- Pėr njė njeri qė ka jetuar nė diktaturėn komuniste dhe qė nuk ka bėrė betimin e Sigurimit tė Shtetit se do ti kuptojė gjėrat siē ia thotė operativi, kėtu nuk ka asnjė mister, sė paktu jo nė kėtė pikė. Pėr ne ka vetėm njė shpjegim, qė ėshtė racional duke u nisur nga mėnyra se si bėhen punėt nė regjimet totalitare: Romani ėshtė kaluar pėr botim me porosi nga lart, pra nga Komiteti Qendror i PPSH, nga vetė Enver Hoxha. Madje edhe vetė romani ėshtė shkruar me porosi nga lart. Pse? Sepse romani pėrmbante njė kumt tė koduar tė cilin regjimi komunist me anė tė Kadaresė ua jepte qendrave ndėrkombėtare, ose mė saktė, potencimin letrar tė njė kumti politik tė dhėnė nė kanale tė tjera. Pėr ta kuptuar kėtė duhet ditur se pėrdorimi i artit pėr tė dhėnė kumte tė koduara tė rėndėsishme politike dhe diplomatike, ose pėr tė potencuar kumte tė dhėna nė terma dhe kanale tė tjera, ėshtė njė gjė e njohur qė nė Antikitet. Shpesh tė pushtetshmit kanė ushtruar atė qė mund tė quhet si diplomaci artistike, duke pėrdorur artin si njė mėnyrė pėr tė pėrsjellė kumte tė koduara paralajmėruese, deri edhe nė politikėn e jashtme. Madje vetė Ismail Kadare, nė romanin e vet Koncert nė fund tė dimrit, na pėrshkruan versionin kinez tė kėtij fenomeni, kur nė njė shfaqjeje baleti nė teatrin e Pekinit, do tė jepej njė kumt i koduar politik nga pushteti: Ja dhe tani flitej se nė mbarim tė skenės sė parė, diku nga mesi i skenės sė tretė, gjithashtu nė daljen e lejlekut tė verdhė pak pėrpara pushimit, si edhe nė lėvizjet e valltares sė dytė gjatė uverturės dhe sidomos nė ngjyrėn lila tė veshjes sė saj, kishte diēka tepėr tė rėndėsishme, qė lidhej (ule zėrin, ule edhe mė, afroma gojėn te veshi, ngjte krejt), qė lidhej ndoshta me vdekjen e afėrme tė Maos dhe me ēėshtjen e pasardhėsit tė tij. Tė zinte me tė vėrtetė tmerri ta dėgjoje. Veē kėsaj e gjithė kjo kishte mundėsi tė shtrihej mė larg, nė shkallė botėrore, nė gjėra qė lidheshin me terrorin nė pėrgjithėsi, me masakra tė mundshme nė zona tė ndryshme tė planetit, dhe kushedi ē mesazhe tė tjera qė s i rrok dot mendja, nė tė vėrtetė kob e jo koncert. (Ismail Kadare: Koncert nė fund tė dimrit, Naim Frashėri, Tiranė 1988, f. 503-504.) Nė Greqinė e Vjetėr shpesh nėpėrmjet vargjeve tė tragjedive dhe komedive tė deklamuara nė amfiteatėr, jepeshin kumte tė koduara tė pushtetit ose tė rrymave tė caktuara politike. Nė Anglinė elizabetiane tė kohės sė Shekspirit kjo qe gjithashtu njė gjė rutinė dhe gjatė shekujve ėshtė zhvilluar njė teori e tėrė nė lidhje me kumtet e koduara politike qė pėrmbajnė dramat e Shekspirit. Vitet 1978-1981 kur u shkrua, u botua dhe u ribotua i zgjeruar Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave qenė vitet kur po paralajmėroheshin ndryshimet politike qė do tė ndodhnin nė botėn komuniste rreth njė dekadė mė pas dhe qė ēuan nė pėrmbysjen e komunizmit. Zgjedhja Papė e kardinalit polonez Ėoytila qe veē tė tjerash njė diversion politik i Perėndimit nė drejtim tė Lindjes komuniste, me synim pėrmbysjen e komunizmit nė pushtet nė Lindje, duke pėrfshirė dhe Bashkimin Sovjetik. Nė Poloni po jepeshin shenjat e revoltės punėtore qė do tė kulmohej nė vitet 1980-1981. Jugosllavia, pas vdekjes imediate tė Tito-s pritej qė tė hynte nė kursin e shpėrbėrjes, gjė tė cilėn Perėndimi do ta eksperimentonte nė Kosovė, me revoltėn e vitit 1981. Nė kėtė situatė, Perėndimi po joshej qė ta shihte Shqipėrinė si hallkėn e dobėt tė zinxhirit tė komunizmit ndėrkombėtar, qė mund tė kėputej e para dhe qė mund tė luante njė rol aktiv nė shpėrbėrjen e Jugosllavisė, duke influencuar tek popullsia e madhe shqiptare atje. Aq mė tepėr qė tashmė Shqipėria komuniste qe braktisur nga Kina, ku pas vdekjes sė Mao Ce Dun, erdhi nė pushtet reformatori Ten Hsiao Pin, e pėrshpejtoi kursin e hapjes nga Perėndimi dhe tė reformave praktikisht kapitaliste nė ekonomi, rrugė nė tė cilėn Enver Hoxha nuk e ndoqi. Moska, qendra e komunizmit shqiptar, sigurisht qė i ndiqte me kujdes kėto zhvillime dhe e shihte lojėn qė Perėndimi kėrkonte tė bėnte nė Shqipėri, tė cilėn ajo e gjente tė rrezikshme pėr dy arsye. E para, pasi Shqipėria mund tė bėhej shembull pėr vendet satelite tė Moskės dhe e dyta se shpėrbėrja e Jugosllavisė, e inicuar nė Kosovė, do tė hapte njė proces qė do tė finalizohej me shpėrbėrjen e vetė Bashkimit Sovjetik. Nė kėtė situatė, regjimit komunist shqiptar i vinin dhe ftesat joshėse nga Perėndimi pėr tė hyrė nė njė kurs reformash tė ngjashėm me atė kinez, madje mė tė avancuar, si dhe pėr t u angazhuar pėr ngritjen nė revolta tė popullsisė shqiptare nė Jugosllavi. Por, Tiranėsi vinin edhe paralajmėrimet e Moskės, qendrės sė komunizmit, qė mos ta bėnte njė gjė tė tillė. Derisa ftesat e Perėndimit kishin tė bashkėngjitur karrotėn e ndihmave ekonomike, paralajmėrimet e Moskės kishin tė bashkėngjitur shkopin e rrezikut qė i vinte lidershipit komunist shqiptar nga ndryshimet e mundshme politike. Nė kėtė situatė, regjimi komunist shqiptar jepte kumte tė dyfishta. Perėndimit i thoshte se nė ēfardo skenari qė tė zbatohej, qoftė edhe nė rast ndryshimesh politike, interlokutori do tė qe lidershipi komunist, e thėnė simbolikisht, Komiteti Qendror, i cili kontrollonte vendin dhe qė pėr kėtė qe i gatshėm tė ndryshonte si kameleoni pėr hir tė pragmatizmit politik. Partia kėtu nuk pranohej qė tė cėnohej rėndė, e shumta mund tė pranohej qė asaj t i bėhej njė make-up, duke iu ndryshuar emri, siē edhe ndodhi nė tė vėrtetė dhjetė vite pas botimit tė kėtij romani tė Kadaresė, kur PPSH ideoi dhe instaloi pluralizmin e rremė politik katovician, duke ndėrruar dhe emrin, nė pajtim me tė, nė PS. Perėndimit gjithashtu i thoshte se ēėshtja e popullsisė shqiptare nė Jugosllavi duhej parė me kujdes pasi qe mjaft delikate dhe eksplozive. Lindjes (Moskės), por edhe Serbisė i thoshte se nuk do tė ndėrmerrte asnjė kurs reformash pa miratimin e Moskės dhe se nuk do tė nxiste popullsinė shqiptare nė Kosovė pėr revolta dhe nuk do ta bėnte atė ēėshtje nė forumet ndėrkombėtare. Nė mėnyrė qė Shqipėria e mbetur pa ndihmėn ekonomike kineze mos tė kolapsonte ekonomikisht, duke rėnė kėshtu nėn kontrollin e Perėndimit, Jugosllavia, nėn influencėn e serbėve, por edhe Greqia, qė kishte interes qė Shqipėria mos tė lidhej me Perėndimin qė nė atė kohė, pasi kėshtu ekonomia shqiptare do tė zhvillohej dhe Greqia nuk do tė mund ta vasalizonte ekonomikisht, i ofruan regjimit komunist shqiptar marrėdhėnie ekonomike qė i mundėsuan ekonomisė shqiptare qė tė shtynte kolapsin e plotė. Pėr t i potencuar kėto kumte politike nė rrafsh artistik, regjimi komunist porositi dhe botoi romanin Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave tė Ismail Kadaresė. Ismail Kadare gjithashtu pati marrė nga regjimi komunist licencėn qė t ua kumtonte edhe verbalisht kėto kumte perėndimorėve qė kėrkonin qė me anė tė tij t i pėrsillnin kumte regjimit komunist. Kėshtu, Ismail Kadare qe pėr Enver Hoxhėn, ashtu siē qe Ilia Ehrenburg pėr Stalinin, njė lloj ambasadori personal, kumtet e tė cilit, tė pėrpunuara nga regjimi, duhet tė dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencės sė vendit. Nė romanin e Ismail Kadaresė, Pallati i Ėndėrrave (Tabir Saraj) ka nėn kontroll gjithė shpirtrat e njerėzve tė perandorisė, nėpėrmjet mbledhjes sė pėrshkrimit tė ėndėrrave tė tyre, tė perceptuara si kumte paralajmėruese esoterike dhe madje ka nėn kontroll politikėn shtetėrore, nėpėrmjet asaj qė quhet bashėndėrra dhe qė i ēohet ēdo javė Sulltanit, i cili sipas saj bėn politikėn e brendshme dhe tė jashtme. Nė romanin e Ismail Kadaresė, zyrtari i lartė shtetėror, veziri, daja i Ebu Qerimit thotė: -S thuhet mė kot kohėt e fundit se, kush ka nė dorė Pallatin e Ėndėrrave, ka ēelėsat e drejtimit tė shtetit. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 368) Nė po tė njėtėn mėnyrė, Komiteti Qendror mbante ēelėsin pėr kontrollin e shoqėrisė dhe tė shtetit nė Shqipėri, pasi nė dosjet e ndryra nė arkivat e tij qenė tė ndryra, nėpėrmjet tė dhėnave tė detajuara shpirtrat e tė gjithė njerėzve tė kėtij vendi. Tekefundit, edhe Sigurimi i Shtetit qe njė instrument i Komitetit Qendror, me platformėn e tė cilit funksiononte. Dhe ja mė tutje njė nga kumtet pėr tė cilat regjimi komunist e ka toleruar, madje e ka kėrkuar analogjinė midis Komitetit Qendror dhe Tabir Sarajit. Ky ėshtė kumti qė pėrmban konceptin e bashkėfajėsisė sė gjithė popullit pėr krimet e regjimit komunist, regjim ky qė mund tė identifikohet me Komitetin Qendror, titullin e Sekretarit tė Parė tė tė cilit mbante diktatori. Despotizmave tė pėrgjakshme, gjatė gjithė historisė, u ka pėlqyer qė ta paraqesin veprimin e tyre sikur nė tė ka marrė pjesė i gjithė populli, pėr ta transferuar kėshtu pėrgjegjėsinė nė instancėn mė tė lartė tė kolektivitetit nė shoqėri, e cila ėshtė njėherit edhe viktimė e despotizmit. Nė romanin e Kadaresė bėhet ky dialog midis dy personazheve pėr Pallatin e Ėndėrrave: -Kurse unė them se ai ėshtė institucioni i vetėm nė shtetin tonė, nėpėrmjet tė cilit pjesa e errėt e ndėrgjegjes sė gjithė shtetasve krijon njė kontakt tė drejtpėrdrejtė me shtetin,- tha Kurti. Ai i vėshtroi tė gjithė me rradhė, si pėr tė kuptuar se sa kishin arritur tek ata fjalėt e tij.- Turmat e pafundme vėrtet nuk qeverisin,- vazhdoi ai,- por kanė njė mekanizėm, me anė tė tė cilit ndikojnė nė tė gjitha punėt, aventurat dhe krimet e shtetit, dhe ky ėshtė Tabir Saraji. -Do tė thuash se tė gjithė sė bashku kanė njė pėrgjegjėsi pėr gjithēka qė ndodh, njė ndjenjė faji?- tha kushėriri. -Po,- u pėrgjigj Kurti.- Nė njėfarė mėnyre po, shtoi ai me vendosmėri. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 316-317) A nuk ėshtė kėtu njė shenjė e largėt e sloganit Bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės qė paraqiti Sali Berisha, si kryetar i opozitės antikomuniste nė 1992? Personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi, qė shkon nė Pallatin e Ėndėrrave me njė rekomandim pėr tė filluar punė atje, ėshtė nė fakt vetė Ismail Kadare (analogjia nė planimetrinė urbane nė itinerarin shtėpi e Ebu Qerimit- Tabir Saraj dhe shtėpi e Kadaresė-Komiteti Qendror e provon qartė kėtė), i cili paraqitet nė Komitetin Qendror (nė zyrat e regjimit komunist), sipas precedentit Ehrenburg, me njė rekomandim (kumt politik) tė dhėnė nga perėndimorėt pėr regjimin komunist, nė njė kohė qė vetė Kadare shėrbente si pėrcjellės-potencues kumtesh politike nė vijėn Tiranė-Perėndim. Nė Tabir Saraj Ebu Qerimit ia hedhin nė zjarr fletėn ku qe shkruar rekomandimi dhe i thonė: -Nė Tabir Saraj nuk pranohen rekomandime, sepse njė gjė e tillė, domethėnė rekomandimi, ėshtė nė kundėrshtim me thelbin e Tabir Sarajit Jo hyrja e ndikimeve tė jashtme, por, pėrkundrazi, mbyllja e tyre, jo depėrtimi, por izolimi, pra jo rekomandimi, por mosrekomandimi ėshtė njė nga kriteret bazė tė Tabir Sarajit. Pėr kėtė, veē punės sė madhe pėr pėrpunimin e materialit, njė rėndėsi tė madhe ka mbyllja e plotė e Tabir Sarajit ndaj ēdo ndikimi tė jashtėm. Sepse pikėrisht jashtė Tabir Sarajit ka forca tė ndryshme, qė pėr njė arsye ose njė tjetėr janė tė interesuara tė futin ndikimin e tyre kėtu, nė mėnyrė qė qėllimet, idetė apo mendimet e tyre tė paraqiten pastaj gjoja si sinjale tė shenjta tė hedhura nga allahu mbi trutė e fjetura njerėzorė. Ndaj nė Tabir Saraj nuk pranohen rekomandimet. (Ismail Kadare: Emblema e dikurshme, Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1981, f. 279-282)