fushės pėr tė cilėn ėshtė debatuar, por shoh njė sulm dhe njė mllef tė pastėr nga z.Qosja nė adresė tė Ismail Kadaresė, i cili ėshtė padyshim personazhi mė i rėndėsishėm kulturor qė shqiptarėt kanė prodhuar ndonjėherė nė historinė e tyre. Nė polemikėn e Qosjes, pėrveē mllefit tė grumbulluar prej kohėsh ka edhe tendenca tė rrezikshme pėr ta linēuar Kadarenė si antimysliman, madje bėhen aludime se sprova e tij ėshtė botuar nė tė njėjtėn kohė me botimin e karikaturave tė profetit Muhamed nė disa vende tė Evropės. Kjo ėshtė sė paku e pamoralshme pėr tė mos thėnė mė shumė.
2. Nuk jam specialist i kėsaj fushe dhe me modesti do tė thosha se kjo ėshtė njė temė qė nuk mė takon mua ta gjykoj. Duke vlerėsuar polemikėn, mund tė dalloj logjikėn, argumentin dhe stilin e mrekullueshėm tė tė shkruarit tek Kadare, nė sprovėn e tij "Identiteti evropian i shqiptarėve" dhe nga ana tjetėr dalloj mllefin dhe konfuzionin tek shkrimi i gjatė dhe i mėrzitshėm i Qoses.
3. Pėrkundrazi, Kadare ka kohė qė sulmohet nga gjithfarė njerėzish, kryesisht shqiptarė, pasi nė botė ėshtė i adhuruar dhe i vlerėsuar. Evropianizmi tek Kadareja ka qenė njė tipar i dalluar qartė edhe nė veprėn qė ai ka botuar gjatė kohės sė regjimit komunist, kėshtu qė kjo ėshtė njė linjė e qartė pėr tė. Ndėrsa gjatė kėtyre 15 viteve tė fundit, mjaft shkrimtarė tė dėshtuar, studiues apo analistė janė marrė me Kadarenė me shpresėn se duke e sulmuar do tė bėhen tė famshėm, por nuk ia kanė arritur dot. Diēka e ngjashme mė duket edhe polemika e Qoses, autoriteti i tė cilit, tė paktėn nė Kosovė, pothuajse nuk njihet.