Keqkuptimet e Qoses pėr identitetin e shqiptarėve
Keqkuptimet e Qoses pėr identitetin e shqiptarėve
Nga Piro Misha
Ne vend te hyrjes
Dy janė gjėrat qė tė bien mė sė pari nė sy kur lexon shkrimin e akademik R. Qoses “Realitet i shpėrfillur- Vėshtrim kritik mbi pikėpamjet e Ismail Kadaresė pėr identitetin shqiptar”, qė, siē pritej, ka ngjallur mjaft reagime: E para, se s’ke tė bėsh thjeshtė me njė polemikė tė nxitur nga njė debat i ēastit. Njė sėrė shkrimesh tė tij tė kohėve tė fundit tė bėjnė tė mendosh se po merr formė nje vizion i tij i ri pėrsa i takon ēėshtjes sė vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve dhe vendit tė tyre nė histori e botė. Gati gati tė krijohet pėrshtypja se po pėrvijohet njė platformė e tij e re politike dhe ideologjike.
E dyta, fatkeqėsisht polemika s’mbetet dot thjeshtė nė nivelin e ballafaqimit tė ideve. Mjafton tė kesh dėgjuar nė rubrikat televizive qė i kushtohen shtypit tė pėrditshėm titujt me tė cilėt ai u botua: “Rrėshqitjet politike dhe intelektuale tė Ismail Kadaresė”, “Idetė raciste tė Ismail Kadaresė” etj, qė tė kuptosh se, siē ndodh shpesh tek ne, Qosja i ėshtė dorėzuar lehtė dėshirės inatēore pėr ta asgjėsuar mundėsisht kundėrshtarin, duke i llogaritur sulmet nė mėnyrė qė ato tė shkaktojnė sa mė shumė dėm e pėrbaltje. Dhe, meqė nė rastin e Kadaresė bėhet fjalė pėr njė figurė me reputacion ndėrkombėtar, atėhere dhe akuzat i duhen bėrė qė tė mund ta dėmtojnė pikėrisht nė ato qarqe ku Kadareja e gėzon kėtė reputacion. Nga ana tjetėr, gjithnjė tė sjell bezdi intelektuale kur dikush merr rolin e misionarin, ndaj s’kishte si tė mos ndjeje njė farė bezdije kur qė nė krye tė herės Qosja kumton se i qenka futur polemikės thjeshtė “pėr hir tė perėndive tė tij: tė Vėrtetės dhe tė Drejtės”! Por klishe tė tilla bėhen edhe mė tė bezdisura kur shėrbejnė pėr tė pėrligjur tė thėnie tė pavėrteta. Do mjaftohem vetėm me njėrėn syresh: Njė ndėr akuzat qė Qosja e pėrsėrit vazhdimisht ėshtė ajo sipas sė cilės nė themel tė librit “Identiteti europian i shqiptarėve” qėndron “dhuntia e nxitim-shndėrrimeve (tė Kadarėsė) pėr tė qenė politikisht sa mė i koniukturueshėm”. Sigurisht, Qosja e kushdo tjetėr janė nė tė drejtėn e tyre pėr tė mos qenė nė njė mendje me gjithēka qė shkruan e thotė Kadareja, por ama kur e lexon kėtė akuzė, natyrshėm tė lind pyetja: Mos vallė profesori s’i paska lexuar shumė prej veprave qė Kadareja ka shkruar sė paku qė prej mesit tė viteve shtatedhjetė e kėtej, tė cilat kanė si laitmotiv po ato teza pėr tė cilat tani Qosja polemizon? S’i paska lexuar ai, psh., “Vitin e mbrapshtė” apo “Sjellėsin e fatkeqėsisė”, derisa pėr tė provuar akuzėn na pėrmend thjeshtė njė artikull tė shkruar nga Kadareja nė vitin 1972! Po nejse, le tė mos zgjatemi me kėtė ēėshtje, qė fundja s’ka shumė rėndėsi, qė tė merremi me pikėpamjet e Qoses.
A janė shqiptarėt europianė?
Nė thelb tė polemikės qėndron pikėrisht kjo pyetje, sė cilės Kadareja dhe Qosja i pėrgjigjen nė mėnyra te ndryshme. Per Kadaren shqiptaret janė njė popull me identitet tė qartė europian. Qosja s’ėshtė i kėtij mendimi, pėrkundrazi, ai mendon se duke i mėshuar shume kėsaj teze, shpėrfillet identiteti mysliman, si njė ndėr pėrbėrėsit kryesorė te identitetit kombėtar shqiptar. Aq mė tepėr kur, gjithnjė sipas tij, “togėfjalėshin identitet europian ai (Kadareja) e njėjtėson me projektin politik europian, domethėnė me Bashkimin Europian, si bashkėsi e shteteve dhe popujve europianė, nė njėrėn anė, dhe me krishtėrimin, nė anėn tjetėr.“ Por, shqetėsimi i Qoses, nė fakt, s’ėshtė thjeshtė pėr ato qė shkruan Kadareja. Ai ėshtė i mendimit se, nė pėrgjithėsi, si pasojė e “sjelljeve shpėrfillėse tė disa politikanėve shqiptarė ndaj dinjitetit tė fesė myslimane, gjithnjė e mė shumė shqiptarė myslimanė nė Kosovė e nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar”. Zakonisht janė pakicat ato qė diskriminohen, ndaj, ē’ėshtė e vėrteta, e ke disi tė vėshtirė ta pėrfytyrosh se si qenka e mundur qė nė njė vend ku thuajse e gjithė qeverija dhe thuajse 90% e popullėsisė janė myslimanė, ose me origjinė myslimane, siē ėshtė rasti i Kosovės, myslimanėt ta ndjekan veten tė diskriminuar thjeshtė sepse i ndjeri president Rugova na mbante nė zyrėn e tij njė portret tė Nėnė Terezės! Sepse prova kryesore qė Qosja sjell pėr tė mbėshtetur tezėn e tij ėshtė pikėrisht ajo ēka ai e konsideron “pėrdorimi politik i Nėnė Terezės” qė s’qenka as mė pak e as mė shumė por “njė mitologjizim nė thelb fetar, pėr arsye fundamentaliste fetare dhe tė koniukturueshme politike tė njė shenjtoreje nė njė vend shumėfetar.’ S’ka si tė mos kujtosh ngjashmėrinė e madhe tė kėtyre argumentave me ato qė solli para pak kohe myftiu i Shkodrės, kur kundershtoi ngritjen e njė pėrmendoreje tė Nėnė Terezės nė kėtė qytet! Argumenta kėto qė u kundėrshtuan nė unanimitet si nga Kėshilli Bashkiak i qytetit, i pėrbėrė nga qytetarė tė tė dyja besimeve, ashtu dhe nga vetė drejtuesit e Bashkėsisė Islamike Shqiptare! Sidoqoftė, nė pjesėn mė tė madhe tė shkrimit akademik Qosja rreket tė argumentojė pėrse kultura shqiptare s’mund dhe s’duhet tė konsiderohet mirfilli europiane, kur, aq mė tepėr, vetė koncepti kulturė europiane s’qėnka veēse diēka relative. Rrjedhimisht, Qosja lė tė kuptosh se vetė projekti i integrimit europian pėrbėn njė shpėrfillje tė komponentin mysliman tė kulturės dhe identitetit shqiptar. Sepse, vendi i natyrshėm i shqiptarėve ėshtė ai urės mes Lindjes dhe Perėndimit. Madje, nė fakt, shqiptarėt e kanė tė kotė qė ushqejnė iluzione pėr t’u bėrė pjesė e Europės sė Bashkuar, atyre ua ka pėrcaktur vetė “historia dhe gjeografia pėr tė luajtur rol, vėrtet, ndėrmjetėsues, pėr tė qenė jo “sanduiē”, po subjekt historik, qytetrues, moral nė zbutjen e kundėrshtimeve mes Lindjes dhe Perėndimit.”
**
*
Tek lexoja disa prej argumentave qė sillte akademik Qosja, m’u kujtua pėrshkrimi qė i bėn historiani gjerman Peter Bartl reagimeve qė shoqėruan Kongresin e Manastirit tė vitit 1908, ku u mor njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishėm nė historinė moderne tė shqiptarėve: ai pėr pėrdorimin e alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe. Libri i tij na jep njė tablo disi tė ndryshme nga ajo qė lexojmė rėndom nė tekstet tona skematike tė historisė. Siē ishte e natyrshme, njė vendim kaq i rėndėsishėm ngjalli reagime dhe u shoqėrua nga debate tė zjarrtė. Pėr herė tė parė nė Perandorinė Otomane, pra nė njė shtet teokratik, tė ngritur mbi baza fetare, njė popullėsi nė shumicėn e saj myslimane bėnte kauzė tė pėrbashkėt me bashkombasit e saj tė krishterė nė luftė kundėr qeverisė sė Stambollit, duke adaptuar, nė tė njėjtėn kohė, njė alfabet qė pėr shekuj qe identifikuar si njė ndėr simbolet kryesorė tė krishtėrimit latin, pra tė armikut shekullor tė Perandorisė. Bėhej fjalė, pra pėr njė vendim qė shėnon jo vetėm njė hap tejet tė rėndėsishėm drejt bashkimit tė shqiptarėve, por qė shpallte qartazi deshirėn e tyre pėr tė braktisur Lindjen, duke e kthyer fytyrėn drejt Europės. Dhe le tė kujtojmė se ata qė e morėn kėtė vendim, si dhe ata qė e mbeshtetėn atė, s’ishin thjeshtė katolikėt, por nė radhė tė parė pjesa dėrmuese e shqiptarėve tė besimit mysliman dhe ortodoks. Por, sigurisht, jo tė gjithė ishin nė favor tė tij. Nė njė sėrė qytetesh, si Manastir, Shkup, Ohėr, Dibėr, Korēė, Elbasan etj kundėrshtarėt e shkrimit latin (komitetet lokale tė klubeve Bashkim e Pėrparim, sė bashku me njė pjesė tė klerit mysliman), organizuan protesta, ku pėrdorimi i alfabetit latin paraqitej si njė veprim i drejtuar kundėr myslimanėve. Na thuhet se veēanėrisht aktiv u tregua nė Kosovė njė farė Arif Hiqmeti, njė ndėr drejtuesit e klubit shqiptar tė Stambollit, i cili bėri ēmos pėr tė futur alfabetin arab nė shkollat shqipe qė ishin hapur nė Gjilan e Mitrovicė. Siē dėshmon Eqrem bej Vlora, ai u pėrpoq qė “nėpėrmjet popullsisė injorante tė Veriut tė pėrhapte mendimin se pranimi i kėtij alfabeti (latin) ishte njė krim qė bėhej kundėr fesė.” Me 5 prill 1910 vetė Sheh-Ul-Islami u dėrgonte njė qarkore gjithė myftinjve tė Shqipėrisė ku iu bėnte thirrje qė tė mos lejonin pėrdorimin e alfabetit latin nė shkollat shqipe. Kulmin kjo fushate kundėr alfabetit e arriti nė mars 1910, me organizimin e tė ashtuquajturit Konges i Dytė i Manastirit, ku “Klerikėt myslimanė e shpallėn pėrdorimin e alfabetit latin si njė shėnjė shkėputjeje nga islamizmi dhe pėr pasojė, njė sakrilegj, sepse pėr myslimanėt ka vetėm njė alfabet, ai i Kuranit.” Alfabetin e ri, e kundėrshtuan, sigurisht, dhe disa shqiptarė tė besimit ortodoks, gjithnjė nė emėr tė argumentave fetarė.Le tė kujtojmė kėtu se reagime tė ngjashme pati dhe ndaj flamurit me shqiponjėn me dy kokė, kur ajo u bė simbol i pėrbashkėt i kombit shqiptar. Dhe ajo u akuzua se s’ishte veēse njė simbol i kaurit, pra njė fyerje pėr myslimanėt (lexo Eqrem bej Vlorėn). Me argumente tė ngjashėm u kontestua dhe vendosja e figurės sė Skėnderbeut nė qėndėr tė vetėdijės kombėtare etj etj.
I solla shembujt e mėsipėrm pėr tė treguar se, nė fakt, debati i sotėm s’mund tė shkėputet nga njė dimension i tij historik, tė cilin ēuditėrisht Qosja e mėnjanon plotėsisht. Sepse ėshtė fakt qė, nė forma tė ndryshme, sa here qė nė historinė moderne tė shqiptarėve ka qėnė fjala pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen, njė debat i ngjashėm ka dalė nė sipėrfaqe. Disa herė ky debat prek drejtpėrdrejti vetė thelbin e problemit, orientimin qytetėrues tė shqiptarėve, e rrjedhimisht dhe orientimin e tyre gjeopolitik, herė tė tjera ai merret me pretekste e vogėlsira, siē eshte rasti i tymnajės sė ngritur kohėt e fundit pėr tė ashtuquajturėn ēėshtje “Nėnė Tereza”. Le tė kujtojmė kėtu shkrimet e shumta tė Baletės, Ferajt gjatė dekadės sė fundit, pėr orientimin gjeopolitik tė shqiptarėve nė pėrputhje me pėrbėrjen e tyre fetare, apo sulmet e tyre me argumente tė ngjashėm kunder figurės sė Skėnderbeut, Bogdanit, Nolit, etj. Por, nė tė vėrtetė, deri tani ato kanė qenė margjinalė dhe perfiferikė.
Nė tė vėrtetė, gjatė gjithė rjedhės sė historisė sonė moderne s’ėshtė e vėshtirė tė dallosh ekzistencėn e dy rrymave kryesore tė mendimit, tė cilat i ndan vizioni i ndryshėm qė kanė pėr tė shkuarėn e pėr tė ardhmen. Deri nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore ato njiheshin me emėrtimet Oksidentalistėt dhe Orientalistėt. Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar ndeshja mes tyre bėhet kaq e ashpėr sa qė Krist Maloki, njė ndėr emrat e njohur nė skenėn intelektuale tė kohės, shpallte: “Dy fronte armiqsore e shkujn sot zemrėn e Kombit tonė…lufta e Okcidentalizmės shqiptare kundėr Orientializmės shqiptare. Orientalizma shqiptare asht padyshim njė system mendimesh, ndjenjash dhe instiktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim dhe filozofi tė vetėn.” Shqipėria e viteve 1913-1939 ishte nė kėrkim tė vetėvetes. Modernizimi pėr shqiptaret s’ishte ende veē njė shkumė e hedhur brigjeve nga dallgėt. Fare afėr Evropės, e nė tė njėjtėn kohė akoma tepėr larg saj, pėrjetėsisht periferi, shqiptaret kishin nisur rrugėn e tyre tė vėshtirė pėr tė bėrė njė kapėrcim tė madh nė kohė e nė hapėsirė, nga mesjeta nė kohet moderne, nga Azia ne Europė. Vetė procesi i kombformimit dhe vetpėrcaktimit tė tyre si njė bashkėsi e vetėdijshme pėr identitetin e saj tė dallueshėm, ndėrtuar nė rrafshin historik, subjektiv, simbolik e kulturor, vazhdonte tė ngėrthente njė sėrė kundėrthėniesh. Megjithatė, nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore Shqipėria, ē’ėshtė e vėrteta, pėrfundimisht s’i pėrket mė Azisė por, nė tė njėjtėn kohė, s’ėshtė veēse pėrgjysėm nė Evropė... Sepse shteti i ri shqiptar ėshtė tejet i varfėr, tejet i prapambetur, qoftė edhe nė raport me vendet fqinjė. Nė kėtė kontekst, nė njėrėn anė qėndronin ata qė si Branko Merxhani kėrkonin qė “Pėrmbi gėrmadhat e Shqipėrisė sė djeshme, tė prishur dhe tė robėruar, tė krijojmė njė Shqipėri tė nesėrme tė mbaruar, tė ndritur, tė qytetruar…Njė Shqipėri jo historike, po qytetėronjėse.” Dhe vetė ai e shpjegon ē’kuptonte me fjalėn qytetėrim: “Ne nuk kemi tė bėjmė as gjė tjetėr pėrveē se tė pranojmė qytetrimin evropian ashtu siē ėshtė. Me tė gjithė institucionet e tij. Me tė gjithė format e tij. Me tė gjithė vlerat e tij shpirtėrore dhe mendore. Le tė mbajmė gjuhėn dhe ekzistencėn tonė materiale…Ndryshe le t’i pėrgatitim qė tani ēadėrat tona. Me formėn e tanishme tė jetės sonė nuk mundemi tė mbetemi pėr shumė kohė akoma nė kėtė kėnd tė dheut… Dhe qytetrimin oksidental duhet ta marrim jo pjesėrisht, jo tė reckosur, po tė tėrė dhe tė pacėnuar….” Nė njė kamp me Merxhanin rreshtohen thuajse gjithė emrat mė tė rėndėsishėm tė kulturės shqiptare tė kohės. Tė gjithė e konsiderojnė veten europianė. Vetė gjuha me tė cilėn ata stigmatizojnė tė shkuarėn lindore ėshtė tepėr e ashpėr. Qosja e akuzon Kadarenė pėr racizėm, por jam kureshtar tė di ē’mendon ai vallė per Konicėn, apo pėr Mit’hat Frashėrin, pra pėr formuluesit e idesė kombėtare, kur qė nė vitin 1924 nė librin e tij programatik, “Plagėt tona-Ēe na mungon? Ēe duhet tė bėjmė?” ky i fundit shkruante: “E urrejtur qoftė pėr jetė ajo administratė, e mallėkuarė qoftėajo orė qė solli kėmbėn e Asiatikut nė Shqipėri, qė na bėri tė rrimė pesė shekuj mė pas nga shokėt. Pesė shekuj shkuan mbi neve si njė hie e zezė, njė gur i rendė mbi mendjen dhe vetėdijen tonė, njė kohė errėsire qė ment ndryshoi ēdo ndjenjė njerėzije, ēdo cilēsi njeriu tė ndershėm.”Kishte, padyshim, siē dhe vazhdon tė ketė, dhe nje kamp tjetėr ku bėnin pjesė ata qė, pėr arsye botėkuptimi, kulture apo interesash, ishin kundėrshtarė tė njė vizioni tė tillė. Dhe, natyrisht mes tyre njė masė njerėzish qė nguronte, ndjehej e pasigurtė, e paqartė. Por shumica dėrmuese e shqiptarėve e ndjenin veten europianė dhe pėrshėndesnin pa drojė ēdo hap e pėrpjekje qė i ēonte ata mė tej nė rrugėn e integrimit tė plotė nė Europė.
* *
*
Por le tė kthehemi tek koncepti qė qėndron nė thelb tė debatit. Ē’do tė thotė tė jesh europian? A ekziston njė unitet kulturor europian, e pėr rrjedhojė, njė identitet europian? Dhe nesė po, a ka vėrtet arsye pėr ta vemė nė dyshim pėrkatėsine tonė europiane, me qė njė pjesė e shqiptarėve qėnkan tė besimit mysliman, apo me origjinė myslimane? A mos vallė pėr shkak tė shekujve tė gjatė nėn sundimin otoman, vetėpėrcaktimi ynė si europianė s’ėshtė veēse njė vetmashtrim i madh, i ndėrtuar me kujdes nga njė tufė intelektualėsh qė nga Rilindja e kėtej?Tema e identitetit europian ėshtė diēka pėr tė cilėn sot debatohet mjaft. Pėr tė pati shumė debate sidomos gjatė diskutimeve pėr hyrjen e Turqisė nė BE, e mė pas, pėr Kushtetutėn Europiane. S’ka dyshim qė gjatė dekadės sė fundit shpesh kemi pasur njė Europė qė befas ndjehet e pasigurtė, e sheh veten nėn presion, e detyruar tė ngrejė mure tė reja, qė hera-herės, tregohet e paqartė e kontradiktore pėrballė dukurive tė reja qė sjell me vete globalizimi, siē janė emigracioni, terrorizmi, apo zgjerimi. Por kjo s’do tė thotė aspak se s’janė tė qarta disa koncepte bazė, duke nisur me konceptet qė Qosja, nė mėnyrė tepėr eklektike, nė emėr tė teorizimeve tė tij pėr tė ashtuquajturėn “gjeografi e lėvizshme”, pėrpiqet ti relativizojė. A ekziston pra, njė unitet kulturor europian? Tė kuptohemi, fjala kėtu s’ėshtė thjeshtė pėr unitetet e rastėsishėm apo konjukturalė politik e ekonomik, si ato tė krijuara gjatė periudhės sė ndarjes sė Luftės sė Ftohtė, por pėr njė unitet tė qėndrueshėm historik. Dhe nėse po, a jemi ne pjesė e tij?
Pa u zgjatur shumė do mjaftohem duke sjellė njė pasazh nga Ferdinand Braudel, padyshim njė ndėr historianėt mė me ndikim tė kohės sonė, ku mendoj se ai i jep pėrgjigje argumetave tė Qoses. Duke folur pikėrisht pėr raportin qė ekziston mes kulturave nacionale me tėrėsinė unitare tė kulturės europiane, nė librin “Gramatika e qytetėrimeve”, tanimė tė botuar dhe nė shqip (pėrkthyer nga Fatos Kongoli), ai shkruan: “A do tė thotė kjo se tė gjitha kombet e Europės kanė pikė pėr pikė tė njėjtėn kulturė? Me siguri jo. Por ēdo lėvizje qė shfaqet nė njė pikė ēfarėdo tė hapėsirės sė saj ka prirje tė pėrhapet nė gjithė hapėsirėn. Ne po themi vetem prirje. Njė vlerė kulturore mund tė ndeshė ngurrime, mospranime nė njėrėn apo tjetrėn pjesė tė Europės, ose nė tė kundėrt, suksesi i saj, siē ka ndodhur shpesh, mund tė vėrshojė pėrtej kufijve deri nė atė masė sa pushon sė qeni “europian” dhe bėhet botėror. Megjithatė, nė tėrėsi, hapėsira europiane ėshtė, kundrejt pjesės tjetėr tė botės, njė zonė kulturore mjaft koherente, qė e ka treguar veten prej kohe.”
Pra, koncepti identitet i pėrbashkėt europian nėnkupton njė sistem kulturash kombėtare qė ndikojnė njėra tjerėn reciprokisht. Vetė projekti Europė e Bashkuar nėnkupton pranimin e diferencave; ai ėshtė njė proces ku tė qėnit gjithnjė e mė shumė europian, s’do tė thotė qė nė tė njėjtėn kohė tė mos ndjehesh gjithnjė e mė shumė francez, shqiptar, bullgar, apo dhe serb. Pėrballė kulturės sė pjesėve tė tjera tė kontinentit, s’ka dyshim se qė kultura shqiptare, si mbarė ajo ballkanike, ka specificitetin e saj. Mbarė kultura ballkanike ka njė sėrė elementėsh qė pėrbėjnė origjinalitetin e saj, tė cilat janė produkt i historisė sė kėtij gadishulli. Ēdo identitet kolektiv ėshtė produkt i bashkėveprimit tė njė sėrė elementėsh historikė, gjeografikė dhe ambjentalė, mes te cileve, feja ka padyshim, vendin e vet. Por identiteti i secilit popull s’ėshtė diēka e ngrirė, e vėnė nė vėnė nė muze pėr t’u soditur. Ai evoluon, ndryshon, ndikohet, ripėrcaktohet, duke krijuar vazhdimisht sinteza tė reja. Njė shqiptar i shekullit tė 19-tė ndryshon shumė nga njė shqiptar i ditėve tona: ndryshon qė nga mėnyra e jetesės, gjer tek mėnyra e tė menduarit dhe botėkuptimi, e deri tek vendi qė ka feja nė jetėn dhe vetperceptimin e tij.
Padyshim qė krishtėrimi pėrbėn njė ndėr komponentėt mė tė rėndėsishėm tė identitetit europian, tė kulturės europiane. Por kjo s’do tė thotė aspak se identiteti i sotėm europian mund njėjtėsohet me krishtėrimin, sic mund tė ishte rasti deri disa shekuj mė parė. Tė jesh europian sot do tė thotė tė pranosh e njohėsh njė sistem vlerash e institucionesh, tė krijuara historikisht, tė cilat mishėrohen mė sė miri nė dy parime bazė: atė tė demokracisė dhe atė tė laicitetit (shekurazmit). Dhe me lacitet nėnkuptohet jo kundėrvėnie ndaj fesė, por njė ndarje e qartė e jetės fetare nga sfera publike e politike e jetės kolektive. Siē na shpjegon sėrish F. Braudel, nė dallim tė qytetėrimeve tė tjerė jo-europianė tė cilėt kanė nė zemėr tė tyre fenė, “Prirja e qytetrimit perėndimor, qyshse zhvillohet mendimi grek, ėshtė vajtja e tij drejt racionalizmit, pra drejt njė ēlirimi nė marrėdhėnie me jetėn fetare.”
Nga ana tjetėr, islami shqiptar, por dhe ai ballkanik, me tiparet e tij shpesh sinkretiste, qė tradicionalisht e dallojnė atė kulturalisht nga islami i Lindjes sė Mesme apo pjesėve tė tjera tė globit, ėshtė pjesė pėrbėrėse e trashėgimisė sė pėrbashkėt europiane. A mos vallė njė shqiptar i besimit mysliman, apo me origjinė myslimane e ndjen veten mė pak europian e sa njė bashkombas i tij i krishterė! S’ėshtė e rastit qė myslimanėt shqiptarė ishin tė parėt qė arritėn tė zgjidhnin pa shumė vėshtirėsi dilemėn identitare mes pėrkatėsisė fetare dhe asaj kombėtare!
Tė sfidosh sot pėrkatėsinė europiane tė shqiptarėve do tė thotė tė vėsh nė dyshim njė ndėr tezat kryesore tė filozofisė politike e kulturore tė lėvizjes sonė kombėtare. Ndėrsa nė fillimet e saj, si kudo gjetkė nė Europėn Lindore, theksi vihej thjeshtė tek pėrcaktimi e veēimi i shqiptarėve si njė bashkėsi etnike e dallueshme nga popujt e tjerė pėrreth, shpejt, nėn ndikimin kryesisht tė arbėreshėve, koncepti i pėrkatėsisė europiane nis tė zėrė njė vend gjithnjė e mė tė dukshėm e qėndror. Nė kontekstin e fundshekullit tė 19-tė dhe, sidomos, tė fillimit tė shekullit tė njėzet, njė tezė e tillė kishte njė vlerė tė dyfishtė: Sė pari, duke theksuar pėrkatėsinė e dėshiruar europiane, kėrkohej tė bindeshin shqiptarėt se duhej t’i kthenin kurrizin sa mė shpejtė tė kaluarės otomane, ku pjesa mė e madhe e rilindasve shihnin burimin tė thuajse gjithė tė ligave qė kishin plakosur mbi ta. Nė njė nivel mė praktik, theksimi i pėrkatėsisė evropiane i shėrbente pėrpjekjeve tė tyre pėr tė siguruar pėrkrahjen e fuqive tė mėdha evropiane tė kohės, mungesa e se ciles pėrbėnte njė ndėr dobėsitė kryesore tė lėvizjes kombėtare shqiptare, duke kundėrshtuar njėkohėsisht propagandėn e fqinjėve e cila i paraqeste shqiptarėt si turq.
Kombi, feja dhe globalizimi tek shqiptarėt
“Ē’ka tė bėjė musulmanėria apo krishtėria me shqiptarinė?” pyeste Konica qė nė vitin 1903. Qosja mendon se po, ka tė bėjė, duke vėnė kėshtu nė diskutim pikėrisht njė tjetėr prej paradigmave kryesore tė rilindasve. Rilindasit ishin tė mendimit se nė Shqipėri, ku nė ndryshim nga vendet e tjerė tė rajonit, bashkėjetonin nė krah tė njėra tjerės myslimanizmi, ortodoksia dhe katolicizmi, feja pėrbėnte jo vetėm njė faktor potencialisht pėrēarės e njė pengesė pėr unitetin kombėtar, por dhe njė mundėsi tė ndikimeve tė rrezikshme nga jashtė. Pėr pasojė ata qenė tė bindur se identiteti kolektiv i shqiptareve s’mund dhe s’duhej tė mbėshtetej tek feja. Kjo linjė (Feja e vėrtetė e shqiptarit ėshtė shqiptaria), nė fakt, pėrshkon gjithė historinė e Shqipėrisė qė nga Rilindja e kėtej. Procesi i “kombtarizimit tė besimeve” vazhdon dhe pas krijimit tė shtetit shqiptar, ēka sanksionohet qė nė Kushtetutėn e parė tė shtetit shqiptar, nė vitin 1928, ku thuhet: “Shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare. Parimet e politikės fetare tė shtetit janė laiciteti i shtetit, liria fetare, barazia e feve, nėnshtrimi i tyre ndaj shtetit…Feja dhe besimi nuk mund tė pėrdoren pėr realizimin e synimeve politike.” Ndėrkohė, duke u pėrpjekur tė konsolidojė e homogjenizojė shtetin e ri shqiptar, shteti nxit madje imponon reforma tė thella nė gjirin e bashkėsive fetare. Krahas autoqefalisė sė kishės ortodokse shqiptare, reforma mė e rėndėsishme ndodh pikėrisht nė gjirin e bashkėsisė myslimane. Reforma aty ėshtė e gjithanshme dhe ka pėr qėllim kryesor qė islami shqiptar tė mos e ndjejė veten tė huaj nė pėrpjekjet e vendit pėr t’u modernizuar dhe oksidentalizuar. Nė fund tė viteve 20-tė, “Zani i Naltė”, organ zyrtar i Bashkėsisė Myslimane Shqiptare, theksonte se feja s’mund tė kishte asnjė lidhje me kombėsinė. Nė statutin e saj, bashkėsia myslimane shqiptare angazhohej “t’i inkurajonte muslimanėt pėr t’iu konfirmuar qyteterimit modern”, si dhe pėr tė dhėnė “ndihmesė pėr zhvillimin e vėllazėrimin kombtar ndėrmjet shqiptarėve tė ēdo besimi.”
Sigurisht, kjo ėshtė histori. Por shpesh historia shėrben pikėrisht pėr tė nxjerrė mėsime prej saj. Sot, nė kėto kohė tė trazuara, kur gjithnjė e mė shumė nė disa pjesė tė botės feja po keqpėrdoret pėr tė nxitur urrejtjen dhe dhunėn, duke e pėrdorur atė si njė faktor identifikimi dhe mobilizimi kolektiv pėr qėllime qartėsisht politike, ne mburremi se, pavarėsisht nga tronditjet e pėsuara gjatė dekadės sė fundit, Shqipėria pėrbėn njė shembull bashkėjetese dhe mirėkuptimi fetar. Ajo qė shpesh s’kuptohet ėshtė fakti se ky realitet s’ėshtė njė veti gjenetikisht e trashėgueshme, por njė produkt i historisė sonė dhe, nė radhė tė parė, i largpamėsisė sė rilindasve tanė. Por, le tė mos harrojmė dhe lehtėsinė me tė cilėn politikanė e akademikė ballkanikė, pa shumė skrupuj, ia dolėn mbanė ta shndėrronin pėrkatėsinė e ndjenjat fetare nė energji dhe faktor mobilizimi politik pėr konflikte qė, nė thelb, pak ose aspak kishin tė bėnin me fenė.Kur lexon argumente si ato tė Qoses, vetvetiu te vjen nė mendje pyetja: A ka alternativė tjetėr realiste pėr shqiptarėt veē asaj qė pėrcakton filozofia politike e Rilindjes? A kanė shqiptarėt alternativė tjetėr veē rrugės sė mundimshme ku jemi futur, tė cilėn e pėrmbledh mė qartė se kushdo pikėrisht Kadarė, kur shkruan: “E pra, megjithate ky Perėndim ashtu siē ėshtė, problematik, arrogant, mė shumė mospranues se pranues, ky Perėndim qė ashtu si demokracia, ashtu si vetė liria nuk qenkish aq i bukur e as aq i pėrsosur siē e kishim pėrfytyruar nė kohėn e fatkeqėsisė sonė, ky Perėndim mbetet zgjedhja jonė e vetme.”! A s’pėrbėn vetė lehtėsia me tė cilėn shqiptarėt pranuan alfabetin latin, pranuan Skėnderbeun, pra atė qė pėr 25 vjet rrjesht kishte luftuar kundėr turqve, tė bėhej heroi i tyre kombėtar, njė dėshmi bindėse se pėr ta identiteti fetar s’ishte ai mė i rėndėsishmi! Kur kjo mund tė thuhet pėr shqiptarėt e sapodalė nga pesė shekuj sundimi otoman, ē’mund tė thuhet sot? A s’ėshtė po ashtu fakt, se ndėr gjithė popujt e dalė nga komunizmi, shqiptarėt janė ata mė entuziastėt (madje deri nė naivitet) pėr integrimin e tyre tė plotė politik e ekonomik nė Eruropėn e Bashkuar?Le tė mos merremi me pretekste pėr sherr, siē ėshtė historia me Nėnė Terezėn. Jam i sigurtė se deri sa ata tre burra qė s’di se ē’pėrfaqėsojnė e pas tyre djaloshi myfti, i shkolluar dolėn nė televizion e treguan me gisht robėn e saj fetare, ishin shumė tė paktė ata shqiptarė qė e shihnin Nėnė Terezėn si njė simbol fetar. Sic ndodh rėndom me popujt e vegjėl, sidomos kur ata kalojnė periudha tė vėshtira, Nėnė Tereza s’ishte veē njė shqiptare qė me emrin e madh qė kishte fituar nė mbarė botėn, na jepte mundėsi t’i thoshim asaj: shikoni, ne s’jemi ashtu siē na pėrfytyroni ju, s’jemi vetėm njerėz sherrxhinj e qė iu sjellim probleme, prej nesh ka dalė dhe njerėz si Nėnė Tereza, pėr tė cilėn ju tregoni kaq shumė respekt!Dhe do ta mbyll duke cituar sėrish Merxhanin: “…Pranimi i alfabetit latin, shkruan ai, pėrbėn provėn mė tė fortė se, kur zgjidhen lidhjet fetare, ndjenja kolektive e shoqėrisė ndryshon. Dhe ky ndryshim nė vendin e solidaritetit fetar tė ēdukur vė njė solidaritet mė tė lartė. Solidaritetin kulturor. Me kulturė nis ēdo lėvizje nacionaliste. Faza e dyte ėshtė politika, faza e tretė ėshtė ekonomia…Indipendenca politike na ka bėrė tė pėrpiqemi pėr riorganizmin shoqėror dhe ekonomik tė formacionit tė ri. Gjer tani tė tjerė u kujdesėn pėr neve…”
|