Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur » "Kadare ka qene gjithnje kunder klerikeve, kishave e xhamive ne Shqiperi"

Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur Nė kėtė forum mund tė gjeni mė tė rejat nė polemikėn rreth identitetit mes Qoses dhe Kadaresė

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 07:50 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale "Kadare ka qene gjithnje kunder klerikeve, kishave e xhamive ne Shqiperi"


Shkrimtari Shqiptar Ismail Kadare

"Kadare ka qene gjithnje kunder klerikeve, kishave e xhamive ne Shqiperi"

Nga Klajd Kapinova New York
Shikoni me kujdes Leninin qe qendron perballe popullit te vet pra ish Bashkimit Sovjetik. Sikur me nje zevendesim te thjeshte te vendosnim diktatorin Enver Hoxha perpara Shqiperise Kufome, ose te futemi ne krahasim ne letersi te vendosnim Ismail Kadarene perballe Kufomes se Letersise Shqiptare (ku tradita dhe shkrimtaret pararendes jane pernaltur dhe pushkatuar disa here perms pendes se “poetit” apo shkrimtarit te Koncertit ne fund te dimrave, etj. Te futemi serisht ne Ish-B.S. te vendosim Maxsim Gorkin perballe kufomes se Letersise se ish-B.S., ku, ku ai pagezonte ēdo pushkatim kolektiv qe behej me urdher te Leninit e Stalinit, sepse qe te gjithe e dijne shprehjen “Te pushkatohet, te dergohet ne Siberi”, ndersa ne Shqiperi ne vend te Dostojevskit etj., jepej “Nena” pa nene e Gorkit 3 here ne dite. Te vazhdojme te vendosim Fidel Kastron perballe Kubes mjerane sot, apo ne Korene e Veriut e disa shtete te Afrikes, ku diktatoret kane vrare miliona njerez…

Ik ka shkruar dy poezi per Leninin, kete dictator te madh te popullit rus qe sebashku me Stalinin, per sa kohe sunduan si perandore, kane vrare mbi 40.000.000 njerez, pa perfshirre hapjen e mijera kampe internimi ne Siberi.

Ja nje pjese e tekstit pa asnje koment:

LENINI

“Ne vargjet e fletores time
I rralle eshte emri i tij si gur i ēmuar

Dhe vazhdon:

Iliēi le te jete
Ne mes pejsazheve qe dua shume.
Mes rrugeve, mes fushave te qeta,
Kur zhurmeron nje lis, ku rrjedh nje lume.”

Marre nga poezia “Lenini” ne librin “Shekulli im”, botuar shqip ne Tirane e rusisht ne Moske.

Dhe per Stalinin nje strofe shijojeni:

O shoke! Per te fundit here sot,
Babane po percjell turm’ e pasosur (skllever, shenimi im K.K.)
Me dhembje te kulluar e me lot,
Me zemer te plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
Nje ze i njohur, qarte po degjohet.
Ne emer tone sot (pra ne emer te Kadarese, shenimi im K.K.), shoku Enver,
Perpara tij betohet.

E vijon jargavitja e peshtire:

Pushon tashti AY ne qetesi,
Por, jo! AY nuk vdiq! Vazhdon te rroje (pra te beje serisht krime, me emerin e Stalinit, vretja ime K.K.)
Dhe fjal’ e tij e urte perseri
Perpara do te na ēdoje (ne fakt e pau edhe vete Kadare sesa “perpara” na ēoi, shenimi im K.K.)

Dhe serisht “poeti” I diktatures ose zedhenesi i saj Kadare, vijon:

“Ne bote u ngrit me mjeker gjer ne rete
arathenesi me i madh me emrin Marks (“te keshtjella e Hamletit”, 1991)
(pra jo Presidenti George Washington, ku shqiptaro-amerikanet e NAAC I kapin titullin “Per (ē)merita jetesore” atij qe i ka sherbyer diktatures dhe Enver Hoxhes dhe jo komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ose siguria e madhe e poetit “dissident” qe shkoi te jetoi ne France i shoqeruar, me bilete avioni, kur qindra shqiptare u vrane ne kufi, u mbyten ne det etj.

“KOMUNIZMI
MBI KAPITALIN
ĒEKANIN E MADH TE MBROJTJES KISH NGRITUR N’ERE”
(libri “Shekulli im” f.112, (taman qe paska qene shekulli i Tij, pra Ik)

Te shohim sesa “Perendimor” ishte Ik. Perendimi ka krijuar Cmimin Nobel dhe nese Ik e “merr” ai serisht do te kthej kryet ne Lindje per te marre Cminin Nobel te themeluar dje nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Oops! Dhe Nostradamus-I yne Ik ben femijet e palindur ithtar te revolucionit Bolshevik proletar te Hoxhes me shprehjet:

“Ja Shqiperia:
nje lendine e qeshur, shkelqejne bajonetat
dhe qe ne bark te nenes, femia,
si ushtar eshte rradhitur ne reshta.”
(Poezia “Ne festen e brigades”)

dhe ne “kenga e ushtarit te vjeter”, ne vend te komandarit Hoxha, ai flet e shkruan i sigurte (dhe kot nuk thoshte Dulla se shkrimtaret dhe artistet jane ndihmes per edukimin komunist te punonjesve…)

“Alarmi prape, ja, gjemon
dhe horizonti eshte me re.
Nga lufta vijme (Ok, partizani i vogel Velo, shenimi im K.K.), ne lufta shkojme
Dhe tjeter fat s’kerkojme ne.” (Bravo ti je guximtar, une nuk e dua luften vre. ime K.K.)

Ja qesharaku yne poet, i sigurte per varrin e tij madheshtore jargavon:

“ne qoftese krevatet i kemi pasur te zakonshem,
VARRET DO T’I KEMI MADHESHTORE” (eshte mire te pyes paraardhesin tend Hoxha se i ka varrin. Marre nga “Poeme blindazh”… edhe edhe varrin kerkon ta blindosh…!?)

“feneri I komunizmit ne Evrope s’u shua.

+ + +

“ne qendruam ne mbrojtje te revolucioneve (nuk e di se ne France po behet revolucion, kur atje eshte shtet kapitalist dhe ti ke azil politik, K.K.)

te pamposhtur, heroike, madheshtore (te mbyti deliri I madheshtise, kur ne fakt je e kunderta e te gjithe ketyre fjaleve qe ia mvesh vetes, K.K.)
qysh tani kemi hyre ne lavdine proletare (pra ne ate “lavdi” ku ne periudhen e komunizmit 1917-1990, jane vrare mbi 100.000.000 njerez dhe jo pula te semure nga gripi. K.K.)

“ne ēanim me tutje
midis Shilles imperialiste (kaq shume e urren imperializmin sa ke gjet fole ose azil politik ne zemer te saj, pra ke shkuar per t’u mbrojtur nga ata qe ke shkruar se te “sulmojne” Oops!)
dhe Haribdes revizioniste” (Fjala e yte ne vesh te Perendise, se do te thone pastaj njerezit Fale e Zot se nuk di se cfare shkruan!, K.K.)

Ne fakt mallet shqiptare asnjehere nuk jane menduar por kane pare krimet mostruoze diten per diell qe ka bere udheheqesi dhe miku I shtepise tuaj Enver Hoxha nga Gjirokastra nga je edhe ti. Sesa besimtar eshte Kadare nuk ka nevoje te behet koment dhe se “mbrotja” ose fyemja ma e madhe qe ai ben sot eshte njesoj sikurse Stalini, Enveri, Lenini, te mbajne leksione mbi fene orthodokse dhe islame Hoxha yne. Oops!

“Te shurdhuan veshet
PRIFTERINJTE DHE HOXHALLARET
… DHE BEKONIN GJAKMARRJET
MINARET DHE KUMBANARET.

“ĒTHOSHIN KAMBANAT
Ē’MURMURITNIN PRIFTERINJTE
NE LATINISHT
KISHAVE TE LARTA?
LOGJIKA LATINE ME FRAZA TE LARTA
PERPIQEJ TE PERKULTE PUSHKEN E GJATE.”

“NE QELITE E QETA TE MANASTIREVE TE FTOHTE
BENIN STUDIME PER SUFIKSET PRIFTERINJTE”

“AMIN
PRIFTERINJTE DHE CA POETE NE GJUME TE VININ
PER LAVDINE ABSTRAKTE GJENEALOGJIKE ULERININ.”

Marre nga poema: “Perse mendohen keto male”

“NJEREZ ME VELADONE TE ZEZ,
TE ZEZ SI ERRESIRA KOZMIKE
ULERINE:
MOS NGRINI DOREN KUNDER QIELLIT.
TE LUFTOSH ME QIELLIN, MEKATE!
…POR TURMAT I MBYTEN NJEREZIT ME VELADONA
DHE POETET REBELE I SHQYEN ME THONJ.”
Marre nga libri “Shekulli im”, f.114.

Kadare kenaqet kur shkruan:

“Do te ngrihet nje qytet I ri
pa kasha e muze me antika…
qyteti I ri
pa kishe e mabanare plake…
prift s’do te kete
s’do te bjere kambana”
(marre nga “Enderr industriale” te “Vepra letrare”, vell.2, f.202.

ka serisht per Belulin e Gjirokastres ose ne tirane te letersise komuniste te Tiranes se kuqe dje dhe sot, por nje here tjeter, sepse nuk duam t’u shkaktojme infrakt te miokartit, apo t’u bejme te bleni ilace sa I biri te amen tek bosset e shkrimtarit komunist, qe kane sot pushtetin mediatik, ekonomik dhe politik.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur