
07-21-2009, 10:30 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Forumi Nexhat Ibrahimit ne AlbaNur

Nexhat Ibrahimi u lind nė fshatin Zgatar tė Opojės, rrethi i Prizrenit, mė 10. 06. 1959, nė njė familje autoritative hoxhallarėsh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollėn fillore e kreu nė Opojė e Prizren, kurse Medresenė e Mesme Alauddin nė Prishtinė gjatė viteve 1974-1979. Gjatė viteve 1980-1984 i kreu studimet nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė.
Krahas mėsimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kėshtu qė mė 03. 12. 1981 u burgos nė Sarajevė, por Shėrbimi Sekret Jugosllav nuk arriti tė tubojė prova tė duhura, kėshtu qė pas 60 e disa ditėve nė Burgun Qendror tė Sarajevės u lirua nga dėnimi i mėtutjeshėm. Akuzohej pėr pesė vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojė e burgosjes ishte ēregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikės nė Prishtinė, ku ishte regjistruar me korrespondencė. Edhe disa herė tė tjera ėshtė marrė nė biseda informative nga Sigurimi Shtetėror Jugosllav, sikur mė 1983 me rastin e arrestimit tė grupit tė Alija Izetbegoviqit nė Sarajevė, pastaj disa herė gjatė viteve 1987-2002 etj.
Pas pėrfundimit tė shėrbimit ushtarak tė Kroaci, nė vitin 1987 u punėsua si sekretar nė Bashkėsinė Islame nė Prizren. Mė vonė u delegua nė Kuvendin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, u zgjodh anėtar i Rijasetit tė Bashkėsisė Islame tė Jugosllavisė nė Sarajevė dhe u zgjodh pėr kryetar tė Kryesisė sė Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės nė Prishtinė. Nė kėto funksione edhe u arrestua mė 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetėror Jugosllav, pėr tu dėnuar nga Gjykata e Qarkut nė Prizren me tetė vjet burg. Kėtė dėnim Gjykata Supreme nė Beograd ia zbriti nė shtatė vjet. Dėnimin e vuajti nė burgun e Prizrenit, tė Dubravės sė Istogut dhe atė tė Zajeēarit nė Serbi. Mė 15. 12. 1999 u kthye nė gjirin familjar. Sėrish punon nė Bashkėsinė Islame tė Prizrenit. Merret edhe me shkrime dhe pėrkthime. Ka pėrkthyer mbi 70 vepra islame tė zhanreve tė ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe pėrkthyer disa qindra artikuj nė dhjetėra gazeta e revista nė Kosovė, Maqedoni, Shqipėri, Mal tė Zi, Bosnje, ka marrė pjesė nė disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetėra recensione kritike. Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102; Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore tė doktrinės sė saj, Shkup, 1998, fq. 162; Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Shkup, 1998 fq. 300; Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar (shek. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe; Dimensione kuranore, Shkup, 1424/2003, fq. 75; Islami dhe kriza e identitetit, mbi 200 fq., Islami si provokim global, etj. Nexhat Ibrahimi jeton nė Prizren. Ėshtė i martuar dhe prind i tre fėmijėve.
|