Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, e ka cilėsuar shkrimtarin Ismail Kadare, njė nxėnės tė keq nė fushėn e historisė. Kadare tha gjatė njė interviste pėr radion Zėri i Amerikės se, ka raste monstruoze kur njė kryetar partie nderon figurėn e Enver Hoxhės. Nė fakt, ka qenė Milo qė nė pėrkujtimin e konferencės sė Pezės pėrmendi Enver Hoxhėn, si njė nga pjesėmarrėsit nė kėtė ngjarje historike.
Milo tha se Kadare duhet tė jetė personi qė duhet tė flasė mė pak, pasi ai i ka ngritur monumente letrare diktatorit.
- Zoti Milo, si e komentoni deklaratėn e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili e quajti rast monstruoz, nderimin e Enver Hoxhės si figurė historike. Dhe, keni qenė ju nė Pezė qė e keni pėrmendur Hoxhėn?
Milo: Unė prandaj them qė Kadare ėshtė njė nxėnės i keq nė fushėn e historisė. Ai nuk kupton kontekstin historik dhe as vendin historik, ku bėhet deklarata si historian nga ana ime dhe kėtė keqinterpretim tė historisė nuk ėshtė hera e parė qė ai e bėn. Ai ngatėrron historinė me letėrsinė dhe pasionin me realitetin historik. Kjo ėshtė njė vėrejtje qė nuk ia kam bėrė vetėm unė, por ia kanė bėrė edhe tė tjerė.
- Ēfarė vendi ka Kadare nė kėtė periudhė historike tė vendit tonė, meqenėse ėshtė cilėsuar edhe si i pėrkėdhelur i regjimit?
Milo: Kadare ėshtė njeriu qė duhet tė flasė mė pak pėr tė tjerėt dhe duhet tė shohė mė tepėr nga vetja. Ėshtė ai qė i ka ngritur monumentet mė tė mėdha letrare Enver Hoxhės, qė e ka pėrjetėsuar me talentin e tij letrar diktatorin dhe kjo dihet nga tė gjithė. Nė njė kohė kur tė tjerėt nuk kalonin kufirin e Shqipėrisė, veē kur tentonin mes telave me gjemba, Kadare shetiste nėpėr Europė dhe ishte fjala e tij, si tė ishte fjala e Zeusit letrar nė Shqiperi. Kadare, tė mos marrė rolin e tė persekutuarit, pasi nė disa raste ka qenė nė rolin e inkuizitorit dhe dihen shembujt, aq me tepėr kur ka edhe shembuj qė janė tė barazvlefshem me ato kur autoritetet mė tė zeza tė kohės merrnin vendime pėr internimin e familjeve, pėrmes letrave qė i dėrgonin Ministrisė sė Brendshme. Dhe Kadare ėshtė pėrgjegjės pėr njė rast tė ngjashėm, qė ka shkaktuar njė tragjedi tė rėndė familjare. Pa i cenuar madhėshtinė letrare, ai duhet tė tėrhiqet nė kullen e tij pa u ngatėrruar shumė nė histori dhe politikė, sepse gabon. Nuk e lėnė pasionet e vjetra qė tė gjykojė realisht.
- A jeni dakord pėr hapjen e dosjeve tė atyre qė kanė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit?
Milo: Unė jam dakord pėr tė gjitha ato dosje qė kanė mbetur pėr tu hapur, por ato dosje janė zhveshur nga materiali faktik gjatė kėtyre 15 vjetėve. Veē gjurma e tyre mund tė ketė mbetur. Shumė gjėra dihen dhe nuk ka nevojė tė gėrmohet shumė, nėse ka vullnet politik tė qartė pėr ti thėnė.
- A duhet tė ketė njė klasifikim tė atyre ish-bashkėpunėtorėve, tė cilėve duhet tu happen dosjet siē shprehet Kadare? Milo: Patjetėr qė ka njė klasifikim tė njerėzve, tė cilėve mund tu hapen dosjet. Duhet tė shikohen ata qė janė nė shėrbim tė interesave tė vendit nė jetėn publike, ata qė mund tė dėmtojnė dhe tė fshihen prapa dosjeve dhe jo njeriu i thjeshtė qė nuk ka njė ndikim nė jetėn publike. Nuk ėshtė gjueti shtrigash, por ėshtė mė shumė njė pastrim i ambientit politik, kulturor, letrar nga agjentet dhe spiunėt e Sigurimit tė Shtetit. Por, unė nuk e di nėse ka mbetur ndonjė gjurmė, se kam frikė se kėto 15 vjet janė krijuar dosje tė njė tipi tjetėr.
Pėr respekt tė publikut shqiptar, po i pėrgjigjem Paskal Milos. Me daten 11 tetor, nė emisionin shqip tė «Zėrit tė Amerikės», pyetjes lidhur me denimin e krimeve tė komunizmit nė Shqiperi dhe hapjes se arkivave tė fshehta, i jam pėrgjigjur, ashtu si shumica e shqiptarėve, nė formė pohuese. Lidhur me kėtė, kam shtuar se ėshtė monstruoze kėrkesa pėr nderimin e diktatorit komunist. Ndonėse pėr kėtė tė fundit nuk kam pėrmendur ndonjė emėr, kryetari i partisė sė Demokracisė Sociale, Paskal Milo, ka shpėrthyer kundėr meje njė fushatė histerike, duke kapėrcyer ēdo masė tė asaj qė quhet pėrgjigje proporcionale. Personazhi ėshtė i njohur. Nė rastin e njė anketimi pėr vrasjen ose vetėvrasjen e ish-kryeministrit shqiptar me 1981, e kemi parė tė gjithė kur ka dalė nė ekran tė TV. Me njė letėr kinse origjinale tė viktimės, pėr tė ēorientuar publikun shqiptar dhe pėr tė mbrojtur tezėn zyrtare se ishkryeministri nuk ėshtė vrarė prej shokėve tė vet tė Byrosė Politike. Ėshtė e qartė se sa herė qė familjes Hoxha i duhet njė ndėrhyrje e shpejtė pėr diēka, ky personazh ėshtė i pamunguar. Por kjo ėshtė punė e tij.
Ajo qė nuk ėshtė vetėm punė e tij, por ka tė bėjė me gjithė shoqėrinė shqiptare, ėshtė se ky njeri paraqitet si historian. Ai bėn pjesė nė ekipin qė ka mbrojtur e vazhdon tė mbrojė falsifikimet e rėnda tė historisė, ato qė ashtu si nė krejt ish-perandorinė komuniste kanė ndodhur, por nė mėnyrė tė shumėfishuar nė Shqipėri. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull, pėr tė kuptuar se sa larg shkon ky falsifikim. Ėshtė fjala pėr aktin mė tė turpshėm tė historisė shqiptare, e ndoshta tė krejt Evropės, propozimi qė udhėheqja e kėtij vendi i bėri Titos me 1947 pėr bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė. I trembur prej shantazheve tė jugosllavėve, tė cilėt e kanė letrėn origjinale, Enver Hoxha nė librin Titistėt, shkruar e botuar pak para vdekjes, ėshtė i detyruar ta pohojė kėtė propozim. Justifikimet e tij se udhėheqja shqiptare donte tė provonte se sa i poshtėr ishte Titoja nėse e pranonte, janė pėr tė qeshur. Gjer mė sot nuk ėshtė njohur nė botė ndonjė rast kur njė qeveri i bėn dhuratė vendin e vet njė tjetėr qeverie, pėr tė provuar se sa e keqe ėshtė kjo qeveri e dytė. Historianėt e tipit Milo jo vetėm nuk merren kurrė me kėsi tė vėrtetash, por pėrgjojnė e vigjėlojnė qė askush tė mos i zbulojė ato.
Tė kthehemi tek pohimi qė kam bėrė nė Zėrin e Amerikės. Ėshtė pohimi i zakonshėm, i shqiptuar kėto ditė nga sė paku treēereku i shqiptarėve. Nisur nga kjo, vetvetiu del pyetja: pėrse ky tėrbim kundėr njė shkrimtari, i cili nė kėtė rast, nuk ka thėnė ndonjė gjė fort origjinale? Nga vjen ky pėrqėndrim i goditjes tek njė njeri, nė kohėn kur ēėshtja e shtruar ka lidhje me gjithė shoqėrinė shqiptare?
Shumė vite mė parė kam propozuar publikisht hapjen e arkivave tė fshehta dhe denimin e krimeve, por nė asnjė rast nuk kam kėrkuar tė jap pėrshtypjen e njė nismėtari, ngaqė kam menduar se njė proces i tillė do tė ishte i thellė, atėherė kur tė vinte si nevojė e ndėrgjegjėsimit tė krejt shoqėrisė. Nė intervistėn e Zėrit tė Amerikės nuk ka gjithashtu ndonjė zell tė tepruar, pėrkundrazi, ėshtė theksuar disa herė se ky proces jo i gėzueshėm, pėrveēse duhet tė jetė i kufizuar vetėm tek njerėzit publikė, duhet bėrė me seriozitet, pa nervozizėm e pa ndjenje revanshi.
Pėrsėri del pyetja, pėrse atėherė ky acarim kaq i pakontrolluar? Ėshtė e qartė se kemi tė bėjmė me njė mllef tė grumbulluar, njė urrejtje tė ftohtė e njė hakmarrje qė pret tė shpėrthejė. Nė parathėnien e librit Vilsoni e Genci, tė autorit Sadik Bejko, libėr qė iu kushtohet dy poetėve tė pushkatuar me 1977, Vilson Blloshmi e Genc Leka, kam shkruar, midis tė tjerash, se sa herė qė nė Shqipėrinė e sotme dikush do tė shkelė ca gjera, qė pėr stalinistėt quhen tabł, kundėr tij hakmarrja nuk do tė vonojė. E ndėr dy tabutė kryesore janė pėrmendur: krimet e diktaturės dhe paratė e grabitura tė popullit shqiptar e tė depozituara jashtė shtetit prej kupolės sė diktaturės.
Ndėr kėto, ndėrsa tabuja e parė ėshtė duke u thyer, e dyta vazhdon tė jetė siē ka qenė.
Me sa duket, kėtu qėndron kyēi qė shpjegon histerinė e papėrmbajtur tė Milos. Ashtu si herėt e tjera, dikush i ka kėrkuar tė ndėrhyjė. Tė ndėrhyjė pėr tė hedhur baltė mbi njė shkrimtar tė njohur, vetėm se ka shprehur njė mendim qė stalinistėve shqiptarė iu prish punė. Me kėte ata duan tė bėjnė njė provė force, tė tregojnė se janė ende nė gjendje tė mbyllin gojėt e njerėzve, si dikur. Ata duan tė paralizojnė mendimin e lirė dhe bashkė me te, procesin e zbulimit tė krimeve qė Kėshilli i Evropės, bashkė me ndėrgjegjen shqiptare e kėrkojnė sot mė fort se kurrė.
Ndėrkaq, ne e dime se kjo nuk ėshtė veēse njė trysni kufomash. Koha e tyre ka vdekur. Tė tilla janė edhe shantazhet e tyre, shpifjet e nxjerra nga uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare, shpifje qė nė gojėn e njė kryetari partie tingėllojnė dyfish tė neveritshme. Pėr stalinistėt e tipit Milo, ska nevojė opozita e sotme shqiptare. Madje pėr ta skanė nevojė as ish-komunistėt, ata qė dikur sinqerisht besuan nė idetė dhe iluzionin e komunizmit. Nė fund tė fundit, pėr kėta horra pa atdhe tė politikės, nuk ka nevojė kurrkush. (GazetaShqiptare/BalkanWeb/15 Tetor)
MILO: Kadare ti kėrkojė falje Janullės Paskal Milo
Kadare i pranuem ne pritje te Enver Hoxha
Brenda njė harku tė shkurtėr kohor, Ismail Kadare, me njė mungesė tė theksuar etike, pėr kulturėn dhe moshėn e tij, ėshtė pėrpjekur tė fyej njė numėr personalitetesh tė shkencės, tė historisė e tė politikės shqiptare. E kam fjalėn pėr akademikėt Kristo Frashėri dhe Rexhep Qosja, pėr prof. dr. Pėllumb Xhufin e shkrimtarin e ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, z. Besnik Mustafaj. Mllefit tė tij tė njohur karakteropatik, tani, sė fundi dhe nė mėnyrė publike e tė hapur, nuk i shpėtova as edhe unė.
Pyetja qė unė kam shtruar ėshtė se pėrse ky njeri i letrave, shkrimtar me emėr, ka nisur njė ofensivė tė tillė shpifėse dhe ka hapur kaq "fronte lufte" kundėr tė tjerėve? Pse po pėrforcon namin e pėrhapur qė shumė vite mė parė, se ėshtė njė sherrxhi qė zihet edhe me kėmishėn e vet? Unė mendoj se Ismail Kadare ėshtė nė njė krizė personale e morale. Ai ishte mėsuar nė periudhėn e komunizmit tė ishte nė qendėr tė vėmendjes, i pėrkėdhelur, i rrethuar jo pa tė drejtė edhe me nderime. Ai ishte anėtar i Partisė sė Punės, deputet, nėnkryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, me njė fjalė pjesėtar i nomenklaturės komuniste. Vepra e tij mė e mirė letrare dhe qė i dha emėr dhe famė u prodhua pikėrisht nė kėtė kohė, e nėn atė regjim. Pasi braktisi vendin nė vitin 1990, atje ku shkoi pėr njė farė periudhe nuk e ndjeu boshllėkun, por shumė shpejt u pa se nuk mund tė shkruante letėrsi tė madhe, konkurruese, nė njė mjedis qė kishte shije e kėrkesa tė larta pėr letėrsinė bashkėkohore. Pėr rrjedhojė, nė mėnyrė graduale filloi tė largohej nga letėrsia e mirėfilltė e tė shkruante mė tepėr ese ose sprova, siē ka qejf vetė Kadareja ta thotė. Por kjo nuk mund ti siguronte mė atij atė kujdes e ato ndere qė tregoheshin e bėheshin kur ai shkonte nė Paris nga Shqipėria komuniste, ose kur e braktisi atė. Atėherė e gjeti tė udhės e mė tė lehtė qė tė bėhej gjykatėsi suprem i politikės dhe i politikanėve shqiptarė, duke prerė djathtas e majtas, u pėrpoq, herė mirė e herė keq, tė bėhej referenca ekskluzive e nacionalizmit shqiptar dhe tė ndėrtonte njė filozofi bashkėkohore tė tij me sfond evropian, ku ai tė mbetej pėrsėri nė qendėr. Egocentrizmi ėshtė thelbi i qenies sė tij. Ai ka filluar tė rrėnojė emrin qė ndėrtoi me talentin e tij letrar, sepse nuk kontrollon pasionet e verbra, qė e shtyjnė kundėr gjithēkaje apo tė gjithė atyre qė mendon se i bėjnė hije pėr tė qenė ai dhe vetėm ai i pari nė letėrsi, nė histori, nė politikė, nė etnologji apo sociologji. Ky ėshtė thelbi i krizės sė tij.
Unė do ta kisha burrėrinė dhe ndershmėrinė, qė, po qe se do ta kisha takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn apo zonjėn Hoxha nė atė kohė, nuk do ta mohoja, siē bėn oborrtari shkrimtar
Nga pikėpamja intelektuale, jam i zhgėnjyer nga replika e zotit Kadare. U ngjante pothuajse atyre shkarravinave qė janė botuar e botohen me bollėk kundėr meje e kolegėve tė tjerė tė sė majtės nė gazetėn e mikut tė tij "55". E ka shkruar me nervozizėm, ka anashkaluar argumente, pa fakte dhe nuk u ka dhėnė pėrgjigje ēėshtjeve qė unė vetėm se i pėrsėritja, se ato i dinė e i njohin njė shumicė shqiptarėsh. Po e pėrsėris dhe njė herė, se Kadare po bėn gabime tė rėnda nė fushėn e historisė. Kėshilla ime miqėsore do tė ishte: Rrini nė letėrsi, aty ku jeni shquar e lexoheni, mos u ngatėrroni nė histori, se nuk ėshtė fusha juaj e studimeve. Mos diskutoni ēfarė duhet e si duhet ta bėjnė historianėt punėn e tyre dhe nuk jeni ju, as dhe ndonjė pasues i juaj, qė do tė vlerėsoni historianėt dhe nivelin e tyre. Tė paktėn, Kadare duhej tė kishte dėgjuar akademikun e nderuar, enciklopedinė e gjallė tė historisė, Kristo Frashėri, qė i dha mėsime elementare historiografike, e sidomos njė nga parimet bazė tė historiografisė si shkencė, raportin midis faktit historik dhe interpretimit tė tij. Asnjė fakt historik, i mirė apo i keq, nuk mund tė fshihet, tė zhbėhet, tė varroset apo tė harrohet. Liria nė interpretimin e tij, shumėllojshmėria e kėndvėshtrimeve nė gjykimin e tij ka qenė nė shekuj dhe mbetet abc-ja e historiografisė, larmia dhe bukuria e saj. Pėrpjekja e Kadaresė pėr tė mė hedhur mua pėrgjegjėsinė e Enver Hoxhės pėr marrėdhėniet e tij me Titon nė vitin 1947, ėshtė foshnjarake. Ėshtė njė ngjarje qė ka ndodhur dy vjet para se unė tė shihja dritėn e kėsaj bote dhe ėshtė njėsoj sikur tė akuzohej Kadare, qė ka lindur nė mesin e viteve 30 pėr marrėveshjen e Mbretit Zog me Pashicin e Jugosllavisė nė vitin 1924! Jam gati ti ofroj z. Kadare dokumente historike vendase e tė huaja pėr ta ndriēuar drejt nė interpretimin e ngjarjeve historike, qė kanė qenė e mbeten objekt i studimeve tė mia.
Varfėria e argumenteve nė replikėn e Kadaresė ėshtė aq e dukshme sa nė ndonjė rast tjetėr analog nuk do tė kisha qėndruar tė pėrgjigjesha. Por, meqė ai ėshtė njė autoritet nė letra dhe pėr respekt tė sė vėrtetės historike po i them edhe disa gjėra. Ismail Kadare e ka pasur mik Mehmet Shehun dhe familjen e tij dhe kjo ka qenė puna e tij. Unė nuk e kam takuar asnjėherė dhe po tė doja, nuk e kisha atė mundėsi. Kadare spekulonte nė kohėn kur Mehmet Shehu ishte gjallė. Ai vazhdon tė spekulojė dhe tani, qė Mehmet Shehu ėshtė i vdekur. Letra e vetėvrasjes sė tij ėshtė e vėrtetuar katėrcipėrisht qė ėshtė origjinale dhe kėtė duhet tia ketė thėnė edhe ndonjė mik i tij qė e ka pasur tė administruar zyrtarisht. Kadare nuk gjen ndonjė argument bindės pėr tė goditur, veē pėrsėrit shpifjen mė ordinere tė nxjerrė nga katakombet e miqve tė tij tė medias sė verdhė, se gjoja unė jam njeriu qė i shėrben familjes Hoxha! Unė do ta kisha burrėrinė dhe ndershmėrinė, qė, po qe se do ta kisha takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn apo zonjėn Hoxha nė atė kohė, nuk do ta mohoja, siē bėn oborrtari shkrimtar dhe siē nuk bėn Dritėroi popullor. Por, pėr kėtė ēėshtje do tė flasim mė poshtė.
Kadare, nė stilin dhe metodėn e tij tė njohur tė ndėrrimit tė kostumeve sipas stinėve politike
Kadare, nė stilin dhe metodėn e tij tė njohur tė ndėrrimit tė kostumeve sipas stinėve politike, tani qė nė pushtet ndodhet mazhoranca e djathtė, pėrpiqet qė ta pėrkėdhelė pėr ndonjė pėrfitim tė rastit. Ai spekulon nė mėnyrėn mė banale, kur thotė se jam kundėr hapjes sė dosjeve dhe se gjoja ky ėshtė shkaku i revoltės sė tij kundėr meje! Kadare, duke qenė larg, nė Paris, nuk e ndjek nga afėr jetėn politike dhe median shqiptare. Ai bėn sikur nuk e di qė unė jam deklaruar pėr hapjen e dosjeve hapur dhe pa ekuivok, ai nuk e di qė si anėtar i delegacionit parlamentar shqiptar nė Kėshillin e Evropės, unė kam votuar nė favor tė Rezolutės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kadaresė nuk i duhet e vėrteta, atij i duhen njė numėr shpifjesh pėr tė justifikuar njė sulm tė verbėr dhe ku ai "zbulon" nė mėnyrė halucinante dhe me njė imagjinatė tė sėmurė, se gjoja Milo kėrkon tė mbrojė "paratė e grabitura tė popullit shqiptar, tė depozituara jashtė shtetit prej kupolės sė diktaturės". Kadareja, pėr fat tė keq, me ēka thotė, ėshtė bėrė pėr tu mėshiruar!
Historia e Janullės dhe Renatos sė gjorė, nuk ėshtė njė histori e nxjerrė nga "Uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare", sikurse pėrpiqet ta fshehė Kadare, por njė sjellje makabre, qė duhet ti gėrryejė ndėrgjegjen pėr tėrė jetėn
Reagimi i Kadaresė, po e nėnvizoj edhe njė herė, ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar dhe inatēore pėr tė fshehur tė kaluarėn e tij komuniste. Por ai nuk mund ta bėjė kėtė me shpenzimet e mia, me emrin dhe dinjitetin tim. Meqė Kadare nuk e di ose bėn sikur nuk e di, po i them se unė i pėrkas, nga familja ime dhe ajo e gruas sime, njerėzve qė u pėrndoqėn politikisht, se persona tė familjeve tona kanė vuajtur nė burgjet e komunizmit, se pėr vite tė tėra jemi keqtrajtuar nė punė e nė jetėn publike. Kadare ishte komunist, unė jo, Kadare ishte nė qiellin e shtatė komunist, kur babai im pėrjashtohej pėr herė tė dytė nga PPSH-ja, me motivacionin mė tė rėndė "Armik i partisė dhe i popullit" (shih dosjen nė ish-Arkivin Qendror tė PPSH-sė. Komisioni i Revizionimit, viti 1975) dhe unė largohesha nga Tirana pas njė gjyqi poshtėrues nė kolektivin e "Zėrit tė Popullit". Pėr vite me radhė, nuk mu dha e drejta tė shkruaja e tė botoja me emėr, ndėrkohė qė hija e dyshimit, nga ana e regjimit, mė shoqėronte kudo qė shkoja deri nė fund tė viteve 80. Nuk ėshtė kėtu qėllimi qė tė bėj biografinė time, se nė tė ka dhe mjaft momente tė bukura njerėzore nė ato kohė, por pėr ta kėshilluar edhe njėherė, nėse pranon, zotin Kadare, qė tė mos luajė me ndjenjat dhe jetėn e njerėzve, se ofendon njė numėr tė madh prej tyre qė kanė vuajtur, por qė e kanė lexuar e respektuar si shkrimtar. Unė gjeta forcė e kurajo qė i fala persekutorėt e familjes sime, ndėrsa shkrimtari komunist, Kadare, asnjėherė nuk gjeti moralin, qė tė paktėn tė heshte pėr bamirėsit dhe protektorėt e tij. Aq mė tepėr ti kėrkonte falje Janullės dhe Renatos sė gjorė, qė nuk ėshtė njė histori e nxjerrė nga "Uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare", sikurse pėrpiqet ta fshehė Kadare, por njė sjellje makabre, qė duhet ti gėrryejė ndėrgjegjen pėr tėrė jetėn.
Nė arkivat shqiptare ka mjaft raporte tė natyrės staliniste e tė tjera, nga i nderuari Kadare
Stalinizmi ėshtė varianti mė i egėr i komunizmit dhe njė i pėrndjekur jokomunist si unė nuk mund tė bėhet kurrė stalinist. Njė komunist qė i thotė Andre Fontenit, kryeredaktorit tė gazetės mė tė madhe franceze "Le Monde" nė vitin 1984, se pėr tė shkruar romanin "Dimri i Madh" "u pėrqendrova kryesisht te dokumentet dhe stenogramet e takimit tė Hrushovit me shokun Enver, qė i kam riprodhuar pothuajse pa i ndryshuar" dhe qė i raportonte udhėheqjes mė tė lartė shqiptare tė kohės se "Sipas konsultimeve nė Komitetin Qendror u pėrpoqa dhe besoj se arrita tė jap mendimin tonė pėr Hrushovin", ėshtė njė dėshmi e qartė pėr tė parė e gjykuar se kush kishte mundėsi tė ishte stalinist dhe kush jo. Tė paktėn, Kadare tė qėndronte nė pozitat e Hrushovit, qė u deklarua kundėr Stalinit! Nė arkivat shqiptare ka mjaft raporte tė kėsaj natyre apo tė tjera, nga i nderuari Kadare.
Aq lart ka hipur nė fronin e vetėkėnaqėsisė dhe tė megalomanisė ky njeri, saqė i jep tė drejtėn vetes tė caktojė se kush duhet tė jetė nė opozitė ose jo, se cili duhet tė jetė nė pushtet, se cili duhet tė jetė ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė dhe ka gjasa tė na caktojė se cili do tė jetė edhe rezultati i zgjedhjeve vendore pas pak kohėsh. Pėr Kadarenė dhe njė takėm njerėzish, politikanėt shqiptarė duhet tė kenė fytyrėn dhe mendjen e tyre qė tė jenė tė vlefshėm pėr Shqipėrinė. Ismail Kadare ka ėndėrruar tė ishte Haveli i Shqipėrisė, por nuk e arriti. Haveli u bė i respektuar nė tė gjithė botėn, jo thjesht se ishte shkrimtar i famshėm, tė tillė ka me shumicė sot dhe i fundit qė u nderua me ēmimin "Nobel" ishte turku Pamuk. Haveli ishte luftėtar i madh i tė drejtave tė njeriut nė vendin e tij, i burgosur politik, iniciator i "Kartės sė 77-ve", njeri me karakter tė fortė e tė qėndrueshėm, qė vuajti dhe luftoi nė vendin e tij. Atdheu, i nderuar Kadare, ėshtė pronė e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrisht i atyre qė nuk e braktisin nė ditė tė vėshtira pėr tė shpėtuar lėkurėn e mirėqenien, i atyre qė jetojnė e sakrifikojnė nė Shqipėri dhe qė kanė mundėsi tė kontribuojnė, paēka se do tu bėhen edhe kėpucėt me baltė, paēka se nuk do tė kenė energji elektrike tė mjaftueshme, paēka se nuk do tė kenė 24 orė ujė e kondita tė tjera pėr njė jetė tė rehatshme. Ka ikur koha kur shqiptarėt dhe politika e vendit tė tyre, e mirė apo e keqe, mund tė marrin direktiva e tė qeverisen nga kafenetė e bulevardit "Saint-Michel" tė Parisit. Sė fundi, meqė reagimi i Kadaresė ėshtė bėrė nė njė nervozizėm nėntė ballėsh dhe nuk ka qenė nė gjendje vetėkontrolli nė pėrdorimin e fjalėve pa edukatė, i rekomandoj qė shpjegimin e fjalės "horr" mund ta gjejė nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, botim i Akademisė sė Shkencave, faqe 692. I shkon shumė pėrshtat.
Letra e Janulla Rrapit adresuar Komitetit pėr vlerėsimin e kandidatėve pėr Nobel
Letra e Janulla Rrapit adresuar Komitetit pėr vlerėsimin e kandidatėve pėr Ēmimin Nobel
Tė nderuar zonja dhe zotėrinj
Quhem Janulla Rrapi dhe jam nėna e njė djali tė sėmurė, viktim e torturave tė pa reshtura tė sistemit shnjerėzor komunist, qė mbizotėroi fatin e popullit tė mjerė. Pas vdekjes sė tim shoqi nė vitin 1977, mua mė ra bara e rėndė qė tė risja dy fėmijėt e mi, djalė e vajzė, qė ata tė gėzonin jetė mė tė bukur. Unė isha shumė krenare me talentin qė tregoi im bir nė shkollėn e muzikės dhe me disa role kryesore filmash. Por, paralelisht me ate krenari nėne, mua mu pėrplasėn vuajtje dhe dhimbje tė mėdha. Djali im 18 vjeēar Renato, atė kohė ra nė dashuri me zonjushėn Gresa Kadare, e bija e shkrimtarit tė mirėnjohur shqiptar Ismail Kadare, i cili, kur mori vesh, urdheroi tė bijėn qė tė mos takohej mė me tim bir. Meqė ajo ishte 6 muajshe shtatėzane dhe priste me endėrra e dėshira tė pafajeshme pėr frutin e dashurisė sė tyre, i jati e detyroi vajzėn ta abortonte filizėn e barkut tė vet, gjė qė la shumė bashkėqytetarė tė habitur nga ky akt kriminal, i egzekutuar pre njėrit nga shkrimtarėt qė shihej prej tė gjithėve si njė liberal, e sidomos nė ēėshtje dashurie.
Nė orėn 5 tė mėnjezit nė 24 prill 1984, shtėpia jonė u rrethua me mbi 40 policė tė armatosur e tre xhipsa tė mbushur me agjentė me tesha civile, e tė udhėhequr prej vet Ismail Kadaresė dhe Sigurimit tė Shtetit dhe ministri Hekuran Isaj, pėr tė na internuar nė fshatin Kosovė tė rrethit Elbasan. Atje na futėn nė njė barakė tė vogėl, pa ujė, pa nevojtore, e me ēati qė ridhte brenda.
Mbas shumė kėrkesave dhe me urdhėr tė Ramiz Alisė, u kthyem. Pa u vonuar, policia sekrete ndėrhyri pėr tė mos e pranuar djalin nė konkurs tė Institutit tė Lartė tė Arteve, me qenė se kishte qenė nė internim. Hapi dosjen e Renatos me akuzėn se gjoja im bir e kish kėrcėnuar me thikė dashnoren e tij, sipas sė cilės e arrestuan e burgosėn, e rahėn mizorisht sa mė pastaj e mbyllėn me detyrim nė psiqiatrikun e Elbasanit.
Kur lėvizjet e para demokratike nė Shqipėri shembėn diktaturėn gjysėm shekullore nė 1990, dhe ku vetė Kadareja i frikėsuar nga e ardhmja kerkoi azil politik nė Francė, unė e ēova djalin nė Greqi pėr kura shėndetėsore dhe atje kėrkuam azil politik nė SH.B.A. Mjekėt nė Amerikė, qė e morėn pėrsipėr ēėshtjen shėndetėsore tė tij, vunė re qė ato dėmtime tė mėdha psiqiatrike ishin shkaktuar nga goditje tė rėnda nė kokė me mjete metalike prej egzekutusve tė torturave dhe dozave tė elektroshokut.
Renatua edhe sot e kėsaj dite ri i mbyllur nė njė dhomė pa dashur tė shohė njeri nga frika e tmerrit qė ai ka pėrjetuar, vetėm e vetėm se iu pėrgjegj ndjenjes mė fisnike tė njeriut, dashurisė sė pastėr e tė pa fajshme ndaj vajzės sė atij dhe pėr ta dėmtuar pėr jetė djalin tim, krimi i tė cilit ishte dashuria.
Ėshtė e kuptueshme, nė tė njejtėn kohė, qė zoti Kadare, si ēdo kriminel tjetėr i njohur, i ka mohuar dhe i mohon tėrė akuzat e nxjera nė pah kohėt e fundit, bile dhe nga dosjet e hapura nga ish Shefi i Sigurimit - Zyliftar Ramizi - se vetė Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i veēantė nė Shėrbim tė Sigurimit. Si do tė shpjegohej ndryshe fuqija e tij e padiskutueshme, kur bėhej fjalė pėr zhdukje tė jetėve njerėzore tė varura prej vendimit tė tij vetiak.
Prandaj edhe unė po ju drejtohem juve, tė nderuar zoterinj, tė vini dorėn nė zemėr, dhe si bijė nėnash qė jeni, dhe pėr hatrin e tyre, qė janė dergjur mbi kryet kur ju ishit ende tė mitur, qė ato nėna ju ushqyen me gjakun dhe qumėshtin, a do tja mohonit kėrkesėn mė tė dhimbėshme, qė tė ndėrhyni pranė gjithė organeve pėrkatėse botėrore, qė kriminelit Ismail Kadare ti jepet denimi i merituar pėr ato sėrish krime qė ai ka kryer kundėr djalit tim tė pafajshėm, kundėr vajzės sė tij tė dashuruar, kundėr njė fėmije qė sju dha rasti tė dilte si tė gjithė nė dritė dhe kundėr humanizmit nė botė. Kusurin une ia kam lėnė ndėrgjegjės tuaj fisnike, por, nėse kombi shqiptar do tė pėrfaqėsohet nga kriminelė tė tillė, kjo do tė thotė qė prapambetja jonė ėshtė e justifikuar.
Me respekt pėr ate qė unė jam e bindur qė ju do e bėni, dhe pėr dhimbjet e mėdha tė tim biri e tė mijat, si nėnė me pėrvoja tė hidhura, unė mbetem qytetare e ndershme dhe e drejtė, pa e ndyrė dorėn me gjakun e tė tjerėve.
Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė Renato Rapit:Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit"
Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė Renato Rapit, djalit qė dashuroi vajzėn e shkrimtarit i bėrė kėto ditė, do ndihmojėqė tė krahasohet me iontervistėn e Janullės bėrė para njė viti
Janulla: Ju tregoj vuajtjet tona tė urdhėruara prej Kadaresė
Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit psikiatrik
Nga Erjon Tase
Janulla Rapi sot numėron plot 62 vjeē, jeton nė njė pallat modest nė lagjen Bronks tė Nju Jorkut dhe shqetėsimi kryesor i ditės sė saj vazhdon tė jetė djali, Renato. Djaloshi simpatik i filmave tė Kinostudios shqiptare, tashmė ėshtė njė i sėmurė qė jeton me njė pension invaliditeti tė dhėnė nga qeveria amerikane, ndėrkohė qė vazhdon tė vuajė pasojat e torturave dhe mjekimit tė detyruar nė spitalin psikiatrik tė Elbasanit. Doja tė falenderoja Paskal Milon, sepse e kam ndjekur debatin e tij me Kadarenė. Do tė doja qė Kadare tė pėrballej me mua, por ai gjithnjė i bėn bisht kėsaj historie, e nis bisedėn e saj nė telefon, Janulla. Debati i ditėve tė fundit mes shkrimtarit dhe historianit e ka rikthyer edhe njėherė nė qendėr tė vėmendjes kėtė ngjarje tė hidhur dhe Janulla i ka ndjekur tė gjitha nėpėrmjet internetit. Nuk e ka patur tė lehtė qė ti pėrgjigjet pyetjeve sepse tu rikthehet atyre momenteve tė dhimbshme nuk ėshtė e lehtė, edhe pse plagėt e ndjekin nga pas ēdo ditė. Nė njė intervistė tė gjatė pėr Gazetėn, Janulla Rapi rrėfen tė gjitha vuajtjet qė ka pėsuar ajo dhe djali i saj pėr fajin e vetėm tė njė dashurie me vajzėn e familjes Kadare.
- Zonja Janulla, faleminderit qė pranuat tu pėrgjigjeshit pyetjeve. Mund tė na tregoni se si nisėn problemet tuaja me drejtėsinė dhe Sigurimin?
Debati i ashpėr qė ėshtė zhvilluar ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe historianit Paskal Milo sė fundi nė Shqipėri mė detyroi qė tu pėrgjigjem dhe tė sqaroj tė vėrtetėn mbi kėtė ngjarje qė pėrpiqet tė fshihet nga Ismail Kadare.
Nė vitin 1977 mė vdiq burri dhe mė la dy fėmijė jetimė, djalin 13 vjeē Renaton, dhe vajzėn e vogėl 3 muajshe. Me shumė sakrifica u mundova ti rrisja, ti edukoja e ti bėja me shkollė. Qė nga mėngjesi e deri nė darkė, punoja shitėse ushqimore e megjithatė, isha e lumtur me fėmijėt e mi. Djali nė Liceun Artistik pėr violinė dhe vajza nė shkollėn e baletit. Renatoja kishte pasur dhe njė talent tjetėr tė fshehur, aktrimin. Kinostudioja e zgjodhi pėr tė luajtur nė disa filma si:Gunat pėrmbi telat, Tinguj lufte dhe Mėsonjėtorja. Ėshte pikėrisht ai djaloshi i pėllumbave, qė nė skenėn e filmit vritet nga turqit, pėr tė mbrojtur mėsonjėtoren. E megjithatė, violina, filmi dhe dashuria do tė shėnonin ēastet e bukura tė jetės sė Renatos, e mė pas pėr tė dhe pėr mua do tė vijonin vuajtjet dhe shkatėrrimi. Fati ynė i keq ishte se ne jetonim shumė afėr me shtėpinė e Kadaresė. Njė ndenjė dashurie e pastėr, pėr tė cilėn Renatoja, nė moshėn 18 -vjeēare do tė provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe sė fundi, mbylljen nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit me kurė tė detyruar, ku qėndroi pėr njė kohė tė gjatė. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzėn e Ismail Kadaresė. Ėshtė njė histori me shumė detaje, sa me to mund tė shkruash njė film ose roman, qė ia kalon dhe tragjedive tė Shekspirit. Mė vjen keq, se ndjej dhimbje pėr gjithēka tė padrejtė qė mė ėshtė bėrė. Unė isha e pafuqishme, kurse ai, shkrimtar i madh, deputet, nėnkryetar i Frontit, etj. Ismail Kadareja u ngrit nė sferat e larta ku, zgjuarsinė e ktheu nė dinakėri tė zhdėrvjelltė, vullnetin nė egėrsi bishe, ambicien me cinizėm dhe moralin, nė mirėsjellje formale. Kur mori vesh dashurinė e vajzės sė tij me djalin tim, u bė si bishė, por ishte tepėr vonė, sepse kishte nė mes njė shtatzani.
- Mund tė na shpjegoni si nisėn problemet pėr ju?
Gjithēka filloi nė njė nate dimri. Kisha derdhur nė arkė, lekėt e dyqanit dhe po kthehesha nė shtėpi, ku gjeta Gresėn me djalin tim, tė ulur nė divan dhe rrinin shumė tė mėrzitur. Ēfarė keni mo Renato, mė thoni ēfarė ka ndodhur?. Unė isha mėsuar me ta, se ajo vinte shumė herė dhe i gėnjente ata, duke iu thėnė se do tė fle te shoqja e ngushtė, mė duket, nė mos gaboj, te Majlinda Turdiu. Epo mė nė fund Gresa tha: Thuaja ti sat`ėme!. Mė dha numrin e telefonit tė shtėpisė sė saj dhe unė shkova direkt tek hotel Peza, ti telefonoja Helenės, tė vinte e tė bisedonim si nėnė qė ishte pėr kėtė hall. Erdhi menjėherė me njė shall tė bardhė, qė kishte mbuluar gjysmėn e fytyrės, e enjtur nga heqja e njė dhėmballe. Kur mori vesh pėr gjendjen e vajzės dhe kur pa konditat tona tė shtėpisė qė nuk i pėlqyen, u ngri nė vend, megjithatė, ajo mė tha mua: Hajde nesėr nė shtėpi tė bisedosh me Ismailin, se ai ėshtė babai dhe ai vendos pėr gjithēka. Ashtu e lamė, unė do tė shkoja tė nesėrmen kur do mbaroja nga puna. Por pas asaj nate, filloi skenari i pėrgatitur prej tyre dhe pėr mua e tim bir rodhėn ngjarje tė tmerrshme.
- Nė akuzat qė ngriti hetuesia ndaj jush thuhet se patėt njė grindje nė shtėpinė e Kadaresė?
Kur arrita, derėn e hapi Ismaili, atje gjeta njė shoqe tė Helenės, Lili Zhejin, njė punonjės tė Ministrisė sė Brendshme, Vladimir Meēen dhe Helenėn. Ismaili, nė fillim mė futi nė dhomėn e tij tė punės. Menjėherė sa hyje, tė binte nė sy njė fotografi e madhe, ku kishte dalė ai me Enver Hoxhėn dhe vajzėn e tij Gresa. Filloi duke thėnė i qetė se e mori vesh kėtė histori dhe kishte biseduar me vėllain e tij, Shahinin qė ishte mjek, se kishte mundėsi qė mos tė kishte ndodhur shtatzania. E shikova njė herė dhe mendova, se ēfarė mashtruesi kisha pėrpara. Ia ktheva pėrgjigjen duke i thėnė: Shko o Ismail! E di qė pėr ju ėshtė e rėndė, por ata janė tė rinj dhe do ta ndėrtojnė jetėn e tyre mė sė miri, nė qoftėse i ndihmoni dhe ju.
Sa i thashė kėshtu, u egėrsua e mė shikonte si njė bishė e egėr. Nė kėtė kohė hyn Helena dhe mė merr nė kuzhinė. Vladimir Meēja, njė servil i regjur, nis duke mė bėrtitur e duke mė thėnė: Po ti moj, do tė bėsh krushqi me Ismail Kadarenė, qė e njeh gjithė bota, mos harro se je mbesė kulaku, njė dajė tė burgosur nė Burrel 25 vjet, njė tjetėr tė arratisur, ik moj qėrohu! Ke dhe surrat tė flasėsh me Ismail Kadarenė; lėreni rehat tė shkruajė materialin qė i duhet pėr pleniumin!.
Fillova ti pėrgjigjesha se vėrtet isha mbesė e kulakut, i cili me pasurinė e tij ndihmoi luftėn Nacionalēlirimtare, njė dajė i arratisur me emrin Leonidha Gjoni, iku se ligji partizan, me urdhėr tė Mehmet Shehut (mik familjar i Kadaresė), atė natė do ta pushkatonte, pėr tė vetmen arsye qė nuk la tė dilte partizane tė fejuarėn, Eftiqi Zaho. Ndėrsa tjetri qė ishte nė burg, vetėm se i tha njė mikut, i cili ishte spiun: Unė nė ato kohė pėrpara bridhja me kalė nė kėto fusha.
- Si rrodhėn ngjarjet nė kėtė takim tė parė nė shtėpinė Kadare?
Mbas gjithė kėtyre debateve, bie zilja e telefonit dhe i nderuari Ismail mė thotė: Merre pak telefonin se ėshtė pėr ju. Ishte njė farė Neshat Tozaj dhe me njė dialekt lab tė egėrsuar mė tha: Do ikėsh andej moj prostitutė, apo tė dėrgojmė policinė tė tė nxjerrė pėrjashta. O Zot, thashė, ēfarė tmerri dhe deri ku arrin kjo kulturė e kėtyre njerėzve qė mbahen intelektualė tė mėdhenj, qė nė publik ishin aq tė respektuar dhe anasjelltas, me mua po silleshin me skenarė tė turpshme si harbut, e kriminelė tė regjur. Megjithatė, u bėra gati pėr tė dalė kur u hap dera, u vėrsulėn nja 6 a 7 policė e duke mė tėrhequr prej krahu me forcė, me ato duar prej hekuri duke mė thėnė: Do vish nė polici me ne. Je e arrestuar se ke hyrė me zor nė shtėpinė e deputetit Kadare.
Ore njerėz, a jeni nė vete pėr kėto qė thoni, ky bashkė me tė shoqen mė ftuan nė shtėpi, ej. Por dhe mua mė hipi gjaku nė tru nga dhimbja e krahėve qė mė tėrhiqeshin sikur tė isha njė kafshė, por as donin tia dinin. Me shkelma e grushte mė nxorėn dhe nėpėr shkallė ku mė mbeti njėra kėpucė ju thashė: More Ismail Kadare, o kriminel, o mik i Mehmet Shehut e Enver Hoxhės qė ke nė duar gurin dhe arėn. Njerėzit e komshinjtė si Dritėro Agolli, besoj se e kanė dėgjuar dhe parė nga penxheret gjithė kėtė skandal?!
Ismaili mė pėrgjigjej: Vazhdo, vazhdo tė shikosh se ēdo tė bėj. Mė mbajtėn nė rajon tė policisė numėr 3 gjithė natėn, duke mė bėrė presione: Ti, njė copė shitėse kėrkon tė bėsh krushqi me I. Kadarenė. Po vazhduat do shikosh se ēdo tju bėjmė, burg ose internim do tė keni. E more vesh. E bjer ku tė dhemb. Nė mėngjes mė liruan, shkova nė shtėpi, u pėrqafova me fėmijėt e mi, tė cilėt dhe ata tėrė natėn s`kishin fjetur. Po pas kėsaj nate, pasojat erdhėn aq tė rėnda, e tani qė po i kujtoj mė dridhen duart qė po i shkruaj .
Enveri mė hoqi dėnimin: Nuk ka pse tė vuajė nėna
- Dje na treguat pėr incidentin nė shtėpinė e Kadaresė. Ēfarė pasojash patėt?
Dy ditė pas atij takimi nė shtėpinė e Kadaresė mė erdhi thirrja pėr nė gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesėn e deputetit dhe shkrimtarit tė madh. Kadare, do tė pėrdorte kundėr nesh jo vetėm emrin, por dhe miqtė e tij me pozitė, duke filluar qė nga drejtori i Policisė sė Tiranės, Hajredin Shyti, Komiteti i Partisė, e deri tek ministri i Brendshėm, Hekuran Isain, pėr tė pėrfunduar nė majėn mė tė lartė tė shtetit shqiptar, tek ēifti Hoxha. Akuza qė mė bėhej ishte ajo e fyerjes sė deputetit.
Mė dėnuan me punė korrektore pėr 11 muaj, duke mė mbajtur gjysmėn e rrogės. Kadare kishte urdhėruar qė tė mė fusnin nė burg, por shpėtimi mė erdhi nga njė letėr qė i drejtova Enver Hoxhės. I shkruajta se ēfarė po mė bėnin mua vetėm sepse isha nėna e Renatos, djalit qė dashuronte me gjithė zemėr vajzėn e Kadaresė dhe pas kėsaj ai ndėrhyri. Duke e parė se ishte njė dėnim i padrejtė, Enver Hoxha i dha urdhėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės, dhe ai e uli dėnimin nė 3 muaj. Kėshtu u ktheva prapė nė punė, nė dyqanin ushqimor ku unė punoja. Por Ismail Kadareja nuk u kėnaq me kaq. Djalin ma pėrjashtuan nga shkolla, ndėrsa e thėrrisnin nė polici e nė hetuesi herė pas here, duke e sharė edhe para vajzės, tė dashurės sė tij. E rrihnin nė mėnyrė tė pamėshirshme dhe me fjalėt mė banale: njė kėmbė ia vinin nė bark me ato kėpucė qė i mbanin me gozhda, e me kėmbėn tjetėr i binin nė kokė, duke e gjakosur. More rrugaē, do heqėsh dorė ti nga kjo vajzė, apo do qė tė tė bėjmė tė vdekur. Vajza e shikonte dhe vetėm qante, duke thėnė: Nuk mė vjen mė zor, se unė e dua!.
- Pra dashuria mes dy tė rinjve vazhdonte ende edhe pas kėsaj situate tė rėnduar?
Hetuesi privat i Kadaresė, Riza Icka, i thoshte gjithnjė vajzės sė Ismailit: Thuaj qė Renatua mė ka kapur me zor!. Por ajo nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Ata duheshin aq shumė, sa thurnin ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen. Njė natė, Renaton e rrahėn aq shumė, sa e mbajtėn nja 3 ditė nė rajon pa ndjenja, e thoshin: Nė qoftė se vdes, do thoni qė i ra murit vetė me kokė. O Zot ēfarė ka hequr ky djalė!
Nuk mund ta harroj ditėn qė djali ruante pas derės sė shtėpisė sė Kadaresė sepse kujtoi se e rrihnin vajzėn, por dėgjoi qė ai i bėrtiste dhe i thoshte: Ti nuk ke pėr ta parė mė atė djalė, se ne do ti internojmė si familje. Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morėn prapė nė polici. Duke vazhduar tė rrahurat, i thanė se do tė na internonin dhe do tė na zhduknin. Djali erdhi atė natė nė shtėpi dyllė i verdhė dhe me shenja. U mbyll nė dhomėn poshtė, ku rrinte gjithmonė me tė dashurėn e vet dhe piu ilaēin e Flibolit, qė mbanim pėr mizat. E pashė qė u vonua dhe shkova poshtė, por ētė shihja...? I dilte shkumė nga goja. Erdhi ambulanca dhe e mori. Mendova nė ato momente se Renaton nuk do ta shihja mė. Ashtu e egėrsuar me dashurinė e nėnės pėr djalin, i shkova nė shtėpi Kadaresė. I rashė derės dhe mė doli Helena dhe hetuesi Rizai: Ta dish o Ismail Kadare, - i thashė, - mė vdes djali sonte, unė po sta vura benzinėn qė tė habitet bota!. Helena mė mori pak mėnjanė qė tė mė qetėsonte. Mė tha se dhe ajo kish vrapuar mbas vajzės pėr ta ndaluar qė tė hidhej nga taraca. Mė shkoi mendja te tragjedia e Shekspirit. E paskan vendosur dhe bėrė me fjalė qė tė dy tė vdisnin. Mos u mėrzit, - thoshte Helena, - se ne nuk i kemi bėrė gjė Renatos. Me shumė edukatė, qė mė dukej shumė falso, mė tregoi se vetė ajo, i kishte vajtur nė zyrė Hekuran Isait, duke i thėnė qė tė na burgosnin e jo tė na internonin. Ēironi!
- Si rrodhėn ngjarjet deri nė internimin tuaj?
Duke qenė se u bė bujė nga kjo ngjarje, Kadareja i shkruajti njė letėr Nexhmijes dhe Enver Hoxhės, duke denoncuar me shpifjet nga mė tė ndryshme. Mesa kam marrė vesh shkruhej deri se kjo familje mė shqetėson, se unė dua tė pėrgatitem tė shkruaj pėr nė Kongres e nuk mundem tė shkruaj pėr Partinė, etj, dhe nė fund, kėrkoj ndihmė nga ju. Kėshtu, ata kaq deshėn, sa tė thoshte Enveri: Tė shikohet kjo ēėshtje!
Foto Ēami bashkė me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, qė nė atė kohė firmoste pėr dėbim-internimet, vendosėn tė na internojnė me pretendimin se nuk e linim tė qetė shkrimtarin e madh Kadare. Nė orėn 5 tė mėngjesit, mė datė 26 Prill 1984, e gjithė rrugica u rrethua me policė, me njerėz civilė tė hipur nė makinė me rimorkio dhe nja 7 a 8 gaza tė Ministrisė sė Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur tė ishim si nė kohėn e skllevėrve, na futėn nė njė makinė tė madhe me gjithė rimorkio. Nė derė hynė tre persona bashkė me kryetarin e Frontit tė Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e internimit pėr 5 vjet nė Kosovė tė Lushnjės, ku atje ishte dhe burgu i grave tė Shqipėrisė. Nga ai tmerr, vajza ime qė atėherė ishte 7 vjeēe, akoma dhe sot nė gjumė i del njė psherėtimė, kurse Renato gjithmonė hesht; nuk do ti kujtojė mė ato tmerre qė hoqi. Nė internim pamė shumė gjėra, tė internuar qė kishin dhe 40 vjet. Tė gjithė na u afruan mė vone, se nė fillim kishin frikė; familja e Xhevdet Mustafės, familja e Tefta e Vera Dumes, familja Urani, familja Leka, kunata e Mehmet Shehut dhe familja e Ali Ohrit. Dėshira Ohri, e cila na ndihmoi nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, tė paktėn ēdo tė shtunė na vinte ujė nė zjarr tė laheshim, se do tė kishim marrė ndonjė sėmundje, pasi njė copė kasolle ku na futėn; pa ujė, pa banjė e minjtė na vinin natėn nga penxherja.
- Patėt probleme e Sigurimin gjatė kėtyre viteve tė internimit?
Mbaj mend njė episod kur dy spiunė tė Degės sė Brendshme tė Elbasanit bėnė sikur e njihnin Renaton nė lice, e sikur iu vinte keq pėr tė. Njė ditė i kishin thėnė: Renato, nuk mund tė jetohet kėtu, e di ēke? Hajde me ne, se dhe ne e urrejmė kėtė regjim, do shkojmė nė Jugosllavi se atje kam njė dajė gjeneral nė UDB. Po tė duash merr dhe mamanė!, e shumė gėnjeshtra tė tjera. Mirė, - u tha Renatua, - po shkoj ti them mamasė. Sa hyri, mė tha: Filluan provokimet e mė duket se do tė na futin nė burg. -Rri brenda, se vete e ua them unė pėrgjigjen! - Dal dhe nja 50 metra mė poshtė, nė njė rrėnjė ulliri po prisnin ata tė dy. Gazi i Elbasanit po vinte me nja 2 civile brenda. Fillova duke iu bėrtitur e duke iu thėnė: Kush ju ka futur tė na provokoni more maskarenj!,- Vazhdova duke u thėnė: Ēoni fjalė atij Kadaresė, se nuk na e prish mendjen jo, a morėt vesh.
E ēfarė ti kujtojmė atij internimi tė mallkuar! Punonim tė 7 ditėt e javės pa pushim, qė nga mėngjesi nė orėn 6 e deri nė darkė. Renatua, rrėshqiti nga ēizmet e llastikut, nga maja e kodrės. U vra nė kėmbė derisa iu infektua e do ti bėhej gangrenė sepse nuk e merrnin as ta mjekonin apo ta ēonin nė spital nė Elbasan, por e lanė tė vuante. Edhe sot e ka kujtim nga ai internim shenjėn qė nuk i hiqet kurrė. Njerėzit atje ishin shumė tė mirė dhe e ndihmuan me ilaēe popullore. Mbasi bėmė gjysmėn e dėnimit, i shkrova letėr drejtoreshės sė ligjeve nė Kuvendin Popullor z.Liri Gjoliku, e cila bashkė me Ramiz Alinė na ndihmuan tė na lironin. Ky internim, - tha Ramiz Alia, - ėshtė bėrė i njėanshėm, sepse familja Kadare dhe familja Rrapi kishin njė ēėshtje tė pėrbashkėt. Nuk do tė thotė qė tė gjithė komunistėt tė ishin tė kėqij. Unė dhe sot kam respekt pėr disa qė e kanė shikuar ēėshtjen time me drejtėsi si, Guro Zeneli, Zef Loka, Jorgo Dhrami apo Drita Xhillari, e shumė tė tjerė.
Kur u kthyem nga internimi, menduam se u liruam dhe sdo tė kishim mė pasoja, por makina e persekutimit, nuk harroi tė pėrgatiste tjetėr skenar, njė skenar qė ishte i fundit pėr ne e shumė tragjik.
- Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrhyrjeje tė Ramiz Alisė?
Nuk na jepnin shtėpi dhe nuk na bėnin pasaportizimin qė tė rrinim nė Tiranė. Vinte policia prapė dhe na vinte afat qė tė largoheshim. Kadareja, i frikėsuar se mos vajza e tij vazhdonte me Renaton, i kurdisi prapaskena bashkė me hetuesin e tij privat. Kėrkesės sime pėr tė qėndruar nė Tiranė, Nexhmije Hoxha, nėpėrmjet sekretares, Hejdije Xhango, mu pėrgjigj: Dhe atje njerėz jetojnė, prandaj shkoni prapė atje!. I zura derėn edhe Kryeministrisė dhe me firmėn e Adil Ēarēanit u ndihmova qė tė rrinim nė Tiranė, por djalit iu mohua e drejta tė shkonte nė Konservator, se thoshin qė nuk i takon, se ka qenė i internuar. Nuk kaloi shumė kohė dhe Renatos ia shpikėn njė akuzė pėr ta larguar sėrish nga Tirana. Njė denoncim se gjoja ai mbante thikė me vete dhe kėrcėnonte familjen Kadare mjaftoi qė djali tė mbyllej nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit, me kurim tė detyruar pėr njė kohė tė gjatė. E shkatėrruan me doza tė larta aloperdoli dhe me elektroshok. Mbase donin tia hiqnin kujtesėn, qė mos tė mendonte mė pėr vajzėn e Kadaresė. Edhe sot e kėsaj dite Renatoja ėshtė gjallė, por me ēdo ndjenjė tė vdekur. Pasojat po i vuaj ende dhe sot me djalin e sėmurė dhe me shtėpinė nė Tiranė qė ende nuk e marr dot. Shpresoj tė paktėn qė kryeministrit z.Sali Berisha tė mė ndihmojė me gjyqet qė kam nė gjykata pėr kthimin e pronave.
- Nė fjalėt tuaja ka ende shumė zemėrim pėr Kadarenė. A do ta falnit, pas kaq shumė vitesh?
Ai nuk ka dashur tė pėrballet asnjėherė me mua. Nuk di ētė them mor bir. A do ta falja?!... Nuk e di...
Ish kryehetuesi i Tiranės, Dilaver Bengu, flet pėr ēėshtjen Rrapi e Kadare
Ish kryehetuesi i Tiranės, Dilaver Bengu, flet pėr ēėshtjen Rrapi e Kadare
"Shoku Foto, konflikti Rrapi-Kadare ka lindur pėr shkak tė dashurisė sė Renatos me Gresėn dhe kjo dashuri ėshtė reciproke prej mėse njė viti"
Ēami mė kishte thirrur pėr tė mė thėnė se pėr mua i kishte vajtur njė ankesė nga ana e kadareve. Sipas ankesės, unė nuk po e trajtoja siē duhej ēėshtjen e denoncuar prej kadareve, duke mbrojtur pa tė drejtė familjen Rrapi. Ēami mė tha "nderi i kadareve duhet vėnė nė vend. Renato Rrapi duhet arrestuar". Pasi e dėgjova me vėmendje Sekretarin Ēami, i thashė: "Shoku Foto, konflikti Rrapi-Kadare ka lindur pėr shkak tė dashurisė sė Renatos me Gresėn dhe kjo dashuri ėshtė reciproke prej mėse njė viti". Shtova se hetuesia nuk bėn arrestime tė kėsaj natyre, pasi nuk ka bazė ligjore pėr ta bėrė kėtė.
- Si erdhi te ju ēėshtja Rrapi dhe si e pritėt?
Ismail Kadareja ishte ankuar nė polici dhe hetuesi pėr Renato Rrapin, duke e akuzuar ate si njė rrugaē, qė i prishte qetėsinė. Sipas Ismailit, Rrapi e merrte nė telefon edhe e shqetėsonte. Pėr tė ėmėn e Renatos, Janullėn, kishte thėnė se i kishte fyer e kėrcėnuar. Opinioni ishte sensibilizuar tashmė, pasi Kadareja ishte njėshi i letrave shqipe. Duhej tė korrigjohej njolla qė i ishte shkaktuar kėsaj familje tė madhe. Kėshtu, mbi bazėn e denoncimit tė drejtpėrdrejtė tė shkrimtarit, bazat ligjore ishin tė mjaftuesheme pėr tė filluar hetimin e ēėshtjes.
- Ke ngarkuat pėr t'u marrė me hetimin e kėsaj dosjeje?
Ēėshtjen ia besova njė hetuesi mjaft objektiv. N. Topjani ishte nga rrethet dhe nuk njihte asnjėrėn nga palėt. Kėshtu, do te vepronte me paanshmėri gjatė hetimeve. E porosita tė mos privilegjonte askend dhe, pėr ēdo kėrcėnim apo shantazh, tė mė informonte mua. Ndoshta ato ditė nė Tiranė po pėrgojohej motivi i konfliktit mes familjeve Rrapi-Kadare.
- Ēfarė rezultoi nga hetimet?
Hetuesi Topjani punoi me mjaft kujdes dhe me informonte me hollėsi pėr tė gjitha faktet e reja qė gjente. Vetėm pak kohė pas nisjes sė hetimeve, ai erdhi tek unė dhe mė tha se midis Gresa Kadaresė dhe Renato Rrapit kishte lidhje dashurie. Ismail Kadareja donte ti jepte fund kėsaj lidhjeje dhe kėtu nisi konflikti. Pra, bėhej fjalė pėr njė ēėshtje civile. Shkrimtari i madh po pėrdorte shtetin pėr tė zgjidhur problemet e tij. Ishte mėse e qartė se nuk kishim tė bėnim me ēėshtje penale.
- A pati ndėrhyrje gjatė hetimit?
Po, mėsova nga vartėsi im i ngarkuar pėr tė hetuar, se kishte pasur presione pėr t'i shkuar ēėshtjes me ndjekje penale. Ndėrkaq, Elena Kadare kėrkonte nga hetuesia ndjekje penale me masė arresti pėr Renaton dhe Janulla Rrapin.
- Si reaguat ju, pasi mėsuat si qėndronin punėt?
Pasi u informova nga hetuesi, se Dosja Rrapi nuk kishte tė bėnte me vepėr penale, por pėr konlikt reciprok, i dhashė urdhėr Topjanit qė ta pushonte ēėshtjen. Nuk na takonte neve, si organ, tė merreshim me gjėra jashtė kompetencės sonė.
- Po nga ana e familjes Rrapi, patėt ndonjė ankesė?
Janulla Rrapi erdhi gjatė kėsaj periudhe nė zyrėn time dhe u ankua zyrtarisht. Ajo mė bėri tė ditur se njėri nga hetuesit e Tiranės, pra, njė nga vartėsit e mi, informonte Ismailin pėr ecurinė e hetimeve. Janulla dinte emrin e hetuesit, tė cilin ma tha edhe mua. Nuk e kam idenė se nga e kishte marr vesh kėtė, por ajo nuk gabohej. Ishte mėse e vertetė hamendja e saj dhe kėte unė e vėrtetova shumė shpejtė.
- A morėt masa ndaj hetuesit, pasi u informuat pėr kėtė?
Ēdo pasdite zhvilloja mbledhje me vartėsit e mi, pėr tė mėsuar tė rejat mbi hetimin e dosjeve. Nė mbledhjen e asaj dite, pasi pyeta Topjanin pėr ecurinė e Rrapit dhe pasi ai me informoi shkurtimisht, unė iu drejtova atij me fjalėt: "Mos prano asnjė ndėrhyrje apo presion nė kėtė ēėshtje. Tė kanė ardhur njerėz konkretė nė zyrė pėr tė ndėrhyrė, por ti mos prano qė tė hyjė njeri pa lejen tėnde. As kadaretė, megjithė reputacionin e tyre, nuk kanė pse tė shkelin tek ty pėr tė fituar privilegje pa tė drejtė. Zėri im i lartė, i shoqėruar me diksion, kur thashė kėto fjalė, bėri qė tė nesėrmen nė mėngjes tė merrja njė telefonatė.
- Kush ju telefonoi?
Ishte Ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Ai i ra telefonit tim nė orėn tetė tė mėngjesit. Mė tha se nė mbledhjen e njė dite mė parė kisha fyer kadaretė. Iu pėrgjigja duke i thėnė se kjo nuk ishte e vėrtetė, sepse kisha sqaruar vetėm diēka mbi Ēėshtjen Rrapi. Nuk kisha fyer askend, por vetėm kisha pėrmendur fakte.
- Dyshuat tek ndokush, qė mund tė kishte informuar ministrin Isai?
Menjehere e kuptova se pėr mua kishte raportuar hetuesi, qė informonte kadaretė. Kjo nuk ishte shumė e vėshtirė pėr tu marrė vesh, pasi unė e dija tashmė se kush ishte spiuni. Me kėrkesėn e vetė ministrit, qė kėrkoi tė mė takonte, mora hetuesin e ēėshtjes edhe hetuesin spiun, dhe u paraqitėm tek Isai pėr ti dhėnė njė tablo mė tė qartė tė situatės mbi ēėshtjen e bujshme.
- Si rrodhėn ngjarjet mė tej?
Me tė vajtur nė zyren e Hekuran Isait, hetuesi N. Topjani, sqaroi gjithēka mbi ēėshtjen. Ai parashtroi para ministrit tė gjitha faktet, qė perjashtonin penalitetin e ngjarjes. Kėshtu, ne e hoqėm njėherė e mirė pėrgjegjėsinė mbi Dosjen Rrapi. Ndėrkaq, Elena Kadare kishte shkuar tek Ministri i Brendshėm, Hekuran Isai, dhe i kishte thėnė se unė isha pozicionuar kundėr tyre nė gjykim e kėsaj historie. Kur Isai mė thirri nė zyrėn e tij, unė ia sqarova sesi qėndronin punėt. Ministri, kur mėsoi tė vėrtetėn, mė tha qė tė zbatoja vetėm ligjin, pa ia mbajtur anėn askujt. Ndėr tė tjera, Elena i kishte thėnė Hekuran Isait, se Janulla Rrapi ishte agjente e rusėve dhe, si ka mundėsi, qė Bengasi e mbron, duke zbutur luftėn e klasave.
- Si reaguat ju, pas kėtyre akuzave?
Nuk kisha asnjė dijeni qė Janulla Rrapi tė ishte agjente e rusėve. Se nga e kishte marrė Elena kėtė tė dhėnė, ishte e ēuditshme, por dihej se Ismail Kadareja kishte shumė lidhje me disa oficerė tė Sigurimit tė Shtetit shqiptar.
- Si reagoi Isai?
Qė prej asaj dite, nuk patėm ndonjė telefonatė apo thirrje nga ai. Por, pas Ministrit tė Brendshėm, unė u thirra nga Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė pėr Tiranėn, Foto Ēami.
- Cili ishte qėllimi i kėtij takimi?
Ēami mė kishte thirrur pėr tė mė thėnė se pėr mua i kishte vajtur njė ankesė nga ana e kadareve. Sipas ankesės, unė nuk po e trajtoja siē duhej ēėshtjen e denoncuar prej kadareve, duke mbrojtur pa tė drejtė familjen Rrapi. Ēami mė tha "nderi i kadareve duhet vėnė nė vend. Renato Rrapi duhet arrestuar". Pasi e dėgjova me vėmendje Sekretarin Ēami, i thashė: "Shoku Foto, konflikti Rrapi-Kadare ka lindur pėr shkak tė dashurisė sė Renatos me Gresėn dhe kjo dashuri ėshtė reciproke prej mėse njė viti". Shtova se hetuesia nuk bėn arrestime tė kėsaj natyre, pasi nuk ka bazė ligjore pėr ta bėrė kėtė.
- Me kaq u mbyll ky takim?
Jo, Fotoja mė kėrkoi qė unė tė bėja edhe veprime tė tjera, por nuk do ta pėrmend kėrkesėn e tij, pasi nuk dua tė cenoj askend. Shkurt, ai kėmbėnguli nė tė tijėn, por nuk e mora parasysh fare ate, duke ia bėrė tė qartė se nuk pranoja tė shkelja ligjin pėr askend. Respekti pėr Foto Ēamin nuk mė mungonte, se ai kishte nivel tė lartė kulturor, por, pėr rastin konkret, e kundėrshtova, duke iu referuar ligjit.
- Si ishin marrėdhėniet e tua me Ismail Kadarenė deri nė kėtė periudhė?
Nuk kisha inate personale me Kadarenė. Pėrkundrazi, kisha lexuar veprat e blinduara tė tij dhe isha frymėzuar me dashurinė pėr Partinė dhe Enverin. Romanet Dimri i vetmisė sė madhe dhe Koncert nė fund tė dimrit, jepnin njė figurė tė pėrsosur tė Enver Hoxhės. Sigurisht qė kėtė mendim e trajtoja gjithmonė nė funksion tė kohės, kur indoktrinimi i shqiptarėve ishte masiv. E marė nga gazeta Dita, 29 qershor 2003
Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit
A ėshtė e vėrtetė deklarata e ish shefit tė sigurimit pėr gjeniun e letrave shqipe?
Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit"
Menjėherė pas shpalljes sė denimit me vdekje nga gjykata e faktit e kryeqytetit, Zylyftar Ramizi ka dashur tė publikojė njė dokument qė pėrmban njė akuzė tepėr tė rėndė pėr shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.
Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit" ėshtė thelbi i kėtij dokumenti, nė tė cilin shkruhet edhe pseudonimi i tij, por dhe njerėzit qė ai ka denuar me kėtė veprimtari. Ndaj Zylyftar Ramizit prej pesė muajsh rėndon akuza e "Krimeve kundėr njerėzimit nė bashkėpunim", pasi duke qenė me detyrėn e shefit tė Sigurimit tė Shtetit shqiptar nga 1 nėntori 1982 deri nė 7-8 korrik 1990, ka propozuar, urdhėruar e zbatuar dėbimin dhe internimin masiv tė qytetarėve shqiptarė pėr shkaqe politike. Nuk dihen ende shkaqet e vėrteta qė kanė shtyrė Ramizin qė tė hapė njė superdosje, pikerisht para pak minutave nė qeli sipas rregullores sė burgjeve shqiptare ai tė vishte kokoren e vdekjes e tė lidhet kėmbė e duar, deri nė ditėn e egzekutimit? Ndoshta ky veprim"inekstremis" i tij, ėshtė diktuar nga rethanat e zhvillimit tė gjyqit te sapopėrfunduar. Vetėm dhjetė ditė mė parė shkrimtari mė i madh nė historinė e letėrsisė shqipe, Ismail Kadare, kandidat disa herė pėr ēmimin " Nobel" nė letėrsi, kishte sulmuar ish shefin e sigurimit. Madje, nė intervistėn e tij mė tė fundit dhėnė gazetės "Albania", ai kishte pėrmendur njė moment ku nė gjyqet e zhvilluara sė fundi nė gjykatėn e Tiranės ndaj ish funksionarėve tė lartė komunistė, njėri prej tyre megjithėse nė bangon e tė akuzuarve, kishte bėrė shantazh. Ai kishte cituar, pa i pėrmendur emrin, njė shprehje tė Ramizit pėr njė dėshmitar se meqė ai nuk u tregua burrė, "unė do ta them", duke pėrmendur pas kėsaj qenien e Kadaresė si agjent tė shėrbimeve tė huaja. Ka qenė mė pas avokati i ish shefit tė kundėrzbulimit shqiptar, Nasip Naco, qė kishte deklaruar pėr disa organe shtypi se "klienti im denohet pasi ai di disa njerėz qė sot kanė pushtet. Ėshtė pikėrisht presioni i tyre qė detyron marrjen e vendimeve tė tilla ekstreme pėr Ramizin. Disa prej funksionarėve tė lartė tė sotėm kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit" - kishte deklaruar avokati.
Pseudonimi prej agjenti i Ismail Kadaresė ka qenė Gjenerali
Katėr faqe letėr me shkrimin e tij, tė shkruar nė qeli me titull - "Pėr Ismail Kadarenė" ishin ato faqe me tė cilat Zylyftar Ramizi hapi "Dosjen-Bombė". "Kadareja nuk ka qenė nėn kontrollin e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, ato qė ai ka shkruar nė lidhje me kėtė ēėshtje nuk janė tė vėrteta. Ai pėrkundrazi ka qenė mik i kėtyre organeve, pasi ka qenė bashkėpunėtor i tyre. Nė informata qe ka dhėnė nė organet e Sigurimit bashkėpunėtori "Gjenerali", pra, Ismail Kadareja, ka dhėnė konsiderata negative pėr mjaft vepra artistike".
Kadareja ka dhėnė konsiderata pėr Dhimitėr Shuteriqin, Kol Jakovėn, Petro Markon, Petro Zhein, Anastas Kondon dhe pėr njė bojaxhi, Mustafa Greblleshin, qė pėr mua ėshtė emėr i pa njohur e dėgjuar (fillimisht shkrimtar, e mė pas i denuar nga regjimi komunist). Me kujtohet mire se konsiderata negative ka dhėnė pėr romanin "Stina e armėve" me autor Petro Marko, pėr romanin "Kur qeshė qyteti" dhe pėr autorin e saj (Qamil Buxheli) .
Pas kėsaj, ish kryesigurimsi ka vazhduar konsideratat e tij tepėr negative pėr Kadarenė, duke shkruar madje se "fjala e tij nė organet e larta udhėheqėse tė Partisė e tė shtetit ishte apsolute. Pėr ta pėrforcuar kėtė, Ramizi shprehet se kėshtu, njė djalė vetėm se u dashurua dhe hyri nė marrėdhėnie me vajzėn e tij, ai ndėrhyri nė kėto organe, ku kėrkoi qė ai tė futej nė burg apo tė internohej.
Me tė vėrtetė familja e kėtij djali dhe ky vetė u internuan nė vitin 1982 nė kundėrshtim me tė gjitha rregullat e ligjet e asaj kohe. E kjo familje ishte e Janulla Rapit - ka pėrfunduar kėtė pjesė tė rrėfimit tė tij. Pas kėsaj ish Drejtori i Drejtorisė sė Parė tė Kundėrzbulimit ka vazhduar tė tregojė sipas mėnyrės sė tij, disa hollėsi nga jeta e shkrimtarit, ku tregohet se njeriu i letrave ka qene "mik i ngushtė i Enver Hoxhės dhe detaje tė tjera qė tregojnė lidhjet e tij me strukturat e ish shtetit komunist.
Nuk dihet ende saktėsia e akuzave tė tjera tė rėnda tė kreut tė Sigurimit ndaj Ismail Kadaresė .Megjithate, gjithēka mbetet e hapur dhe vetėm koha do tė jetė treguesja mė e qartė e vėrtetėsisė sė akuzave tė nxjera nga goja dhe dora e Zylyftar Ramizit.
Kronikė marė nga gazeta "Koha Jonė"
E Shtunė, 25 maj 1996