1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare? ............................. Lekė Sokoli,
Profesor doktor, sociolog
1. Para se tė jap disa mendime pėr pėrmbajtjen e debatit midis dy big-ėve tė letrave shqipe, siē thoni ju, njėherėsh edhe dy akademikėve (edhe Kadare ėshtė akademik) do tė nėnvizoj faktin, se unė personalisht kam uruar qė njė debat i kėtij lloji tė ndodhte. Madje, nė njė artikull tė botuar nė kėtė gazetė, tė quajtur "Kaskada e opinioneve" (26 prill), kam shkruar se, "Nisi (vjet mė duket) njė debat midis I. Kadaresė dhe R. Qoses. Por pa nisur mirė filloi reagimi "Kadare dhe Qose tė ulin penat". Kėshtu shkruante botuesi i njėrit prej tyre. Ne humbėm njė shans pėr tė pasur njė debat nė nivele tė larta, ndoshta njė model debati". Tani kėtė debat e kemi. Pėrbėn apo nuk pėrbėn ai njė model, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, madje njė ēėshtje e diskutueshme. Por debati, qoftė edhe midis individėve qė nuk pajtohen, i shėrbejnė gjithsesi kultivimit tė opinioneve dhe progresit intelektual. Nga debate tė tilla, qė zhvillohen horizontalisht, kėtė herė pėr fat tė mirė nė nivelin mė tė lartė tė elitės intelektuale shqiptare, nuk mund tė mos rrjedhin ide dhe opinione emancipuese pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Problemi ėshtė qė ne "kėtej-poshtė" (domethėnė nė nivele tė ndryshme, mė tė ulėta tė shoqėrisė), tė mos vėshtrojmė si soditės pasivė atė qė ndodh midis tė mėdhenjve. Nuk ka kuptim tė themi as "ata i dinė mirė problemet qė diskutojnė" apo edhe tė rreshtohemi krah njėrit apo tjetrit, siē janė rreshtuar edhe disa nga intelektualėt tanė mė tė mirė, duke filluar me Dritėro Agollin. Mendoj se nė debate tė tilla nuk ka fitues tė pėrvetshėm. Fiton ose jo progresi intelektual. Kjo mė duket se ėshtė ēėshtja, ndaj s'ka vend pėr tifozllėk, rreshtime kėtej ose andej, ose pėr militantizėm akademik. Ēfarė mė pėlqeu mua nė kėtė debat, pėr shembull? Mua mė pėlqen vetė debati, si i tillė. Ndaj mė duket e rėndėsishme qė idetė e njė debati tė kėtij niveli tė shėrbejnė pėr tė rritur cilėsinė e debatit edhe nė shoqėrinė tonė, tė debatit si institucion. Tė vimė te pėrmbajtja e tij. Mė duket se duhet tė korrigjojmė diēka nė pyetjen qė bėni ju. Nuk ėshtė se Kadareja ka identifikuar krishtėrimin me identitetin tonė kombėtar dhe se kjo qenka kundėrshtuar nga R. Qosja. Pėr tė kuptuar objektin e kėtij debati mjafton tė lexojmė se si i kanė titulluar ata broshurat respektive, "Identiteti evropian i shqiptarėve" (Kadare) dhe "Realiteti i shpėrfillur" (Qosja). Kadare pohon, nė thelb, se pavarėsisht identiteteve tė veēanta (Qosja rendit mbi njėzet tė tilla, fq. 29), apo pavarėsisht pėrbėrėsve myslimanė tė identitetit tonė, identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė, si identitet i pėrgjithshėm, njė identitet evropian. Qosja mendon, pėrkundrazi, se ky cilėsim nuk pėrputhet me realitetin dhe e qorton Kadarenė pėr shpėrfillje tė realitetit, tė njė realiteti sipas tij krejt ndryshe. Ē'na mbetet tė bėjmė ne tė tjerėt? Tė pėrdorim gjuhėn moralizuese tė lavdėrimit e qortimit, apo tė oportunojmė? E mira ėshtė qė ne tė gjykojmė e tė argumentojmė. Gjithnjė subjektivisht, siē ėshtė e kuptueshme.
2. Kadareja nuk e lidh identitetin tonė kombėtar vetėm me krishtėrimin. Ai thekson se identiteti ynė ėshtė evropian. Por as identiteti evropian nuk ėshtė i lidhur vetėm me krishtėrimin. Kėtė ēėshtje, tė cilėn R. Qose e thekson fort e me tė drejtė e ka zgjidhur vetė Evropa. Kadareja argumenton njė identitet tė qartė evropian tė shqiptarėve, pra jo njė identitet gjysmak "as-as" ose "edhe-edhe", nisur nga disa tė vėrteta qė lidhen me historinė e lashtėsinė e popullit tonė, me gjuhėn dhe kulturėn kombėtare, me pozicionin gjeografik joskajor tė Shqipėrisė, me racėn dhe ngjyrėn, me tė drejtėn tonė zakonore, me letėrsinė e hershme shqipe (apo shqip-latinisht), me alfabetin latin tė shqipes deri me pėrceptimin e shqiptarėve si evropianė, nė vitet '90 e kėtej. Ndėr to, ai thekson veēanėrisht traditėn kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar. Unė nė kėtė parashtrim dhe argumentim tė Kadaresė jo vetėm nuk shikoj ndonjė lajthitje, por pėrkundrazi, vėrej njė qartėsi mendimi e argumentimi, sitė e rrallėkujt. Por, po tė studiosh me njėfarė vėmendjeje atė qė ata kanė shkruar nė broshurat e tyre "tė kundėrta", mė duket se, pavarėsisht retorikės sė pėrdorur, sidomos nė ēėshtjen e trashėgimisė sonė tė lidhur me krishtėrimin, nuk duket se ka shumė mospėrputhje midis tyre. Madje vetė R. Qosja shprehet qartė dhe pa ekuivoke kur thotė: "Askund nė veprat e mia - nė monografitė, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitė e mia, askund nuk mund tė gjendet farė nervozizmi i papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar. Pėrkundrazi " (fq 19). Nga ana tjetėr, jo vetėm R. Qosja, por edhe Kadare ka vėrejtur elementė orientalė tė identitetit tonė, jo vetėm nė tė kaluarėn e largėt, por deri nė tė sotmen, jo vetėm nė besime, por edhe nė qėndrime individėsh, grupesh, rrymash, siē janė haxhiqamilėt e djeshėm e tė sotėm etj., etj. Pra, mė duket se nė shumė ēėshtje debati zhvillohet pėr qėndrime qė nuk janė aq tė kundėrta. Pra, nė gjykimin tim, debati midis tyre duket shpesh i kėrkuar dhe i papėrligjur.
3. Unė nuk mendoj se kjo polemikė dėmton imazhin e Kadaresė, madje as tė R. Qoses, imazhi i tė cilit ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm pėr ne. Mendoj se ky debat mund tė ēlirojė energji intelektuale. Mė duket se nė broshurat e kėtyre dy kolosėve tė kulturės sonė tė sotme ka plot ide qė meritojnė tė analizohen e tė pėrtypen nga ne tė gjithė, tė bėhen njėfarė nxitjeje pėr reflektim. Megjithatė, unė kam disa konstatime qė ndoshta meritojnė tė parashtrohen.
Pėr shembull, mė duket se nė kėtė debat ka njė pikėnisje tė diskutueshme. "Tė mendojmė ndershėm dhe vetėm ndershėm " citon R. Qosja (s'ka rėndėsi se kė), ende pa e filluar vėshtrimin e tij kritik mbi pikėpamjet e I. Kadaresė. Kjo "pandershmėri intelektuale" e tjetrit (Kadaresė) mė duket e papėrligjur. Meqė jemi te ndershmėria (gjithnjė intelektuale), mua nuk mė duket e tillė as ndonjė pohim i tipit "Ismail Kadareja pėrpiqet tė lahet e tė shpėlahet nga e kaluara politike e ideologjike (fq. 17). Gjuha "kush je ti qė flet" i jep fund debatit shkencor-akademik dhe intelektual. R. Qosja mė duket jo i saktė edhe nė parashtrimin e tij tė quajtur "Premisa tė gabuara", kur thotė (pavarėsisht nė gojėn e kujt): "Libri qė nuk e pėrmban kundėrlibrin ndoshta nuk ėshtė i nevojshėm". Kjo tendencė pėr tė shkruar "antilibrin total" mė duket jo e saktė, sikurse klasifikimi i lexuesve nė miq e kundėrshtarė tė autorit, nė pohues e mohues etj. Ai thotė mė tej se do t'i pėrgjigjem vetėm I. Kadaresė kundrejt tė gjithė reaguesve tė tjerė tė trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes, siē janė: 1. predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet i ri kombėtar nė Ballkan; 2. predikuesit e gjuhės sė dytė standarde pėr folėsit me identitet kosovar; 3. thirrėsit pėr kthimin e shqiptarėve nė myslimanė nė "fenė e tė parėve", si gjoja kusht pėr pranimin mė tė shpejtuar tė Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė Bashkimin Evropian! Ėshtė e drejta e R. Qoses qė tė zgjedhė se kujt do t'i pėrgjigjet e kujt jo. Por, nė gjykimin tim, tė tre kėto probleme do tė meritonin pėrgjigje mė parė dhe mė ashpėr se Kadareja dhe broshura e tij mbi identitetin evropian tė shqiptarėve. Mė duket, gjithashtu, se debati Kadare-Qosja ka nota tė theksuara antagonizmi, aq sa nuk merret vesh nėse ata debatojnė me njėri-tjetrin, si dy akademikė shqiptarė (nė fund tė fundit), apo le tė themi me kundėrshtarė tė tipit Vasa Ēubrilloviē. Mė duket, mė tej, se nė arsyetimet e protagonistėve tė kėtij debati ka shpesh tepėrime. Kėto nuk vėrehen vetėm nė etiketimet e panevojshme "hamletizėm", "lemeri", "tragjizėm", "komizėm" etj. (sidomos nga Kadareja), por edhe nė prirjen e tė dy palėve qė nga fakte "tė vogla" tė nxirren pėrfundime "tė mėdha", tė pajustifikuara apo tė kėrkuara. Qosja, pėr shembull, ėshtė ngritur kundėr shpėrdorimit tė fenomenit "Nėnė Tereza". Thėnė ndryshe kundėr pėrdorimit politik tė emrit, portretit dhe veprimtarisė sė saj. Kjo pėr shumėkėnd ėshtė njė kėrkesė e legjitimuar. Por kjo nuk do tė thotė ende se Qosja ėshtė ngritur me nervozizėm kundėr traditės kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, siē konkludon nė mėnyrė jo tė legjitimuar Kadareja. Ose, nė krahun tjetėr, Kadare pėrmend racėn shqiptare dhe ngjyrėn e bardhė si njė midis shumė argumenteve tė identitetit evropian tė shqiptarėve. Por nga kjo, askush nuk ka tė drejtė tė konkludojė se Kadare ka pikėpamje raciste, siē bėn pa tė drejtė R. Qosja. Mua nuk mė duket realiste as pėrdorimi i termit "vetėdije e tejshquar fetare e shoqėrisė sė sotme shqiptare", siē pohon Qose. Pėr mė tepėr, mė duket e tepėrt dhe e pasaktė qė pėr tė argumentuar ndikimin e identitetit fetar nė identitetin e pėrgjithshėm tė kombit tonė tė kėrkosh ndihmė nga Hantingtoni dhe teoria e tij e pėrplasjes sė qytetėrimeve, a thua se pėrballė janė jo dy besime fetare shqiptare nė harmoni, madje edhe tė mpleksura, por tė themi katolikėt e Irlandės me myslimanėt e Irakut. Pėr tė mos u zgjatur, mendoj se nė mjaft raste duket prirja pėr tė kėrkuar te tjetri tė kundėrtėn e asaj qė mendon vetė. Nga sa shkruhet nė dy broshurat e publikuara mund tė konstatojmė jo vetėm dy akademikė, dy ideatorė, dy mendimtarė, dy gjigantė tė mendimit tė sotėm shqiptar, por edhe njė Kadare hera-herės tė padrejtė (jo nė raport me problemin, por me partnerin nė debat), sikurse njė R. Qose jo vetėm tė nxituar, por deri me njė mentalitet hakmarrės. Nė kėtė vėshtrim mė duket se ky debat sikur u mbyll. U thanė tė gjitha, edhe ato qė s'duheshin thėnė. Madje edhe ato qė nuk janė thėnė ende. Ato sikur janė nėnkuptuar. Mė saktė janė paragjykuar. Ne sėrish humbėm njė shans pėr tė pasur njė debat nė nivele tė larta, njė model debati. Nė qoftė kėshtu (uroj tė mos jetė), pėr kėtė mė vjen vėrtet keq.