Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur » Mustafa Nano: Kultura Perendimore dhe Qyteterimi Lindor i Shqiptareve

Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur Nė kėtė forum mund tė gjeni mė tė rejat nė polemikėn rreth identitetit mes Qoses dhe Kadaresė

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 07:58 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Mustafa Nano: Kultura Perendimore dhe Qyteterimi Lindor i Shqiptareve

Nga Mustafa Nano

Kadare e Qose, as nuk janė tė parėt, as nuk e kanė pėr herė tė parė, nė pėrēapjen pėr tė hapur njė debat tė madh mbi identitetin e shqiptarėve nė kėtė kapėrcyell mijėvjeēarėsh. E megjithatė, jehona e sprovave tė tyre tė fundit mbi kėtė temė, tė cilat u hodhėn nė treg me njė motivim tė fortė polemik, e ka kapėrcyer disa herė jehonėn e sprovave tė tjera tė shkruara nė kohė tė ndryshme nga autorė tė tjerė. Me sa duket, emrat e Kadaresė e tė Qoses, pavarėsisht pėrpjekjeve qė janė bėrė nga disa drejtime e disa vetje (po e huazoj nga Qosja termin e fundit, ndonėse ma vret njė ēikėz veshin) me synimin pėr t'i zhvleftėsuar e denigruar edhe/ose si eksponentė old-fashioned, edhe/ose si personalitete arrogantė e shtypės tė kulturės shqiptare, nuk e kanė humbur ende magjinė e vjetėr. Qė tė dy, pėrtej tė gjitha qėndrimeve tė larme lidhur me ta e pėrtej mendimit qė ata kanė pėr sho-shoqin, vijojnė tė mbeten dy nga personalitetet mė tė zėshėm e mė imponues tė kėsaj kulture. Tė paktėn, kėshtu mendon opinioni publik shqiptar, ndjeshmėria e tė cilit ndaj emrave tė tjerė ka qenė e ėshtė mė e vogėl.Argumenti i hedhur pėr t’u debatuar ėshtė i rėndė sa s’ka ku tė shkojė. Ėshtė konsideruar dhe delikat gjithashtu, gjė qė ua ka mbajtur shumė gojėve hovin pėr tė thėnė tė tyren. Kur ka qėlluar qė e kanė thėnė tė tyren, bash prej skrupujve e prej pasigurisė pėrballė njė argumenti tė gjykuar apriori si delikat, janė frenuar ca si tepėr, dhe pėr kėtė arsye nuk kanė mundur tė qullosin ndonjė gjė kushedi se ēfarė. Me pak pėrjashtime (Arbėn Xhaferri, Ardian Vehbiu, Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Pirro Misha, e ndonjė emėr tjetėr mė pak i zėshėm), tė tjerėt i kanė ardhur vėrdallė gjithė drojė ēėshtjes, duke mos guxuar tė ndukin sadopak thelbin e saj e duke u bishtnuar me njė gjuhė shtinjake (nė ditėt e sotme, kėtė gjuhė e thėrrasin me eufemizmin “politically correct”) shqyrtimeve tė thella kritike e analitike; ndoshta, janė prore tė pėrndjekur nga ideja, se rendja pas shqyrtimeve tė imta e rigoroze nė kėtė lėmė i ēon nė ca pėrfundime, tek tė cilat ata nuk do donin tė arrinin, o pėr tė mos e tronditur, o pėr tė mos e ngarkuar mė pas me faj, vetėdijen e tyre patriotike. Kjo ka ndodhur edhe me problemin e marrėdhėnieve ndėrfetare (jemi edhe kėtu tek argumenti i identitetit tė shqiptarėve), tė cilat janė trajtuar me njė kujdes, i cili ėshtė, nė mos tjetėr, shterpė. Dhe puna nė kėtė lėmin e fundit ka mbetur tek rrahja e gjoksit e pėrsėritja monotone e cliché-sė sė njohur e tė stėrnjohur, sipas sė cilės “kėto marrėdhėnie i karakterizon njė tolerancė hėm e kultivuar, hėm e palėndueshme”. Nuk ėshtė se kjo ėshtė njė sendėrgjķ e ngritur nė havį, por kėmbėngulja mburravece pėr tė mbetur tek kjo llogore optimiste na ka penguar pėr tė shkuar tek rrėnjėt e problemit, i cili herė shfaqet tek iniciativat e katolikėve pėr tė ngritur kryqe pas kryqesh majė kodrave, herė tek refuzimi prej disa myslimanėve shkodranė i ngritjes sė pėrmendores sė Nėnė Terezės, me arsyetimin se kjo e fundit nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė misionare katolike, herė tek qėndrimet e tjera fondamentaliste qė vihen re nė tė dy krahėt, e kėshtu me radhė.

Kadare e Qose kanė hequr dorė nga gjuha e rrumbullakosur nė trajtimin e kėtij argumenti. Secili syresh ka marrė qėndrim njėherė e mirė. Nuk ėshtė se mė pėrpara janė druajtur pėr tė mbajtur kėto qėndrime (sidomos Kadare), por kėtė radhė, si pėrcjellėse tė kumteve tė tyre, nė vend tė “pėshpėrimave”, kanė zgjedhur “klithmėn”. Janė klithma, qė u kanė nxjerrė zbuluar xanxat shumė vėzhguesve, etnologėve, historianėve, studiuesve e qejflinjve tė kėtushėm tė antropologjisė kulturale e sociale, tė cilėt me kėtė rast u janė rikthyer edhe njėherė pėrsiatjeve tė tyre e pėrsiatjeve tė tė tjerėve mbi temėn e identitetit tė shqiptarėve, mbi themelet e kėtij identiteti e mbi ngrehinėn qė ėshtė ngritur mbi kėto themele deri nė ditėt e sotme.

* * * * *

Nė sprovėn e tij tė kėtyre ditėve, Kadare rreket tė provojė nė mėnyrė mė shumė poetike se sa metodike faktin, se shqiptarėt janė evropianė. Si tė ketė dashur tė mos u lėrė vend interpretimeve kuturś tė mesazheve tė sprovės sė tij, ai ėshtė ngutur ta nxjerrė sheshit qysh nė titull qėndrimin e tij. “Identiteti Evropian i Shqiptarėve” e ka titulluar ai kėtė sprovė, nė tė cilėn u kthehet e rikthehet kronologjikisht (aty-kėtu me ndonjė digresion, qė nuk e prish ritmin) rrėnjėve tė identitetit, e tek tė cilat shquan fillimisht gjurmėt greko-iliro-romake, gjuhėn e veēantė shqipe, mė pas krishtėrimin e mė nė fund tharmin evropian tė Shqipėrisė mesjetare (principatat, kryezotat, krushqitė, aleancat, Dante Aligierin popullor nė Shqipėri, Gjergj Kastriotin popullor nė Evropė, kodin zakonor, poezinė epike gojore, eposin e kreshnikėve, etj., etj); i rikthehet pushtimit pesėshekullor otoman, impaktin e tė cilit nė identitetin e shqiptarėve e shquan veē nė trajtėn e njollave antievropiane; evokon gjithė pezmi brumin e pėrzierė shqiptaro-turk tė letėrsisė sė bejtexhinjve, dhe po aty evokon gjithė gėzim traditėn e letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine (Pjetėr Budin, Frang Bardhin, Pjetėr Bogdanin, etj); vlerėson pa masė rilindjen kombėtare e korifejtė e saj tė mėdhenj, tek tė cilėt dallon njė evropianizėm programor e strategjik; konsideron vendimin mbi adoptimin e alfabetit latin nė Kongresin e Manastirit si njė demonstrim tė bujshėm tė vokacionit evropian tė shqiptarėve; i referohet plot pasion periudhės sė sundimit tė Ahmet Zogut, duke mos nguruar ta shohė kėtė tė fundit-pėrveē tė tjerash-edhe si autorin e krijimit tė entitetit human me emrin “mysliman evropian”; i turret me tėrsėllėm nacionalist strategjisė sė serbėve tė para e pas Luftės sė Dytė Botėrore, nėpėrmjet sė cilės synohej tė paraqiteshin kosovarėt “jo si shqiptarė me besime tė ndryshme, por thjesht si myslimanė pa komb”; merret me regjimin komunist dhe me Enver Hoxhėn, tė cilin e etiketon pa asnjė ndėrdyshje si “njeriun mė antievropian qė ka njohur ky vend”; merr nė mbrojtje Nėnė Terezėn si misionare katolike e si humaniste shqiptare; dėnon mė nė fund idenė, sipas sė cilės fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis lindjes e perėndimit; etj., etj., etj. Nė kėtė essay tė thukėt e plot nerv, akademiku Rexhep Qose, mė tepėr se sa i kėrkuar prej tij si njė kurban a shtrigė antievropiane, duket sikur i fanepset tinėzisht pėr t’i ndalur vrundullķnė e penės. Por ai, penės nuk ia pret vrullin; pėrkundrazi. Dhe gjithēka e bėn pėr tė arritur butė-butė tek njė frazė e vetme, tė cilėn do donte ta bėrtiste me sa zė ka nė kokė: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”. Me fjalė tė tjera, Shqipėria ėshtė Evropė e shqiptarėt janė evropianė.Mė anė tjetėr, nė sprovėn e tij me titull “Ideologjia e Shpėrbėrjes”, Qose thotė se ka qenė Rilindja Kombėtare ajo qė ka bindur Evropėn se ka njė komb shqiptar, se deri nė atė moment identiteti kombėtar i shqiptarėve njėjtėsohej me identitetin turk, se identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė njė identitet i pėrbėrė, se shqiptarėt nė tė vėrtetė u takojnė dy qytetėrimeve, atij perėndimor e atij lindor, se pėrmbajtja e qytetėrimit shqiptar nė njė masė tė madhe ėshtė pėrmbajtje e qytetėrimit islamik, se ky i fundit ėshtė mė i shtrirė nė jetėn e shqiptarėve se sa qytetėrimi i krishterė, se pohimi propagandistik, gjithnjė e mė i pėrsėritur si pohim kunjukturial prej disa intelektualėsh dhe prej disa pėrfaqėsuesish tė institucioneve politike, se shqiptarėt i takojnė qytetėrimit tė perėndimit, dhe vetėm tė perėndimit, as nuk e thotė tė vėrtetėn shkencore, as nuk i kontribuon bashkėjetesės sė harmonishme tė feve nė jetėn tonė, se tejtheksimi e tejshquarja e vetėdijeve fetare janė pjesė e ideologjisė sė shpėrbėrjes sė identitetit tonė kombėtar. Nė sprovėn tjetėr me titull “Realiteti i Shpėrfillur”, e cila ėshtė njė pėrgjigje flakė pėr flakė e dhėmbė pėr dhėmbė ndaj qėndrimeve tė Kadaresė, akademiku i Prishtinės, nis tė tjerrė polemikėn me shkrimtarin e Tiranės duke thėnė se perandoria otomane ka qenė e karakterizuar nga toleranca etnike, se barbaria politike qė i vishet kėsaj perandorie ka qenė njė ligj i kohės edhe nė Azi, edhe nė Evropė, se strategjia serbe pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve nė Jugosllavinė mbretėrore dhe nė Jugosllavinė komuniste nuk ka lidhje me aziatikizimin e afrikanizimin e kosovarėve, se rinia studentore dhe shkollore e Kosovės, as nė vitin 1981, as nė vitet 1989-1990, nuk ėshtė ngritur nė demonstrata pėr tė kėrkuar rrėnjėt e krishtėrimit tė hershėm shqiptar, se pikėrisht fati ynė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtive midis lindjes e perėndimit na bėn mė tė dėshiruar pėr Bashkimin Evropian, se qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm tė shqiptarėve ėshtė njė fyerje e papranueshme, se Nėnė Tereza ėshtė mbi tė gjitha e kryesisht njė misionare katolike e se emri i saj nuk duhet pėrdorur politikisht, etj., etj., etj. Tė dyja kėto sprova tė Qoses, tė krahasuara me atė tė Kadaresė, janė mė pak tė ngarkuara poetikisht, kanė njė natyrė mė studimore, janė mė tė shtruara, mė tė ftohta e mė racionale (kjo gjė nuk i bėn vetvetiu mė tė sakta), por kur vjen puna pėr tė larė hesapet me kundėrshtarin, edhe ky, ashtu si Kadare, i jep gaz makinės. Nė mė shumė se nė njė rast, pėr t’i bėrė fshikujt polemikė mė therės, Qose i rikthehet qesim tė shkuarės “komuniste” tė Kadaresė.

* * * * *

Kadare e Qose nuk ėshtė se thonė gjėra tė reja apo gjėra veēanėrisht tė sakta (sipas meje, secili syresh nuk ka mundur t’u bėjė bisht pasaktėsive, tė cilat ndonjėherė janė fėminore. Fjala vjen, nė njė rast Kadare thotė nė mėnyrė hėm kotėsisht fluturake, hėm kotėsisht pretencioze se “ishin popujt e Ballkanit ata qė, vit pas viti e shekull pas shekulli... i ngjitėn perandorisė otomane joshjen evropiane”. Kjo mė duket njė pesė me hiē. Ndėrsa Qosen diku e rrėmben pasioni antiKadare aq shumė sa, nė pėrpjekje pėr tė marrė nė mbrojtje perandorinė otomane tė vizatuar me ngjyra tė zeza prej Kadaresė, ēalltis tė barabitė qytetėrimin evropian me atė otoman nė pikėpamje tė barbarisė!!! Edhe turku mė fanatik nuk do tė mund tė arrinte tė thoshte njė gjė tė tillė, pasi do t’i vinte nė mendje aty pėr aty Rilindja Evropiane, universitetet, letėrsia, shkencat dhe artet nė Evropėn postmesjetare, iluminizmi, revolucioni francez, revolucioni industrial, e kėshtu me radhė, deri tek demokracia liberale, rrėnjėt e sė cilės duhen kėrkuar nė Evropėn e shekujve mė parė, bash atėherė kur perandoria otomane ngulte kėmbė tė konservonte veten nė kallkanin e traditave tė veta), Kadare e Qose pra nuk ėshtė se thonė vetėm gjėra tė reja e tė sakta, por nuk ėshtė kjo e rėndėsishme.

Edhe po tė zhvishet prej xanxave tė njėrit apo tjetrit, kjo polemikė ėshtė bajagķ ngacmuese e provokative, gjė qė-sipas meje-nuk ėshtė ogur i keq nė pėrpjekjet e vona e tė vonuara tė shqiptarėve pėr tė pėrkufizuar njėherė e mirė vetėdijen e tyre identitare (pothuaj tė gjithė kombet evropianė e kanė bėrė tashmė kėtė gjė); dhe nė kėtė mes, nuk jam i aftė tė pikas tė njėjtėn rrezikshmėri qė ka pikasur Arbėn Xhaferri, i cili kam pėrshtypjen qė e tepron, ndėrsa vė alarmin, se me debate tė tilla mund tė hapet kot mė kot ndonjė kuti Pandore. Sigurisht, mund tė ketė polemika nė kėtė lėmė, tė cilat mund t’i fryjnė “ideologjisė sė shpėrbėrjes”, po as Kadare, as Qose, me gjithė paditė qė ngrenė kundėr sho-shoqit, nuk rrahin tė ecin nė kėtė drejtim. Kontrasti midis bindjes sė Kadaresė, sipas sė cilės shqiptarėt janė evropianė, e bindjes sė Qoses, sipas sė cilės identiteti i shqiptarėve ka tharm islamik, mbetet megjithatė. Ai ėshtė njė kontrast i madh e serioz, e papritur vė shumėkėnd pėrballė njė ndėrdyshjeje hamletiane, tė cilėn kishim kujtuar se e kishim mundur prej kohėsh. Ēfarė jemi ne shqiptarėt?

Me ndonjė pėrjashtim tepėr tė rrallė, eksponentėt mė tė rėndėsishėm tė kulturės shqiptare nuk kanė treguar se vuajnė prej ndėrdyshjesh tė rėndėsishme, kur vjen puna tė ndalen pėr tė zgjedhur (nėse do tė varej nga ata), se cilėn rrugė duhet t’i hapin vetėdijes tonė identitare. Dhe kjo kompaktėsi e elitės intelektualo-kulturore nė kėtė drejtim nuk ėshtė njė dukuri “mimikrike” e kėtyre kohėve, kur Barroso e ndal avionin nė Rinas e kur Tirana e Prishtina trokasin kėmbėngulshėm nė dyert e Brukselit. Jo! Ėshtė njė dukuri e pandėrprerė dhe e palėnduar mbi njėqindvjeēare, qė fillon tė paktėn me rilindasit. Kėta tė fundit hodhėn tė parėt idenė e njė identiteti kombėtar afetar, kėta tė parėt i kthyen sytė vendosmėrisht nga perėndimi, kėta tė parėt mbollėn idenė e njė shteti laik, kėta tė parėt lėshuan apelin mbi emancipimin e gruas shqiptare, kėta tė parėt bėnė tė tyret e sollėn ndėr ne idetė iluministe, tė cilat, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt, nuk i mėsuan nė sallonet, nė klubet e nė universitetet perėndimore; pėrkundrazi, i nxunė nė Stambollin e fundit tė shekullit tė XIX-tė, i cili ishte mė nė fund i hapur ndaj kėtyre ideve. Rilindja kombėtare ėshtė dukuria mė e mahnitshme nė historinė e kulturės e tė qytetėrimit shqiptar. Ėshtė gati-gati e pabesueshme dhe e pashpjegueshme, se si ajo botė shqiptare thellėsisht e prapambetur, thellėsisht e pėrēarė e thellėsisht orientale e gjysmės sė dytė tė shekullit tė XIX-tė, ia doli mbanė tė njihte e tė pranonte pa ndonjė sforcim kushedi se ēfarė si prijės e frymėzues tė saj ca njerėz allasoji me prerje outsider-i. Rilindja kombėtare shėnoi kthesėn e madhe. Pa tė, sipas tė gjitha gjasave ne nuk do tė mund tė ekzistonim. Fillimisht rilindasit e mė pas tė gjithė pėrfaqėsuesit e kulturės shqiptare, njėri pas tjetrit e tė gjithė sė toku, i kanė mbajtur sytė nga perėndimi e kanė bėrė ē’kishin nė dorė pėr ta shkėputur popullin e tyre prej prapambetjes orientale. Ia kanė arritur qėllimit? Pikėrisht ky ėshtė njė diskutim qė ia vlen tė bėhet.
Rexhep Qose nuk e ka fshehur nė asnjė rast e rrethanė veneracionin pėr Rilindjen Kombėtare e pėr frymėn e saj, me tė cilėn ėshtė mėkuar mrekullisht kultura shqiptare deri nė ditėt e sotme. E megjithatė, nė sprovat e tij tė fundit, ai i kalon tangjent kėsaj fryme e kėtij vokacioni tė qėndrueshėm e tė pandėrprerė tė kulturės shqiptare (mė poshtė, tė ngucur mes thonjėzave pėr ta dalluar nga kuptimi i saj i gjerė, me “kulturė” do tė kuptoj gjithēka tė prodhuar e tė kultivuar nga sėra high-brow e njerėzve). Identiteti i shqiptarėve ėshtė kryesisht identitet jo evropian, thotė Qose, dhe me kėtė merret vesh, qė “kulturės” shqiptare thellėsisht evropiane nuk i rezervon ndonjė rol kushedi se ēfarė nė formimin e vetėdijes identitare. Kadare mė anė tjetėr paraqet pa asnjė tė drejtė kėtė frymė e vokacion tė “kulturės” si pėrmasė tė vetme tė qytetėrimit shqiptar (mė poshtė, me “qytetėrim” do tė kuptoj-kėrkoj ndjesė pėr kėto pėrkufizime tepėr tė tkurrura e disi arbitrare-gjithēka qė vė nė lėvizje e qė kushtėzon mendjet e shpirtin e njerėzve low-brow). Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta, thotė ai, dhe me kėtė nėnkupton se shqiptarėt kanė qenė e janė evropianė. Identiteti i shqiptarėve pėr tė duhet kėrkuar tek kultura. Dhe tek rrėnjėt, shton, por merret vesh se kjo puna e rrėnjėve, edhe pse nuk ėshtė njė shajnķ e tij (tė gjithė e dinė tanimė qė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė gjatė gjithė mesjetės), ėshtė megjithatė njė endje e trishtė e qibare nėpėr histori.

Prej kėtu duket se lind dhe keqkuptimi midis tė dyve, gjė qė i bėn tė pohojnė gjysma tė vėrtetash e i pengon tė pohojnė me tėrė gojėn tė vėrtetėn e plotė. Cila ėshtė kjo e vėrtetė? “Kultura” shqiptare ėshtė tradicionalisht, tėrėsisht e vendosmėrisht e ngashėnjyer prej perėndimit dhe e identifikuar me perėndimin (edhe vetė Qose, tė cilin po mundohen ta shohin kot mė kot me ligėsi kėto ditė si pėrfaqėsues par excellence tė njė frymėzimi antiperėndimor, vetdeklarohet pa mėdyshje si dashnor i Evropės dhe promotor i evropianizimit tė shqiptarėve), ndėrsa “qytetėrimi” i sotėm shqiptar ka sa tė duash nė pėrbėrje tė vet ngjyra tė forta orientale. Nė fakt, nuk ėshtė orientale as nė mėnyrė tėrėsore, as nė mėnyrė domethėnėse, por ėshtė edhe orientale. Kjo gjė duket edhe tek ato qė numėron Qosja (mėnyra e jetės dhe e jetesės sė pjesės mė tė madhe tė popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, kėngėt dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonitė rreth lindjes dhe martesės, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet), por duket edhe tek qėndrimi e sjellja e pėrditshme e shqiptarėve ndaj punės, ndaj ligjit, ndaj rregullave, ndaj gjėsė publike, ndaj pėrgjegjėsisė publike, ndaj pushtetit e politikės, ndaj gruas, ndaj moralit, etj., etj. Qose nuk ėshtė korrekt e ngutet ca si tepėr, kur kėtė tharm oriental e konsideron qytetėrim islamik. Pėrcaktimi “qytetėrim islamik” ėshtė tepėr i rėndė e tepėr impenjativ, dhe rėndom shtihet nė punė pėr ato botė, banorėt e sė cilės nuk njohin nė jetėn e tyre pikė tjetėr referimi, pėrveē Allahut qė ėshtė nė qiell e pėrveē Kuranit, qė ėshtė fjala e Tij e pėrcjellė nė tokė nėpėrmjet profetit Muhamet. Ėshtė ky rasti i shqiptarėve? Tė gjithė e dinė qė nuk ėshtė kėshtu. Qose e di mė mirė se tė tjerėt. Dhe ėshtė e ēuditshme se si, nga njėra anė ai ėshtė kundėr tejtheksimit tė vetėdijes fetare tek shqiptarėt, nga ana tjetėr ėshtė pro tejtheksimit tė elementit fetar nė identitetin e shqiptarėve. Pėrveē kėsaj, ėshtė e ēuditshme se si ai nuk vė re qė, ēfarė ai quan me tė madh e pa tė drejtė qytetėrim islamik, ėshtė duke humbur progresivisht terren nė botėn shqiptare. Ėshtė i dėnuar ta humbasė kėtė terren, jo sepse Evropa nuk na pranon ndryshe, por sepse trysnia konstante e “kulturės” mbi “qytetėrimin” (dhe nė kėtė pikė ju ftoj tė mos u ikim pėrkufizimeve qė dhashė mė sipėr lidhur me kėto terma) ėshtė duke bėrė tė vetėn. Ėshtė njė zbythje qė ka zanafillė tė hershme, prej kohėve kur paraardhėsit rilindas e postrilindas tė Qoses, edhe pse kanė pasur njė mijė arsye mė tepėr pėr tė bėrė vėzhgimin e bėrė prej kėtij tė fundit (me demek, qė identiteti ynė ėshtė nė radhė tė parė e mė sė shumti identitet mysliman), e kanė shpėrfillur zymtėsinė orientale tė botės shqiptare e kanė bėrtitur me gjithė zėrin qė kanė pasur nė favor tė Shqipėrisė evropiane (“Se nė dashēim’ e nė u pėrpjekēimė”, shkruan Sami Frashėri tek “Shqipėria Ē’ka qėnė, Ē’ėshtė e Ē’do tė bėhet”, “do tė jemi njė nga mė tė mirėt’ e nga mė tė ndrituarėt’ e kombevet t’Evropėsė, qė tė na kenė nakar gjithė bota”). Sikur tė kish mundėsi pėr ta marrė vesh Sami Frashėri, se sot shqiptarėt ende vijojnė tė pėrpėliten midis lindjes e perėndimit e ende vijojnė ta pėrcaktojnė ashtin e tyre identitar si oriental, me siguri do tė pyeste veten, se ē’ka ndodhur kėto njėqind vjet e kusur me vendin e shqipeve. Nė mos, do t’i trandeshin eshtrat nė varr.

Qose pėrmend atė zyrtarin nga Tirana me emėr mysliman, i cili nė njė bisedė me njė zyrtar tė Prishtinės po me emėr mysliman, i paska thėnė kėtij tė fundit se ka zgjedhur Pjetėr Bogdanin, Nėnė Terezėn e Papa Gjon Palin e Dytė si prijės shpirtėrorė tė tijtė, ashtu siē pėrmend faktin qė anėtarėt e LDK-sė me emrin Hasan, Hysen, Mehmet, Ramis, Muhamet, Bajram, Rexhep, Sadik, Myftar, Murat, Sadullah, pranojnė tė mbajnė nė selinė e partisė sė tyre fotografinė e Nėnė Terezės e tė Papa Gjon Palit tė Dytė, por kėto dy ngjarje, nė tė cilat nuk ka asnjė element tė dhunės proselitike e tė cilat Qose nuk merret vesh pse i sheh me zemėrim e nervozizėm (a pajtohet Qose me tė drejtėn e njeriut pėr tė besuar atje ku do? Pse Qose i njeh vetes tė drejtėn pėr t’u “konvertuar” nga mysliman nė ateist, e nuk u njeh myslimanėve tė tjerė tė drejtėn pėr tė mos u nervozuar pėrballė portretit tė Nėnė Terezės?), nuk janė gjė tjetėr, veēse pėrthyerje tė trysnisė mė shumė se njė shekullore tė “kulturės” mbi “qytetėrimin”. Ngjarje tė tilla janė me mijėra, dhe pėr kėtė arsye, Qose bėn mirė tė mos e marrė me tė hazėrtė atė shifrėn e vjetėr statistikore, sipas sė cilės 2/3 e popullsisė shqiptare janė myslimanė, rrjedhimisht i pėrkasin qytetėrimit islamik. Edhe sikur tė mos besohej procesi i oksidentalizimit gradual tė shqiptarėve nėn trysninė e “kulturės” sė tyre, edhe sikur tė mos bėhej fjalė pėr kėto ngjarje tė pėrmendura prej akademikut, pjesa myslimane do tė ishte dobare e barabartė me 2/3 e popullsisė minus Rexhep Qosen, i cili vetshpallet si ateist. Njė mysliman mė pak ėshtė ai vetė pra. Mirėpo nga kjo listė duhet tė heqim edhe Ismail Kadarenė, edhe Mustafa Nanon, edhe mijėra ateistė tė tjerė, edhe mijėra shqiptarė qė kanė bėrė martesa tė pėrziera, edhe mijėra shqiptarė qė frekuentojnė klubet e natės, ku “ka kėngė e shfrenime pornografike”, edhe mijėra vajza myslimane qė dalin rrugėve me minifunde, edhe ato vajzat myslimane qė kėndojnė kėngėt “sa bythėn tė mirė e paske” e “ti nuk di me ma lyp”, edhe mijėra tė tjerė qė i dėgjojnė kėto kėngė, e kėshtu pa fund.

E pra, ndėrsa prania e qytetėrimit oriental nė botėn shqiptare ėshtė evidente (Kadare thjesht nuk dėshiron ta shohė), po kaq evidente ėshtė edhe dukuria e tėrheqjes graduale tė kėtij qytetėrimi nga bota shqiptare. Sidomos nė Shqipėrinė shtetėrore, ku tėrheqja ka qenė lineare, s’ka gjė se e ngadaltė, gjatė mė shumė se 100 viteve tė fundit. Edhe regjimi komunist pesėdhjetėvjeēar nuk ėshtė se e ndali apo donte ta ndalte kėtė tėrheqje. Regjimi ishte despotik e mizor, ashtu si dhe diktatori, por Kadare i grah me trok shumė tė nxituar kalit tė emocioneve antikomuniste teksa thotė, se Hoxha ėshtė njeriu mė antievropian nė historinė e shqiptarėve. Nė tė vėrtetė, qoftė regjimi, qoftė diktatori ishin antihumanė, por nuk ishin antievropianė (tė kuptohemi, nuk ishin as pro evropianė). Autarkizmi e izolimi nuk u zgjodhėn si njė metodė pėr t’u ndarė nga Evropa, por si njė mjet pėr tė koracuar pushtetin e komunistėve. Nuk mund tė jetė tendencialisht antievropiane njė kohė, nė tė cilėn ėshtė ngritur e ka funksionuar njė shtet laik, janė botuar Shakespeare-i, Balzak-u e Goethe-ja, janė vėnė nė skenė Mozart-i e Beethoven-i, ėshtė lejuar e nxitur gruaja tė marrė pjesė nė jetėn shoqėrore, ėshtė ndjekur nė masė moda e emrave perėndimorė, janė praktikuar festa e mbrėmje vallėzimi nėn ritmin e muzikės perėndimore, etj., etj.

* * * * *

“Qytetėrimi” shqiptar nuk ka rrugė tjetėr, veēse tė ndjekė “kulturėn” shqiptare. Ėshtė kjo qė po ndodh deri edhe nė Turqi, ku “kultura” e atij vendi rreket prej kohėsh ta shtrojė “qytetėrimin” e kreshpėruar oriental, i cili ėshtė autokton e autentik. Ėshtė pikėrisht “kultura” qė po i merr pėr dore turqit e thjeshtė pėr t’i ēuar drejt e nė Evropė, nė atė Evropė qė me repulsionin e vet ndaj botės islamike, pėr shekuj me radhė i ka dhėnė mė tė madhin kuptim lindjes, ekzistencės e motivimit luftarak tė perandorisė otomane. Nuk po i ēon nė Evropė pėr t’i demyslimanizuar (as qė mund tė pėrfytyrohet kjo gjė), por pėr t’i bėrė pjesė tė njė bote mė tė mbrothėt, mė tė lirė, mė tė hapur, mė demokratike, ku ata do tė kenė pėrveē tė tjerash tė drejtėn dhe hapėsirėn pėr tė mbrojtur identitetin e tyre fetar e jo fetar nė harmoni me identitete tė tjera. Po ne, ē’duhet tė bėjmė? “Qytetėrimi” ynė oriental nuk ėshtė autokton e autentik, e pėr kėtė arsye, nuk ėshtė e nuk ka pse tė jetė aq i kreshpėruar. Nga ana tjetėr, “kultura” jonė, nė ndryshim nga ajo turke, e ka evropianizmin njė gjymtyrė tė vetėn qysh nė lindje (pėr maternitet po marr Rilindjen Kombėtare, dhe nuk besoj se po bėj ndonjė gabim) e tė palėnduar kushedi se ēfarė prej ndonjė repulsioni evropian. Aluzionet e Qoses mbi njė Evropė tė hershme me disponim antishqiptar (“deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX”, thotė ai, “Evropa nuk pranonte se ka njė komb shqiptar”), mė tepėr se me repulsionin evropian ndaj kombit shqiptar, janė tė shpjegueshme me faktin qė kombi shqiptar nuk gjente fuqi pėr tė bėzajtur nė korin e kombeve. Nuk ka pasur faj Bismarck-u, ndėrsa ėshtė shprehur se “Shqipėria nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė shprehje gjeografike”, ashtu si nuk ka pasur faj Metternich-u, kur ka thėnė tė njėjtėn frazė mbi Italinė postnapoleonike.“Kultura” kėtejpari nuk ka pėr detyrė ta mbrojė e ta ruajė me pahir “qytetėrimin” oriental tė shqiptarėve; ajo ka pėr detyrė thjesht ta respektojė atė, por pa lėnė mėnjanė amį porosinė apo amanetin e etėrve tė kėsaj kulture: t’i hapė udhė me tė gjitha forcat e me tė gjitha energjitė afirmimit evropian tė shqiptarėve.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur