Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur » Festivali Folklorik Gjithėkombėtar “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ” Klinė

Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur Dibran Fylli, luftėtar, ideator, poet, skenarist dhe regjisor i dalur nga epopeja e Luftės sone Clirimtare te Kosoves.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2009, 10:37 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Festivali Folklorik Gjithėkombėtar “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ” Klinė


Shkruan: Dibran Fylli



FOLKLORI, ARTI MĖ I PAVDESHĖM I TĖ GJITHA KOHĖVE...


Festivali Folklorik Gjithėkombėtar “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ” Klinė

Ashtu si nė ēdo vit pas pėrfundimit tė luftės, Klina dhe mbarė Kosova feston datėlindjet e komandantėve tė Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare, tė cilėt ranė nė fushėn e nderit, ranė pėr tė mos vdekur kurrė, u bėnė vet kėngė e liri qė kėndohet pėr atdhe e mėmėdhe.

Datėlindjet dikur festoheshin nėpėr beteja, festoheshin me krisma armėsh e me erė baroti, prandaj edhe nuk thuhet kot sė nė kėtė festival i kėndohet lirisė, kėndohet pėr Mujėn dhe me Mujėn...
Kėtu i kėndohet lirisė dhe parmes kėngės kujtohen vlerat e luftės sė lavdishme ēlirimtare dhe dėshmorėve tė kombit ne tė gjitha luftėrat pėr liri e bashkim kombėtar. Ky Festival, tash e 7 vite, me respekt tė veēantė, organizohet ne datėlindjen e Komandant Mujė Krasniqit, pėr ta kujtuar ne rend tė parė kėngėn e tij dhe thėnien shumė domethėnėse qė AI vet, jo rrallė e thoshte nėpėr fushėbeteja:
“DĖSHMORĖT KANĖ VETEM DATĖLINDJE”.
Festivali Folklorik “I kėndojmė Lirisė”, ka lidhshmėri me Qershorin e Lirisė. Ashtu sikur sė nuk u ngrit rastėsisht flamuri i Pavarėsisė mė 28 Nėntor nė Vlorė, as nuk lindi rastėsisht Komandanti Legjendar Adem Jashari, mė 28 Nėntor, por edhe dalja publike nė skenė e UĒK-sė, mė 28 Nėntor nuk ishte e rastėsishme, atėherė as Qershori i Lirisė, bashkė me Festivalin Folklorik “I kėndojmė lirisė”, nuk janė data tė caktuara rastėsisht.
Festivali Folklorik zėnė fill mė 5 e 6 qershor 2001 dhe merr formėn zyrtare nė vitin 2002, duke u vendosur nė datat 6, 7 dhe 8 qershor.
Komandantet e lavdisė, Dėshmorėt e kombit dhe Heronjtė kanė vetėm datėlindje, ato janė dhe do tė mbeten tė shenjta, do tė festohen bashkė me popullin e pėr popullin gjatė tėrė historisė...
Folklori, sa i magjishėm aq edhe universal, ėshtė kronikė e historisė sė njė kombi, ėshtė gjuhė populli. Kjo mė sė miri tregohet nėpėr skena festivalesh, ku secili nga pjesėmarrėsit shfaq mendimet e veta dhe tregon traditėn pėr folklorin e zonės sė tij, duke filluar nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Prizreni, Gjilani, nga Presheva, Shkupi e Tetova, Shkodra, Kukėsi, Puka, Tirana, Vlora e Gjirokastra, Ēamėria e Ulqini, dhe kėtu marrin pjesė bartės tė folklorit, interpretues tė kėngėve tė cilėt i ngrohin zemrat e qytetarėve me kėngėt e tyre folklorike tė zonave tė ndryshme nga trojet shqiptare.
Fitnete Rexha, bilbili i kėngės qytetare tė Shqipėrisė sė Mesme, nė vitin 2001 nė mes tjerash shprehet (pėr librin “Kronikė Festivalesh”, faqe 136) “Koleg tė mi, ruajeni kėngėn e bukur shqipe nga ndikimi i kulturave tė huaja. Kam kėnduar mė shumė se 200 kėngė, por ēdoherė me kujtohen fjalėt e gjyshes sime, e cila me thoshte: kėndo e mendo shqip..”
Sot kėrkohet nė shqiptarizėm sikur se rilindėsit qė kėrkoheshin tė luftonin pėr gjuhėn shqipe, pėr shkollėn shqipe, sot kėrkohet ta ruajmė kėtė traditė, ta zhvillojmė kėtė traditė, sepse popujt e vegjėl nėse nuk dinė ta ruajnė traditėn, gjuhėn, zakonin, shkojnė dashur e pa dashur drejtė asimilimit. Si popull i vogėl, jemi garniturė e popujve tė mėdhenj, atėherė kėtė meritė tonė dhe menēurinė tonė, kėtu flitet pėr Shqipėri e pėr Kosovė, pėr shqiptarėt e Malit tė Zi, shqiptarėt e Maqedonisė, si dhe kudo qė ka shqiptarė, ne nuk mund ta quajmė Shqipėrinė tė rrethuar nga malazezėt, serbėt apo maqedonasit, por do ta quajmė Shqipėrinė tė rrethuar nga shqiptarėt. Kėta shqiptarė, dje luftuan me pushkė e penė pėr mėmėdheun, sot duhej luftuar me penė pėr mėmėdheun, duhej kultivuar e ruajtur vlerat kombėtare, nė veēanti duhet pasuruar faqet e historisė me ngjarjet e ruajtura e tė tkurrura nga folklori qė deri dje na shėrbyen dhe mėsuam histori nga to. (libri “Kronikė Festivalesh”, faqe 157)
Rėndėsi ka qė shqiptarėt pėrpiqen dhe mundohen qė t’i ruajnė vlerat e folklorit burimor, tė cilat i kanė trashėguar dhe kėtij reflektohen nė veprimtari tė ndryshme tė folkloristikės shqiptare, si nė Festivalin e Gjirokastrės qė ėshtė njė medaljon, qoftė ajo e sazeve qė mbahet nė Korēė, ose ajo e kėngės qytetare qė mbahet nė Elbasan, e Polifonisė qė mbahet nė Vlorė, apo vlerat qė shpalosen pėr tri net me radhė nė Festivalin Folklorik “I kėndojmė lirisė”, qė mbahet nė Klinė. Kėto veprimtari janė tė kėndshme, sepse janė kuvende tė mėdha ku mblidhen artistėt, shpalosin vlerat e mirėfillta artistike, diskutojnė njėri me tjetrin se si t’i ruajnė, si t’i evidentojnė, si t’i hulumtojnė dhe si t’i sjellin vlerat mė tė spikatura nė veprimtaritė e tyre folkloristike...


Pak pėr Festivalin Folklorik Gjithėkombėtar “I kėndojmė lirisė”



Ēmimi kryesor “Mujė Krasniqi”, vendi i dytė dhe i tretė:

*Viti i parė – 2001
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – kėngėtarėt Halit e Sinan Gashi nga Klina
-Vendi i dytė – Rifat Berisha, kėngėtar nga Peja
-Vendi i tretė – Ramadan Krasniqi, kėngėtar nga Malisheva
*Viti i dytė – 2002
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – Grupi polifonik “Bilbili” nga Vlora
-Vendi i dytė – Behxhet Korpuzi dhe Mustaf Rama
-Vendi i tretė – SHKA “Bajram Curri” nga Prishtina dhe Lekė e Gjokė Duhani nga Klina
*Viti i tretė – 2003
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – SHKA “Zėri i Shalės” nga Mitrovica
-Vendi i dytė – SHKA Shotė Galica”, Drenas dhe SHKA “Jezerci”, Ferizaj
-Vendi i tretė – Fatmir Berisha nga Klina dhe SHKA “Jusuf Gėrvalla” nga Deēani
*Viti i katėrt – 2004
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – Xymer Kryeziu, kėngėtar
-Vendi i dytė – Grupi nga Dardana dhe SHKA “Zėri i Shalės” nga Mitrovica
-Vendi i tretė – Grupi rapsodik nga Klina dhe Grupi rapsodik nga Hasi i Shqipėrisė
*Viti i pestė – 2005
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – SHKA “Shotė Galica” nga Drenasi
-Vendi i dytė – SHKA “Valėt e Liqenit”, Strugė dhe SHKA “Drenica” nga Skėnderaj
-Vendi i tretė – SHKA “Zėri i Shalės” nga Mitrovica
*Viti i gjashtė – 2006
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – SHKA “ Sharri” nga Hani i Elezit
-Vendi i dytė – Trupa e Teatrit “Naser Kodra” nga Skėnderaj
-Vendi i tretė – SHKA “Dita” nga Shtimja
*Viti i shtatė – 2007
-Ēmimi “Mujė Krasniqi” – Ansambli Folklorik “Mirdita” nga Rrėsheni
-Vendi i dytė – SHKA “Shotė Galica” nga Drenasi
-Vendi i tretė – SHKA “Zėri i Shalės” nga Mitrovica



E pėrgatiti dibran fylli, regjisor

Me respekt nga

dibran fylli
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur