
07-18-2009, 10:31 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Turpi Unmikian
Shkruan: Dibran Fylli
/Nga kėndi im/ /Dubravė, mė 22.10.2005/
TURPI UNMIKIAN
Njėherė urdhri pastaj kėrkim falja e Vitrupit...
Partitė politike kosovare po tregohen shumėfytyrash...
Edhe pse i privuar nga liria, nga ajo qė edhe unė e pagova me gjak dhe me ndarje tė pėrjetshme me shokėt dėshmor, por edhe sot e tri vite e gjysmė po e paguaj me burg, s’munda tė jem i qetė po tė mos e merrja lapsin t’i thuri kėto dy tri fjali, pėr ata qė nuk meritojnė t’u thuhet as njerėz as jonjerėz ( sepse nuk kanė sjellje njerėzore, kurse formėn po), por ky ėshtė vetėm njė vėshtrim nga kėndi im si banor i kėsaj biruce tė quajtur burg unmikian. Nė faqen e parė tė gazetės “Epoka e re” tė datės 20 tetor, me ra nė sy njė fotografi e njė fytyrė prishuri me pamje krimineli e me uniformė tė SHPK-sė duke e pickuar Albin Kurtin. Ai e kishte tė mėrrolur fytyrėn, shtrėngonte dhėmbėt dhe sikur donte t’i thoshte; “...boll or Albin pash zotin, se edhe unė po e pres njė “nishan” tė premtuar nga Vitrupi ?!...” Unė besojė se kėso fytyrash tė prishura e sjellje brutale tė policisė jemi ngopur qė nga demonstratat e vitit 1968, 1981 e krejt deri nė fillimin e luftės kur u kthyen me plumba bythėve. Edhe atėherė, mund tė thuhej se policia i ka zbatuar urdhrat e dikujt, si puna e kėtij farė Vitrupit unmikian !derisa urdhri i tė huajt shkon me tė, veprimet e vendorėve mbesin pėr t’u mbajtur mėnd kėtu e njėmijė vjet...
Ky Vitrupi, na qenka shumė interesant, njėherė urdhėron tė ushtrohet dhunė mbi aktivistet e Lėvizjes Vetėvendosje, pastaj kur e sheh tmerrin me sy tė vet, del e thotė se do tė kėrkojė falje. Po a se kuptoi ende Vitrup aga, me shumė Vitrupa tjerė, se shqiptari ta merr shpirtin pėr “nishana” e pėr karrige ?! Nė kėtė rast dua tė ndalem pakėz tė SHPK-ja. Si mund ta kuptoi njė polic sjelljen e ligjshme me vetėm disa ditė trajnim (vrapim tė shpejtė deri nė 100 metra dhe 18 skleka)? Haj medet haj, po kėsi specialistė kemi edhe nė vende kyēe! Prandaj edhe amaneti i dėshmorėve na ka mbetur nė gjysmė rruge, e krejt kėsaj i thonė hiq mė pak se: “Hajde, hajde moj kerqyshe”. Unė nga kjo birucė ua them troē se nuk duhet eksperimentuar mė tepėr me kėtė popull sepse do tė pirdhni copa akulli edhe nė pikė tė verės-ky ėshtė fundi i fundit...
Sa pėr partitė politike, jam i sigurt se ato po presin qė tė kėrcėnohet a veprohet, qoftė edhe formalisht, ndaj ndonjė krimineli serb e mė pas tė shfryjnė mllefin e tyre duke dėnuar e duke kukatur sė ēka po ndodhė nė Kosovė me serbėt (sugarėt e tyre) qė aq fort po i ledhatojnė. Prandaj edhe s’ka nevojė tė komentohen mė tepėr ato shumė fytyra! Derisa pėr Hashimin, ēka tė them tjetėr pos: “Nuk pate nevojė or Hashim tė shkosh nė mullirin e dallavereve nė Velani, ke pas vend ku tė bluash or burrė !?... Tani nga ai mulliri atje, bashkė me unmikianėt po interesoheni tė dini se kush janė ato ushtri tė reja nė Kosovė. Tė gjithė ata qė bashkė me shumė lider partish e deputet tė kuvendit lodėr, u betuan nė flamurin kombėtar dhe nė gjakun e Adem Jasharit se do ta ēlirojmė vendin dhe do tė luftojmė deri nė bashkimin kombėtar, ndėrsa pas mbarimit tė luftės mbeten pa as mė tė voglėn pėrkujdesje, mbetėn nė dorėn e unmikistanit qė tė trajtohen si kriminel, u dergjen e po dergjen nėpėr kazamate tė tyre. U harruan nga shokėt e luftės qė sot janė nėpėr pozita tė larta, tė mos them u tradhtuan nga lakmitarėt e foteleve tė buta. Sė fundi mbeten tė sharė e tė pėrbuzur, mbeten pa pasuri qė e kishin para lufte. Mbetėn pa shpresė pėr tė ardhmen. Mbetėn tė strukur nėpėr qoshe tė kėsaj shoqėrie si tė kishin qenė hajdut e jo ēlirimtar dhe sė fundi s’u mbeti rrugė tjetėr pos t’i rrokin armėt edhe njė herė pėr sakrificė. Kėta janė ata djem e vasha tė ushtrive tė reja nė Kosovėn e ri okupuar, e ju, e dini fare mirė se kush janė ata dhe pse u detyruan t’i rrokin armėt prapė.
d.fylli
|