Forumi Dr. Rexhep Qosjes nė AlbaNur Nė kėtė forum mund tė gjeni mė tė rejat nė polemikėn rreth identitetit mes Qoses dhe Kadaresė

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 08:44 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Abdyl Kadolli: Pse Kadare na shau dhe iku...


Abdyl Kadolli, Miti dhe Realiteti Shqiptar


Na shau dhe iku!

Nga Abdyl Kadolli

Kadare erdhi pėr t’u shfryrė nė Kosovė dhe tregoi fytyrėn e vet. Udhėtoi deri te Kepi i shpresės sė mirė pėr ta marrė njė ēmim letrar. A e dinte Kadare se ai manifestim sot ėshtė simbol i Mitrovicės sė ndarė, sepse mban emrin e njė poezie tė F.Gungės sė ndjerė kushtuar Titos sė tij tė dashur?!

A dinte se poeti i asaj poezie kishte denoncuar disidentin Demaēi mė 1959, tok me disa shkrimtarė tė tjerė, qė tashmė dihen nga libri “Dosja Demaēi”? Nė sajė tė kėsaj besnikėrie, ai ishte bėrė edhe veprimtar shoqėror-politik i diktaturės sė Titos, duke vjellė shumė helm mbi disidencėn shqiptare dhe vetė Shqipėrinė.

Kėshtu, shkrimtari Kadare ia ktheu shqelmat diktatorit tė vet, por pėrqafoi simbolin e njė diktatori tė huaj. Kur kishte ardhur pėr herė tė parė nė Kosovė, Kadare kishte zgjedhur ciklonin e shkrimtarėve tė pushtetit, sepse ishte kritikuar Dasma e tij, qė edhe vetė e pranon si veprėn mė tė dobėt. Pėrse e fut aty edhe Ēabejn e madh, qė ėshtė ēmuar gjithherė nė Kosovė?! Tash Kadare erdhi e na bezdisi me shumė rrėfime e denigrime tė tij.

Qosja tė shkojė nė psikiatri!-urdhėroi diktatori Kadare.

Veēse nuk u mor vesh si tė shkojė: si Frojdi pėr psikanalizė apo si Jungu pėr arketipat?

Njėmend Kadare ėshtė njė fenomen interesant i psikanalizės!

Mori ēmimin dhe na shau. Nuk e ofendoi vetėm rivalin e tij, por edhe tė gjithė tė pranishmit nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė. Dhe, nė fund, poshtėroi edhe vetveten, sepse kur nuk ke argumente tė arsyeshme, tė mbetet vetėm sharja, fjalori i rrugaēėrisė. Ata duhej ta braktisnin e tė mos zgėrdhiheshin, ta linin fillikat vetėm.

Kadare sillet sot si mbret i letrave. Askush nuk guxon ta kritikojė e tė mos pajtohet me tė, por vetėm ta lavdėrojė. Lavdia pėr tė ėshtė mbi tė gjitha. Ai ėshtė alkimist i fjalės, sepse saora i rrotullon fjalėt dhe mendimet.

Ai ėsht demiurg: ka tė drejtė tė zemėrohet, tė marrė inat, madje edhe tė shajė e tė mallkojė!

Asgjė nuk ka ndryshuar nga mendėsia e tij ballkanike e komuniste, edhe pas qėndrimit 16-vjeēar nė Paris.

Ububu, ēfarė diktatori do tė bėhej sikur ta kishte pushtetin!

Ai di edhe tė kėrcėnohet: Nuk po e them tjetrin version, sepse versioni tjetėr ėshtė shumė mė i rėndė. Ky njeri shtyhet nga dikush!
Po, kush qenka ai Dikushi?!

Kėshtu vepronin tė gjithė diktatorėt: i shpallnin tė ēmendur gjenitė para se t’i linēonin.

Kadare ėshtė moderator i madh, arkitekt i pallatave tė ėndrrave dhe dirigjent i koncerteve tė dimrave. Ai ishte shkrimtar pushtetar.
Derisa ai nuk mund tė heqė dorė nga romanet e tij politike, nuk ka as tė drejtė morale tė kėrkojė dėnimin e diktaturės.

Kadare kėrkon hapjen e dosjeve, por sė pari tė hapet dosja e mėkateve tė tij.

Kadare i lazdruar ka paranojė: i bėhet sikur tė gjithė po e sulmojnė, prandaj grindet me tė gjithė.

Kadare ėshtė i gjithdijshmi i botės: ai e vlerėsoi, pa e parė fare, edhe filmin e lauruar “Kukumi”, si tragjedi e popullit tė Kosovės nė sytė e njė tė ēmenduri !

Ėshtė mirė qė nė historinė e letėrsisė hyjnė vlerat letrare e artisike dhe jo biografitė e shkrimtarėve, sepse ndryshe do tė tmerroheshin lexuesit.

Kadare si person u zhvesh nė Kosovė, ku vdiq miti i tij i shkrimtarit tė famshėm. Ai sot ėshtė kontributi ynė mė i madh pėr botėn dhe falė i qoftė asaj!

Iku Kadare kokulur nga Kosova, duke lėnė shumė helm e pezėm.

Ai nuk vuri asnjė lule mbi pėrmendoret e dėshmorėve e tė martirėve.

Nė purgator Dante do ta pyesė pėr gjithė metamorfozėn e tij politike, pėr mėkatet me kolegėt dhe pėr njė dashuri tė kėputur e shumė tragjedi familjare.

Falja, Dante, mėkatet!
Amen!
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur