Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur » Gani Morina: Pse u prangosa dhe u burgosa nga Policia...

Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur Dibran Fylli, luftėtar, ideator, poet, skenarist dhe regjisor i dalur nga epopeja e Luftės sone Clirimtare te Kosoves.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 10:33 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Gani Morina: Pse u prangosa dhe u burgosa nga Policia...


Shkruan: Dibran Fylli




Bastiset dhe prangoset anėtari i Shoqatės pėr Pėrmirėsimin e Padrejtėsisė-SHPP, Pėrfaqėsia nė Kosovė, avokati Gani Morina ?!

(nė origjinal – Drushtvo za Popravo Krivic-DPK, Ljubljana)

Muaj prill, mund tė quhet edhe muaji i vandalizmit policor nė Kosovė, arsyeja ėshtė e thjeshtė; Njėsiti i krimeve i SHPK-sė nga Prishtina, me njė urdhėr kontrolli tė Gjykatės sė Qarkut tė Prizrenit, vijnė nė Klinė, nė 4:30 tė mėngjesit, pėr ta zbatuar urdhrin apo pėr ta shėmtuar “drejtėsinė”. E rrethojnė shtėpinė e avokatit Gani Morina, e bastisin deri nė palcė dhe shkojnė deri aty sa edhe e prangosin njė avokat me Fakultetin e Drejtėsisė e me pėrvojė, madje edhe tė gjyqtarit, pa as mė tė voglin argument !?
Gani Morina, vetėm njė ditė para sė tė bastiset e tė i shijoj prangat e demokracisė, anėtarėsohet nė SHPP, shoqatė e posa formuar nė Kosovė. Shoqata jonė ėshtė, ka qenė dhe gjithmonė do tė jetė nė krahun e se drejtės dhe nė luftė kundėr padrejtėsive, prandaj nuk mund tė hesht dhe do ta ngris zėrin kundėr kėtij vandalizmi dhe akti tė pakuptimtė qė i ka ndodhur anėtarit tonė zot. Gani Morina.
Sė si ka ndodhur ditėn e 17 prillit 2007, nė shtėpinė dhe oborrin e avokatit, lexo artikullin e poshtėshėnuar nga vet pėrjetuesi i padrejtėsisė, zot. Gani Morina....
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<>>>>>>>>>>>>>>>>> >> >>>>>>>>>>>>
GANI MORINA


PĖRSE U PRANGOSA DHE U BASTISA NGA NJĖSITI PĖR KRIME I PRISHTINĖS

Me datėn 17.04.2007 rreth orės 4,30 nė momentin kurė unė dhe bashkėshortja ime ishim duke fjetur, nė shtėpinė time kanė hyrė dhunshėm afėr 20 policė,tė njėsitit tė krimeve tė SHPK-sė nga Prishtina. Ata me britma :”policia mos lėvizni” me kanė zbritur nga divani dhe me kanė shtrirė nė bark pėr dyshemeje, me ē`rast edhe me kanė prangosur. Absolutisht nuk e kam ditur arsyen e njė akti tė tillė, ashtu qė nė fillim se ndoshta janė hajna tė maskuar me uniforma policore. Kur me kanė ulur nė divan u kam thėnė mos jeni gabim more djema? Njeri prej tyre me tha se:” ne kurrė nuk gabojmė”. U thash se ju tani e betė gabimin e parė, pasi qė ju fare nuk mi shpjeguat arsyet e njė ndėrhyrje tė tillė dhe kur i kam pyetur se a keni urdhėr kontrolli, njeri prej policeve ka filluar tė pėrkthej nga anglishtja urdhėr kontrollin e Gjykatės se Qarkut tė Prizrenit. I njėjti urdhėr kontrolli ishte nė kundėrshtim flagrant me dispozitat e nenit 240 paragrafi 5 tė KPPPK, pasi qė pėrpos qė nuk ishte nė gjuhėn shqipe,as kund nuk figuronte emri e as mbiemri im. Nuk ishte i identifikuar objekti i kontrollimit,pasi qė shtėpia ime se bashku edhe me 29 shtėpi tėnė Rr.”Bajram Curri” kanė numra dhe shtėpia ime ka numrin 13 e cili fare nuk figuronte nė urdhėr kontroll. Pėrshkrimi i veprės penale nuk kishte tė bėnte fare me mua. Flitej pėr personat: 1. Samir Shala,2. Hamit Shala,3.Adem Morina,4.Skender Morina dhe 5.Azem Morina se janė duke u kėrkuar nga organet pėr veprimtari kriminale tė shitblerjes se lendeve narkotike. Njoftohem se dy tė paret paskan banuar nė Rr.”Bajram Curri” nė njė shtėpi tre katesh,edhe me tutje pa numėr dhe pa emėr dhe mbiemėr tė pronarit. Ju themprapė , more djema po e keni gabim ,kjo shtėpi nuk ėshtė tre katesh por ėshtė njė katesh Pėrpiqem t`ua sqarojė se tė unė banorė tė fundit kanė qenė para tre vitesh Gjovalin Ndoja me bashkėshorten e tij Mrikėn dhe dy fėmijėt e tyre, nga Laqi i Shqiperisė. Kurrė me as kush nuk ka banuar nė kėtė shtėpi pėrpos meje dhe bashkėshortes sime. Kėtė keni mundur shumė lehtė ta vėrtetoni para se tė vini kėtu,nga se kėtė mund ta dėshmojė e gjithė rruga. U them kėta persona mos i kėrkoni kėtu se lere tė unė qė nuk kanė banuar kurrė,por nuk kanė banuar as nė kėtė rrugė dhe as kush nuk i njeh.


Qeshtė e vėrteta,mosha e ime,sqarimi i ngadalshėm i biografisė sime se bashku me paraqitjen time shumė serioze m`u duk se krijojė te tė njėjtit njė hezitim qė tė mos vazhdohet tutje me kontrollin. Mirė po presioni nga dikush qė kishte drejtuar gishtin nė drejtim tė nėpėrkėmbjes se dinjitetit tim ishte tepėr i fuqishėm dhe sipas tė gjitha gjasave ky nuk ishte vetėm njė informator tendencioz dhe gėnjeshtar ,por fatkeqėsisht kishte ndikim. Ndikimi i ti i detyron ekzekutoret e kėtij akti qė t`i hynė kontrollit detal tė shtėpisė dhe tė oborrit tim,bile edhe me qenė tė cilit (qenit) i jam shumė mirėnjohės pėr sinqeritetin e tij,ashtu qė rreth orės 07:06 pėrfundon kontrolli dhe me lėshohet dėshmia ku thuhet se gjatė kontrollit nuk kemi gjet asgjė tė dyshimtė.

I pyes se a jam i lirė tė shkoj nė punė,nga se e kisha edhe njė gjykim e tė cilin pėr kėtė shkak nuk e arrita. Kryesuesi me thotė shko avokat. Mirė po atij qė kishte drejtuar gishtin kah unė nuk i mjaftojė pėrfundimi i kontrollit,andaj i kishte urdhėruar kontrolluesit qė tė presin,nga se edhe njėherė duhet tė pėrsėritėt kontrolli,pasi qė sipas tij nuk ishte e mundur qė njė “ kriminel” i tipit tė Gani Morinės tė shpėtojė pa iu gjetur objekti i kėrkuar i veprės penale. Qeshtė e vėrteta, tani fillova tė frikohem,nga se nė oborrin tim,por edhe nė tė gjitha oborret tona pa kurrfarė problemi tipat si ky mund tė lėnė ēka tė duan dhe kurė tė duan.

Nuk vonon shumė dhe me thėrret kryesuesi,avokat nėse mundėsh eja. Kurė shkova, pėrpos tė parėve i gjeta edhe dy civil tė cilėt po bėnin njė pėrsėritje tė kontrollit nė oborr.

Dikush me tha, avokat ne tani po e dimė se kush je ti, por dikush po lyp q...nėnėn.

Nė Rr.”Bajram Curri” se bashku me familjen time janė edhe 29 familje tjera, tė gjitha tė ndershme.

Nga tė gjitha kėto familje mė i dyshuari jam unė Gani Fazli Morina i lindur me 13.11.1944 nė tė cilėn datė edhe i mbushi 63 vjet.

Nga tė gjitha kėto familje jam unė me i dyshuari Gani Morina, arsimtar dhe profesor shembullor qė kam respektin dhe nderimin e jashtėzakonshėm nga tė gjitha gjeneratat tė cilat kanė kaluar nė pėr duart e mia.

Nga tė gjitha kėto familje jam unė me i dyshuari Gani Morina qė pikėrisht pėr shkak se nuk pranova tė gjykojė nė bazė tė qėndrimeve politike,por nė bazė tė ligjit u shkarkova nė vitin 1987 nga detyra e gjyqtarit pėr kundėrvajtje.

Nga tė gjitha kėto familje mė i dyshuari jam unė Gani Morina qė nėn breshėrinė e plumbave dhe tė granatave e udhėhoqa punėt e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut nė Klinė.

Nga tė gjitha kėto familje jam unė Gani Morina qė nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjshme nė pozitėn e Sekretarit tė parė tė Kėshillit Komunal nė Klinė pas luftės i vura themelet e pushtetit lokal.

Nga tė gjitha kėto familje mė i dyshuari jam unė Gani Morina qė nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjshme i udhėhoqa punėt e detyrės se Z.V. Kryetarit tė Kėshillit Komunal nė Qeverinė e Pėrkohshme pas luftės dhe fuqishėm i mbrojta vlerat e Luftės se Ushtrisė Ēlirimtare.

Nga tė gjitha kėto familje me i dyshuari jam unė Gani Morina qė e themelova dhe udhėhoqa Shoqatėn “Miqtė e Trupave tė Mbrojtjes se Kosovės” nė Klinė.

Nga tė gjitha kėto familje me i dyshuari jam unė Gani Morina,tani avokat,intelektual,bile autor i Dramės “Ecje Drejt Lirisė”.

Biografinė time nuk e pėrshkrova pėr t`u vet lėvduar,por pėr tė treguar se sa absurd dhe sa i pa bazė ishte dyshimi pėr tė u prangosur sikur tė isha kriminel i tipit tė Alldo Baros e jo si jam me njė biografi shumė brilante morale dhe kombėtare,tė cilės biografi as njė pikė dhe as njė presė nuk mund t`ia heqin gishtat qė fatkeqėsisht vazhdojnė tė drejtohen kah njerėzit ndershėm qė nga koha e Rankoviqit e edhe nė ditėt e sotme.


Kontrolli nuk ka mundė tė kryhet as sipas dispozitave tė nenit 242 paragrafi 4 i KPPPK,nga se tani bėhet pyetje se kush do tė bėnte rezistencė tė armatosur, unė apo gruaja ime kur qė te dy i kemi nga 63 vjet dhe cili prej nesh na qenka marrė me veprimtari kriminale.

Me qenė se kontrolli i shtėpisė dhe oborrit tim ėshtė bėrė nė kundėrshtim me dispozitat e nenit 240 paragrafi 5 i KPPPK,kontrolluesit nė mėnyrė tė kundėrligjshme kanė kontrolluar shtėpinė time,me ē`rast kanė kryer veprėn penale tė cenimit tė pa prekshmėrisė se banesave qė duhet tė pėrgjigjėn sipas dispozitave tė nenit 166 paragrafi 3 tė LPPK.

Kontrolluesit nė mėnyrė tė kundėrligjshme kanė bėrė kontrollin e shtėpisė dhe tė oborrit tim,andaj duhet tė pėrgjigjen sipas dispozitave tė nenit 167 tė njėjtit kod.

Nė tė pėrditshmen Koha Ditore e datės 18.04.2007 thuhet se njė burim i SHPK-sė nė Klinė na paska qenė nė dijeni sė nė banesėn time qenka duke u fshehur njė i dyshuar nga Prizreni. Tani del se nuk ėshtė fare vėrtetė se SHPK-ja e Klinės nuk po ditka asgjė pėr kėtė rast.

Organi policor i Klinės jo vetėm qė paraprakisht ishte nė dijeni pėr kėtė rast,por edhe vjen deri tė konfirmimi i ēuditshėm se Gani Morina me gjithė biografinė e pėrshkruar mė lartė paska shkalluar deri nė at nivel sa qė po pranuaka qė ta pėrfundojė jetėn e tij duke fshehur nė shtėpinė e vet trafikant tė drogės. Po edhe sikur tė qėndronte ky konkluzion kaq i ēoroditur,sė paku Policia e Klinės shtėpinė time pėr ēdo ditė e shohin,nga se nuk ėshtė hiq mė larg se 500 metra prej tyre dhe se me vullnetin dhe obligim profesional edhe sot shumė lehtė mund ta kuptojnė se nė shtėpinė time nuk mund tė fshihet as vremqi e lere mė njeriu. Shtėpia ime gjendet nė 7 ari oborr,teren krejtėsisht tė pastėr,me rrethoja tė tejdukshme dhe shumė tė ulėta. Po kėso konfirmime kaq qesharake mund tė nxjerrin vetėm individ dhe shėrbime primitive qė nuk e kanė as minimumin e etikės profesionale dhe njerėzore. Nuk ka dyshim se te unė nuk ėshtė kėrkuar droga e as trafikantet e saj ,por komprometimi im.

Tani kjo po shihet se skenari i montimit kundėr meje nuk ėshtė koordinuar si duhet nė mes tė Shėrbimit Policor tė Klinės dhe Njėsitit tė krimeve nė Prishtinė,pasi qė njoftimi i paskohshėm i ekzekutorėve tė kontrollit nuk bėnte fjalė pėr njė tė dyshuar tė fshehur nė shtėpinė time ,por thuhej se Samir Shala dhe Hamit Shala kanė banuar nė Rr.”Bajram Curri”.As nga shpjegimi gojor e as nė pėrmbajtjen e urdhėr kontrollit nuk thuhej se personat e cituar fshehėn nė shtėpinė nr. 13. tė pronarit Gani Morina,andaj kontrolli i shtėpisė dhe oborrit tim nuk ka mundur tė kryhet as sipas dispozitave tė nenit 245 paragrafi 5 tė LPPPK-sė. Askush prej ekzekutuesve tė kontrollit nuk e kishte idenė se me kėnd kanė tė bėjnė. Nuk e dinin as emrin , as mbiemrin ,as profesionin tim. Nuk ka kurrfarė dyshimi se ata kishin ardhur nė drejtim tė gishtit tė dikujt. Ėshtė e pa kontestueshme se ai qė ka drejtuar gishtin nė drejtim timin ka lajmėruar rrejshėm dhe se ka kryer veprėn penale nga dispozitat e nenit 306 paragrafi 1,2dhe 4 tė LPPK-sė.

Me qenė se ky person deri me tani nuk ėshtė arrestuar,at`herė personat e implikuar nė kėtė ngjarje kanė kryer edhe veprėn penale tė mos lajmėrimit tė veprave penale,apo tė mos lajmėrimit tė kryesit tė saj,andaj duhet tė pėrgjigjen sipas dispozitave tė nenit 304 paragrafi 1 dh 2 tė KPPK.
Pėr tė gjithė kėta persona unė kam ushtruar kallėzim penal tė Prokuroria e Qarkut nė Pejė.


Kam thėnė se nė kėtė rast ka dorė pushteti lokal nė Klinė, dhe cilat janė arsyet:

-pėrcaktimet e mia partiake,
-para luftės njė pjesė e konsiderueshme e anėtarėve tė kėtij pushteti kishin qėndrim
tejet negativ pėr tė burgosurit politik shqiptar tė viti 1981,pėr tė cilėt unė gjithmonė kam pasur respekt,
-qėndrimi shumė negativ i disave pėr Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,tė cilėn si thash mė lartė shumė herė e kam mbrojtur publikisht,
-pėrpjekjet e disave pėr relativizmin dhe minimizimin e vlerave dhe rezultateve tė kėsaj lufte,tė cilat pėrpjekje unė shumė herė i kam kundėrshtuar,
- pėrpjekjet e disave pėr komprometimin e personazheve kryesore tė luftės se Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,tė cilat pėrpjekje gjithmonė i kam kundėrshtuar.
Kjo nuk do tė thotė se unė dyshojė nė secilin anėtar tė kėtij pushteti,por pėr pjesėn qė thash publikisht e kam thėnė dhe e pėrsėris se pėr arsyet e pėrmendura nuk kam pėr ta kurrfarė konsiderate.


Nė Kohėn Ditore tė datės 18.04.2007 njė anėtar i kėtij pushteti,pėr tė cilin kam respekt merr mundimin qė tė ma pėrkujtojė se unė si avokat duhet ta dije se SHPK-nė nuk e drejton pushteti lokal. Nuk i vėj faj,pasi qė niveli i pa mjaftueshėm arsimor nuk i jep mundėsi tė dallojė shprehjen ka dorė nga shprehja drejton.

Me 26.03.1999 nė shtėpinė time kanė qenė afėr 5o milic serb. Ata me kanė kėrkuar mua dhe te unė kanė kėrkuar armė. Tani e dijė se kėtyre qė kanė urdhėruar kontrollin te unė do tė u kishte ardhur mirė qė tė me kishin gjetur,por ja qė nuk me gjetėn dhe tani jam gjallė.

Mua me njohin shumė njerėz dhe e dinė se milicia serbe tė unė ka mundur tė kėrkojė ēdo gjė ,por kurrė nuk do tė kėrkonte drogė dhe trafikant tė drogės.

Si do qoftė mua kėta njerėz mė kanė shkaktuar dėm nė shumė aspekte e qė po pėrpiqem tė i prezantojė nė vijim:

1. Me kanė shkaktuar dėm shėndetėsor ,pasi qė prej asaj nate bashkėshortja ime me 5 operacione shumė tė rėnda ,tani ka njė ērregullim total psikik dhe gjendja e saj vazhdimisht po keqėsohet gjė qė nuk mund tė pėrmirėsohet pa investim tė konsideruar pėr shėrimin e saj .

2 Me kanė shkaktuar dėm moral duke me dhunuar dinjitetin tim e qė do tė ketė pasoja edhe nė punėn time profesionale duke krijua dyshim edhe tė qytetaret qė kanė nevojė pėr ndihmėn time juridike.

3. Me kanė fyer dhe poshtėruar duke me prangosur para bashkėshortes sime sikur tė isha njė kriminel i ndyrė dhe jo intelektual me autoritet dhe prestigj.

Tani unė e di se i ndershmi urrehet nga i pa ndershmi. I moralshmi urrehet nga i pa moralshmi.I karakterėshmi urrehet nga i pa karakterėshmi. Atdhetari urrehet nga anti kombėtari etj.
Unė do t’i porosis ata qė urdhėruan kėtė akt tė shėmtuar kundra meje qė:
- tė mos kėrkojnė poshtėrsi,atje ku ka nderė,
- tė mos kėrkojnė amoralitet aty ku ka moral,
- tė mos kėrkojnė njerėz pa karakter aty ku ka karakter.


Ata, jam i bindur se e dinė ku ėshtė droga dhe trafikantet e saj,le t’i gjejnė,por unė kam edhe njė porosi pėr ta:

Ejani tė unė prapė se unė dinjitetin tim di ta mbrojė dhe do ta mbrojė deri nė fund nė rrugė ligjore,por mos gaboni me ndonjė tjetėr kėshtu si me mua,nga se ndonjėrin mund ta detyroni qė nderin e tij ta mbrojė me mjete shumė ekstreme e qė pastaj pėr ju edhe pėr te do tė pėrfundonte me epilog fatal.

Sa shumė me janė dhimbsur ata djem at natė qė ju i kishit qitur para aktit tė kryer dhe se gjendja shpirtėrore e tyre ishte shumė e pa lakmueshme.
Sa keq po me vjen qė duhet tė pėrballėm me ta nė organe tė drejtėsisė e faji ėshtė prapa shpinės sė tyre.

Dhe nė fund e njoftojė gazetėn sė pėr kėtė rast janė tė njoftuar:
-Oda e Avokatėve tė Kosovės,
-avokati i Popullit,
-KMDLNJ,
-Ministri i Drejtėsisė,
-Ministri i Rendit,
-Komisari i SHPK-sė,
-Standardet e SHPK-sė dhe
Pėr persona tė caktuar ėshtė ushtruar kallėzim penal tė Prokuroria Publike Komunale nė Pejė.
__________________________________________________ ___________________
Kjo letėr i ėshtė dėrguar gazetės “Epoka e re” dhe web faqes nė internet www.albanur.net si dhe Zot. Qazim Xani, kryetar i SHPP-sė, Selia qendrore nė Lubjanė.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur