Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANËT > Bashkëpunetorët e AlbaNurit > Forumi Musa Lamallarit në AlbaNur » Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Reeker në Maqedoni

Forumi Musa Lamallarit në AlbaNur Një publicist dhe themelues i AlbaNurit, që e përkrah rininë shqiptare për afirmim në World Wide Web.

Përgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mënyrat
  #1  
I vjetër 02-08-2010, 01:57 AM
Avatar albanur!
albanur albanur është jashtë linje
Administrator
 
Data Anëtarësimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Reeker në Maqedoni


Musa Lamallari

Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Reeker në Maqedoni

Reagim: A duhet të mësohet gjuha slave maqedone nëpër shkolla nga klasa e pare?


Nuk është gjuha problem për fëmijët shqiptar, por politka diskriminuese e qeverisë së Maqedonisë dhe heshtja e juaj, i nderuar ambassador!


“Qytetarët e këtij vendi duhet t’a mësojnë maqedonishten, sikurse flasin gjuhet e tjera duke futur ketu edhe gjuhën e nënës, dhe anglishten kur ata munden. E tëra ka të bëjë me komunikimin dhe kjo është e rëndësishme. Pra kur një nxënës rritet këtu në Maqedoni dhe kalon sistemin edukativ shpresoj se ai i ri do flasë maqedonishten dhe ai do participoj më shumë, do ketë më tepër mundësi për prosperimin e tij dhe ardhmërinë e tij dhe të vendit. Ky është argumenti....” - Reeker

Një është e sigurtë se Reeker vendin e ambasadorit të SHBA-së e ka me tapi sepse ai na flet gjuhën sllave maqedone. Ambasadori amerikan ka subordinuar komplet politkën e jashtme të administratës amerikane në administratën e pashallakut Reeker Aga me seli në Arabati Baba Teqe. Por më tepër ka shkelur idealet amerikane që bazohen në familje. Nuk është cudi pse Philip Reeker na referon diktatin e egos së tij për gjuhën sllave maqedone pikërisht nga njëri skaj i Arabati baba Teqes në Gostivar. Argumenti i Reeker ndryshe mund të quhet një Amin përfundimtar i Ali Ahmetit, por edhe i Thacit, që të bëhen të afërt me këtë shizik amerikan në Maqedoni. Kurse Ymer Selmanin dhe DR-n e tij, nuk ka nevojë fare t’i bind Reeker sepse shumica në DR gjuhën sllave maqedone e kanë gjuhë komunikimi në familje.

Të tjerët, pse janë të nëpërkëmbur, nuk kanë status të barabart njerzor, jetojnë në lagje të getoizuara, nuk kanë dhoma të vecanta, një femijë – një dhomë, nuk kanë parqe rreth shtëpive ku fëmijet e tyre do të lozin lojrat, nuk kanë bilblioteka, e deri dje, fëmija i katërt nuk ka qenë fare i regjistruar për shkak të ligjit diskriminues, gjitha këto nëpërkëmbje dhe tjera fajtor kryesor para institucioneve të shtetit është mos njohja e gjuhës sllave maqedone.

I nderuar ambassador, Philip Reeker, unë nga Londra të them: “Aferim!” Por, kam një porosi tjetër për ty, më mirë është që ti të rrish para kijeve tua dhe të mos përzihesh në punët e brendshme të Maqedonisë!? Ky duhet të jetë mission i cdo ambasadori në Maqedoni. Nëse nuk mund të bësh mirë, të thrrasish palën sllave në pushtet të jenë të kujdesshëm, të mos bëjnë iritime të njëpasnjëshme nacionale, fetare, besa edhe racore, të mos ndjellin përkeqësimin e situatës edhe ashtu të përkeqësuar nderetnike, të kthejnë tokat e marruna, të uzurpuara dhe tokën e xhamisë Burmali në shesh të Shkupit, të refuzosh ligjet diskriminuese që janë kundër zhvillimit të barabartë të shqiptarëve dhe të tjerëve, atëherë mos i ngarko fëmijët shqiptar dhe musliman me argumentet e tua. Nuk ke aspak të drejtë: as morale, as zyrtare dhe aq më pak ke të drejtë të përdorish gjuhën si mjet komunikimi për hesapet e tua personale, sidomos tek shqiptarët që janë populli më tolerant në Ballkan dhe folësit më të mirë të gjuhëve të huaja.

Argumenti im, zoti Reeker, është i njejtë, do të thuash, si i komunistëve të Titos, “femijët shqiptar nuk duhet të ngarkohen që në moshë të re, që nga klasa e parë me gjuhën sllave maqedone nëpër shkolla”. Nga kjo fitohet përshtypja se komunistët e Titos paskan qenë shumë më tolerant ndaj fëmijëve shqiptar sesa ambasadori amerikan sot në Maqedoni. Ose, paramendo nëse fëmijët e vegjël shqiptar kanë aktivetete të lira sikur fëmijët amerikan, ose më afër, sikur fëmijët e etnikumit sllavo maqedon, ku dërgohen në kurse private të mësojnë anglishten, të dërgohen në kurse private për muzikën, për notin, për vallzimin e tjera aktivitete nga prindërit e tyre. Vërtetë, gjuha sllave në klasën e parë do të ishte një ngarkesë shumë e madhe për shpirtin e tyre.

Ky është problemi dhe argumenti im, të mos ngarkohet fëmija shqiptar vetëm pse dikujt ju ka tek të bëj politikë në ditën e parë të tij të shkollës. Nuk është problemi se a duhet apo s’duhet të mësohet gjuha sllave maqedone. Ndaj mesazhi i ambasadorit amerikan jepet në Gostivar, ngase atyre në Gostivar dhe Pollog s’ka se edhe cka ju duhet, pasi kjo gjuhe flitet në dhjet metra katrorë, nuk njihet as nga bullgarët, as nga grekët, as nga serbët, por njihet vec nga shqiptarët, të cilet nga kjo gjuhë e folur dhe e shkruar si hibride ofendohen në cdo sekond për t’i mbuluar qeveria planet tjera ogurzeza që janë me parashikime katastrofale për të ardhmen ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni.


Nuk është, pra, problem aspak gjuha sllave maqedone për shqiptarët. Mbi 90 për qind e shqiptarëve i flasin gjuhët sllave dhe gjuhë të tjera të huaja. Argumenti im pse jam kundra argumentit tënd nga Londra, është Fëmiju i vogël Shqiptar që po i shkelet e drejta, po instrumentalizohet edukimi i tij, po ngarkohet me dicka që është politike dhe jo edukim, as arsimim, kurse për përspektivë të fëmijëve në të ardhmen as të mos flasim, ngase problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë të ngarkuara shumë, po rriten dita – ditës, po bëhen edhe më të pazgjidhura në kohën kur kërkojnë zgjidhje politike dhe një qasje shumë serioze nëse dëshirojmë të gjithë së bashku të jemi më afër standardeve themelore njerzore për jetes normale.

Pse nuk provove, i nderuar ambasador, të shkruash një ankesë me argumentet e tua deri te Gjyqi Kushtetues: Ligji për fëmijën e katërt është diskriminues? Ndoshta keni shkuar ne Gostivar të jepni këtë deklaratë pasi nga një shqiptar i Gostivarit ky ligj u diskredituar para Gjykatës Kushtetuese dhe jo nga puthadorët e levizjes Zgjohu, që janë here me ju dhe here me Ahmet faqeziun. Ju e dini se cdo ligj në Maqedoni është ligj i analizuar mirë që të mos u lihet hapësirë zhvillimore shqiptarëve. Nuk ke pasur nevojë të shkosh në Gostivar t’i përdorish argumentet e tua. Nga Francuska mund të shohish Cairin, lagjet, rrugët, shkollat shqiptare me përplot bërrllog, qentë endacak që perfektit nuk i ha palla hiq. Ai është i zënë me ndarjen e lejeve të zgjerimit të ndërtesave, uzurpimit të parqeve, e kështu, duke shumtuar edhe atë pak qytet që ka mund të jetë i bukur për shqiptarët në Shkup. Pse ben ai keshtu? S’do koment se përgjigjia është se atij të shkretit partizanët e tij të partisë BDI nuk i lanë tokë në Shkup. Nga Francuska e sheh se shqiptarët janë të getoizuar në komunën e Cairit, e sheh mirë nga pallati yt që bie në komunën tjetër sllave maqedone, edhe pse pallati yt është më i afërt me komunën e Cairit. A nuk është ky diskriminim i shfaqur edhe permes pallatit tuaj? Do të thuash se s’është faji yt, as i politikës amerikane, por i përfaqësuesve shqiptar kur kanë bërë ndarjen e qytetit të Shkupit.

E dijm se sallatave opingagji të Kërcovës nuk u ka hangër kurr palla për Shkup, as për shqiptar, por edhe aq kanë ditur, ngase kanë qenë azilanta, kanë marr beneficione sociale si të smurë psiqik nëpër vendet e Evropës Perëndimore. Paramendonie, Musa Xhaferin, këtë qyqar, të mendojë ose mbrojë të drejten e shqiptarëve për Shkup të të gjithëve, shumë, shumë qesharake është kjo punë, e pikërisht kjo punë i lihet në dorë atij…




Pse nuk perdorë argumentet, i nderuar ambassador, qe Shkupi të shihet si qytet UNIK, jo i ndarë, të ketë hapesira zhvillimi edhe për shqiptarët dhe të tjerët. Pse nuk del të thuash mesazh se toka e Burmali Xhamisë duhet sa më shpejt t’i kthehet BFI dhe të ndërtohet xhamia aty ku ka qenë në shesh të Shkupit. Vetëm kështu, argumenti yt ka vend për gjuhën slave maqedone si gjuhë komunikimi, pasi shqiptarët e Shkupit e flasin këtë gjuhë shumë mirë? A thua problem qenka gjuha slave maqedone, apo dicka tjeter?

Kam bindje të forte, i nderuar ambasador, se edhe në palën sllave maqedone ka njerëz të urtë, që mendojnë njejtë sikurse unë. Nuk e shohin problemin se a duhet apo s’duhet të mësohet gjuha sllave nga klasa e parë. Bile ata e shohin të udhës të mësohet shqipja për shkak të fuqisë ekonomike të shqiptarëve në Ballkan. Ata problemin e shohin te qeveria që ka uzurpuar, politizuar, fetarizuar dhe antikizuar gjithcka, që nuk mendon për ndjeshmëritë e të tjerëve, as nuk punon për barazi të plotë të qytetarëve të vet. Një qeveri që e kanë votuar vetem 30 për qind e popullatës dhe i ka gjitha pushtetet në duart e veta. Ndaj edhe sllavët maqedon, opozitarët kërkojnë zgjidhje të njejtë sikurse unë, që Maqedonia të jetë shtet dhe të ndihet si shtet për të gjithë, të jet shtet unik për nga zhvillimi, i planifikuar dhe i urbanizuar mirë për qytetarët e vet, pa dallim etnie, race dhe feje, pasi vetem në Shkup dhe rrethinë mbi 50 për qind të banorëve janë musliman. Trego, nëse ty kjo të pengon, i nderuar ambasador!

Argumenti tjetër është, paramendonie ambasadorin e Bullgarisë, të jap një mesazh tjetër:”Ndjehem krenar se shqiptarët e vegjël mësojnë bullgarishten që nga klasa e parë e shkollës fillore” Tash këtu puna koklavitet tërësisht. Nuk e dijm se fëmijët tanë mësojnë bullgarisht apo maqedonisht, apo kryespiuni serb dhe tash ambassador i Serbisë në Shkup, të thotë të njejtën. Qeveria e Maqedonisë, puthadorët shqiptar, Ali Ahmet faqeziu e të tjerët si ai, le ta dijnë mirë se nuk maten shqiptarët me lluksin e barkut të tyre. Ndërsa bekimi ose afërsia e tyre me shizikin amerikan do t’i iritoj edhe më shumë shqiptarët e Mqedonisë.


Moti kohë kam mendimin se politika shqiptare në Maqedoni është politikë katastrofale, partitë shqiptare kanë dështuar dhe janë vetëm një fasadë që rrin figuritavisht në qeverinë e Maqedonisë, njejtë është edhe me partitë e etnikumeve tjera më të vogla. Nuk duhet të votohet asnjera, komplet asnjëra, duhet të bojkotohen gjitha proceset nga qytetarët e besimit musliman, të mos dilet në zgjedhje, t’u digjen librezat liderëve para selive të tyre, duhen protesta të mëdha, për Sopotin, për Brodecin, për xhamin Burmali, për planin ugurzi të kryetarit të Komunës së Qendrës për sheshin e Shkupit, për varfërin e shqiptarëve e të tjerëve, për getoizimin e komunës së Cairit, për zhvillim të barabart të qytetarëve, për rishikim të ndarjes së komunave në Shkup dhe gjetiu, komplet protest, bllokadë totale qytetit të Shkupit, deri sa të internacionalizohet problemi se Shkupi nuk mund të mbijetojë vetem në një krah, që mund të quhet përtej lumit, por vetem si tërësi. Nuk durohet diskriminimi ekonomik, urbanistik, kulturor dhe fetar. Askush, as Kryetari i qeverisë, as ai i shtetit e aq me pak ndonjë i komunës të sjell plane pa konsultuar qytetarët shqiptar, turq, boshnjak, romë, etj. Maqedonia nuk është dhe nuk do të jetë shtet i gjuhës sllave, ngase nuk ka qenë kurrë, edhe në kohët më të errta të ndjekjeve të shqiptarëve, por i qytetarëve të lirë pa dallim etnie dhe feje që flasin gjuhë të ndryshme.

Në këto protesta, duhet të ju ftojm juve, i nderuar ambassador, të merrni fjalën me argumentet e juaja. E dij se kete shkrim askush nuk do e botojë në gazetat e Maqedonisë, ngase kanë nevojë për qindrakët dollar të Amerikës dhe me tirazhin që kanë mund të mbijetojnë, por do e botoj ne faqen time personale në internet. Kush do, le ta merr!

Në fund, i nderuar ambassador, tavqe gravqet e tua nëpër tavarmat e Shkupit me “banketet” e VMRO-s, janë shumë, shumë të vogla, sa një pikëz uji në Oqean në krahasim me MIQESINE SHQIPTARO – AMERIKANE që daton me shekuj dhe shqiptarët aleancën e tyre me shtetin Amerikan nuk e masin me argumentet e tua. Ke kujdes se mund të ngrisim edhe padi në Gjyq, jo ata që i ke afer, por ne që jemi jasht, mund ta bëjmë një gjë të tillë dhe shumë lehtë. Mund të ankohemi deri te Hillari dhe Obama lehtë, por edhe te Gjyqet tjera që po i përdor fëmijët shqiptar dhe musliman në politkë!.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Përgjigju me Citim
Përgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mënyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të portoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni ngjitje
Ju nuk mund të ndryshoni postimin e juaj

BB code është Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur