Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur Dibran Fylli, luftėtar, ideator, poet, skenarist dhe regjisor i dalur nga epopeja e Luftės sone Clirimtare te Kosoves.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 10:32 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Intervista e pabotuar e Dibran Fyllit


Shkruan: Dibran Fylli

Klinė, maj 2006 ___ / intervistė pėr Epokėn e re /


NJĖ INTERVISTĖ QĖ NUK U BOTUA PĖR SHKAK TĖ... (logjikoni vet)


....pas 4 viteve, sot jeni i lirė, pra e gėzofsh lirinė !
Df: Lirinė e kam gėzuar qė nga qershori i vitit 1999, kėto 4 vite ishin vite tė turpit qė bėri “drejtėsia” unmikiane. Kjo qė kėta e bėnė, ėshtė hajni. Unė kam dėgjuar sė vjedhet paraja, vjedhet lopa apo kali, por nuk pata dėgjuar asnjėherė se njeriut i vjedhen vitet, pra hajni i thonė kėsaj !?
...si u bė qė ua ndėrruan aktakuzėn me tė cilėn ju akuzonte Gjykata e Qarkut dhe tani ajo Supreme ua ka gjetur njė akuzė tjetėr dhe ju ka lehtėsuar akuzėn ?
Df: Eh, pėr tė satėn herė me ėshtė ndėrruar ajo aktakuzė, as vet sė mbaj mend, dua tė thamė edhe kėtė se, nuk qėndron as kjo e fundit qė e ka thėnė njė gjykatėse nga Polonia nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, gjėja sė pėr rrėmbimin e kolaboracionistėve. Ata ėshtė dashtė ta bėjnė kėtė qė e kanė bėrė, pėr dy gjėra; njėrėn pėr ta mbuluar sado pak turpin e tyre qė e kanė bėrė mė parė dhe tė mos thuhet nė opinion pėr njė dėshtim tė plotė tė gjykatės unmikiane dhe tjetra; sa pėr tė thėnė sė Gjykata Supreme po punon drejtė, kurse pėr mua janė tė dėshtuar qė tė dy, si prokurori R.Sauter, si gjyqtarja Milort. Ata vet i patėn propozuar krejt ata dėshmitar, nė fund i injoruan duke i quajtur gėnjeshtar e sė fundi u bazuan nė njė dokument tė SUP-it serb.
...pse mendon ti sė “drejtėsia” e unikut ėshtė e dėshtuar nė Kosovė. Nė ēka mbėshteteni ?
Df: Gjithherė kam qenė i sigurt, por edhe tash jam shumė i sigurt sė ēdo ēlirimtar qė e pati fatin tim, mė nė fund do tė lirohen duke e lėnė turpin tė “drejtėsia” unmikiane, qė s’po bėnė asgjė tjetėr veē se po e vazhdojnė aty ku u mbeti pa pėrfunduar sunduesve qė ishin kėtu para tyre e qė u kthyen tė turpėruar dhe tė humbur. Mė nė fund, edhe pse tė dėshtuar por e kuptuan se, informatat e marra nga kuzhinat e do farė supovcash e tė ndihmuar nga shqipfolėsit e ligė, nuk janė gjė tjetėr veēse gėnjeshtra dhe zyra informative e Bullatoviēėve, Ēedomirave, Millosheviēėve, Deskoviēėve s’ka asgjė reale. Nga aty fillon dėshtimi i kėtij Misioni ndėrkombėtar civil me emrin UNMIK.
...e keni thėnė disa herė sė, pjesėtarėt e UĒK-sė janė duke u dėnuar vetėm pse kanė luftuar kundėr Serbisė. Si mund tė na shpjegoni kėtė ?
Df: E kam thėnė gjatė 17 seancave gjyqėsore dhe dua ta pėrsėrisė edhe njėherė bindjen time se, asnjė luftėtar i lirisė, ish pjesėtar i UĒK-sė, nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė i dėnuar pėr ndonjė vepėr kriminale, sepse Ushtria e Lavdishme Ēlirimtare, pra UĒK-ja, ka luftuar kundėr kriminelėve, prandaj prej logjikės sė thjesht del se, nuk mund tė jetė kriminel ai qė e lufton kriminelin, pėr ndryshe as NATO-ja, nuk do tė ishte mė ajo qė ėshtė !?.
...ju e pėrmendėt mė parė se, prokurori i hodhi poshtė dėshmitė e dėshmitarėve tė prokurorisė, madje edhe tė atyre qė ai vet i kishte pėrgatitur pėr kėtė proces. Ju e pėrmendėt njė dokument tė SUP-it. A mund tė na thoni me pak fjalė pėrmbajtjen e atij dokumenti ?
Df: Shihe, ai dokument ėshtė i formuluar nė atė mėnyrė sa qė edhe tė shkon nė nerva edhe nė fund s’ka asgjė nė tė. Ka afro 12 fletė, ėshtė i shkruar cirilik, i pėrpiluar nė kancelaritė e SUP-it tė Pejės, nė shkurt tė 1998, i nėnshkruar nga Bullatoviēi – “Bato”, nga Musiē Hamdija, nga Slavisha Dobriqanin e nga njė grumbull kriminelėsh. Nė tė nuk ka asgjė konkrete, askund nuk pėrmendet emri im e as i shokėve tė mi ēlirimtar dhe ja ku bazohet prokurori ndėrkombėtar, gjermani Raimund Sauter, dhe gjykatėsja amerikane Merelin Kaman. a nuk ėshtė kjo krejt pa lidhje, ama krejt pa lidhje ?!
...pak politikė. Ēka mund tė na thoni pėr shokėt tuaj ēlirimtar, qė sot po merren me politikė ?
Df: Ai,ih...njė porosi tė shkurtėr pėr shokėt e istikameve, pėr ata qė i thonė vetes ēlirimtar e sot po i thonė politikės unmikiane “OK”. Nuk ėshtė e drejtė tė besohet nė kėtė “drejtėsi”, sepse unė dhe shokėt qė i kam lėnė atje ku nuk ėshtė dashtė tė lehėn, e dimė mirė sė kush ėshtė UNMIK-u e kush jeni Ju. Edhe ne besojmė nė drejtėsi por jo nė kėtė aktuale ! drejtėsi nė Kosovė as qė ekziston !. E di dhe jam shumė i sigurt sė njė ditė tė gjithė ēlirimtarėt do tė lirohen, e ajo ditė do tė vijė atėherė kur Ju, do t’i thoni STOP degradimit tė vlerave tė luftės sė lavdishme ēlirimtare nė vend tė “OK”...mos e harroni njė thėnie popullore: “Drejtėsia me fitua fiton, por kurrizin ta shkatėrron...”, derisa pleqtė e Drenicės kanė thėnė: “...cungu shėrben me pre dru, nėse merr ftoftė e nuk ka ma dru, sakica e pret edhe cungun...”
...a mund tė veēohet diēka qė tė shtyri tė thuash kėtė qė e the pak mė parė ?
Df: Shumė vėshtir ishte tė dėgjosh nga shokėt e luftės qė sot shkarravitėn nė Parlamentin lodėr, propozime pėr ta votuar pavarėsinė, ani nga kush t’i kėrkosh ato vota se ?!
Unė besoj sė vula e pavarėsisė ėshtė gjaku i mbi 2000 dėshmorėve tė kombit...
...ju e kaluat rrugėn e gjithė kėtyre padrejtėsive. Ēka mund tė na thoni pėr luftėn e UĒK-sė dhe pėr kėtė luftėn pėr liri nė liri, siē po e quani ju nėpėr shumė shkrime tuajat ?
Df: Ėshtė shumė e thjeshtė. Lufta e lavdisė ka qenė dhe do tė mbetet e para nė historinė e luftėrave si, lufta mė e drejtė dhe mė e pastėr e shekujve qė i lamė pas, ashtu siē diti ta bėjė populli shqiptar i Kosovės i prirė nga UĒK-ja dhe nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Kjo sė fundi u vėrtetua mė 30 nėntor 2005 nga Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė, edhe pse atje u shqiptua njė dėnim, edhe kėtu po shqiptohen dėnime pėr shumė ēlirimtar, tė gjitha me akuza tė pabaza, po dėnohen nga gjykatat unmikiane, shumė ēka po ndodhė pėr hatėr tė Beogradit, kurse unė gjithherė jam i ndrojtur se, populli do ta humbė edhe ata pak durim qė i ka mbetur dhe, kjo ėshtė pėr mua ajo lufta pėr liri nė liri. Tė luftosh pėr ēlirim, tė sakrifikosh deri nė fund tė jetės pėr ta mbrojtur popullin tėnd dhe nė fund tė dėnohesh pėr krime tė pa bėra mbi po tė njėjtin popull, kjo ėshtė mė tepėr se krim !? jam i sigurt se, po tė ishin nė jetė edhe dėshmorėt qė sot po i nderojmė me lule, edhe ata do tė akuzoheshin nga kjo “drejtėsi” unmikiane e ndihmuar nga fytyrė marroqet shqipfolės.
...ditėn kur u liruat, cili ishte vendi i parė qė e vizituat ?
Df: Kjo pyetje e donė njė pėrgjigje pak sa mė tė zgjeruar, unė do tė mundohem tė jem i shkurtėr dhe i sigurt me atė ēka do ta thamė. Vendi i parė qė e vizitova ishte Prekazi heroik. Shkova aty ku sė pari shkrepi zjarri i lirisė, aty ku e ka burimin liria dhe, ēdo njeri i mendjes sė shėndosh e ka pėr obligim qė njėherė nė vit ta vizitoi vendin e shenjtė, me qellim qė tė pėrkulet para varrit tė Komandantit Legjendar, pėr mua ky ėshtė obligim shpirtėror, moral e kombėtar. Unė nuk jam politikan edhe pse nuk mund t’i shmangėm politikės, sepse politika qė ajo qė me dėnoi. Nuk jam as gjeneral edhe pse luftova pėrkrah tyre, por pėr njė gjė jam shumė i sigurt se, pa respektimin e gjakut tė derdhur pėr liri, zor se do tė arrihet deri tė pavarėsia. Atje nuk mund tė arrihet as me politikė as me llafe, pėrpos nėse vazhdojmė rrugėn e ėndrrave me sy hapur sa pėr t’i bėrė qejf vetės e popullit. Shumė lider tanė kanė bėrė karrierė politike duke e pėrdorur fjalėn pavarėsi nė ēdo paraqitje publike ! Shumė gjera kanė ndodhur pėr kėto katėr vite sa isha nė burg. Ndodhi edhe mrekullia e zotit kur arriti shtatorja e Kom. Legj. Dhe u vendos nė qendėr tė Skėnderajt pėr ta ndriēuar krejt Drenicėn me dritė lirie.
...ēka punoi Dibrani gjatė kohės sa ishte i burgosur dhe plani pėr tė ardhmen pas lirimit ?
Df: Edhe pse nė kushte shumė, shumė tė vėshtira pėr tė krijuar, gjatė kohės sa isha nė burg, kryesisht jam marr me shkrime, pra e kam pasuruar e shtuar bagazhin e krijimtarisė sime artistike e letrare. E kam pėrfunduar njė roman me ngjarje tė luftės sė UĒK-sė, disa skenar filmi, njė libėr “Rrugėt e mija”, njė pėrmbledhje poezish, dhe shumė shkrime tjera publicistike e letrare. Plani pėr tė ardhmen, do tė mė mbetet puna dhe vetėm puna, jam plot energji pėr tė krijuar edhe mė tej...


Intervistoj: x gazetari i Epokės se re
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur