Ramiz Alia: Bisedat e mia me Kadarenė
EKSKLUZIVE: Pjesa e dytė e intervistės me ish-Presidentin e Shqipėrisė pėr disa nga momentet mė tė rėndėsishme tė zhvillimeve politike para e pas vitit 90
Nė kė pjesėn e dytė tė intervistės, dhėnė kryeredaktorit tė televizionit tė Kosovės "Kohavision", ish-Presidenti i Shqipėrisė, Ramiz Alia, flet mbi ndalimin e fesė nė Shqipėri dhe ndikimi pėr kėtė tė Revolucionit Kulturor Kinez, eliminimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Feēorr Shehut, bisedat me Ismail Kadarenė pėr ndryshimet nė vitin 1989-1990
- Nė anėn tjetėr, nė kohėn e Kinės, pėrveē zhvillimit ekonomik, filloi tė aplikohet edhe i ashtuquajturi "Revolucion kulturor". Edhe nė Shqipėri, me modelin kinez, u ndaluan shumė nga shkrimtarėt e njohur botėrorė, filluan ato ndikimet nė letėrsi, artet e tjera dhe aspekte tė tjera, u ndalua feja, qė ishte mė e rėndėsishme...
Desha tė them se nė pėrgjithėsi "revolucioni kulturor kinez" kishte tė gjitha ato probleme qė i thatė dhe juve. Ishte i ngurtė nė njė pikėpamje dhe ishte konservator etj. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė them qė udhėheqja shqiptare nuk e ka mbėshtetur "Revolucionin kulturor", nuk e ka dashur "Revolucionin kulturor" kinez, d.m.th., nuk e ka mbėshtetur si tė tillė, por ndikimi i "Revolucionit kulturor kinez", ėshtė ndier edhe nė Shqipėri. Ėshtė ndier nėpėrmes disa vendimeve tė veēanta, tė posaēme. Ju pėrmendėt problemin e fesė. Problemi i fesė ishte njė ndikim nga kinezėt, por jo aq nga "Revolucioni kulturor kinez". Unė po ju them njė gjė, qė kėtė luftė kundėr fesė e filloi rinia.
- Ishte "Organizata Rinore e Durrėsit"?
Po, "Organizata Rinore e Durrėsit". Pra, erdhi pėr t`u botuar nė shtyp njė rezolutė e tyre kundėr fesė. Unė, meqė merresha edhe e kisha shtypin nė drejtimin tim, nuk e botova nė shtyp, e ndala sepse nuk isha i bindur qė duhej botuar, edhe vajta e ia thashė Enverit qė "unė mendoj tė mos e botoj" edhe ai ishte dakord. Pastaj u diskutua ky problem njė ēikė nė plan mė tė gjerė dhe dolėn disa argumente tė tjera. Nė veēanti mė kujtohet doli argumenti i emancipimit tė gruas dhe problemi qė kėto besėtytni fetare pengojnė emancipimin e gruas, e pėrgjithėsisht nė emancipimin e shoqėrisė. Nė atė kohė, ky problemi i emancipimit tė gruas, barazisė dhe pjesėmarrjes nė punė, shtrohej shumė nė atė kohė. Dhe dominoi kjo ide, qė, nė fund tė fundit, populli nuk ėshtė shumė besimtar nė Shqipėri, nuk janė tė lidhur shumė me fe. Nė Byronė Politike u mor vendimi. Padyshim, duke e parė me syrin e sotshėm, kupton, ai ishte njė hap i nxituar nga ana jonė. I nisur nga kėto motive qė thashė, jo nga "Revolucioni kulturor kinez", por mė tepėr nga kėto motive tė brendshme. Mė vonė, siē e dini, fenė e rikthyem edhe njė herė, sepse kishte njerėz qė besojnė.
- Kjo, feja, ndikoi qė mė pas tė persekutoheshin shumė priftėrinj...
Sigurisht, ėshtė njė ligj nė fizikė: aksioni sjell kundėrveprim. Edhe priftėrinjtė, edhe hoxhallarėt, e kanė kundėrshtuar dhe kanė vepruar kundėr rregullave. Natyrisht, ka pasur sipas ligjeve qėndrime herė tė ashpra herė mė pak tė ashpra. Ka pasur tė tilla momente edhe nė fushėn e letėrsisė. Unė mendoj qė nė fushėn e letėrsisė nuk ka ndikuar shumė "Revolucioni kulturor kinez", sepse te neve nuk ka pasur frenim pėr tė njohur Pikason apo tė them tjetėr poet e shkrimtarė, apo Ajnshtajnin e shkencėtarė tė tjerė. Jo, absolutisht. Kurrė nuk ka pasur njė tendencė tė tillė. Te ne, nė fushėn e letėrsisė ose tė artit ka pasur mė tepėr prirje liberalizimi.
- Regjimi e shihte si rrezik liberalizimin?
Sigurisht, regjimi e shihte si rrezik, domethėnė qė liberalizmi ishte njė e keqe pėr sistemin shoqėror tė asaj kohe.
- Nė tė njėjtėn kohė kishte dėnime, persekutime, vrasje, tė poetėve, shkrimtarėve etj.
Sigurisht. Kjo ka sjellė persekutime tė disa njerėzve, tė cilėt nė njė mėnyrė, ose tjetrėn, kanė rėnė nė kontradiktė me ligjin, me kohėn e shtetin.
- Mirėpo, pastaj kjo iu hakmor socializmit. Kishte kontra-efekt. Me kėto u shemb. Nuk e kishit menduar?
Po, socializmi nuk e pėsoi nga kjo, socializmi e pėsoi nga rrethanat botėrore. Ishte Lufta e Ftohtė, qė dominoi skenėn botėrore, midis shoqėrisė kapitaliste dhe socializmit. Kjo Luftė e Ftohtė, nė fund tė fundit, pėrfundoi me fitoren e kapitalizmit Perėndimor ndaj socializmit Lindor. Ajo pėrfundoi nė vitin 1989 me pėrmbysjen e njė vendi tė Lindjes dhe me hapjen e rrugės tė njė rendi tė ri tė shoqėrisė, tė demokracisė pluraliste, tė ekonomisė tė tregut etj.
- Por, jo shumė kohė mė parė, ju edhe i mbajtėt disa gjyqe, disa largime dhe eliminime, duke filluar si ajo "Vetėvrasje" e Mehmet Shehut dhe pastaj etiketimi i tij si tradhtar dhe pastaj dy ministrat e tjerė tė Brendshėm, Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu. Ata u sulmuan si bashkėpunėtorė tė forcave tė jashtme?
Po, tashti sa i pėrket luftės sė brendshme, sa i pėrket luftės nė gjirin e partisė, ky ėshtė njė problem tjetėr, qė efektivisht ka ndodhur. Domethėnė, ēėshtja ėshtė se nė parti ka njė vijė politike. Kėsaj vije politike, ēdokush, ēdo anėtar i partisė, aq mė shumė udhėheqėsit, janė tė detyruar t`i qėndrojnė besnikė, ta zbatojnė atė, kjo ėshtė kudo. Edhe te neve na ka ndodhur qė ndonjė udhėheqės p.sh., nė rastin konkret meqė pėrmendėt Mehmet Shehun, bėri njė gabim, i cili ishte i dėnueshėm pėr kohėn.
- Fejesa e tė birit mė vajzėn nga njė familje "e papėrshtatshme"...
Por, nuk ishte gabim i dėnueshėm me vdekje, ishte i dėnueshėm, edhe efektivisht udhėheqja e partisė e ka diskutuar kėtė problem dhe i dha vėrejtje si komunist. Njėkohėsisht, Mehmeti u zgjodh anėtar i Byrosė, Kryeministėr i shtetit. Por ai s`la tė pėrfundojė procesi i diskutimit. Bėri vetėvrasje, sepse aty nė atė mbledhje u propozua njė vėrejtje, njė shėnim karte e regjistrimit qė ishte nė atė kohė.
- Ai bėri vetėvrasje pikėrisht nė natėn ndėrmjet mbledhjes dhe vazhdimit tė mbledhjes, ndėrmjet 17-18 dhjetorit?
Ekzakt, vazhdimit tė mbledhjes. Domethėnė mė 17-18 dhjetor, ai bėri vetėvrasjen. Pas kėsaj, natyrisht, lindi pyetja: "Pse e vrau veten?". Kjo pyetje ishte e para dhe mė kujtohet personalisht kur unė e mora vesh, mua mė njoftoi oficeri qė ka vrarė veten Mehmeti.
- Ju keni qenė i pari qė jeni njoftuar?
Jo, i pari s`paskam qenė, sepse ai mė tha qė e kishte njoftuar edhe ministrin e Brendshėm, Feēorri e kishte lajmėruar Kadriun, kėshtu qė njoftimi ishte bėrė pėrpara andej, e pastaj mė njoftoi mua. Dhe unė vajta tek Enveri, qė ishte mėngjesi kur do venim nė mbledhje, dhe i thashė kėshtu, kėshtu ka ndodhur, dhe e mbaj mend si sot, pyetja e parė qė mė bėri ishte: "Pse e bėri ky kėtė?!". Domethėnė edhe ai u habit. Nuk e priste njė gjė tė tillė dhe asnjė nga ne s`e prisnim, sepse nė mbledhje pėrfundoi e tėra dhe, nė fakt, tė nesėrmen do fliste vetė Mehmeti, do tė thoshte ndonjė gjė rreth diskutimit dhe do tė fliste edhe Enveri dhe s`kishte gjė. Kėshtu qė, "pse e vrau veten?!", dhe me kėtė lindėn tė tėra pikėpyetjet qė u bėnė.
- Ngjalli edhe te ju dyshime?
Vetvetiu filloi tė ngjallen dyshime. Njeriu kėrkon tė dijė ēfarė ka ndodhur. Nė jetėn e tij, Mehmeti ka pasur disa momente delikate.
- Si pėr shembull?
E para, ishte nė vitin 1953. Kur nė Bashkimin Sovjetik u dėnua Berja, e kapi ajo paranojė. "Pse mua mė shikon me sy tė keq Enveri?!". Ishte njeri i dyshimtė. Dhe vajti e u thotė rusėve qė "mua po mė shohin me sy tė keq dhe ju lutem me ndihmoni qė tė mos mė shohin me sy tė keq Enveri". Edhe ata ia thanė Enverit, kėshtu, kėshtu thotė Mehmeti. Enveri tha: "Ēfarė?! Unė nuk shoh njeri me sy tė keq". Dhe mbaroi kaq, edhe nė fakt nė atė kohė u bė Kryeministėr. U emėrua Kryeministėr.
- Dhe pastaj kur bėri vetėvrasje tė gjitha kėto kthehen prapa?
Sillen nė mendje. Kupton? Sillen nė mendje njėra edhe tjetra. Prandaj prapė nė vitin 64 erdhėn letrat nė ambasadėn tonė nė Vjenė, nė tė cilat tregohej se Mehmet Shehu ishte agjent i Intelligence Service.
- Nga njė kosovar, keni thėnė, qė ishte dorėzuar ajo letėr.
Jo, nuk dihet. Ai mė duket ishte rus.
- Nė njėrėn nga intervistat tuaja keni pėrmendur qė ato vinin nga njė marksist-leninist kosovar?
Jo, ai ka qenė i huaj qė i ka dorėzuar dhe ato i ka parė nė 64 Enveri me gjithė Hysni Kapon. I kanė parė kėto dhe i kanė konsideruar si njė provokacion qė na bėnin tė tjerėt, sepse ne ishim nė luftė me sovjetikėt dhe sovjetikėt donin qė tė fusnin grindjet. Pra, na atakonin ne nė mėnyrė qė tė grindeshim dhe nė fakt ata e bėnė.
- Dhe pėrnjėherė u bėnė tė besueshme tė gjitha ato qė atėherė u panė me dyshime?
Kur pastaj thashė "ky vrau veten", lindi menjėherė dhe filluan dyshimet pse e bėri kėtė "po pse?" "T`i shikojmė kėto dokumente tė vjetra". Unė si kisha parė pėr vete kurrė mė herėt.
- Dhe pastaj?
Dhe pastaj Enveri bėri atė tė famshmen, si u quajt ajo "Tablonė sinoptike", qė foli pėr jetėn e Mehmetit dhe vėrejtjet pėr tė, duke e konsideruar qė ishte njė agjent etj.
- Por nuk kishte prova tė tjera tė qėndrueshme pėr tė konkluduar atė?
Tashti ėshtė e vėshtirė tė thuash prova. Prova nuk ka tė tjera, qė tė them unė a janė tė vėrteta ato dokumente.
- Ismail Kadare ka shkruar dhe ka botuar libra, ku thotė se ka pasur ndikim nė ndryshimet qė keni bėrė. Ai pėrmend edhe letrėn, bile, dhe nė formėn e librit tė botuar "Letėrkėmbim me Presidentin", duke akuzuar drejtpėrdrejt njerėzit nga Ministria e Brendshme etj., qė ju i dini, dhe pastaj ju ndėrmorėt vendime bazuar mbi ato letra?
Ēėshtja ėshtė kėtu. Unė mendoj qė Kadareja, por jo vetėm Kadareja, kanė pasur mendime mbi zhvillimin e vendit pėr njė ēėshtje ose tjetėr. Kanė bėrė propozime. Kadareja ka pasur audiencė tė plotė tek unė, nė kuptimin qė unė e kam trajtuar si njė shok dhe mendoj qė ėshtė njė shkrimtar i talentuar i vendit tonė, edhe si tė tillė unė e kam trajtuar me dashamirėsi dhe nga kjo pikėpamje me mua ai bisedonte hapur. Ishte i guximshėm me mua pėr tė thėnė njė fjalė qoftė edhe nė atė plan, siē thotė ai nė letrėn e vet, qė "ka folur pėr njėrin apo pėr tjetrin njeri". Natyrisht, nuk ėshtė Kadareja qė ka ndikuar tek mua pėr tė marrė disa masa. Unė thashė nga jam nisur unė. Mund tė kenė koinciduar kėto edhe me ndonjė mendim qė ka pasur Kadareja, nuk pėrjashtoj njė gjė tė tillė. Pėr sa i pėrket njerėzve tė veēantė, ēėshtja ėshtė kėtu: Kadaresė i ishte rrėnjosur nė mendje qė sigurimi i shtetit e ndjek, qė sigurimi i shtetit kėshtu e ashtu... Unė i thosha gjithnjė qė "nuk mundet njeri, nuk mund t`i bėnte gjė pa urdhrin tim". Ne e kemi garantuar.
- Kjo ka ndodhur vetėm me rastin e Kadaresė. Ka qenė ky njė pėrjashtim?
Po them pėr Kadarenė, sepse atė e pėrmendėt. Prandaj ai kishte mendim qė ky apo ai njeri e bezdiste... Mirėpo, nė qoftė se kanė ardhur ndryshime, kanė ardhur jo pse donte Kadareja.
- Pastaj, ka shkruar Kadare qė njėherė ka pasur shpresė tek ju, por pastaj ėshtė zhgėnjyer, pasi qė ju keni folur pėr mbėshtetjen nė forcat vetjake, vazhdimin e rrugės sė Enverit etj.
Mirė, kėto janė mendimet e Kadaresė. Unė nuk kam kėrkuar, ose nuk kėrkoj asnjėherė, qė ndokush tė thotė atė qė them unė. Kadare ka njė mendim tė vetin. Bukur.
- Ikja e Kadaresė sikur ndikoi nė ndryshimet qė do tė ndodhnin nė Shqipėri?
Unė nuk mendoj. Nuk ka pasur asnjė ndikim. Kadareja ka ikur nė shtator dhe nė ngjarjet e dhjetorit s`ka pasur asnjė ndikim. Unė pėr veten time nuk e kam pėrshėndetur dhe nuk e quaj qė i ka bėrė njė nder tė madh vetes, por, sidoqoftė, ēdokush bėn llogaritė e veta.
|