Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dr. Mehdi Hysenit nė AlbaNur » Flerti i Kadares pėr “indetitetin evropian tė shqiptarėve”

Forumi Dr. Mehdi Hysenit nė AlbaNur Prof. Dr. Mehdi Hyseni ėshtė ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare dhe nga kjo e drejtė punon pėr bashkimin e tokave shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-19-2009, 06:59 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Flerti i Kadares pėr “indetitetin evropian tė shqiptarėve”


Dr. Mehdi Hyseni


Flerti i Kadares pėr “indetitetin evropian tė shqiptarėve” (!)


· Nuk ėshtė nė krizė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian”, por identiteti kombėtar, shtetėror dhe territorial i shqiptarėve nė Ballkan.

· Meqė, Ismail Kadare e ka mirė me Evropėn, ai duhet tė ndikojė pozitivisht qė atė ta bindė, se ka ardhur koha qė shqiptarėt (me identitet evropian) tė ēlirohen nga sundimi 100-vjeēar kolonial serbo-sllav, e tė pavarėsohen dhe tė ribashkohen nė kuadrin e kufijve natyrorė indigjenė tė Shqipėrisė Etnike, ashtu sikurse u ribashkua Gjermania mė 1989, pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit, si rrjedhim i kapitullimit tė sundimit neokolonial evro-ndėrkombėtar komunist tė ish-Bashkimit Sovjetik.



Kjo “temė” e vjetėr sa vetė shqiptarėt dhe Evropa, nuk ėshtė e diskutueshme, as aktuale, sepse Evropa qysh nga koha Perandorisė Romake, ėshtė nė dijeni pėr identitetin evropian tė shqiptarėve. Gjithashtu, edhe shqiptarėt e kanė tė qartė se i pėrkasin idenitetit tė Evropės. Nė kėtė kuptim, nuk ekzison asnjė mosmarrėveshje pėrbrenda shqiptare, as me Evropėn e vjetėr, as me Evropėn e re. Prandaj, as Ismail Kadare nuk ka pse tė ndalet nė kėtė “temė” pėr t’i rikujtuar shqiptarėt se janė me prejardhje tė identitetit evropian. Ia veln tė theksojmė se, edhe para se tė lindet Ismail Kadare, e dijnė shqiptarėt se janė stėrnipėr tė ilirėve tė lashtė. Kėshtu qė, sot, fare nuk ėshtė aktuale, as nė “rend dite” tė shkencės, tė politikės, as tė diplomacisė shqiptare e as tė asaj evro-ndėrkombėtare “identiteti evropian i shqiptarėve” sipas agjendės sė Ismail Kadares, sepse sforcimi i “identiteti evropian tė shqiptarėve” nga ana e tij, ka vetėm karakter politik dhe propagandistik, qė ėshtė nė funksion tė pėrfitimit personal, e jo nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm shqiptar, nė asnjė mėnyrė.

Historikisht, shqiptarėt nuk kanė pasur ndonjė problem me Evropėn lidhur me ēėshtjen e “identitetit evropian” tė tyre, por kanė pasur dhe, ende, edhe sot, kanė mosmarrėveshje serioze nė sfondin politik dhe juridik ndėrkombėtar me Evropėn. Edhe pse i pėrkasin identitetit evropian, Evropa e dikushme dhe e sotshme shqiptarėt i ka trajtuar dhe, i trajton (sipas standardeve tė dyfishta) ndryshe nga popujt e tjerė nė Ballkan. Evropa, vetėm shqiptarėve nuk ua ka njohur, as nuk ua njeh as sot, nė fillimshekullin XXI, tė drejtėn historike dhe tė vetėvendosjes mbi territorin e Shqipėrisė Etnike, por qė nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Amabasadorėve tė Londrės (1913), i ka copėtuar nė dysh (50%), duke ia aneksuar Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. Prandaj, kjo ėshtė mosmarrėveshja e dikurshme dhe ekzistuese e shqiptarėve me Evropėn, e jo urrejtja dhe antidashuria e Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės (1945-1990) ndaj Evropės, siē flerton Ismail Kadare nga ekuidistanca e sotme historiko-politike, duke i bėrė elozhe tė panevojshme dhe tė tepruara Evropės sė sotme integruese nė favor tė “identitetit evropian tė shqiptarėve”. Pra, shqiptarėt janė me identitet evropian qė nga Iliria dhe ilirėt e moēėm, por qe mė se 100 vjet janė tė sakrifikuar nga Evropa dikurshme imeprialiste dhe, Evropa e sotshme demokratike. Kjo ėshtė tema boshtore me tė cilėn duhet tė merret edhe Ismail Kadare, edhe e gjithė shkenca, e gjithė politika dhe e gjithė diplomacia shqiptare, e jo tė bėjmė gara tė pafund, duke dalė nė terren tė gabueshėm, se kush prej nesh ėshtė mė “papė se papa”, e kush mė “sulltan se sulltani”. Temat e kėtilla jo vetėm se janė tė tejkaluara pėr shqiptarėt, por madje, edhe pėr popujt e tjerė tė Afrikės, tė Azisė etj,, sepse tanimė nuk merren me ēėshtje tė “identitetit evropian” tė Ismail Kadares, por me ndėrtimin e identitetit tė tyre ekonomik, kulturor, politik, kombėtar dhe shtetėror, si popuj dhe si shtete tė pavarura nga identiteti kolonial dhe neokolonial i Evropės sė dikurshme.

Natyrisht, as shkenca, as politika e as diplomacia e mirėfillt shqiptare nė Ballkan, nuk kanė arsye qė tė harxhojnė kohėn e ēmuar, duke polemizuar dhe pohuar nė mėnyrė retorike dhe flertuese (sabah e aksham) se identiteti ynė ėshtė me pėrmbajtje evropiane. Fenomenologjia e identitetit evropian tė shqiptarėve nė Ballkan, ėshtė e kontestueshme vetėm nga amalgama serbo-malazeze,maqedone, bullgare dhe greke sllave, si dhe nga aleatėt e tyre tradicionalė, siē ėshtė Rusia, e jo nga shqiptarėt, as nga Shqipėria .

Duhet tė pėrkujtojmė miqtė dhe armiqtė e dikurshėm dhe tė sotshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike se, asnjėra Shqipėri, e personifikuar me rendet shoqėrore tė derisotme (mbretėrore, socialiste) nė asnjė mėnyrė nuk e ka mohuar, as nuk e ka heshtur gjenealogjinė e identitetit evropian tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, shkenca shqiptare, posaēėrisht gjatė periudhės 50-vjeēare tė shtetit socialist (1945-1990) ka dhėnė frytet mė tė suksesshme nė ndriēimin e identit kombėtar shqiptar me bazament tė identitetit evropian, duke filluar nga gjuha (e cila rastėsisht nuk quhet gjuhė indo-evropiane), kultura, historia, qytetėrimi etj. Pra, ēėshtja e identitetit evropian tė shqiptarėve nuk ka qenė e kontestuar, as mohuar as nga politika e Ahmet Zogut, e as nga politika e Enver Hoxhės, tė cilin Ismail Kadare, duke ndėrruar tezat “sipas motit” tė leverdishėm tregtar-ekonomik si “substitut” i lirisė, i demokracisė dhe i integrimeve evropiane, e fajėson pa tė drejtė Enver Hoxhėn, se ai paskėsha mohuar identitetin evropian tė shqiptarėve ngase nė vend tė “marrėveshjes”, ai ka zbatuar “mosmarrėveshjen” me Evropėn...pėrdorimi i fjalės marrėveshje me Evropėn ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra mosmarrėveshja. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.”(Ismail Kadare, Identiteti evropian i shqiptarėve, artikull, i publikuar nė “Liria Kombėtare”, 27.03.2006).
Ky konkluzion i shprehur nė formė flerti politiko-propagandistik pėr t’i “bindur” evropianėt, se shqiptarėt janė mė “evropianė” se evropianėt, nuk ka tė bėjė fare me subjektin e temės pėr ēfarė debaton I. Kadare ngase politika e brendshme , as e jashtme e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės as mbi bazėn doktrinare, as mbi atė praktike, asnjėherė nuk e ka vėnė nė shėnjestėr tė mohimit ose tė kontestimit prejardhjen e identitetit evropian tė shqiptarėve, duke krijuar “mosmarrėveshje” nė vend tė “marrėveshjes” me Evropėn, ashtu siē ėshtė shprehur gabimisht I.Kadare. Natyrisht, gjatė periudhės sė viteve 1945-1990, Shqipėria ka pasur “mosmarrjveshje” ideologjiko-politike me Evropėn, e jo “mosmarrėveshje tė pėrjetshme” tė identitetit evropian tė shqiptarėve, ashtu siē i ka ngatėrruar naivisht dhe me qėllim kėto dy koncepte diametralisht tė ndryshme pėr nga pėrmbajtja e tyre. Mirėpo, pėr “mosmarrėveshjen” politiko-ideologjike me Evropėn gjatė periudhės sė theksuar, nuk ka qenė fajtore gjysmė Shqipėria (50%) e pavarur, por vetė Evropa dhe aleatėt e saj sllavė, tė cilėt e kanė copėtuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė dysh nė favor tė interesave tė tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kėtė e ka provuar edhe Konferenca e Jaltės (1945), e cila pėr fat tė keq tė shqiptarėve, fatin e Shqipėrisė, e vulosi nėn sferėn ndikuese lindore tė Rusisė, pėrkatėsisht tė Bashkimit Sovjetik. Pas kėtij verdikti tė kobshėm historik nė disfavor tė shqiptarėve, Shqipėria e re socialiste ka qenė e izoluar jo me dėshirėn, as me vullnetin e saj, por me imponimin dhe me diktatin e detyrueshėm tė fuqive tė mėdha evropiane dhe botėrore. Kėtė e di shumė mirė edhe flertuesi Ismail Kadare, por kėtė tė vėrtetė historike e heshtė jo pa qėllim nė favorin e armiqve tradicionalė tė identitetit kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Njė veprim dhe qėndrim i kėtillė nuk ėshtė i moralshėm, as i drejtė nga ana I. Kadares, sepse nuk pėrputhet me historinė e realitetit tė dikurshėm dhe tė sotshėm tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, ēfarė tė bėjmė kur ai nė plan tė parė e ka vėnė “altarin evropian”, kurse identitetin kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė plan terciar. E drejtė personale e tij kjo, por e gabueshme nė kuptimin e interesit tė pėrgjithshėm kombėtar shqiptar.

Duhet ta pėrkujtojmė I. Kadaren se krejtėsisht ka dalė prej temės, qė e trajton ai, me qėllim qė ta shpėrfytyrojė tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė socialiste, sepse kuptohet (edhe pas 17 vjetėsh tė ndryshimit tė sistemit politiko-shoqėror nė Shqipėri, nė vend tė reformave demokratike, sundon anarkia dhe mjerimi i pafund i popullit mbi 50% tė papunė, tė varfėr buzė greminės, mbi 1 milion tė shpėrngulur pėr tė gjetur bukė dhe strehė nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės dhe tė botės), koha po kėrkon viktima tė reja pėr “altarin e Evropės” tė Ismail Kadares, jo pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve dhe tė rikthimit tė identitetit tė tyre kombėtar dhe shtetėror nė kuadrin e Shqipėrisė sė ribashkuar etnike. Ja, kjo ėshtė “marrėveshja historike” e regjimeve demokratike-socialiste tė Shqipėrisė (1990-2006) me Evropėn. Ja, ky ėshtė “identiteti evropian” i sotshėm i shqiptarėve, i cili nuk ka asnjė lidhje tė gjenezės historike tė shqiptarėve, por ka karakter politik, ekonomik dhe strategjik, tė shfrytėzimit tė shqiptarėve, pavarėsisht se nė esencė janė me prejardhje tė identitetit evropian.

Sa mė shumė tė shtohen zhurmat e propagandas ditore pėr identitetin evorpian tė shqiptarėve aq mė shumė do tė shtohet dyshimi tek evropianėt dhe tek Evropa se shqiptarėt janė vetėm njė recidiv me bazė tė identitetit evropian, qė i pėrket sė kaluarės historike tė Evropės. Prandaj, nuk kemi nevojė tė shterohemi nė kėtė temė, duke u orvatur qė nė forma tė ndryshme politiko-propagandistike revanshiste pėrbrendashqiptare, ta bindim vetėveten dhe, ta rikujtojmė Evropėn se cili ėshtė identeti ynė, sepse ajo e di mė sė miri gjenealogjinė e shqiptarėve, tė cilėt i pėrkasėn bazės sė saj tė lashtė tė identitetit evroperėndimor. Pra, nė kėtė vėshtrim, nuk ekzison asnjė arsye, qė zhvillojmė “gjimnastika” politiko-propagandistike nė sfondin kombėtar dhe fetar se cili shqiptar ėshtė “ mė papė se papa”, e cili “ mė sulltan se sulltani” (!?) – Kjo “devizė” ėshtė sa komike, aq edhe absurde si pėr Evropėn, ashtu edhe pėr tė tėrė botėn e civilizuar mbase indentiteti kombėtar dhe shtetėror i shqiptarėve nuk ka filluar me shembjen e komunizmit tė Evropės Lindore (1989), as me pėrmbysjen e sistemit tė Shqipėrisė Socialiste mė 1990, por disa shekuj mė parė qysh nga periudha historike e ilirisė.

S’ka dyshim se historia e shekujve tė kaluar ka provuar origjinėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike janė tė vjetėr sa edhe Evropa e lashtė dhe e sotme. Nė kėtė kontekst, Evropa, as shqiptarėt nuk kanė asnjė mosmarrėveshje, sepse vetė historiografia, shkenca dhe shkencėtarėt (historianė, antropologė, gjeografė, gjeologė, gjuhėtarė, etnologė, paleoantropologet..., etj.) e Evropės (bile, mė shumė, edhe se sa vetė shkenca e derisotme shqiptare) kanė dėshmuar me shekuj se shqiptarėt i pėrkasin identitetit evropian me bazė ilire, jo kursesi me “bazė helene” siē ka dėshmuar alabanologu Milan Shufflai nė studimin e tij “ Serbėt dhe shqiptarėt”, Tiranė, 2002. Vepra e M. Shufflait pėr origjinėn e shqiptarėve kursesi nuk mund tė quhet “vepėr monumentale”, ashtu siē e quan Ismail Kadare, sepse pikėrisht nė kėtė vepėr, M. Shufflai shqiptarėt i pasqyron hiq mė pak se “njė simbiozė helenike-serbe”. Kjo ėshtė e meta kryesore e “veprės monumentale” tė M.Shuflait, tė cilėn, mjerisht shkrimtari ynė i shquar Ismail Kadare ende nuk e paska ndeshur nė brendinė e saj (!)

Pėr ta bindur I. Kadaren dhe bashkėmendimtarėt e tij se vepra e M. Shufflait nuk ėshtė monumentale nė kuptimin e prerė dhe objektiv tė ndriēimit tė historisė sė prejardhjes sė identitetit tė shqiptarėrve dhe tė Shqipėrisė nė Gadishullin Ballkanik, po japim kėto argumente: “ nė kohėn e Perandorisė Romake vjen deri te pakėsimi i ngadalshėm, por i vijueshėm i popullsisė ilirie, gati donte tė gatuante tokėn e vėrshimit sllav; na paraqet popullsinė shqiptare shumė tė pėrzierė me elemente tė huaj, si nė Shqipėrinė Veriore si nė atė Jugore. {Ndėr shekjuut XIV-XV} gjithkund popullsia ishte e pėrzier me qytetarė tė vjetėr romakė e me qytetarė tė rinj sllavė e shqiptarėt. Sipas Shufflait fiset shqiptare tė sotshme nuk rrjedhin nga ilirėt, pse thotė se pushtimi romak shkatėrroi fiset e para ilire... e nė kohėt e turbullta e tė errta tė dyndjes sė popujve u bėnė ndėrmjet Matit e Vjosės formimet e reja e tė fuqishme tė fiseve, tė cilat duke marrė parasysh formimet e para ilire, qenė formime tė dyta. Fillimi i shumė fiseve tė sotme shqiptare daton qysh prej shekujve XIV dhe XV, prandaj fiset e tashme janė formime e shtresa tė treta!!!”(Citat i cituar nė “Tė Drejtat e Shqipėrisė Etnike”, Tiranė, 2001, f.71).

Dua tė ritheksoj se, (pavarėsisht nga qėllimet dhe tendencat e politikės ditore tė Ismail Kadares dhe bashkėmendimtarėve e bashkėmbėshtetėsve tė tij nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar) nuk ėshtė nė rrezik, as i nėpėrkėmbur nė asnjė mėnyrė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian i shqiptarėve”, por identiteti kombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike, i cili, me gjithė prejardhjen e tij evropiane, edhe sot nė fillimshekullin XXI(viti 2006) po rrezikohet nga vetė Evropa e Bashkuar, e cila me draftet e saj proserbe, pėrkatėsisht prosllave, po iu kanoset shqiptarėve se nuk mund tė ketė rikthim, as ribashkim tė tyre brenda kufijve historikė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike(!)

Pra, logjikisht, realisht dhe moralisht kjo ėshtė tema parėsore me tė cilėn duhet tė preokupohet pėrjetėsisht Ismail Kadare dhe tė gjithė shqiptarėt akademikėt e tjerė shqiptarė, tė cilėt ia duan tė mirėn kombit dhe atdheut tė vet shqiptar. Si Kadarea, ashtu edhe evropianėt e tjerė shqiptarė, duhet ta kenė tė qartė (pavarėsisht nga gjeneza evropiane) se interesi dhe dashuria e shqiptarėve pėr Evropėn, do ta arrijnė shkallėn e duhur kulminante, vetėm atėherė, pasi Evropa, t’ua ketė njohur tė drejtat e tyre legjitime historike si njė komb dhe shtet i vetėm nė Ballkan, ashtu siē i ka njohur kombet dhe shtetet e tjera nė Ballkan (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria etj.). Ndryshe, po qe se shqiptarėt dhe gjysmė Shqipėria etnike mbetet koloni serbosllave (prapė me bekimin e Bashkimit Evropian, duke mos lejuar ndryshimin e kufijve kolonialė nė Ballkan) edhe nė shekullin XXI, atėherė, “identiteti evropian i shqiptarėve”, i trajtuar sipas autorit Ismail Kadare, nuk ka kurrfarė rėndėsie, as peshe aktuale pėr qenien kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve nė Ballkan.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur