Muzika dhe Kėngetarėt Shqiptar nė AlbaNur Lajme ekskluzive nga AlbaNurit pėr kėngėtarėt VIP dhe zhanret e muzikes Shqiptare.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-15-2009, 10:06 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Intervista me Laureta MECI

I I
INTERVISTA EKSKLUZIVE ME YLLIN SHQIPTARO AMERIKAN LAURETA MECI
Nė shikim tė parė foto galeria e Laureta Mecit flet vetė kushdo qė viziton web faqen e saj zyrtare ne internet. Duke klikuar secilėn fotografi tė saj nė internet, pamja dhe profili i saj fotogjenik na bėn pėr vete dhe na dhuron ngrohtėsi. Nga sytė e zjarrtė na duket njė femėr qė nė shpirtin e saj ka njė botė tė brendshme interesante. Ėshtė mrekulli e madhe kur shohim femrat tona shqiptare, tė cilat pushtojnė me sharmin e tyre skenėn amerikane duke sfiluar si mjellma tė bukura nė skenografitė ku vetėm yjet mund tė kapen nga qielli…

Ne kontaktuam permes chatit me artisten amerikane me origjinė shqiptare Laureta Meci, e cila pėrmes filmit “Shadow Kill” dhe kėngės “Respect” sukseshėm ėshtė ka ngjitet drejt shtigjeve tė jetės sė show biznisit nė Amerikė, tė jetė yll i njohur nė mbarė botėn. Tim Shkupi pėrmes agjentit tė saj arriti tė kontaktojė me Lauretėn dhe tė zhvillojė njė bisedė tė lirė pėr vizitorėt e web faqes shqiptare nė internet AlbaNur.Net.





Tim Shkupi: Tung Laureta! Ketu Tim Shkupi nga AlbaNur.

Laureta Meci: Tung Tim, ketu Laureta…

Tim Shkupi: Laureta, pata rastin tė dėgjoi kėngėn e juaj RESPECT nė njė radio tė New York-ut. Mora vesh se jeni me origjinė shqiptare dhe po tregoni suksese nė punen e juaj profesionale nė botėn e artit, tė muzikės dhe filmit. Poashtu vizitova edhe web faqen e juaj oficiale ku shqiponja figuronte nė krye. Ka mundėsi ju te na falni pak kohė pėr nje bisedė tė shkurtėr pėr visitorėt e web faqes shqiptare ne internet ALBANUR?

Laureta Meci: Po si, patjetėr. Me gjithė qejf. Unė kam vizituar disa here web faqen AlbaNur dhe vėrtetė me ka pelqyer shume.

Tim Shkupi: A do te kishi qenė kundėr nėse kjo bisedė e jone publikohet edhe ne revistėn e njohur shqiptare “KOSOVARJA”?

Laureta Meci: Jo, aspak, une ne New York kur ta gjej kėtė revistė cdoherė e blej. E pėlqej shumė…

Tim Shkupi: Mire Laureta. Si dėshironi ta zhvillojmė kėtė bisedė. Dėshironi tua dėrgojmė pyetjet dhe intervista tė jetė konfidenciale apo tė vazhdojmė tani dhe tė jemi tė lire gjatė gjithė kohės qė do tė zhvillojmė bisedėn pėrmes Chatit nė internet?

Laureta Meci: Hmmm. Vėrtetė pak si vėshtirė, por do te percaktohem pėr tė dytėn, tė jeni ju tė lirė nė pyetjet e juaja dhe unė tė ndjehem mė afėr shqiptarisė. Ndoshta nostalgjia pėr vendin dhe gjuhėn time mė detyron qe te percaktohem pėr tė dytėn.

Tim Shkupi: Mire Laureta. Edhe pse ndonjherė e teproj me pyetje direkte dhe tepėr personale, megjithatė ju keni tė drejtė tė mos na pėrgjigjeni, ose edhe tė na mbyllni dritaren e chatit.

Laureta Meci: Hahahaha!(qesh shumė lezetshėm) Tė shohim se ku do tė pėrfundojnė pyetjet e juaja Tim Shkupi?

Tim Shkupi: Laureta, nė fillim mund tė mė tregoni profilin e juaj. Kush ėshtė Laureta Meci? Kush ėshtė shqiptarja qe po pushton Amerikėn me muzikė dhe aktrim?

Laureta Meci: (qesh ėmbėl pėrsėri)… Pasi keni vizituar web faqen time, ju tani mendoni se quhem Laureta Meci, por jo, mbiemri im eshte Meēi, e ju sic me thėrrasin nė New York Meci. Kam lindur dhe u rrita nė qytetin e Kucovės nė Shqipėri. Shkollėn fillore tė muzikės dhe gjimnazin e pergjithshėm e kam kryer nė Kucovė. Ne vitin 1995, pak para rrėmujave, emigruam me prindėrit nė Greqi dhe pas tre vjetėve vajta nė SHBA pėr tė ndjekur studimet universitare. Pastaj mė janė bashkuar edhe prindėrit dhe sot jetojmė nė New York.

Tim Shkupi: Cka e shtyri vajzėn simpatike Laureta Meci tė vazhdojė studimet nė SHBA?

Laureta Meci: FLM pėr komplimentin qė me quani simpatike.

Tim Shkupi: (i nderhyjė nė bisedė) …kemi parė fotot e juaja nė internet. Unė mendoj qė janė foto tė mrekullueshme ku tregohet bukuria e vajzave shqiptare. Vėrtetė une jam fascinuAar nga galeria yte nė internet.

Laureta Meci: Me vjen mirė. Ndoshta kjo ka qenė edhe arsyeja e vetme qė une sot tė jem nė New York. Ka qenė ėndėrr dhe dėshirė e imja qė nga koha kur isha nė shkollėn e muzikės nė Kucovė. Te jem ajo qė jam sot. Ndaj unė shfrytėzova rastin qė nga Greqia tė shpėrngulem nė SHBA dhe tė vazhdojė studimet nė njė Kolegj aktrimi tė njohur nė New York ku edhe i kam mbaruar me sukses dhe afat rekord

Tim Shkupi: Cili ka qenė Kolegji qė ju keni ndjekur studimet e aktrimit?

Laureta Meci: “Stella Adler” ėshtė njė shkollė aktrimi nė Manhattan dhe shumė e njohur kėtu nė SHBA dhe mė gjėrė. Kjo shkollė ka nxjerr shumė aktor tė njohur qė sot janė nė Hollywood. Unė do e permendi vetėm aktorin e njohur Robert De Niro. Sa kam qenė studente nė kėtė shkollė kam qenė tepėr e pasionuar pas aktiviteteve tė lira. Njė nga kėto aktivitete bashkė me aktrimin ka qenė edhe muzika, pasi kete e kam pasur pasion qysh kur kam qenė nė Shqiperi.

Tim Shkupi: Laureta, ne patėm rastin tė shohim edhe filmin e juaj tė parė “Shadow Kill” ku ju luani rolin kryesor me co star Tom Spackman, qė njėherit ėshtė edhe zėri i MSNBC. A mund tė na tregoni se si ėshtė pritur ky film nga publiku amerikan?

Laureta Meci: Filmi “Shadow Kill” ėshtė pritur shumė mirė. Eshtė njė film qė bėnė pjesė nė filmat science fixtion dhe ky film ku une luaj rolin kryesor mundohet tė parashikoj tė ardhmen dhe betejat qė mund tė zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve pėr sferat e influenceės nė planet. Eshtė njė film mė tepėr pėr adheruesit e filmave FIXTION. Filmi ka pasur sukses dhe ka marr disa shpėrblime. Premiera e parė e filmit u shfaq nė “Mango Sound Studios” Time Square nė Manhattan. Filmi ka marrė pjesė nė festivalin mė tė madh “Mega Con” nė Fllorida dhe ėshtė nominuar si film mė i mirė. Gjithashtu filmi ėshtė fitues i disa awardeve nė SHBA.

Tim Shkupi: Tani keni ndonjė angazhim tjetėr nė botėn e filmit?

Laureta Meci: Po. Jemi ka e punojmė pjesen e dytė tė filmit Shadow Kill. Dhe duhet sivjet tė pėrfundojė xhirimi i tij. Kjo ka bėrė qė kohėve tė fundit tė jem me kohė shumė e zėnur pasi jam e angazhuar edhe me njė projekt tjetėr, jam ka e pėrgatis edhe albumin tim tė parė muzikor me kėngė Hip Hop nė anglisht.

Tim Shkupi: Laureta unė kam dėgjuar kėngėn e juaj Respect dhe tash njė jave videoklipi i juaj ėshtė shija e vetme e AlbaNurit. Vėrtetė, gjithcka nė videoklipin e juaj, performanca, muzika, teksti dhe vete Laureta ėshtė shumė e pelqyer nga visitorėt e AlbaNurit. A mund te na tregoni se me kend bashkėpunon Laureta Meci nė New York?

Laureta Meci: Unė bashkėpunoj me njerėz tė njohur tė jetės sė show biznesit nė New York. Menagjer dhe producent e kam John Bailey. Kompozimin e kenges RESPECT e ka bere Brian Rund, i cili ėshtė fitues i disa cmimeve dhe njėherit ka bėrė “Mix Preshown” tė kėngėtarit Usher nė Puerto Rico. Kurse tekstin e ka shkruar Lisa Tan.

Tim Shkupi: Kur do tė kemi rastin tė shohim nė shitje edhe albumin e juaj?

Laureta Meci: Vonesa e mos daljes sė albumit ėshtė dėshira ime qe nė album ta kem njė kėngė nė gjuhėn shqipe. Kohėve tė fundit jam ka interesohem se ku ėshtė muzika zbavitėse shqiptare. Ky interesim mė ka mundėsuar qė tė gjej web faqen AlbaNur nė google dhe sado pak tė kem njohuri se cka ėshtė aktuale nė botėn e muzikės shqiptare?

Tim Shkupi: (gaboj dhe e thirr zemer) … mire zemėr… mos po ju pengon qė ju thirra zemėr?

Laureta Meci: (qesh ėmbėl dhe pak ca mė duket seksi) …jo, jo… ne u takorduam qė tė jemi tė lirė nė bisedė dhe tė mė thėrrasish zemėr ėshtė vetėm njė kompliment pėr mua. E kam parė zemrėn nė fllashin e juaj nė AlbaNur (ndalet pak) si ishte “OHHH KUKU BREE, TY TE KAM ZEMER DHE SHPIRT, TIM SHKUPI. ALBANUR” Mė ka pelqyer shumė edhe pse nė Kucovė nuk e pėrdorim fjalėn Bree… por tani interneti dhe bashkimi i shqipeve nga tė gjitha trojet tona nė internet luan rol tė rendėsishėm pėr njė integrim tė gjithmbarshėm kombėtar.

Tim Shkupi: Mire Laureta, mirė zemėr, pasi tash marr frymė pak mė lirisht… (qesh ajo dhe qeshi unė) Cka mban mend nga bota e muzikės nė shqiptari Laureta? Cilėt kėngėtarė i preferon t’i dėgjojė Laureta?

Laureta Meci: Nga te vjetrit mbaj mend Parashqevi Simakun dhe Merita Halilin. Kam pasur rastin tė dėgjoj kėtu nė New York, nė njė mbrėmje edhe doajenin e muzikės zbavitėse nga Kosova, Sabri Fejzullahun. Mė kanė pėlqyer jashtėzakonisht shumė kėngėt e tij. Kurse nga tė rejat nuk diskutohet ėshtė Adelina Ismaili. Unė mendoj se Adelina Ismaili ėshtė njė kėngėtare e kompletuar me tė gjitha dhe Unique nė mbarė shqiptarinė. Kėtė nuk e them vetėm unė, kėtė ma kanė thenė, kur kanė vizituar web faqen AlbaNur, edhe bashkėpunėtorėt e mi nė New York, qė njohin muzikėn dhe janė producent tė njohur. Ata menjėherė kanė dalluar Adelinėn, por Adelina ėshtė me tė gjithat e kompletuar dhe kam kuptuar se ajo gati mė tepėr se 20 vjet mirret me kėtė profesion.

Tim Shkupi: Mire zemer, ju permendet Sabri Fejzullahun, por nuk e dij se a keni pasur rastin ta dėgjoni Ermalin, djalin e Sabri Fejzullahut. Ne festivalin “Kenga Magjike 2006” Ermali rrembeu edhe cmimin e internetit edhe cmimin e publikut?

Laureta Meci: E kam degjuar Ermalin dhe me pelqejne kėngėt e tij Gocė nga Tirana dhe Qika e Prishtinės. Vertete ka zė tė mrekullueshem. Por nuk e kam ditur se ėshtė djali i Sabri Fejzullahut. Pra, gjeni DNI i Sabriut qenka transformuar mirė nė tė birin e tij Ermalin.

Tim Shkupi: Keni pasur rast tė dėgjoni ndonjė tjetėr nga kėngetarėt meshkuj?

Laureta Meci: Jo edhe aq shumė. Kohėve tė fundit motra ime me ka dėrguar disa kėngė tė Bleros dhe disa videoklipe tė Shpat Kasapit. I pelqej shume kėngėt e Bleros, Shpatin e pėlqej edhe me kėngė edhe me performance dhe mendoj qė bashkė me Ermalin mund tė arrijnė shumė ne karrierat e tyre.

Tim Shkupi: Nėse Laureta duhet tė zgjedh tė pergatit njė kėngė shqip nė duet, cilin kėngetarė do tė kishit preferuar…

Laureta Meci: Pyetje e veshtire... mė pelqejne shumė dhe vėshtirė t’i vecoj pasi ne kemi shume kėngetarė tė talentuar. Mendoj qe zgjedhja ime do te jete Adelina, Parashqevia , por edhe Ermali dhe Shpati nuk do tė mė pengojnė…

Tim Shkupi: Ka kohe Laureta pėr argėtim, pėr Show?

Laureta Meci: Pak shumė, shumė pak. Ndonjėherė pėr mua kohė e lirė bėhet angazhimi im para fotografistėve tė njohur amerikan. Njė pjesė tė kohės sė lirė ma marrin angazhimet e mia nė studio para aparateve dhe kamerave. Jam e pėrfshirė edhe nė reklamat e produkteve tė flokėve. Kam qenė fytyra e produkteve nė American Culture, qė mund ta gjeni nėpėr sallone tė ndryshme dhe nė “Essentials Stores” anembanė amerikės, gjithashtu jam e angazhuar edhe me videoklipe promocionale tė evenimenteve tjera.

Tim Shkupi: Ku ku zemer… (e provokojė pakė) ti nuk paske kohe pėr dashuri fare…

Laureta Meci: (qesh sėrish ėmbėl, por kėsaj radhe edhe lezetshėm) … Tim Shkupi im, zemra ime, Laureta nuk e perzien atė qė quhet PLEASURE me biznesin. Jeta profesionale mbetet ne sferen e biznesit, kurse ajo PLEASURE dhe dashuri ėshtė krejtėsisht tjeter. Ndaj kėsaj tė fundit i kushtoj rendėsi tė posacme, por ajo mbetet vetėm pėr mua, mbetet sekrete.

Tim Shkupi: (prapė e provokoj) … pra Laureta ka princin e saj qė ajo gjenė kėnaqėsi nė dashuri?

Laureta Meci: Hmmmm… (ishte nė fillim pėrgjigjja e saj) Tim Shkupi, a mund ta shfrytėzoje tė drjetėn time, sic u morėm vesh nė fillim?

Tim Shkupi: Po, po, pa problem, zemer…

Laureta Meci: Le te mbete kėnaqėsia dhe dashuria pėr mua, kurse pėr ty deshira pėr tė thirr peshkun nė séanceėn e ferkatarit, por ja qė peshku ėshtė thellė dikund nė detin e dashurisė…

Tim Shkupi: (sakaq ja pres) … nuk e marr vesh kėtė…

Laureta Meci: (qesh me zė seksi, ma ndryshon temen, sikur qė dėshiron sekretin e dashurisė ta mbaj jashtė sferės sė jetės profesionale)

Tim Shkupi: Mirė zemėr, mirė. Do t’i iki kėsaj teme. Kjo ishte vetėm njė pėrpjekje e imja, si puna e sizifit, por kot, quaje punė gazetarėsh qė dėshirojnė tė dijnė gjithcka…

Po, po, nė rregull. Unė e shfrytėzova vetėm tė drejtėn time.

Tim Shkupi: Laureta, zemėr, pėrvec kėsaj tė drejte, ju keni edhe njė tė drejtė tjetėr, ju mund ta shfrytėzoni tė drejtėn pėr ta vizituar Kosovėn, Prishtinėn njė ditė. Unė besoj se tani keni adhėrues atje dhe do tė ju presin mirė. Mendoj njėjtė si nė Kucovė, nė Shqiperi. Keni nė plan…

Laureta Meci: (ma ndėrpret fjalėn, pak sa e emocionuar) Po si, patjetėr. Me origjinė jam nga Zagoria dhe ne kemi nė gjak vendin tonė. Kėndojmė me mall pėr cdo gjė tė bukur nė Shqiperi, i kėndojmė Zagorisė sė Cajupit. Kurse Cajupi nga Misiri kėndonte “do tė vdesė, le tė vdesė, vetėm tė mos vdes nė dhe tė huaj” Une aq sa e dua Kucovėn, Zagorin, po aq e dua Shqipėrinė dhe Kosovėn. Ndaj njė nga planet e mia ėshtė tė vizitojė njė ditė Kosovėn dhe Prishtinėn.

Tim Shkupi: Laureta para se ta mbyllim kėtė dritare Chat, keni dicka tė thoni pėr visitorėt e AlbaNurit dhe lexuesit e Kosovares?

Laureta Meci: Unė i pėrshendes tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė pėrmes web faqes suaj Albanur dhe tė pėrshėndes posacėrisht ty, Tim Shkupi. Ju jeni fantastik… (qesh edhe mė ėmbėl dhe shumė lezetshėm dhe thote dicka qė ka mbajtur mend) “OHHH KUKU BREE, TY TE KAM ZEMER DHE SHPIRT, TIM SHKUPI, ALBANUR”

Tim Shkupi: (mbetem i hutuar pėr njė cast pėrballė zėrit tė lezetshėm tė Lauretės, por e mblodha fuqine time tė zerit t’i them) FLM shumė Laureta, shumė FLM, zemėr e shqiptarisė nė New York. Do ta kuptoj si njė kompliment dhe do tė mbetet ky takim chat nė internet me ju njė nga takimet e mia mė tė preferuara nė prag te vitit 2007. Urime festat e fundvitit dhe me fitore te reja nė karrieren e juaj nė vitin 2007!

Laureta Meci: FLM, edhe juve urime dhe gjithė shqiptarise me pergezime dhe suksese nė vitin 2007.

Tim Shkupi: Tung, Zemer…

(ajo duke thenė tung, unė nga habia e mirė qe e pata me Laureten, e mbylli dritaren e chatit nė internet)

i 1
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
foto laureta, intervista, laureta meci, laureta new york, tim shkupi

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur