Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur » Vizar Zhiti, "Kadare dhe Qose sė bashku krijojnė identitetin tonė"

Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur Nė kėtė forum mund tė gjeni mė tė rejat nė polemikėn rreth identitetit mes Qoses dhe Kadaresė

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 07:46 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Vizar Zhiti, "Kadare dhe Qose sė bashku krijojnė identitetin tonė"


3 Pyetje 3 Pergjigje

"Kadare dhe Qose sė bashku krijojnė identitetin tonė"

Polemika Qose-Kadare nuk ėshtė vetėm sprovė apo premisė pėr tė njohur vetveten. Pėr shkrimtarin e njohur Visar Zhiti, dy njerėzit e letrave shqipe, krijojnė sė bashku identitetin tonė kombėtar, pėr tė cilin ata debatojnė. Madje edhe ato shpimet e penave me mllef alla shqiptarēe, qė Visar Zhiti na kėshillon tė mos merremi me to, janė dritėhijet e kėtij identiteti pa tė cilat ne nuk mund tė jemi ndryshe. "Ato le tė bien si pema qė rrėzon lulet e tepėrta dhe ne tė merremi me thellėsinė e debatit", thotė shkrimtari, jeta e tė cilit ėshtė njė metaforė e historisė sė kombit tonė. Duke e ndjerė vetėn njė gur nė mozaikun e identitetit shqiptar, nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", ai tregon kėndvėshtrimin e tij pėr kėtė debat.

Si e vlerėsoni polemikėn Kadare-Qosja?
Polemikat gjithmonė janė tė mira. Janė si ato pėrplasjet e reve qė nxjerrin njė vetėtimė, dhe gjithmonė mendjet e njerėzve kanė nevojė pėr ndriēim. Ne kemi nevojė pėr tė njohur vetveten, duke njohur vetveten do tė njohim tjetrin, duke njohur tjetrin, njohim vetveten dhe njėkohėsisht dalim tek kolektiviteti. Kolektiviteti i njė shoqėrie janė individėt dhe ajo bashkėsi individėsh, qė kanė karakteristikat e pėrbashkėta. Mėnyra se si vėshtrojnė jetėn, realitetin apo fatin e pėrbashkėt, bėn njė kolektivitet, njė nocion, njė komb. Gjithsesi ne duhet tė dimė kush jemi, nga vijmė dhe ku shkojmė. I quaj tė nevojshme kėto. Nuk quaj tė nevojshme kalimin e caqeve, sherrnajėn, inatet e hershme. Pėrplasja e mendimeve ėshtė njė mrekulli, jemi vėrtet vend me mendime.


Cili ėshtė mendimi juaj pėr identitetin tonė kombėtar?
Kuptohet, nuk ėshtė puna se duhen mendime individuale. Duhet pranuar ajo ēfarė kemi tė pėrbashkėt. Jemi shqiptarė, kemi njė gjuhė, kemi njė gjeografi, por ama edhe njė gjeografi shpirtėrore, kemi besimet tona, kemi imazhin tonė pėr tė ardhmen. Kur them, kemi besimet, e kam fjalėn pėr besimin tek vetvetja, tek njeriu dhe tek Zoti. Pėr fat tė gjithė ata qė besojnė nė Zot, pranojnė njė Zot. Njerėzit janė tė lirė pėr mėnyrėn sesi i falen kėtij Zoti: nė mėnyrė myslimane apo nė mėnyrė katolike. Ky nuk duhet tė jetė shkak i pėrēarjes apo i ndarjes, pėrkundrazi feja ėshtė apel pėr tė qenė bashkė. Dhe mendoj se kjo nuk ėshtė pronė e njė apo e dy vetave, por ėshtė pronė e tė gjithėve, sepse tė gjithė jemi njė gur nė mozaikun e identitetit kombėtar, por aq mė tepėr janė shkrimtarėt dhe artistėt ata qė e bėjnė kėtė identitet. Nuk do tė kishim identitet italian pa Danten.


Ju pėrmendėt gjeografinė e cila ėshtė njė nga argumentet kryesore tė Kadaresė nė sprovėn "Identiteti evropian i shqiptarėve", ndėrkohė Qosja nga ana tjetėr ka paraqitur "Gjeografinė e lėvizshme"....
Vendosja gjeografike ėshtė trualli i pėrbashkėt i kėtyre njerėzve. Por edhe identiteti lėviz, dhe kjo s'ka pse t'i trembė njerėzit apo atė kolektivitet, por janė mėnyrat e ekzistencės nė kuptimin e mirė. Pra edhe gjeografia ndryshon, edhe identiteti pasurohet, apo braktis diēka tė panevojshme.


Nė tėrėsinė e argumenteve qė japin Kadareja dhe Qosja, ku e gjeni veten?
Nuk ėshtė hera e parė pėr Kadarenė qė merret me njė ēėshtje tė tillė. Ai ėshtė marrė herė pas here. Do tė thosha se ai bėn njė punė tė madhe dhe tė rėndėsishme nė kėtė lėmė. Jo vetėm qė hedh dritė mbi identitetin shqiptar, por ėshtė njė nga kolonat e kėtij identiteti sot, dhe kuptohet e ndjej dhe e mbėshtes si qytetar pėr tendencėn e tij pėr njė Shqipėri evropiane, e cila nuk ėshtė mė njė aspiratė por ėshtė njė realitet. Nėse shfletojmė historinė tonė tė Mesjetės apo Rilindjen Evropiane, do tė shikojmė se Shqipėria ka qenė shumė e lidhur me Evropėn. Ka qenė pjesė e saj dhe sot po tė kujtojmė atė qė e di ēdo fėmijė shqiptar, Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ku edhe akademia jonė e trajton si njė kryengritės tė madh kundra pushtuesit turk, ku bota e sheh si luftėtar tė qytetėrimit perėndimor. Ai qė nė atė kohė ka qenė pararojė e Evropės sė Bashkuar. Ky fakt nuk ėshtė mendimi im, sepse s'do tė guxoja ta thosha, por nė Itali sot Skėnderbeu shihet si pararendės i Evropės sė Bashkuar. Pra ne kemi njė backround tė tillė evropian, tė cilin nuk duhet ta humbim, por duhet ta pasurojmė. Kjo nuk duhet tė na bėjė tė rrėzojmė vlerat apo ndikimet qė kemi marrė nga kahet e tjera, nga Perėndimi po e po, por edhe nga Lindja. Tė gjitha virtytet qė janė njerėzore qė i vlejnė shoqėrisė, tė gjitha dijet, ato pėrkundrazi duhet tė bėhen pasuri e pėrbashkėt e njė kombi dhe e njerėzimit nė pėrgjithėsi. Studiuesi Rexhep Qosja ka merita tė mėdha nė krijimin e identitetit kombėtar shqiptar, nė zbulimin e tij. Kjo ndoshta ka bėrė qė ai tė krijojė njė farė korace dhe tė mos pranojė mė shumė se aq. Pra tė krijojė njė lloj konservatorizmi nė prirjet e veta dhe njė lloj pėruljeje ndaj fesė qė ai beson. Kurse Kadareja ėshtė mė i ēlirėt, mė i hapur, mė evropian, mė perėndimor dhe mė i domosdoshėm. Por qė tė dy sė bashku krijojnė identitetin tonė, dritėhijet e kėtij identiteti pa tė cilat ne nuk mund tė jemi ndryshe.


Mendime tė ndryshme kanė dy mendimtarėt, nė lidhje me bejtexhinjtė. Cili ėshtė sipas jush roli i tyre nė identitetin kombėtar?
Bejtexhinjtė kanė meritėn qė shkruan bejte dhe kėnduan nėn dritėn e qiririt. Pra treguan forcė shpirtėrore tė kėtij kombi qė nuk dėshironin tė shuhej. Por dihet, bejtexhinjtė janė tė mbytur me barbarizma dhe u desh tė vijė Naim Frashėri qė tė ribėjė gjuhėn shqipe, njėkohėsisht tė ribėjė Shqipėrinė si ėndėrr. Pra, nėse ata janė grimca identiteti, Naim Frashėri ėshtė mali i kėtij identiteti. Unė besoj tek Naimi. Kuptohet nuk i rėndoj, por i pranoj se janė pjesė e historisė shpirtėrore.


Ju jeni marrė me figurėn e Nėnė Terezės. Si e vlerėsoni interpretimin e figurės sė saj nė kėtė polemikė?
Mė dėshpėron shumė keqkuptimi qė bėhet me ikonėn e saj. Nėnė Tereza ėshtė njė figurė universale. Ėshtė njė frymėzuese, jo thjesht njė bamirėse, por frymėzuese e mirėsisė. Jo mė kot, bota e ka quajtur investitoren e dashurisė, apo ajo qė donte t'i jepte kuptim jetės dhe vdekjes sė njeriut. Pra nė njė farė mėnyre ėshtė njė mrekulli dhe e bėn fatlum atė popull qė e ka nxjerrė. Ajo duke qenė figurė e botės, pra gruaja mė e njohur e planetit, nuk e zvogėlon figurėn e saj duke thėnė se ėshtė shqiptare. Unė nuk po them se ajo bėhet mė e madhe duke thėnė se ėshtė shqiptare. Unė e them me guxim, se ndoshta Nėnė Tereza nuk ka shumė nevojė pėr Shqipėrinė, por ėshtė Shqipėria ajo qė ka nevojė pėr Nėnė Terezėn. Njė pjesė e kanė kuptuar dhe e duan, e ardhmja do e kuptojė mė mirė. Ata qė e shikojnė si thjesht njė misionare katolike, gabohen. Ata qė ngrenė zėrin dhe thonė ē'ka bėrė Nėnė Tereza pėr Shqipėrinė, gabohen pėrsėri. Ishte Shqipėria ajo qė s'bėnte pėr Nėnė Terezėn, qė nuk ia hapte dyert. Ajo ka trokitur disa herė, dhe nė momentet kulmore tė jetės sė saj, si kur ka marrė ēmimin "Nobėl", apo herėt e tjera, ajo ka thėnė qė jam shqiptare nga gjaku e origjina. Pra e ka ditur vlerėn e identitetit, tė njeriut qė vjen nga diku. Pra, e ka pohuar dhe e ka thėnė, kurse Shqipėria i mbyllte dyert dhe e mbulonte me harrim dhe me fyerje. Dhe nė moshėn e saj tė thyer kur qiriri i jetės sė saj po shuhej, Shqipėria e kuptoi dhe pati nevojė pėr dritėn e saj, dhe ajo e solli kėtė dritė. E solli kėtė dritė, por ishte vonė pėr ne. Por prapė ajo bėri shumė. Kush nuk e sheh, ėshtė faji i verbėrisė sė tij. Nėnė Tereza herė pas here ka thėnė: Mė mirė tė ndezim njė qiri, sesa tė mallkojmė errėsirėn.


Ka zėra qė thonė se Kadareja e ka bėrė kėtė sprovė pėr tė ndihmuar vendin tonė, pėr t'u integruar nė Bashkim Evropian dhe se ajo ēfarė shkruan ėshtė mė shumė dėshirė e tij sesa njė studim realist..
Patjetėr qė ėshtė dėshirė. Pa dėshirė nuk bėhen gjėrat. Por Kadareja qė nė vjershėn e tij tė parė ishte pjesė e artit evropian, pjesė e Evropės. Madje kur nė rininė e tij tė hershme ėshtė botuar dhe pėrkthyer nė gjuhėn ruse, nė parathėnie ėshtė kjo kritikė pėr tė: qė vėshtrimi i Kadaresė dhe ndikimet e tij janė nga letėrsia perėndimore. Por mund tė themi qė Kadareja nuk ėshtė njė studiues si njė rastėsi, por ėshtė njė sintezė e aspiratės, e shpirtit tė kombit qė e nxjerr.


Shpeshherė polemikat midis Kadaresė dhe Qoses janė shtrirė edhe nė planin personal. A krijon kjo subjektivizėm nė trajtimin e ēėshtjes?
Ato kanė edhe subjektivizėm, kanė edhe mllef, kanė edhe si tė thuash, po tė pėrdorim njė gjuhė ordinere "larje hesapesh tė hershme", d.m.th mėrira. Por qoftė medias, qoftė qytetarėve duhet t'u interesojė thellėsia e kėtij debati. Ato le tė bien pastaj si pema qė rrėzon lulet e tepėrta dhe bėn fruta njė pjesė tė tyre.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur