|
Frasheri Abdyl (1339-1892). Patriot demokrat i shquar,
nje nga ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare
dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit , Hero i Popullit.
Lindi ne Frasher (Permet) ne familjen e nje spahiu te
vogel te deklasuar; vellaj i madh i Naim Frasherif dhe
Sami Frasherit. Abdyl Frasheri e kaloi pjesen e pare te
jetes ne fshatin e lindjes deri ne moshen 18-vje็are kur
u vendos per nevoja pune ne Janine. U shqua si
personalitet politik qysh me 1877, sapo u duk se Kriza
Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i
Komitetit Shqiptar te Janines qe u formua po ate vit,
hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise
me anen e kryengritjes ็lirimtare antiosmane. Por
shpresat e tij se idene e shtetit shqiptar do ta
perkrahnin rivalet e Perandorise Ruse, te cilet nuk e
deshironin supremacine e saj ne Gadishullin Ballkanik,
nuk u realizuan. Bisedimet qe zhvilloi me perfaqesuesit
e Greqise ne korrik dhe ne dhjetor 1877, per nje aleance
politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kunder
Perandorise Osmane deshtuan gjithashtu mbasi as Athina
nuk e pranoi idene e nje Shqiperie te Pavarur ne kufijte
e saj etnike.
Ne fund te vitit 1877, Abdyl Frasheri (atehere deputet i
Janines ne parlamentin e dyte osman), u zgjodh kryetar i
Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te
Kombesise Shqiptare, qe u formua ne Stamboll (Komiteti i
Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha nje kontribut te
rendesishem ne perpunimin e platformes politike qe
adoptoi levizja kombetare pas fitores ruse mbi
Perandorine Osmane dhe sidomos pas nenshkrimit te
Traktatif te Shen Stefanit. Sipas tezes se Abdyl
Frasheri. ne kushtet e krijuara nga prirjet
ekspansioniste te Rusise cariste, nga interesat e fuqive
perendimore per ta mbajtur me kembe Perandorine Osmane
dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinje per ta
copetuar Shqiperine, zgjidhja me e pershtatshme (nje
zgjidhje kjo e perkohshme) ishte krijimi i nje shteti
autonom shqiptar nen suzerenitetin e sulltanit ose, te
pakten, krijimi i nje vilajeti te bashkuar shqiptar ne
kuadrin e Perandorise Osmane, i cili, po te realizohej,
do te sanksiononte kufijte etnike te Shqiperise dhe te
drejtat kulturore te shqiptareve.
Si nje nga autoret kryesore te platformes politike te
Komitetit Qendror te Stambollit, te cilen Abdyl Frasheri
e parashtroi publikisht edhe me anen e artikujve qe
botoi ne disa organe te shtypit evropian gjate pranveres
se vitit 1878, ai mori pjese aktivisht ne themelimin e
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas themelimit te
Lidhjes, e cila e adoptoi kete platforme, Abdyl Frasheri.
u shqua si udheheqes, organizator, diplomat dhe aktivist
i saj. Veprimtarine e tij kryesore e zhvilloi sidomos ne
viset e vilajetit te Janines dhe te Kosoves. Nuk e
shkeputi asnjehere luften per mbrojtjen e teresise
tokesore te atdheut nga lufta per autonomine e
Shqiperise. Mori pjese pothuajse ne te gjitha kuvendet
kryesore qe u organizuan nga Keshilli i Pergjithshem i
Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet nderkrahinore te saj.
Kudo udhehoqi krahun autonomist te levizjes. Ne Kuvendin
themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar i
koinisionit te puneve te jashtme te saj. Ai perfaqesoi
Toskerine ne Kuvendin e Pare te Dibres (1 nentor 1878),
ku u miratua rezoluta me te cilen kerkohej zyrtarisht
nga Porta e Larte krijimi i vilajetit te bashkuar
autonom te Shqiperise. Ai qe organizatori kryesor i
Kuvendit te Prevezes (janar 1879), i cili arriti ta
pengonte leshimin e วamerise ne favor te Greqise. Ne
pranveren e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qe
vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te mbrojtur
nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per
autonomi te Shqiperise. Abdyl Frasheri. ishte promotori
i projektit qe miratoi Kuvendi i Dyte i Frasherit per te
formuar qeverine e perkohshme. Ai udhehoqi gjithashtu
Kuvendin Kombetar te Gjirokastres qe u shpreh per
krijimin e shtetit autonom shqiptar me anen e levizjes
se armatosur.
Abdyl Frasheri. e mbrojti programin e Gjirokastres ne
Kuvendin e Dyte te Dibres ku udhehoqi si gjithnje krahun
radikal te levizjes. Edhe pse programi i autonomise nuk
u pranua nga perfaqesuesit e rrymes se moderuar, ai
kaloi ne Kosove dhe aty se bashku me bashkeluftetaret e
vet kosovare, vuri ne jete vendimet e Gjirokastres. U be
anetar i qeverise se perkohshme qe u formua ne Prizren
ne fillim te vint 1881 dhe dha nje kontribut te
rendesishem n้ pergatitjet politike dhe ushtarake qe u
moren per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites
ushtarake osmane.
Pas shtypjes se Lidhjes, u arrestua dhe u denua me
vdekje nga gjyqi special osman, por denimi u kthye ne
burgim te perjetshem. Megjithate, pasi qendroi ne burg 3
vjet dhe ne internim 20 muaj, per arsye shendetesore u
lirua, por me kusht qe te, hiqte dore nga veprimtaria
politike patriotike. Edhe pse i semure dhe i izoluar, ai
e vazhdoi veprimtarine patriotike derisa vdiq ne
Stamboll me 23 tetor. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane
me 1978.

|