Fatos Tarifa, PHD, ish-ambasador i Shqiperise ne SHBA
3 Pyetje 3 Pergjigje
1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?
............................. Fatos Tarifa, PHD Ish-ambasador i Shqiperise ne SHBA
1. Kėrkesėn e gazetės suaj pėr tė shprehur njė opinion mbi polemikėn e kohėve tė fundit, midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses, e prita me shumė rezervė pėr shkak tė pėrmasave qė kanė kėta dy personalitete tė kulturės shqiptare. Hezitova pėr njė ēast t'i pėrgjigjem asaj nė mėnyrė afirmative, por duke i lexuar si esse-nė e Kadaresė "Identiteti kombėtar i shqiptarėve", ashtu edhe reagimin e Qoses pėr tė, vlerėsova se mund tė shpreh disa mendime duke mos marrė pėrsipėr tė thellohem nė analizėn e subjektit nė fjalė, gjė qė do tė kėrkonte mė shumė se 24 orė kohė dhe, domosdo, njė hulumtim serioz.
Qė akademiku i shquar Rexhep Qosja do t'i pėrgjigjej kėsaj esse-je publicistike tė shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare, kjo mund tė pritej, por qė pėrgjigjja e tij do ishte ajo qė lexova, kjo, pėr mua vetė, ishte e disi e papritur, madje befasuese. Ishte e tillė, sepse Rexhep Qosen e vlerėsoj si studiues dhe e kam pėlqyer si publicist, por kėtė herė pėrgjigjja e tij ndaj shkrimtarit Ismail Kadare vuante nė shumė pikėpamje.
Nė esse-nė e tij "Identiteti evropian i shqiptarėve", Kadare merret me trajtimin e njė ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme pėr popullin tonė dhe pėr kohėn tonė. Qosja, nė pėrgjigjen e tij, merret mė shumė me Kadarenė dhe mė pak me ēėshtjen. Edhe kur Qosja merret me trajtimin e ēėshtjes, kėtė e bėn duke polemizuar mė sė shumti me argumente tė imagjinuar tė Kadaresė dhe jo me argumentet realė qė Kadareja shtjellon nė esse-nė e tij.
Qosja e kritikon Kadarenė pse ky i referohet gjeografisė dhe historisė si argumente kokėfortė nė favor tė identitetit evropian tė shqiptarėve, por ėshtė Qosja ai, i cili, pa qenė nevoja, u jep lexuesve njė leksion mbi zbulimet e mėdha gjeografike tė Kolombit, tė Magelanit dhe tė Vespuēit.
Kadare i referohet Qoses vetėm nė funksion tė idesė qė trajton; Qosja, edhe kur ai trajton idenė, kėtė e bėn nė funksion tė demonizimit tė Kadaresė. Nė raste tė tjera, Kadare u referohet pikėpamjeve tė Qoses dhe jo stilit tė tij tė tė shkruarit; Qosja vetė, nė mėse njė rast, e kritikon shkrimtarin e madh edhe pėr pėrdorimin e shenjave tė pikėsimit, rregullat e gramatikės dhe gabime gjuhėsore-stilistike(!). Tė paktėn nė kėtė ēėshtje, Qosja duhej tė ishte treguar mė modest.
Kadare i referohet historisė nė funksion tė sė ardhmes, duke theksuar karakterin emancipues tė saj. Qosja vetė merret me historinė e krijimtarisė dhe biografinė letrare e politike tė Kadaresė, gjė qė nuk i shkon njė akademiku si ai. Kadare nuk ka nevojė t'i bėjė tė njohura lexuesit kontributet e tij tė shquara letrare; Qosja, gjithashtu, nuk kishte nevojė t'i prezantohej lexuesit shqiptar me CV-nė e tij. Vlerat e padiskutueshme tė tij tė gjithė i njohim.
2. Pozicioni i Ismail Kadaresė mė duket i saktė dhe i qartė. Ai nuk ėshtė kaq semplist siē shtrohet nė pyetjen tuaj apo siē pretendon Rexhep Qosja, i cili padrejtėsisht e akuzon Kadarenė se gjoja i zhvesh nga identiteti i tyre evropian pothuajse tė gjithė shqiptarėt myslimanė. Akuza e Rexhep Qoses ėshtė kjo: nė pėrcaktimin e identitetit kombėtar (nė fakt, Kadare merret me indentitetin evropian, pra kontinental dhe jo me identitetin rajonal apo kombėtar tė shqiptarėve), Ismail Kadare ka frymėzim anti-mysliman apo problematizon fenė myslimane.
Kjo ėshtė njė akuzė shumė e rėndė e akademikut Qosja ndaj shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare. Atė nuk e justifikon asgjė nė esse-nė e Kadaresė. Kadareja nuk thotė askund se problemi i shqiptarėve ėshtė feja myslimane e njė pjese tė popullsisė. Asnjė fe nuk pėrbėn problem nė vetvete nėse nuk bėhet fjalė pėr fondamentalizėm religjioz, i ēdo lloji qoftė ai, fondamentalizėm i krishterė, islamik, budist, scientologjist, mormon, evangjelist apo tjetėr. Ajo qė ėshtė e veēantė nė fenė myslimane siē e adoptuan dhe e praktikojnė atė shqiptarėt, ėshtė se kjo fe (ndėr tė tjera fetė e mėdha qė ekzistojnė nė Shqipėri), ėshtė feja mė e re nė kohė, ekzistenca e sė cilės daton jo mė larg se 600, 500, apo 400 vjet mė parė, pra mė shumė se njė milenium pas themelimit tė saj. Edhe pse si katolicizmi, ashtu edhe ortodoksia, janė fe tė imponuara mbi njė popull pagan nė origjinėn e tij, siē kanė qenė shqiptarėt, imponimi i fesė myslimane pėr shkak tė pushtimit tė gjatė otoman, ėshtė njė fakt mė i freskėt nė memorjen kolektive tė shqiptarėve se sa konvertimi i pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve nė fenė ortodokse pas krijimit tė Bizantit, apo nė fenė kristiane kėtu e dy mijė vjet mė parė. Ndoshta, ky fakt, bėn qė feja myslimane tė jetė disi "problematike" (pa e problematizuar atė), nga qė duke qenė e importuar dhe e imponuar mbi njė popull, i cili historikisht ėshtė njohur pėr pragmatizmin e tij fetar, ajo nuk ka ato rrėnjė tė thella nė popull qė ka, fjala vjen, katolicizmi. Kėtė ka shpjeguar, ndėr tė tjera Ismail Kadare nė esse-nė e tij mbi identitetin evropian tė shqiptarėve.
Asnjė fe dhe asnjė botėkuptim apo organizatė fetare apo politike nuk janė "tė kėqija nė vetvete" pėrsa kohė qė ato nuk synojnė tru-shpėlarjen e njerėzve, indoktrinimin dhe konvertimin e tyre, siē bėnė nė kohėn e tyre bolshevizmi, nazizmi dhe sot fondamentalizmi ekstrem islamik apo i ēdo ngjyrimi fetar qė mund tė jetė.
Nga pikėpamja thjesht akademike, pėrgjigjes sė Rexhep Qoses mund t'i vihen nė dukje disa pasaktėsi.
Unė mendoj se identifikimi i fesė myslimane tė popullit tonė me qytetėrimin mysliman nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i drejtė, pasi (a) feja, edhe kur ajo pėrcakton fizionominė e njė qytetėrimi tė dhėnė, ėshtė vetėm njė element i tij dhe, (b) myslimanizmi shqiptar historikisht ka qenė dhe ėshtė shumė i moderuar nė krahasim me atė qė gjejmė nė vendet islamike tė Lindjes sė Mesme, tė Afrikės sė Veriut apo tė Azisė Qendrore. Njė autor anglez e ka cilėsuar fenė myslimane nė Shqipėri si "Scotch Islam" (Islam wiski), pikėrisht pėr ta dalluar natyrėn e moderuar dhe liberale tė tij nga islamizmi radikal arab.
Po kėshtu, Qosja nė mėnyrė tė pasaktė konfondon identitetin kombėtar tė popujve evropianė me sovranitetin shtetėror tė vendeve evropiane. Duke u bėrė anėtarė tė Bashkimit Evropian, ajo nga ēfarė vendet e veēanta anėtare tė BE-sė vullnetarisht pranojnė tė heqin dorė ėshtė njė pjesė e sovranitetit tė tyre shtetėror, jo identiteti kombėtar, i cili pėr subjekt ka demos-in, jo polis-in. Italianėt mbeten italianė edhe pse shumė prerogativa shtetėrore dhe elementė tė sovranitetit tė shtetit italian i janė transferuar Kėshillit tė Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Gjykatės Evropiane, Bankės Qendrore Evropiane dhe Parlamentit Evropian. Po kėshtu gjermanėt, hollandezėt, etj.
Nuk mė duket i drejtė, gjithashtu, krahasimi qė bėn Qosja midis Shqipėrisė dhe Greqisė, tė cilave, pėr shkak tė vendndodhjes sė tyre gjeografike, ai u atribuon rolin e njė ure midis Lindjes dhe Perėndimit, midis qytetėrimit tė krishterė dhe atij mysliman. Krahasimi ėshtė i pasaktė, veē tė tjerash, edhe pėr kėto tri arsye: sė pari, nė pikėpamje tė tolerancės fetare, Greqia dhe Shqipėria qėndrojnė nė dy skajet ekstreme tė kontiniumit: Shqipėria njė vend shumė tolerant, ndėrsa Greqia njė vend aspak tolerant, i cili me Kushtetutė nuk e njeh ekzistencėn e komuniteteve fetare nė atė vend (ēdo ortodoks ėshtė grek; ēdo mysliman ėshtė turk). Sė dyti, njė vend intolerant dhe obsesiv nė pikėpamje tė fesė, si Greqia, nuk mund tė shėrbejė si urė midis qytetėrimit tė krishterė dhe atij mysliman. Njė citim qė sjell ai nga Nikos Kazanzaqis nuk e ndryshon kėtė realitet. Sė treti, metafora e urės sė komunikimit midis Oksidentit dhe Orientit presupozon njė urė, pėrmes sė cilės udhėtohet dhe shkėmbehen kultura dhe vlera nė tė dy anėt e saj, madje edhe ndeshen ato. Por Shqipėria ėshtė e vogėl pėr tė shėrbyer si njė urė e tillė dhe nuk mund ta bėjmė mė tė madhe se ē'ėshtė. Ajo s'mund tė shėrbejė dot, fjala vjen, si urė komunikimi midis Brukselit dhe Teheranit.
Nuk mė duket e drejtė, gjithashtu, tė vazhdojmė tė pėrsėrisim klishenė e vjetėr se dy tė tretat e popullsisė sė Shqipėrisė janė myslimanė. Sondazhe tė besueshėm sociologjikė provojnė se, pėr shumė arsye, ky nuk ėshtė mė realiteti i gjėrave sot. I pari sondazh qė dha njė rezultat krejt tjetėr nga dija konvencionale mbi kėtė ēėshtje u krye nė Shqipėri, nė vjeshtė tė vitit 1991 nga Sektori Shkencor i Sociologjisė (nė atė kohė pjesė e Universitetit tė Tiranės) nė bashkėpunim dhe nėn drejtimin e USIA-s (United States Information Agency) me qendėr nė Uashington. Me njė kufi gabimi 3%, ky sondazh dha kėtė rezultat mbi pėrkatėsinė fetare tė shqiptarėve (mė 1991): 26% u identifikuan si myslimanė; 14.7% u identifikuan si tė krishterė ortodoksė; 6.9% u identifikuan si tė krishterė katolikė, 52.4% pohuan se janė jo besimtarė.
Pėrkatėsia fetare dhe origjina fetare e ēdo individi nuk janė e njėjta gjė. Besimi nė fe nuk ėshtė njė "ide karteziane" me tė cilėn njeriu lind. Origjina fetare nuk ka tė bėjė, pra, me ne si individė, ajo ka tė bėjė me tė parėt tanė (mė imediatisht me prindėrit tanė); ndėrsa pėrkatėsia fetare ka tė bėjė me individin qė pėrfaqėson secili nga ne. Duke qenė botėkuptim, feja krijohet dhe subjektivizohet tek ēdo individ i veēantė nė procesin e socializimit tė tij si njė element i individualitetit tė tij shoqėror. Sidoqoftė, njeriu ėshtė fetar (pavarėsisht denominacionit konkret), jo sepse prindėrit e tij kanė qenė fetarė, por vetėm nėse ai vetė indetifikohet si i tillė, pra nėse zgjedh individualisht tė jetė i tillė.
Pėrballė vlerėsimeve dhe kritikave tė Kadaresė pėr tė, Qosja ka bėrė njė mbrojtje qė s'ėshtė fort dinjitoze pėr njė intelektual tė rangut tė tij, pasi mbrojtja e tij bazohet shumė herė mbi argumente ose tė ezauruar, ose tė papėrshtatshėm pėr subjektin nė fjalė, ose tė pasaktė. Fjala vjen, tė krahasosh Nėnė Terezėn me Ferid Muratin, siē bėn Qosja, dhe nė funksion tė atij argumenti qė pėrpiqet tė provojė ai, nuk ėshtė me vend. Ferid Murati ėshtė padyshim njė ndėr shkencėtarėt mė tė shquar nė kohėn e sotme, prandaj edhe ndau, bashkėrisht me dy kolegė tė tjerė amerikanė, ēmimin "Nobel" qė u dha pėr kontribut nė zhvillimin e mjekėsisė nė vitin 1998. Por kontributi nė fushėn e mjekėsisė dhe kontributi nė forcimin e paqes nuk janė e njėjta gjė. Dhe nėse portreti i Ferid Muratit nuk mbahet nė institucionet publike shqiptare, ėshtė gabim tė pretendosh, siē bėn Qosja, se kjo ka pėr arsye faktin qė ky shkencėtar i shquar ėshtė mysliman.
Sa pėr Nėnė Terezėn, emri dhe vepra e saj do tė ishin njėlloj tė respektuar edhe sikur asaj tė mos i ishte dhėnė ēmimi "Nobel" mė 1979. Njėlloj siē do tė vazhdojė tė respektohet dhe vlerėsohet vepra letrare e Kadaresė edhe sikur atij tė mos i jepet ky ēmim. Fatkeqėsia ėshtė, siē shprehet gazetari i njohur shqiptaro-amerikan dhe miku im Peter Lucas nė esse-nė e tij "Kadare dhe Ura e Qabesė" botuar nė kėtė gazetė disa kohė mė parė, se mund tė ndodhė qė "kur Kadare tė fitojė ēmimin "Nobel", atij do t'i bėhen ndere dhe respekte mė tė mėdha jashtė vendit tė tij se sa brenda tij". E tillė ėshtė xhelozia dhe smira tek disa shqiptarė, tė cilėn, pėrtej imagjinatės sime, e shoh edhe nė kėtė polemikė tė fundit.
Por le t'i kthehem pyetjes suaj. Ndryshe nga Kadareja, i cili, siē mund tė pritej, edhe kėtė esse e shkruan me njė gjuhė dhe njė stil qė janė nė harmoni me natyrėn e zhanrit tė esse-sė dhe nė funksion tė subjektit tė saj, Qosja na ka dhėnė kėtė herė njė prozė jo fort tėrheqėse dhe, pėr mė keq, njė leksion jo fort interesant dhe tė emancipuar nga pikėpamja e etikės komunikative, po tė pėrdorim gjuhėn e filozofit gjerman Jürgen Habermas. Mjafton tė shohėsh sa shpesh, me sa irritim dhe mllef, dhe me njė ton aspak akademik, ai pėrpiqet ta fyejė shkrimtarin e madh, tė cilin e akuzon (pa asnjė argument me tė cilin ia vlen tė merresh) pėr "myslimanofobi", pėr "racizėm", pėr njė mendim "moralisht tė mjeruar", pėr "rrėshqitje politike dhe intelektuale", pėr "rrugė tė gabuar", pėr "koniukturizėm politik" dhe, (mos u ēudisni, siē ndodhi me mua kur i lexova kėto fjalė tė Qoses), pėr "shkelje tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut"(!!). Qosja ka kaluar ēdo kufi dhe kjo nuk i bėn nder portretit tė tij tė respektuar. Madje, i paqetė nė ndėrgjegjen e tij, ai i kujton shkrimtarit tonė tė madh Kadare se emri i tij ėshtė Ismail, nė njė kohė qė Ismail Kadare nuk ulet nė atė nivel sa t'i kujtojė Qoses se emri i tij ėshtė Rexhep.
3. Absolutisht. JO. Si nga pikėpamja kognitive (e vlerave njohėse) ashtu edhe nė aspektin normativ (vlerėsues) shkrimi i sipėrpėrmendur i Kadaresė ėshtė njė esse brilante. Ai shpjegon esencėn evropiane tė identitetit tė kombit shqiptar, duke i atribuar "vlera kognitive" kuptimit tė tij tė objektivizuar si edhe duke e justifikuar atė pėrmes njė "dinjiteti normativ" tė imperativave tė tij praktike nė ditėt tona. Ajo qė bie nė sy nga leximi i esse-sė sė Ismail Kadaresė dhe i pėrgjigjes qė ka shkruar pėr tė Rexhep Qosja ėshtė se, ky i fundit, pa dashur ndoshta as vetė, ka bėrė njė trajtesė tė ēėshtjes sė identitetit kombėtar tė shqiptarėve qė tingėllon mjaft si orientalizėm dhe provincializėm pėrballė oksidentalizmit dhe kozmopolitizmit tė Kadaresė. Ndėrkohė, padyshim, tė dy janė atdhetarė tė vėrtetė.