Navigation » Forum > SPORTI DHE SPORTDASHĖSIT > Lajme nga Sporti Shqiptar dhe Sportet Luftarake » Albanian Wrestler Shaban Terstena

Lajme nga Sporti Shqiptar dhe Sportet Luftarake Sukseset e vetme tė sportit shqiptar janė disciplinat vetanake dhe sportet luftarake, sic jane boks, karate, mundje dhe kung fu. Nėse ju jeni dashamirė i kėtyre sporteve, atėherė ky ėshtė vend forumi mė mirė nė internet.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-23-2009, 08:30 PM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Albanian Wrestler Shaban Terstena


Albanian Wrestler Shaban Terstena

The most successful Albanian sport is free - style wrestling. The wrestler Shaban Terstena was a gold medallist at the 1984 Olympics in Los Angeles and also won the silver medal at Seoul Olympics in 1988. Terstena is the 1984 European champion, won the silver medals in 1983, 1985, 1986, and the bronze in 1982 and 1988. He holds the World Championship 1985 silver and 1982 bronze . Whenever he took part in the Mediterranean or Balkan Games, he was the wrestler to win the first place. He has been pronounced the Best Macedonian Athlete many times and once the best athlete in former Yugoslavia. In 2000 he has been also pronounced the best albanian athlete of the last century. He has won 715 matches out of 741 fights. He participated in 42 tournaments in the world winning 30 gold medals, the remainder being silver and bronze. At the Atlanta Olympic Games in 1996 he won the fifth place.


.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
  #2  
I vjetėr 08-06-2010, 01:17 AM
Avatar Kujdestari!
Kujdestari Kujdestari ėshtė jashtė linje
Member
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 158
Normale Ekskluzive, Shaban Tėrstena, krenaria e shqiptarėve


Ekskluzive, Shaban Tėrstena, krenaria e shqiptarėve


Shaban Tėrstena (01.01.1965) ėshtė sportisti mė i suksesshėm shqiptar, i cili ka arritur medaljen e artė nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1984 nė Los Angeles tė SHBA-ve, si dhe fitues i medaljes ė argjendtė nė LO 1988 nė Seul. Ai ėshtė kampion evropian i vitit 1984 dhe 1990, ka fituar medalje tė argjendtė nė vitin 1983, 1985, 1986 dhe tė bronztė nė vitin 1982 dhe 1988....
Ekskluzive, Shaban Tėrstena, krenaria e shqiptarėve


Nė njė intervistė ekskluzive qė mundėsi i mirėnjohur shqiptar me medalje tė artė olimpike, Shaban Tėrstena e ka dhėnė pėr gazetėn “Lajm” pas dhjetė viteve qė nuk kishte pranuar tė flasė mė pėr media, ka sqaruat tė gjitha rrethanat, rezultatet, kėnaqėsitė, misteret, obstruksionet, padrejtėsitė, dėshpėrimin qė e ka kaluar gjatė karrierės sė tij dhe mė vonė. Ai tregon arsyet e vendosjes qė tė mos flasė pėr media, dėshpėrimin nga rezultatet e sportistėve tė tanishėm dhe mjerimin nė tė cilin janė lėnė mundėsit me suksese tė mėdha.

Lajm: Si ėshtė fillimi i karrierės sė juaj?
Shaban Tėrstena: Kėnaqėsia e njė sportisti ėshtė kur ai ka filluar me sportin qė e dėshiron, kur ka nisur hapat e parė, me ēfarė kushtesh ka punuar etj. Kėnaqėsia nuk ka qenė shumė e madhe me ato kushte, kur kemi parasysh fuqitė mė tė mėdha qė kanė pasur nė atė kohė. Megjithatė, ne si shqiptarė qė ishim tė okupuar treguam se vlejmė diēka, sidomos tregova edhe unė, se sllavėt munden tė na e marrin lirinė, por forcėn qė kemi jo. Mua m’u deshėn 20 vjet qė nuk janė pak, nga vitit 1977 kur bėra hapat e parė nė KM Liria deri sa arrita nė kėtė sukses. Kushtet ku jemi stėrvitur kanė qenė shumė tė kėqija sa vinin njerėz nga e gjithė bota pėr tė parė se ku ka lindur ky sportist i madh. Kushtet kanė qenė tė mjerueshme, katastrofale.

Lajm: Pse pikėrisht mundja?
Shaban Tėrstena: Ne nė atė kohė s’kemi pasur sporte tė tjera, atė mundje e kemi pasur nėpėrmjet sė cilės kemi treguar vlerat tona.

Lajm: Si kanė qenė raportet me trajnerin Mentaz Allajbegun?
Shaban Tėrstena: Menatzi ėshtė mjeshtėri i sportit shqiptar. Gjithė kėto merita janė pėr t’iu falėnderuar kėtij trajneri. Ėshtė mjerim tani tė shohėsh se ku ėshtė Mentaz Allajbegu. Pyetuni ku ėshtė ai?.

Lajm: Jeni tė dėshpėruar nga situata e tanishme...?
Shaban Tėrstena: Tė themi se atėherė s’i kemi pas kėta tė drejta, po tani pas ēlirimit kanė ndryshuar krejt punėt. Tash pėr shembull s’po na i ndal neve askush mos ta pėrdorim flamurin, mos ta pėrdorim tė gjithė atė qė e kemi pasur tė ndaluar. Por, tani ne po i ndalojmė vet.

Lajm: Si e vlerėsoni sportistėt e tanishėm?
Shaban Tėrstena: Ne tani kemi plotė sportistė, por ata nuk munden tė barazohen me sukseset e mia, ose tė dikujt tjetėr tė asaj kohe. Tani kėta sportistėt munden me qenė mė tė reklamuar, duke ju thėnė agjencive bėni kalendarė pėr mua etj., dallimi ėshtė sikur dielli me hėnėn. Ata kanė bėrė reklama pėr sė tepėrmi, e ne jemi ata qė kemi suksese, qė kemi medalje. Nuk ėshtė e barabartė, njė medalje ose dy me 18 medalje. S’po flas unė pėr kampionate tė ish-Jugosllavisė apo njė shteti, por pėr medaljet Evropiane, Botėrore, Olimpike.

Lajm: Keni filluar te KM Liria nė Shkup. Ēfarė do tė thotė ky klub por ju?
Shaban Tėrstena: Siē ėshtė Meka pėr myslimanėt, ashtu ėshtė Liria pėr mundėsit. Liria ėshtė themeli i mundjes mė tė suksesshme. Tani s’mundet asnjė klub, ēdo kund ku e kemi ne, po flas pėr trojet shqiptare, tė barazohet me Lirinė.

Lajm: Kur filluat t’i grumbulloni medaljet e para?
Shaban Tėrstena: Fillova nė vitin 1977, ndėrsa pas tre viteve nė Stamboll unė u bėra kampion Ballkanik nė kategorinė 38 kilogram. Menjėherė mė vonė marr pjesė nė kampionatin botėror dhe aty fitoj vendin e tretė. 1982 fillova sukseset t’i renditi. Nė 48 kilogram ishte kampionati evropian nė Varna tė Bullgarisė, atėherė mė mundėsit mė tė mėdhenj e fitova vendin e tretė. Pas disa muajve ishte kampionati botėror nė Kanada, ku sėrish unė e tregova forcėn time si sportist. Isha mė njė grup tė hatashėm ku bėnin pjesė kampioni Evropian qė vinte nga Hungaria, dhe mundės tė tjerė nga Rusia dhe Bullgaria. Kur i ke pėrpara kaq mundės tė mėdhenj shpresat janė tė vogla dhe ėshtė pak problem tė mendosh te suksesi. Ai mundėsi hungarez qė ishte kampion i Evropės ka udhėhequr 8:2 ndaj meje, por unė nė atė kohė e befasova botėn duke e pėrmbysur komplet rezultatin dhe duke e fituar atė 18:10. Kjo ishte mrekulli ta mposhtėsh njė kampion kaq tė madh.

Lajm: A i pate humbur shpresat nė atė duel?
Shaban Tėrstena: Nuk i pata humbur shpresat aspak. E mendova se mundem t’ia arrij qėllimit. Pse ishte ai kampion, pse ishte mundės kaq i madh, unė e harrova atė pjesė. Kllaudio Polo nė atė vit ėshtė kampion olimpik dhe arrita ta fitoj, e fitova koreanin e kėshtu me radhė dhe fitova vendin e tretė, medalje tė bronztė.

Lajm: Kthehesh nė vendlindje, me ēka shpėrblehet Shaban Tėrstena?

Shaban Tėrstena: Si 17 vjeēar qė arrita aq sukses nuk u shpėrbleva me asgjė as nga Maqedonia as nga Jugosllavia. Kundėrshtari ėshtė gėzuar pėr shkak tė interesave tė veta. Normal pėrveē asaj qė kam pasur njė bursė. Unė shpallem sportist i Maqedonisė nė atė vit, ėshtė njė sukses shumė i madh. Ēka fitoj! Vetėm diploma, mirėnjohje, dalje nė gazeta, medalje ...

Lajm: Pastaj, cila ishte medalja e radhės?
Shaban Tėrstena: Lojėrat mesdhetare nė Casabllanka u bėra i pari. I vetmi sportist shqiptar qė u bėra i pari. Ėshtė interesant se nė vitin 1982 isha 48 kilogram, ndėrsa njė vit mė vonė ngjitem njė kategori mė lart nė atė prej 58 kilogram.

Lajm: Kishit dikė qė kujdesej pėr ju?
Shaban Tėrstena: Shaban Tėrstena nuk ka as mjek, as kontrollues, as njė pėr qind kushte. Kjo ėshtė njė forcė e madhe. Ata i kanė pasur kushtet mė tė mira, tė barabarta me tė tjerėt nėpėr Evropė.

Lajm: Ju ka mbajtur inati nė formė...
Shaban Tėrstena: Ndonjėherė mundesh tė kesh inatin e madh, por kur s’ke forcė kot e ke. Duhet tė kesh inat pozitiv.

Lajm: 1984-ta ishte vit Olimpik, ku i bėnit stėrvitjet?
Shaban Tėrstena: Pėr ēdo sportist ėshtė ėndėrr tė arrijė nė Olimpiadė. Pėrgatitjet i bėja nė Saraj. Aty ka qenė shtėpia ime e dytė. I vetmi sportist jam unė qė nuk kam shkuar diku ka Serbia tė stėrvitem, qė nuk kam shkuar as tė jetoj, as tė ushqehem atje, as tė vrapoj nė tokėn e Serbisė. Sa shqiptari ka jetuar atje me vite e me vite, ka qėndruar nėpėr gjitha kafenetė e Serbisė e kėtu pas ēlirimit bėhen njerėzit mė tė mėdhenj. Kjo ėshtė realitet. Mė vjen pak keq, sepse ne jemi popull qė kemi luftuar 500 vjet kundėr padrejtėsive. Kudo qė kam shkuar askush s’ka guxuar as njė shkronjė shqipe me ma pėrqesh. Prej krejt sportistėve, unė s’kam fituar asgjė nga shtetit ku jam sot. Njė bursė e kemi pasur, tjetėr asgjė. Bota jep miliona pėr rezultate tė tilla.

Lajm: Si ju pritėn nė vendlindje?
Shaban Tėrstena: Kur u ktheva kėtu nė Shkup ishte turpi mė i madh i krejt Jugosllavisė. Turpi mė i madh i njerėzimit. Pritje skandaloze, kanė dal vetėm 20 veta tė klubit me mė prit nė aeroport. Shqiptari mė i miri fitues i medaljes olimpike. Ėshtė e arritur shumė e madhe atė vit, sepse prej tre sportistėve te tretė (Shaban Tėrstena, Shaban Sejdiu dhe Aziz Saliu) po kthehemi me medalje. Shqiptarėt nuk i bėj fajtorė, sepse tash themi se politika ka qenė ashtu. Sportisti gėzohet nė vendlindje. Atje nė Amerikė mijėra shikues na kanė pėrshėndetur, por turp i madh, disa fėmijė kanė dalė e na kanė pritur tre kampionat mė tė mėdhenj tė kombit. Unė mundem t’i falėnderohem Kroacisė, e cila mė dha shpėrblimin mė tė madh siē e marrin sportistėt e Kroacisė “sedam sekretara skoja”.

Lajm: Viti 1988 sėrish vit Olimpik...?
Shaban Tėrstena: Sėrish u bashkuam nė familjen olimpike, isha sėrish i vetėm si sportist shqiptar. Kisha grupin mė tė fortė ku bėnin pjesė mundės nga Rusia, Bullgaria, Turqia, Irani etj. E dinė tė gjithė se nė finale humba nga japonezi Sasuri si rezultat i lėndimit. Gjithashtu nė kėtė vit isha i treti nė Evropė.

Lajm: Po viti 1990?
Shaban Tėrstena: U shpalla kampion evropian nė Poznan tė Polonisė. Por, pėr shkak tė dy gishtave pse i ēova nė shenjė tė demokracisė, e humba banesėn. Isha nė Gjermani dhe u thash kėtyre tė Maqedonisė, se unė kam dėshirė me bė kontratė me juve, qė ta ndėrroj banesėn aktuale qė e kam me dy dhoma, ta bėj me tre dhoma. Arritėm kontratė. Pasi fitova vendin e parė kur u ktheva kėtu nė Shkup, bashkė me trajnerin, mjekun tim etj., shkuam te kryetari i qytetit tė Shkupit pėr ta marrė vendimin e ndėrrimit tė banesės. Ai kryetari i atėhershėm mė tha: “Atė qė po e kėrkon t’i tani mundesh me e marr vetėm nė Shqipėri. Me atė demokraci shko atje”. E kuptova se ku ėshtė qėllimi, veē i thash s’kam nevojė unė tė shkoj atje, dola i hidhėruar dhe e pėrplasa derėn e zyrės sė tij.

----------------------------------------------------------

Japonezėt interesohen pėr Tėrtsenėn

Disa gazetarė japonezė kanė vizituar para njė viti nė Gjermani , Shaban Tėrstenėn duke kėrkuar pėrgjigje pėr strategjinė tė cilėn ai e ka pėrdorur pėr ta mposhtur mundėsin mė tė mirė tė kombit japonez, Juan Takada. “S’kam pasur asnjė lloj strategjie, s’kam pasur as kushte minimale pėr stėrvitje.

Kur kam qenė i vogėl Mentaz Allajbegu mė thoshte, ky ėshtė Juan Takada, kėshtu duhet edhe t’i tė luftosh. Ai ka qenė idoli im”, thotė Tėrstena. Gazetarėt japonezė i thanė se Takada u hakmor pasi si trajner pėrgatiti Sasurin, i cili nė Seul ju mposhti nė finale. “Ėshtė e vėrtetė se unė humba, pasi isha i lėnduar. Por ju duhet ta dini se Sasuri kaloi nėpėr njė grup shumė tė lehėt, kurse unė kisha grupin mė tė vėshtirė”, u ka thėnė Tėrstena gazetarėve japonez.

Ndryshoje emrin do kesh pallate

“Vendlindja ime ėshtė nė Shkup, afėr xhamisė sė Jahja Pashės. Aty pranė ishte rruga e gjithė me baltė. Njė ditė po i them njėrit prej kėtyre kryesorėve, a ka mundėsi me ma shtruar kėtė rrugėn pak me asfalt, se e shfrytėzoj edhe unė edhe tė gjithė kalimtarėt. Nė hajgare ai mė tha ‘s’i ta ndryshosh emrin ne tė ndreqim pallate, e jo 15 metra asfalt”.


Nė Athinė, himni jugosllav flamuri shqiptar

“Interesante ėshtė tė pėrmendi se nė vitin 1991 nė Lojėrat Mesdhetare nė Athinė, pasi kisha fituar vendin e parė, kur dola tė marr medaljen, grekėt e lėshuan himnin e Jugosllavisė, kurse lartė ngjitej flamuri shqiptar. Sipas rregullit, unė duhej tė kėrceja nga shkalla, por unė qėndrova dhe isha mė i lumtur se asnjėherė mė parė, pasi m’u realizua njė ėndėrr qė pėr nder timin tė valėvitet flamuri im”, tha Tėrstena.

Kush ėshtė Shaban Tėrstena?

Shaban Tėrstena (01.01.1965) ėshtė sportisti mė i suksesshėm shqiptar, i cili ka arritur medaljen e artė nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1984 nė Los Angeles tė SHBA-ve, si dhe fitues i medaljes ė argjendtė nė LO 1988 nė Seul. Ai ėshtė kampion evropian i vitit 1984 dhe 1990, ka fituar medalje tė argjendtė nė vitin 1983, 1985, 1986 dhe tė bronztė nė vitin 1982 dhe 1988.

Nė Kampionate Botėrore ishte i argjendtė nė vitin 1985 dhe 1982. Ēdoherė kur ka marrė pjesė nė Lojėrat Mesdhetare ose Ballkanike, ēdoherė ka qenė i pari. Ai ėshtė shpallur 7 herė sportist i vitit nė Maqedoni dhe njė herė nė ish-Jugosllavi.

Nė vitin 2000 ishte zgjedhur sportisti shqiptar i shekullit tė kaluar dhe i Maqedonisė. Ai pasur rreth 800 ndeshje, prej tyre vetėm 28 humbje. Ka marrė pjesė nė 50 turne tė ndryshėm nėpėr botė, duke fituar 50 medalje tė arta. Nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1996 nė Atlanta ka fituar vendin e pestė, si rezultat i padrejtėsive.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Radio Shqiptare

Me Respekt Kujdestari i AlbaNur.Net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
1984 los angeles, mundje, olympic gold medalist, saban, saban trstena, shaban terstena, sportisti shaban terstena, stil i lire

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur