|
Nder regjisoret me produktiv i gjenerates se re eshte
Halil Budakova. Emri i ketij regjisori me shume respekt
permendet nga rinia dhe masa e gjere e shtreses
popullore. Halili menjehere ne vitet e para te pasluftes
e perfitoi publikun me filmat e tij te zhanrit policor.
Ne vitet e pasluftes, per nje pjese te regjisoreve tane
Kosova u shnderrua ne vend ku mund te fitohej paraja pa
djerse. Disa prej ketyre regjisoreve harruan vitet e
tmerrshme te luftes, pasojat e luftes ku shume nena
kishin mbetur me duar ne gjinj, ku lufta kishte lindur
komandante e luftetare qe shquheshin per guxim e trimeri,
nje pjese e regjisoreve tane i shikonin si materie e
lendes se pare prej te cileve mund te arrihej deri te
paraja. Tipa te tille u leshuan pas gjahut te tyre duke
shkuar here te familjaret e here te shoket e
komandanteve te ndryshem per t’i influencuar dhe bindur
se duhet bere filma dokumentare e madje artistik per
luften dhe komandantet. Keta nen sqetulla mbanin vetem
sinopsiset pa skenare, por nuk harronin te thoshin se
kishin shkruar shume materiale. Prej asaj kohe e deri
sot u punuan shume filma dokumentare, por deri me tani
prej te gjithe atyre filmave te realizuar vetem kater
ose pese prej tyre mund te llogariten se jane bere mire,
te tjeret jo vetem qe nuk shikohen, por edhe aq keq te
punuar sa qe mekat eshte per parate qe u derdhen per te
punuar filma te tille.
Çuditerisht, ne çdo vend ku u zhvilluan luftera
çlirimtare gazetaret, kameramanet dhe regjisoret jane
ata qe luftes i japin jehone ne opinionin e huaj. Ç’u be
me jehonen e problemeve qe ballafaqohej popullsia e jone
qe nga vitet e ’90-ta?! Ç’u be me jehonen e viteve te
luftes sone?! Ç’benin kjo shtrese nga e cila varej çdo
fjale e shkruar ne shtyp dhe çdo filmim ne shirit?!
Asgje ose shume pak gje, sepse pjesa me e mire e
gazetareve dhe regjisoreve tane do te futeshin ne parti
politike. I fshehen kamerat, i humben lapsat e fletoret,
dh iu perveshen politikes.
Ne rast padrejtesie qe i behet popullsise gazetari dhe
regjisori jane nder te paret qe rrezikojne punen e ne
rast lufte keta rrezikojne jeten e tyre. E ne Kosove
erdhen gazetare te huaj qe vdiqen nga plumbat e ushtrise
serbe. Erdhen kameramane dhe regjisore te huaj qe
rrezikuan jeten per t’i dhene jehone luftes sone e tanet
i fshehen kamerat e tyre per t’i ruajtur qe t’i
perdornin pas luftes. Dhe i perdoren, fituan per vete,
por nuk bene asgje per ta informuar opinionin e huaj per
ate qe kishte ndodhur te ne. Bene filma per te fituar
para dhe per t’i joshe familjaret.
Filma qe thyejne rekorde te shikueshmerise ne Kosove
Halil Budakova, si regjisor, vetes ia vuri nje detyre me
ndryshe se te tjeret. Problemet sociale qe perjetonte
populli yne ne vitet e pasluftes e preknin kete regjisor
te ri. Kete djalosh thelle ne shpirt do ta preke
padrejtesia qe u behej familjeve te deshmoreve dhe
viktimave te luftes nga personalitetet mafioze-politike.
Halili do t’i pervishet punes dhe para publikut do te
dale me filmat e tij, ku denoncohen padrejtesite e
njepasnjeshme qe po i beheshin popullsise se varfer e te
vuajtur. Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne
filmat e tij e denoncon dhe e lufton korrupsionin e disa
personaliteteve politike. Ne objektivin e tij e ka vere
ne spikame luften kunder krimit te organizuar, i cili
origjinen e ka diku larte ne pushtet dhe shtrihet deri
te shtresat me te uleta. Ne secilin prej filmave te
Halil Budakoves trajtohet lufta kunder vetive me
negative, por ne asnjerin prej tyre nuk mund te hasim se
policia e jone eshte e involvuar ne kete lufte te
rrezikshme. Halil Budakova ne filmat e tij e tregon nje
respekt e nje simpati te veçante per Sherbimin Policor
te Kosoves, qe e trajton si nje force te pakorruptuar
dhe permes se ciles luftohet krimi i organizuar.
Djelmoshat e SHPK-se, ne filmat e Halil Budakoves jane
simpatike, te stervitur dhe te perkushtuar qe deri ne
fund ta luftojne çdo veti negative, si drogen,
prostitucionin dhe korrupsionin, nga se keto tri
segmente jane destruktive, jo vetem per nje familje, por
per te shoqerine tone.
Halil Budakova, ne filmin “Djelmoshat e rrezikshem”, e
trajton temen problemeve qe perballet rinia e pasluftes
kosovare dhe ky film gjen simpati te madhe sidomos te te
rinjte tane, te cilet mbushnin sallat e kinemave ne tere
Kosoven ku shfaqej filmi. Me kete film, Halil Budakova
po i thyente rekordet e shikueshmerise ne tere Kosoven,
e madje te rinjte tane preferonin me shume filmin e
Halil Budakoves, se sa filmat me yje te Holivudit.
Rinise sone i interesonte per te shikuar problemet me te
cilat ballafaqoheshin te rinjte çdo dite dhe i adhuronin
aktoret vendore qe ishin bere model per rinine tone. Me
kete film Halil Budakova ia siguroi vetes emrin e
regjisorit qe po i thyente rekordet e shikueshmerise dhe
kete deri me tash ende nuk ka arritur t’ia rrezikoje
asnje regjisor tjeter.
Guximi i rralle krijues per tema aktuale
Me filmin “Krim pa krisma”, qe eshte nje drame familjare
sociale, Halil Budakova do vente ne pah problemet e
dashurise se nje çifti te pasur. Ne kete film, burri me
lidhjet e tij me njerezit e pushtetit arrin te pasurohet
brenda pak kohe, ku shohim thyerjen e ketij çifti dikur
shume te dashuruar.
Ne filmin “Nentoka”, Halil Budakova trajton nje
operacion te suksesshem te njesitit policor te SHPK-se
kunder krimit te organizuar, qe ne Kosoven e pasluftes
ka arritur kulmin. Shefi i njesitit, nje polic ambicioz
dhe i pakorruptuar, deshiron asgjesimin e bandave
kriminele, te cilet e terrorizojne popullsine e
pafajshme e madje edhe rinine. Por, posa ndermerr
aksione serioze dhe konfiskon sasine e droges me vlere
prej pese milione eurosh, kreu i bandes i kundervihet
familjes se tij, duke ia vra gruan dhe femijet, qe per
fat njeri prej tyre plagoset rende dhe mjeket arrijne
t’ia shpetojne jeten. Pas perjetimit te tragjedise
familjare, shefi i njesitit deshiron ta zbaton
drejtesine, por sharra i has ne gozhde, sepse bandat
mafioze kane lidhje direkte me ministrin, i cili po
ashtu eshte pjese e ketyre bandave.
Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili me nje
guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise
kosovare - krimin e organizuar dhe ne menyre direkte
ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, qe
ndodhet ne organet e larta te pushtetit. Halil Budakova
nuk e akuzon vetem krimin e organizuar dhe bandat
kriminele, por tere Qeverine e Kosoves, qe nuk kujdeset
per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve dhe
per skamjen qe e ka kapluar skajshmerisht tere Kosoven.
Per punen e regjisorit Halil Budakova nje pjese e madhe
profesionistesh flasin me respekt, ndersa nje pjese
tjeter me skepticizem, ndonje tjeter me injorim, por
publiku i Kosoves flet me admirim.
E shtune, KOSOVA SOT, 15.12.2007
|