1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten shqip Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?
3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare? ............................. Sadik Bejko
Studiues, pedagog ne Universitetin e Tiranes
1. Sė pari, pėr "dy tė mėdhenjtė e letrave shqipe". Kadareja ka qenė dhe mbetet "banor" i lagjes sė shkrimtarėve mė tė mėdhenj botėrorė tė gjallė deri mė sot. Ka "biznesin" e tij tė librit nė Evropė, banesėn e tij atje, jep leksione nė universitetet mė tė mėdha tė Evropės dhe Amerikės, ka marrė ēmimet mė tė mėdha letrare tė pothuaj gjithė shteteve kryesore evropiane.
Rexhep Qosja deri mė 1980 pėrfundoi veprėn e tij si studiuesi mė i pėrkryer i drejtimit sociologjik tė letėrsisė. Shkolla e re qė studion literaritetin (letrarėsinė) jo sociologjinė e letėrsisė e nxorri atė nga fusha e tij e studiuesit tė letėrsisė dhe, pas kėsaj, ėshtė marrė me politikė, politologji, kulturologji, publicistikė etj. Shkurt, ėshtė intelektual i shkollės sė vjetėr. Unė e kam studiuar atė dhe e ēmoj pėr sa ka dhėnė.
Nuk ėshtė e saktė ajo qė Kadareja ėshtė pėr njė identitet tė krishterė tė shqiptarėve. Esse-ja e Kadaresė mbi identitetin, ndėr tė tjera ėshtė dhe kundėr disa tezave tė Qoses qė e pėrēajnė mespėrmes qytetėrimin shqiptar: "Shqiptarėt u takojnė dy qytetėrimeve, qytetėrimit perėndimor dhe qytetėrimit lindor" (Rexhep Qosja, gazeta "Korrieri", 19 shkurt, faqe 16). Kadareja ka mendimin se ka njė dhe vetėm njė identitet shqiptar, pavarėsisht pėrbėrėsve fetar brenda tij. Se bota na njeh e na pranon si tė tillė. Ajo na ka ndihmuar me bukė mė 1992, me ushtarė mė 1997, ka sulmuar njė shtet tė krishterė pėr tė mbrojtur Kosovėn, kryesisht myslimanė, mė 1999. Ismail Kadareja nuk ėshtė islamofob siē akuzohet. Pėrkundrazi. Veē tė tjerash, nė esse-nė pėr Danten, ai e "qorton" poetin e madh fiorentin qė profetin Muhamed e zbret nė "Ferr". Nuk mund ta quash atė islamofob se shprehet me rezerva ndaj letėrsisė sė bejtexhinjve pėr orientalizmin nė frymė, nė gjuhė dhe pėr poetizimin e pedofilisė prej kėsaj poezie. Po ashtu, nuk mund ta quash Kadarenė tė identifikuar me krishtėrimin dhe kundėr myslimanizmit, se merr nė mbrojtje Nėnė Terezėn dhe letėrsinė shqipe tė qarkut katolik. Esse-ja e Kadaresė duhet lexuar nė tezat e saj kryesore dhe jo tė kapesh nga bishti pėr tė ngritur akuza pėr gjėra qė nuk janė brenda saj.
2. Rexhep Qosja i mėshon fort asaj qė shqiptarėt nė dy tė tretat janė myslimanė, madje mendon se Shqipėria mund tė realizojė sintezėn e dy qytetėrimeve, tė Lindjes me Perėndimin, se kultura jonė shpirtėrore dhe materiale ėshtė me njė pėrbėrės tė fortė tė orientalizmit.
Gjithė Ballkani e ka njė pėrbėrės tė tillė oriental. Shtetet e tjera nė mos ca mė shumė se sa ne. Kjo kulturė ballkanike me mite, me fantazma udhėheqėsish tė sė kaluarės, me inate pėrvėluese ndaj njėri-tjetrit, i ka trashėguar kėto nga helmi i despotizmit oriental qė kaloi nga Bizanti te pallati i Sulltanit e mandej nė Moskė (Robet Kapllan). Komunistėt bizantinė tė Ballkanit, (tė Shqipėrisė, tė Serbisė, tė Greqisė etj.), shikonin te Moska, te trashėgimtarja e Bizantit, njė atdhe tė dytė (babanė Stalin, babanė Lenin). Ndėr ne Haxhi Qamili ka kėrkuar babėn sulltan. Mbas tij, nė emėr tė pėrbėrėsit kulturor islam, po ngrihet Rexhep Qosja tė na sintetizojė me babėn e vjetėr.
Sintezėn e orientit me botėn latine dhe helenike e bėri Bizanti, nuk ka mbetur ta bėjė ndonjė tjetėr. Atė e kemi ende kėtu. Tipare orientale ka Janina, Athina e vjetėr, Shkupi, Budva, Ulqini, lagjet "Mangalem", "Kala" dhe "Goricė" tė Beratit etj. Frymė orientale kanė muzika e Haxhidhaqit dhe e Teodoraqit nė Greqi, e Bregoviēit, filmat e Kushturicės dhe veprat e shumė artistėve tė tjerė. Edhe cezaropapizmi, teokracia nė pushtet, para se ta shpikte islami e ka vendlindjen nė Bizant, pastaj shkoi dhe te cezaropapizmi komunist i Moskės. Rexhep Qosja ėshtė i vonuar disa shekuj pėr tė bėrė sinteza tė tilla qė kanė mbaruar e janė rinovuar pėr sė dyti e pėr sė katėrti nė Ballkan.
3. Kėsaj pyetjeje i jam pėrgjigjur qė nė paragrafin e parė. Kadareja shtjellon nė ditėt tona tezat e rilindasve tanė, tė Naimit, tė Pashko Vasės, tė Nolit, tė Konicės mbi identitetin evropian tė shqiptarėve.
Mendoj se polemika dhe debati pėr kėto probleme ėshtė nė kohė. Gjithė bota pas rėnies sė ndarjeve ideologjike i ėshtė kthyer tezave mbi qytetėrimet, identifikimit nėpėrmjet tyre.