Perse nuk i duhet Kosovės “plani 6 pikesh” i Banki MunitDrenicė, nėntor 2008
Loja e KS-sė, loja Banki Banki..., apo loja serbe e stervjetruar...!?
Nė fillim lojė, mė von interesant, pastaj “...hajt more se kjo nuk do tė ndodhė”
e tash “luje macė kryet e bullit”!?
Ky shkrim mund tė jetė i veēantė, pa shprehje politike e pa respektimin e rregullave gazetareske, nuk dua qė shkrimi im tė merr kahje as politike e as tė jetė fyes pėr askė, por si duket rregullat do tė shkelen qė sot, sepse vet loja e kėtij lloji tė detyron tė bėhesh jo serioz, tė shfryhesh deri nė fund dhe ta nxjerrish jasht edhe atė qė tė mundon prej kohesh. Qė nė fillim nuk e pata tė kjartė e nuk e kam as tani sė ē’lojė po luhet me kėto “6 pika” tė propozuara nga z. Banki Mun, janė tė KS-sė, janė tė tijat pa KS-nė apo janė lojė serbe e stėrvjetruar qė po vazhdon ta pengoi zhvillimin e Kosovės deri tash me ndihmen e Unimikistanezo serbo indijano ēetniko rusėve e tani me ledhatimin, pėrqafimin e dashurinė intime tė Eulex-it, i cili as qė po mund tė vendoset, ose nuk ia ka qejfi tė vendoset nė territorin e Kosovės pa pelqimin e shtetit gjenocidial serb tė cilin shtet po e udhėheq politika millosheviqiane e njohur edhe pėr UNMIK-un edhe pėr Eulex-in edhe pėr gjithė Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Kėta burra tė lig, e donė sė e donė Kosovėn, e donė pushtimin, donė tė jenė okupator, e donė dhunėn, janė lakmitar nė vendet e huaja, e donė atė qė nuk ėshtė e tyre, e donė gjakun, e donė luftėn. Eh pra do ta kenė sė s’banė...!?
Vendosja e UNMIK-ut nė Kosovė, pėr sa vite me radhė, kinse pėr tė administruar e pėr tė venė rend e drejtėsi, ata fituan sa fituan e tash do t’ia mbathin me tė katėrtat duke e lėnė Kosovėn pezull, Por a do tė mundin, kjo mbetet tė shihet?! Kėta zotėrinjt unmikian me njėmijė ngjyra njerėzore, nė vend qė ta kryejnė misionin e tyre me nderė e dinjitet siē u kishte hije, ata na mėsuan sė si tė varfėrohet njė vend i po sa dalur nga lufta, se si tė shitet edhe pasuria kombėtare. Nė vend tė zhvillimit ekonomik, na zhvilluan prostitucionin e drogėn (kėto dy elemente para se tė vijnė kėta zotrinj as qė kanė qenė tė njohura pėr ne shqiptarėt). Nė vend qė t’i ndjeknin kriminelet e luftės, bėnė atė qė nuk do ta bėnte askush nė botė pėrpos Serbia, i prangosen ēlirimtarėt pėr krime dhe merreshin me punė tė kota fare, sepse asnjėherė dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pėrzihet ēlirimtari me kriminelin, sunduesi i egėr me liridashėsin apo luftėtari i lirisė me pushtuesin.
Sunduesit e pėrkohshėm modern tė quajtur unmikistanez, si shumicė shqiptare na i mohuan pothuajse tė gjitha tė drejtat, madje edhe tė drejtėn e vetvendosjes. E burgosen z. Albin Kurti vetem pse e thoshte tė vėrtetėn dhe organizonte protesta paqėsore e shumė tė qelluara e tė drejta. Vranė aktivist tė Lėvizjes Vetėvendosje vetėm pse kėrkonin tė drejtėn e fjales se lirė, kėrkonin vetėvendosje, kėrkonin atė qė duhet kėrkuar, kėrkonin vetėm njė STOP, stop ndarjes se Kosovės, kėrkonin tė respektohet gjaku i mbi 2000 Dėshmorėve tė luftės sė fundit tė Ushtrisė sė Lavdishme Ēlirimtare. Dhe ja, tani mė nuk do tė jenė kėta zotrinj kėtu. E ēka mund tė presim nga zotrinjt e rinj tė Eulex-it? kur ata qė nė start filluan ta pyesnin Serbinė dhe serbet e rrebeluar tė Mitrovicės, se a do t’i pranonin ata apo jo, dhe si zakonisht serbet qė gjithherė pretendojnė t’i sundojnė tokat e huaja filluan prapė me tė vjetrėn, t’u venė kushte, tė kėrkojnė atė qė ėshtė e pamundur e qė do tė sjell edhe Serbinė edhe vet Eulex-in nė njė qorrė sokak ku do tė ketė shumė tė papritura.
Plani “6 pikėsh”, i propozuar, i kushtėzuar nga Serbia dhe i pranuar nga shumica e shteteve evropiane, ėshtė i papranueshėm dhe i pakuptim fare sepse bie ndesh me te gjitha kartat ndėrkombėtare, por se si mund ta pėrkrahin ndarjen e Kosovės ato shtete tė cilat pa hezituar e njohen pavarėsinė e saj, kjo mbetet e pa qartė dhe sipas mendjes sė shėndosh ėshtė pa fije kuptimi. Ēka mund tė thuhet mė teper se kaq? Gabim pas gabimi, shkelje pas shkelje e nė fund po i del duqi. Punuan pėr hater tė atyre qė po mundohen ta kthejnė situatėn si nė fillimin e vitit 1998 dhe po bien ndesh me tė gjitha normat qė i lejohen njė shteti demokratik, madje edhe me vet qellimin e misionit tė tyre. A e dinė kėto shtete qė po i pėrkrahin “6 pikat famoze” se ne shqiptarėt edhe pse dim tė falim, mbajmė mend shumė? Ende nuk kemi arritur tė pika e fundit sepse po e presim pak nder e pak pezmė. Duhet ta dijė krejtė njrėzimi i botės se shqiptari ka njė gjuhė, ka njė kulturė dhe ka vetem njė atdhe, si dhe e ka ende tė pa kryer aktin e fundit Bashkimin e tokave stėrgjyshore.
Tek e fundit, ēdo njeri qė e ka krijuar zoti e ka tė drejtėn e vetflijimit pėr atdhe! Ne shqiptarėt do ta kemi edhe njė arsye mė shumė pėr kėtė akt, por jo pėr qejfin e as pėr teket e askujt, por nė kohėn dhe momentin e duhur sepse kombi ynė ka vetėm dy gėzime; “njė kur lind, njė n’luftė me ra”
Serbisė populli shqiptar i ka thėnė JO edhe atėherė kur e shtypte me zinxhir tanku, edhe atėherė kur si lejonte gjuhė e flamur, kur i largonte me mija e mija nga vendet e punės, kur na i helmonte nxėnėsit dhe fėmijėt tan, kur na i mbylli shkolla e fakultete dhe kur na i mbylli rrugėt e jetės, ajo JO iu kthya me plumba e barot, djemt dhe vashat mė tė mira tė kombit formuan UĒK-nė mu nė qendėr tė Prishtinės. Nė Drenicė, nė krye me Komandantin Legjendar i rrokėn armėt dhe filluan luftėn pėr ēlirimin e atdheut. Lufta e drejtė, sakrifica, gjaku i derdhur pėr atdhe bėri qė edhe krahu mė i fortė ushtarak nė botė NATO t’i del nė ndihmė popullit tė Kosovės. Sot nuk ėshtė mė Serbia nė tokėn e Kosovės, prandaj, as kėto “6 pikat” e as 600 milion pika tjera nuk do tė mund ta kthejnė Serbinė nė Kosovė, sepse edhe po tė donin tė gjallet, do tė na hidhėroheshin Dėshmorėt, e kur ata hidhėrohen, ngriten nga varri, prej njė bėhėn njė mij e tani vaj halli pėr ne tė gjallet, pėr Eulex-in e serbet do tė fillonin “kukulelet” e tyre!? Nuk ėshtė kjo qė ne shqiptarėt nuk kemi dashur e nuk duam bashkėpunim, partneritet e mirėkuptim me ndėrkombėtarėt e as me Eulex-in tash, ama ata duhet ta kryejnė misionin e vet dhe tė kthehen nga kan ardhur sepse Kosova nuk ėshtė e tyre, nuk ua ka lėnė as baba e as babagjyshi qė tė luajnė me te e t’ia japin kujt tė duan. Kjo tokė ėshtė e shejtė. Kjo tokė ėshtė e shtrejtė. Pėr ketė tokė ėshtė derdhur shum gjak, prandaj duhet patur kujdes se ky gjak nuk shitet e as nuk blihet. Ai qė e shkel kėtė gjak ėshtė dhe do tė mbetet i mallkuar pėr sa tė egziston njerėzimi mbi dhe e nė dhe...
Respekt pėr znj. Kajdanov, por nuk e kuptoi se si mundi ta thoshte njė thėnje aq tė pa kuptimt nė njė nga TV publike tė Kosovės, apo ėshtė nė “6 pikat famoze”, se; “nuk mund tė vendosen policia as drejtėsia nė njė vend ku nuk e pranon populli apo nuk ėshtė i kėnaqur qytetari...” E unė do t’i thoja znj. Ambasadore se nese do t’u pyeste populli apo qytetari i Teksasit, sot e kurrė nuk do tė kishte polici e as drejtėsi nė atė vend, dhe tek e fundit, a na pyeten ne pėr zyrtarizimin e enklavave serbe nėpėr Kosovė? Pėr validitetin e dokumentave serbe qė po lėshohen nė Kosovė (para syve tė tyre bėhėn kėto gjera e zotrinjt bėhėn sikur nuk dinė gjė), pėr emėrtimin e zyrtarėve serb nėpėr komunat e tyre ilegale e lloj lloj komitetesh serbe qė ilegalisht po veprojnė e po lehin si qent endacak nėpėr Kosovė e rreth saj...?!
Respekt edhe pėr KFOR-in, por edhe kėta zotrinj sikur e kan tė vėshtir tė veprojnė tė pavarur nga politika. Ėshtė interesant tė jesh nė Kosovė e ta shikosh pėr se afėrmi situatėn, pastaj tė shkosh nė njė vend tjetėr ku ka demokraci dhe do tė thuash se ajo qė e ke parė me sy nė Kosovė, nuk ėshtė e vertet. Edhe kjo ndodh nė Kosovė; nese njė shqiptar, nė njė kafiteri, qoftė edhe i dehur duhet tė arrestohet pėr prishje tė rendit, vijnė 15 automjete, dhjetra polic e ushtar tė KFOR-it, bėjnė panik, ēuditėrisht edhe populli tubohėn dhe asgjė, njeriu i dehur e ka shar Serbinė dhe UNMIK-un dhe atij “nafakcubit”, pa e pyet se kah i ka dajat, ia futin kerrk e “n’hapsane”!? e nese njė serb rrebelohet, aty tolerohet, aty shkohet ngadal, aty nuk ka panik, aty duhet patur kujdes sepse...nuk e di pse!? e besa edhe serbet e njohur si kriminel tė luftės, me akuza tė ngritura pėr krime, shetisin lirshėm nėpėr Kosovė madje edhe para hundes se tyre dhe asgjė nga sgjėja. A nuk i thonė kėsaj politikė?, po, po i thonė ashtu se s’bėnė se kėta “malukata” janė pakicė e pakica duhet ēmuar si buka se s’bėnė!?.