PO TĖ MOS ISHIN ĒLIRIMTARĖT, KURRĖ NĖ KOSOVĖ NUK DO TĖ FESTOHESHIN DITĖT E ĒLIRIMIT !?
Shkrimin tim po e filloi pak sa mė hidhėrim, por besoi se kam arsye dhe ēdo njeri qė e ndjen vetėn shqiptar do tė vepronte nė tė njėjtėn mėnyrė, pėrndryshe e kam thėnė: “Kur s,ki ē,ti bėsh gomarit silli samarit”. Ah, kėto gazeta, viranet na plasėn mullėn e barkut! E thamė kėshtu, sepse nganjėherė po mendohem, mė mirė mos tė kishte qenė shtypi i pavarur, atėherė tė paktėn mė s’do ta kuptonim tė vėrteten se ē’po ndodh jashtė burgut !? Nėse gjykohen gjerat ashtu siē janė, atėherė dihet ēart se kush na qenkan “zotėrinjtė” qė se duan lirinė, se duan Kosovėn e ēliruar, nuk i duan tė mirėn vendit, se duan as vetėn, sepse si dashkan ēlirimtarėt e po tė mos ishin luftėtarėt e lirisė, kurrė s’do tė festoheshin ditėt e ēlirimit nė Kosovė. Sė ēka ndodhi dhe si u festuan ditėt e ēlirimit u pa mirė, tė paktėn kėshtu mėsuam pėrmes shtypit, pa veteranet e UĒK-sė, pa invalidėt e luftės sė UĒK-sė, pa ndonjė respekt tė familjeve tė dėshmorėve.... e kėsaj pune i thonė mozamakeq. Kur lexova artikullin e OVL-sė sė UĒK-sė, dega nė Pejės, tė botuar nė Epokėn e re dhe shumė artikuj tjerė qė pasqyronin tė njėjtėn pikėpamje qė po i bėjnė fytyrė marroqet kundėr luftėtarėve tė lirisė, duke i urryer e injoruar ata, atėherė vendosa qė mė kėtė letėr tė shprehu opinionin tim pėr “gospodinat” nė pushtet, pėr tė cilėt kam shembuj plotė, por prapė se prapė s’po mund tua pėrmendi emrat sepse, bėhet bėrllok deri nė fyt. Ata e dinė thėnien popullore; “Nė kofsh bejtesh, merr vesh!”. “Junakat e Bllacės”, pėr tė arritur deri nė Bllacė, qė ta shpėtojnė kokėn nga forcat paramilitare Shalloviqo-Millosheviēiane, patėn vėnė paruka dhe shminka pėr ta ndėrruar edhe gjininė nga frika (aferim sepse e keni ditur se i duheni kėtij vendi pėr t’ia bėrė siē po ja bėni). Derisa ju jeni transportuar pėr atje, po kėta njerėz, ēlirimtarėt, qė ju sot po i urreni dhe po mundoheni t’i injoroni, pėrballeshin mė tėrė atė makineri policore e ushtarake duke mos e kursyer as pikėn e fundit tė gjakut pėr lirinė e Kosovės. Ishin betuar nė flamurin Skenderbegian qė ju sot ti festoni ditėt e Ēlirimit nė mbarė Kosovėn pa ēizmen sunduese serbo-ēetnike.... !?. Ka sot edhe asi “presednika” qė kanė qenė “trima” tė pashembullt qysh nga viti 1981. Ata, disa sish, i ka rastisur puna tė gjenden nė qytet, larg demonstruesve, ama fort larg, sa qė nuk kanė pas ide se ē’po ndodhte aty, por nga kureshtja pėr tė mėsuar tė vėrteten, ( sepse, dikur mė vonė u ka shėrbyer ky informacion pėr ta shpėtuar kokėn), kanė hipur nė ndonjė plep tė gjatė dhe kanė bėrtitur mė zė tė madh “Zhivio sedma Yu republika”, por ē’tė bėsh pėr fat e fatkeqėsi, i ka rrokur ndonjė xhirim kamere dhe mė pas janė identifikuar, atėherė kėta mjerona kerrk e “n’zatvor” e sot kerrk e “n’vllast”! Kurse ata qė mė vullnet e guxim punuan pėr ēėshtjen kombėtare atėherė, vazhduan se punuari deri nė vitin 1993-94 dhe arritėn ta themelojnė Ushtrinė Ēlirimtare, pėr tė luftuar e rezistuar nė mėnyra tė ndryshme, por mė tė njėjtin qellim deri mė 21 qershor 1999 kur nga Kosova largohen forcat okupatore serbe dhe nga atėherė Kosova vazhdon tė mbetet e lirė, por jo siē e kanė dėshiruar dėshmorėt e UĒK-sė dhe luftėtarėt e saj. Sot po urrehen nga pushtetarėt. Pra, ēka ju dashka festimi i ditės sė ēlirimit njė qyteti pa kėta njerėz?, kėtė s’po mund ta paramendoi! por ja se kėshtu po ndodh nė Kosovėn tonė multietnike mė mbi 96 % shqiptarė e me mbi 54 ngjyra njerėzore!? Zoti na shpėtoftė! Nuk e di sa herė u dashka tė turpėrohet njeriu pėr tu ndier i turpshėm ! Nuk mund ta kuptoi sa herė u dashka tė dėshtoi njeriu qė tė ndihet dėshtak ! Ose sa herė duhet tė mashtrohet njeriu pėr tė qenė i mashtruar dhe sa here ju dashka tė rrezohet pėr ta thyer qafėn ...!? Nuk dua tė flas pėr masakrėn e Burgut tė Dubravės, sepse kanė filluar tė flasin historianėt, dashtė zoti e zbardhet rasti, si pėr masakrėn e parė ashtu edhe pėr masakrėn e 4 shtatorit, por dua tė thamė njė tė vėrtetė, se sivjet nuk pati lule tė freskėta nė vendin e masakrės!? Pse ? si e ēka ? pėrgjigjen duhet kėrkuar lartė. Atje ku ua dhamė kokrrat qė tė na pėrfaqėsojnė e tė na trenojnė! Zor, zor qenka qė ēdo ditė tė kalosh afėr vendit tė krimit e tė mos kesh mundėsi ta vėsh njė tufė mė lule aty!? Po ēka do tė thuash pėr nėnat, motrat, baballarėt e tė masakruarve, asgjė tjetėr pos ruajua zot mėndet. Meqė shkrimin e fillova mė hidhėrime, dua ta pėrfundoi mė njė tė vėrtetė shumė tė madhe; Mos tė ishte pushka ēlirimtare, skish rrezua dielli kėto male. Unė s’po ua hedh poshtė nė asnjė mėnyrė edhe pėrpjekjet e tyre shumė vjeēare, “...qė mė mjete paqėsore ta bėni Kosovėn tė pavarur”, por dihet mirėfilli, njė vend qė nuk e rrezon dielli, aty s’ka dritė. Kėtė dritė mbi Kosovėn e sollėn krismat e pushkėve tė UĒK-sė, pa luftėn e madhe tė komandantit legjendar Adem Jashari, kurrė s’do ta kishim pėrkrahjen e NATO-sė. Pa rezistencėn e UĒK-sė dhe tė popullit s’do tė kishte KFOR nė Kosovė. Pa gjakun e Luan Hradinajt mė shoke, vetėm do ta kishit ėndėrruar shtetin amė. Pa sakrificėn e dėshmorėve tė kombit, tė invalidėve dhe tė veteranėve tė UĒK-sė, do ti kishit plotė sheshet mė pėrmendore tė Car Dushnave e Qorr Jovanave, kurse pėr ditė tė Ēlirimit as qė do tė bėhej fjalė! Ju redaksi e Epokės, mos i hidhėroni mė ne, siē po hidhėrohemi ne mė ju, jemi tė vetėdijshėm sė ju, se keni pikėn e fajit, jeni tė guximshėm dhe shkruani realitetin, kurse ky realitet ne s’po na pėlqen, ē’t’i bėsh kėshtu e paska “hapsana”! Sa i pėrket gazetės suaj, nė ēdo qeli lexohet, bile mė tė madhe, sepse aty e gjejnė realitetin se ē’po ndodhė mė luftėn pėr liri nė liri...! Nganjėherė edhe Epoka po na mungon, (kuptohet kur ka ndonjė shkrim kėsisoj), por edhe ashtu po mbahemi sepse ... !? Nė fund e pėrshėndes popullin tim liridashės, nė veēanti familjet e dėshmorėve, invalidėt dhe veteranėt e UĒK-sė si dhe tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė qė mbahen pas grilave tė ndryshkura prej kėtu e deri nė Hagė dhe fat mė tė mirė nė qershorin e ardhshėm, kurse vėllait Sabit Gecit tė sapo liruar i uroi shėrim sa mė tė mirė e pushime tė rehatshme nė gjirin e ngrohtė familjar, dhe sikur tė lypset gjaku im pėr Kosovė, prapė do tė jem vullnetar i pa vonuar...
Nga qelit e burgut Dibran Fylli-regjisor dhe pjesėtar i UĒK-sė
Dubravė, 21.06.2005