Ismet Bogujevci: Tė mos e lėndojmė kėngėn popullore
Ismet Bogujevci: Tė mos e lėndojmė kėngėn popullore
Pas njėzet vitesh vjen para publikut shqiptar mė albumin e tij tė dytė qė e titullin Dritė e perėndisė. Tė dymbėdhjetė kėngėt e zgjedhura me kujdes, e tė edituara pas njėzet vitesh, e sollėn Ismetin para publikut po aq dinjitoz siē ishte pėrgjatė pothuaj tridhjet vitesh nė skenėn e kėngės popullore.
Pėrgjegjėsi karshi kėngės popullore
Nga tė rrallėt kėngėtar tė muzikės popullore i cili jo vetėm qė nuk notoj nė ujėrat e tallavasė por as qė u zhyt, i qėndroi besnik kėngės popullore nga tė gjitha trevat shqiptare. Sė pari kam ndjerė pėrgjegjėsi ndaj vetvetės e pastaj edhe karshi repertoarit. Si njeri qė kolegėt e tij kėngėtar nuk i fajėson pėr tallava, Ismeti thotė se pėrveē tė tjerash, edhe pėrgjegjėsia e ka mbajtur nė skenė dhe nė jėtė. Unė e dua kėngėn popullore, ndaj jam pėrpjekur qė nė albumin tim tė dytė tė mos dal nga Ismeti.
Kėngėtarėt e shumtė qė morėn pjesė nė pėrurimin e albumit tė Ismetit nė ambientet e bukura tė hotelit Victoria nė Prishtinė, politikanė, gazetarė, ish luftėtarė, biznesmenė, etj. u shprehėn tė kėnaqur me vlerat e albumit. Tė gjithė pajtoheshin se Ismeti, Riza e pak kėngėtarė tė tjerė kanė mbetur pa u zhytur nė ujėrat e tallavasė. Kėshtu thonė tė tjerėt. Me Rizėn jemi koleg dhe vite tė tėra kemi kėnduar sė bashku. Tė tjerėt kanė ecur para nesh, sidomos nė aspektin material, por ne kemi ndjerė pėrgjegjėsi tė mos dalim nga ajo qė quhet muzikė popullore. Mos ta lėndojmė muzikėn popullore.
Ismeti thotė se muzika popullore ėshtė e madhe dhe tė merr me vete, kurse pėr albumin e fundit deklarohet se edhe ata qė kanė shkruar pėr tė e njohin dhe ua kanė qėlluar kėngėve. Edhe nė kėtė album, edhe nė kėngėt e mėhershme, duket qė ėshtė i pasionuar pas ritmeve tė jugut. Tė mos jesh toskė e ti kėndosh kėngėt e Jugut, ėshtė shumė e vėshtirė. Mirėpo, unė kam pasur fat qė kolegė tė ansamblit akademik i kemi pasur tre instrumentistė nga Prespa. Kam mėsuar shumė prej tyre. Muzika polifonike ėshtė pasuri e madhe. Jam duke biseduar me disa kompozitorė qė tė bėjė nėj album me kėngė toske.
Qėllimi i tij nė kėtė album ka qenė qė tė mos eksperimentohet aq shumė. Vetėm orkestrimet tė jenė mė moderne.
Kolegėt i kritikoj vetėm nė sy
Nė karrierėn e tij muzikore ka incizuar disa kėngė, por jo shumė. Ai nuk e thotė, por karriera e tij flet sipas asaj thėnjės sė vjetėr popullore Pak e sakt e jo shumė e pėr lumė. Megjithatė janė tė paharrueshme shumė kėngė me ansamblin dikur shumė tė njohur akademik Ramiz Sadiku ku Ismeti ka interpretuar kėngė tė bukura, dhe i ka incizuar e interpretuar jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė diasporė ku asokohe, drejt bashkėatdhetarėve tonė, niseshin vetėm vlera artistike, e jo si sot kur diasporėn e injektojmė me muzikė tė pavlerė. Megjithatė, ai nuk dėshėron tė flasė apo ti apostrofojė kolegėt e tij. Shprehet se i ka rastisur disa herė qė i ka kritikuar nė sy kolegėt e vet pėr tallavanė, por publikisht nuk ka dėshirė ti kritikojė. Kur tė kėndohet tallava, le tė kėndohet tallava, sepse edhe ajo i ka dėgjuesit e vet, por kėngėn popullore mos ta pėrziejmė me tallava. Mos ta lėndojmė kėngėn popullore.
Thotė pėr vetė se ėshtė paksa dembel. Ata qė mė njohin e dijnė qė unė nuk jam i punės. Nuk kam incizuar shumė kėngė. Pastaj tregon se 15 vjet me radhė nuk ka incizuar kėngė pėrveē nė ansamblin Shota. Pėr realizimin e kėtij albumi, janė fajtorė miqtė e mi. Nė fillim as kam besuar qė do ta filloj punėn, por disi sikur mė shtyrėn me zor. Avni Selmani ėshtė motivuesi dhe iniciatori pėr kėtė album. Avniu ka biseduar edhe artistėt e tjerė tė cilėt kanė punuar nė kėtė album. Tė gjithė janė marrė vesh nė mes vete qė tė fillojė ky album. Mė thanė: ti vetėm ke pėr tė kėnduar nė studio, asgjė tjetėr.
Drita e di ku mė fle mua shpirti(gruaja e Ismetit
Shumė kolegė tė tij kanė ndėrtuar shtėpi, kanė bėrė pasuri duke e ribėrė tallava kėngėn popullore, por Ismet Bogujevci, me zėri ne tij, me zgjedhjen e tij e nganjėherė edhe me heshtjen e tij, ka ndėrtuar njė pallat shpirtėror. Nuk ka gjė tkeqe pėr ata qė punojnė. Por komercializmi ėshtė aspekt tjetėr sepse kur albumi, interpretimi apo koncerti regjistrohet nė TV apo nė CD, atėherė duhet tė ketė pėrgjegjėsi. Ai falenderon edhe zonjėn e tij Dritėn pėr arsye se asnjėherė nuk e ka nxitur tė bėjė diēka qė atij nuk i ka pėlqyer. Kam pasur fat me familjen. Unė nu ke di ēfarė bėjnė tė tjerėt, sa fitojnė, por mirėkuptimi qė kam pasur me Dritėn ka qenė shumė i madh. Drita e din ku mė flen mua shpirti. Kemi biseduar shumė pėr kėto gjėra, por ajo asnjėhėrė nuk me ka nxitur qė pėr pėrfitime materiale tė kėndojė atė qė nuk ma don shpirti. Ismeti thotė se lakmia pėr tu pasuruar me kėngėn i ka munguar pėrherė, edhepse mirėqenja materiale ėshtė e domosdoshme. Kam pasur oferta, por....
Shprehet se pėr ta kėnduar bukur njė kėngė, kėngėtari duhet tė mundohet shumė. Nėse kėnga nuk dėgjohet edhe pas 30 vitesh, atėherė ajo nuk vlen. Nuk dua tė bėj kėngė qė dėgjohen njė javė apo njė muaj e pastaj vdes ajo kėngė. Pėr vete thotė se ka pasur fat qė ėshtė rritur nė njė rreth shumė tė arsimuar dhe se e ka dėgjuar shumė Radio Tiranėn dhe tė gjithė kėngėtarėt e mėdhenj shqiptar. Radio dhe televizioni janė si antarė tė familjes. Shumė kėngė tash, jo vetėm ta prishin disponimin, por edhe tė nervozojnė. Nuk po ndodhin gjėra tė mira.
Mė tė bukurat kėngė - duetet
Lidhur me festivalet e muzikės popullore, Ismet Bogujevci thotė se ėshtė mangėsi e madhe qė nė Kosovė nuk ka festivale tė kėngės popullore. Janė disa festivale, por unė nuk shoh ndonjė pėrparim ose ngritje nė pikpamje muzikore. Fatkeqėsisht edhe nė Shqipėri ka vdekur muzika popullore. Ishim nė njė koncert me Kastriotėt e Ferizajt, nuk ėshtė mė muzika popullore siē ka qenė.
Teksa flet pėr bastardimet, ai shprehet se nuk i fajėson vetėm kėngėtarėt apo vetėm kompozitorėt pėr kėtė lloj muzike qė po bėhet sot. Ai mendon dhe potencon se ka kompozitorė shumė tė mirė tė cilėt mund tė bėnin kryevepra tė muzikės popullore. Nuk ka rregulla tė kėngės. Bėhen kėngė thjesht pėr komercializėm. Kemi mjaft kompozitorė si Pranvera Badivuku, Fahri Beqiri, etj qė janė dėshmuar pėr muzikė popullore, por ne nuk dijmė ti ēmojmė vlerat.
Gjatė viteve, Bogujevci ka bėrė duete edhe me kėngėtare tė ndryshme. Njėra nga to ėshtė edhe kėnga Tė ta fal njė tufė gėrshet, tė cilėn e ka interpretuar nė duet me kėngėtaren Nexhmije Pagarusha dhe ka qenė kėnga e fundit qė e ka incizuar Nexha. Kjo kėngė ka marrė ēmim tė parė nė Akordet e Kosovės 1984. Ismeti ka bėrė duete edhe me Bukurije Taipin, Violetė Kukajn, Lindita Hakajn, etj. Duetet janė njė nga kėngėt mė tė bukura tė muzikės popullore.
Bashkė me Riza Bytyēin, Violetė Kukajn dhe Myrvete Bajramin, ata pėrbėjnė solistėt e ansamblit Shota, nė krye tė tė cilit gjendet Fahri Beqiri, ndikimit tė tė cilit i falet jo vetėm Ismeti por shumė kėngėtarė tė Kosovės.
Krenar pėr babain e bashkėshortin
Kur flasim pėr familjen, Ismeti lavdėrohet se Drita punon shumė me fėmijė. Vesa ėshtė 21 dhe studion menaxhmentin nė Fakultetin Ekonomik, Rigoni 11 vjeēar nxės i shkollės fillore. Vesa ka pasur talent, por siē jam unė edhe vet, fėmijėt nuk i kam nxitur drejt muzikės. Megjithatė Rigoni shkon nė shkollė tė muzikės. Ata i duan kėngėt e mia, por mė shuėm dėgjojnė kėngė qė i don edhe brezi i vet.
Ndėrkaq zonja Drita, nga ana e saj, dikur valltare e ansamblit Shota, teksa kujton njohjen me Ismetin pėrsėrit se rasti eshte mbret i botes. Aty e takova njeriun e jetės sime. Ndėrkaq, pasi e krijuan familjen, ai thotė se e ka kuptuar seriozisht profesionin e Ismetit. Pėr mua, pasuria mė e madhe ėshtė tė kem familje tė shėndoshė, rehati shpirtėrore, ndėrsa paraja nganjėherė e prish edhe harmoninė nė jetė. Ajo ndjehet e lumtur qė edhe asaj mė nė fund iu realizua ėndėrra e kahmotshme qė Ismeti e nxori edhe albumin e ri, nė mėnyrė qė femijet e tyre ta kenė sė paku njė kujtim tė ėmbel pėr babin e tyre.
Ajo shton se familja e tyre ishin pėrkrahės por dhe kritikė gjatė realizimit tė albumit tė ri. Ismeti shpesh edhe bėhej nervoz sepse insistoja qė ta korigjoja secilėn imtėsirė.
-Mendimi im ėshtė qė asnjė grua nuk ka nevojė tė jetė hije e bashkeshortit apo anasjelltas. Unė nuk punoj dhe mė shumė ndjej kėnaqesi tė jem pranė dy pėllumbave tė mi Veses dhe Rigonit, ndėrsa Ismeti i kryen punen - obligim pėr ekzistencėn tonė.
Ajo, si nikoqire e mirė, nuk harron ti falenderojė tė gjithė ata qė e ndihmuan dhe e pėrkrahėn Ismetin. E veēon Avni Selmani e hotelit Victoria, i cili dha ēdo gjė nga vetja qė Ismeti tė dėshmojė dhe ti shpalosė kualitetet e veta. Tė gjithė e dijnė kush ka qenė dhe kush ėshtė Ismeti, por nga pertacia pat ngelur pak mrapa.
Ndėrkaq, edhe vajza Vesa thotė se mburret me babin e saj qė diti ta ruajė kėngėn e mirėfilltė shqipe edhepse ndonjėherė si tė gjithėve, ndoshta na mungonte diē. Por babi nuk deshi ta njėllosė muzikėn shqipe. Kurse Rigoni, thotė se ai ėndėrron tė ecėn rrugės sė babit. Por jo pa lek si babi im humanitar (qeshje). Ėndėrra ime ėshtė qė njė ditė tė bėhem pianist i famshem. Edhe kėngėtar, pse jo.
U pėrton intervistave
I numėron me gishtėrinj intervistat qė ka pasur nė karrierėn e tij. Edhe gazetarėt e dijnė qė jo me qef jap intervista. Gjithėherė u jam shmangur intervistave, sdomos gjatė xhirimeve. As vet nuk e din arsyen se pėrse nuk jep intervista, shton ai dhe tregon se intervistėn e tij tė parė, nė vitin 1981 ia ka dhanė revistes Kosovarja, pikėrisht Gani Dilit dhe Nexhat Halimit. Kanė kaluar 26 vite nga ajo intervistė, rikujton Bogujevci.
Leximi, dikur e sot
Njė kohė tė gjatė ka lexuar shumė, sidomos filozofėt, madje edhe stripa. Libri, natyrisht e freskon trurin dhe tė pasuron shpirtėrisht. Mirėpo, ai tregon se gjatė luftės, nė familjen e tij tė gjėrė ka ndodhur njė tragjedi e cila e ka tėhuajur paksa nga libri. Tash mė duket vetja qė nuk jam ai qė isha dikur, nuk jam alegro siē kam qenė. Tregon se dikur ka luajtur futboll aktiv nė skuadrėn e Llapit dhe ajo shoqėri i ka mbetur edhe sot e kėsj dite me sportistėt. I dua miqtė, i dua njerėzit e mbi tė gjitha dėshėroj tė jem vet njerėzor. Pėr kėtė qė kam arritur jam i lumtur.
E pergatiti Naime Beqiraj
ALBANUR©AllRightsReserved
|