Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Azem Bejte Galica 1889 - 1925

 

Kthehu te faqja Historia Shqiptare

Azem Bejte Galica 1889 - 1925

Temat Aktuale te shkruara nga Mehmet Bislimi

Avni Rrustemi ( Frymezim atdhetarizmi e qendrese ) NEW

Ppapa Kristo Negovani ( 1875 – 1905 )

Azem Bejte Galica 1889 - 1925 NEW

Ne 80 vjetorin e Shote galices - Qerime Halili Radisheva 1895 - 1927

Ahmet Delia

Isa Boletini (1864- 1916)

Tahir Meha dha Kushtrimin

Per me teper shkrime nga Mehmet Bislimi, Ketu!

Azem Bejte Galica 1889 - 1925

GrLindur ne Galice te Drenices, rrjedh nga nje familje bujare me nje tradite te trasheguar te atdhetarise brez pas brezi. Azemi qysh si i ri, duke degjuar neper odat tona per bemat e trimave te kohes si: Ahmet Delise, Hasan Prishtines, Isa Boletinit, Bajram Currit e shume te tjereve te cilet po perpiqeshin per nje organizim te mirefillte mbarepopullor ne luften per çlirim dhe bashkim kombetare. Ai e kuptoi me se çarte fillim e kesaj rruge, andaj pa hezitim e me perkushtim iu bashkengjit kesaj levizje. Azemi se bashku me shoke se pari formuan çetat e Kaçakeve, pra radhet e armatosura e me pastaj kjo Levizje mori permasat e kohes qe veproi dhe u njoh tere kohen si Levizja e Kaçakeve te Kosoves te ciles ne fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit te Drenices, pas renies se Smakes Levizjes Kaçake te Kosoves i priu me pietet per 12 vite me radhe Azem Bejte Galica.

Me kalimin e kohes, Levizja Kaçake e Kosoves u masivizua dhe u be gjitheperfshirese, nderkohe qe Azemi njihej si krye Komandant i te gjitha çetave nen emrin e te cilit luftohej kunder pushtuesit Serb, ne te njejten kohe ne shume pjese te Kosoves. Azem Bejta para se gjithash, kete e arriti me autoritetin dhe trimerine e tij mbeshtetur fuqishem nga shoket te tij. Ai me çetat e Drenices si te thuash ishte bosht i kesaj Levizje i cili mbante lidhje te forta me kreret me perparimtare te kohes si: Hoxhe Kadrine, Hasan Prishtinen, Bajram Currin e te tjere. Levizja Kaçake ate kohe ishte Levizje e masave te gjera popullore, ngase mbronte interesat dhe aspiratat tona te pergjithshme per liri e bashkim kombetar. Nga vitet 1920- te Levizja Kaçake e Kosoves kulmoi duke u bere e vetmja force reale ne tabanin kombetar. Qeveria e Beogradit u shtrengua qe te mos kursej forcat e veta te xhandarmerise per te asgjesuar Azemin dhe bashkeluftetaret e tij. Levizja e Kaçakeve te Kosoves kishte orientim demokratik, per kete meriten me te madhe pa dyshim se e kishte Komiteti i Kosoves dhe personalitetet qe drejtonin ate.

Krahas lufterave te nje pas njeshme qe Azemni i bente kunder pushtuesit Serb, ai denonte rende edhe hafijet e spiunet te cilet po i sherbenin pushtuesit. Kete Azemi edhe e kishte zbatuar ne disa raste, duke i denuar bashkepunetoret e pushtuesit. Ne nje rast ai kishte denuar nje te tille qe ishte bashkepunetor i Kost Peçancit. Azemi kishte marre te dhena te sakta se me 29 janar te vitit 1919, Kosote Peçanci me nje tog xhandaresh te regjimentit te 21-nje te divizionit te Prishtines, do te shoqerohej nga nje hafije shqiptar, te cilet do te shkonin ne drejtim te Pejes, duke kaluar neper Runik. Azemi Bejta me shoke i vune prite ketij divizioni, duke e vrare hafijen shqiptar, dhe duke lene te vrare po ashtu edhe 29 xhandar Serb. Ky eshte vetem nje episod nga dhjetera e dhjetera luftera e perleshje te Azem Bejtes kunder forcave te armatosura e pushtuese Serbe.

Azem Bejta bashkepunonte ngushte me shoket e tij qe drejtonin masat popullore ne krahinat te tjera te vendit sime Sadik Ramen e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e Sanxhakut, Idriz Seferin Morave-Gjilan, Kalosh Danin e Kerçoves etj. Keshtu qe konsoliduan radhet e ne maj te vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti diku rreth 8.000 deri 10.000 luftetare e qe ne aksionet e para prene lidhjet telefonike te Mitrovices me rrethe tjera. Me 12 maj Pashiqi ishte per vizite ne France dhe atje e alarmojne nga Beogradi me ane te telegram se: “ Popullata e Drenices me ne krye Azem Bejten jane ngritur ne kryengritje dhe çdo hap per te nderruar diçka, eshte i kote!”... Kryeministri Pashiq i kthen telegramin Qeverise se tij, ku thuhej: “te merren te gjitha masat per ta shtypur popullin shqiptar te rebeluar!”. Ketu shihet qarte se qeveria serbe me kete deshironte te godiste me te gjitha mjetet e veta luftarake koken e levizjes Kaçake te Kosoves me ne krye Azem Bejte Galicen.

Azem Bejten, hordhite serbe e rrethuan disa here per ta likuiduar si ne: Abri, Radisheve, Kotorr, Çiçavice etj. Por Azemi gjithhere doli fitimtar. Veçojme rrethimin qe ju be me 1920 ne muajin shkurt ne fshatin Gradice. Nje rrethim i hekurt, lufte e ashper qe filloj heret ne mengjesin e asaj dite nga forca te medha xhandarmerish serbe rreth 500 veta. Nga ana tjeter; Azemi me Mehmet Deline e Radisheves, Fazli Beranin, Ajet çaushin e dhjetera shoke te tjere rezistuan tere ate dite te ftohte shkurti, madje duke i lene te vrare armikut rreth 30 ushtar. Azemi me shoke çau rrethimin duke i mbetur nje bashkeluftetar i vrare, por edhe disa te tjere te plagosur. Me veprime te matura e te vendosura, Azemi arriti qe palen serbe ta bindi se ka te bej me nje force reale me te cilen duhet biseduar e dialoguar, pasi qe me force nuk e shtypen dot. Si rezultat i tere kesaj u njoh zona e lire e Drenices qe nga populli ate kohe u quajt: “Arberia e Vogel”, kjo marreveshje ndodhi ne qershor te atij vit, madje kishte edhe nje mori zonash te tjera te lira si ajo e Junikut, Hasit etj.

Si gjithmone, edhe kesaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskene: Kushtet e marreveshjes mbi “zonat e lira” ishin qe prijesit te merreshin me qetesimin e rendit, qe te mos merreshin me aksione te armatosura, qe te respektohej marreveshja mbi “paqen e zonave te lira” etj. Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan qe me dredhi te bisedojne edhe me udheheqesit e tjere te çetave si me Mehmet Delin, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjate kesaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullen ne Galice dhe deri diku respektoj marreveshjen mbi ate “paqe”... Edhe perkunder ketij pasiviteti te çastit, Azem gezonte autoritet te gjere tek masat, sepse gjate gjithe atyre lufterave me okupatorin Serb, ai kishte dale gjithmone fitimtar dhe ishte treguar strateg i mire, keshtu qe doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e tij, se eshte i pa kapshem, se nuk e merr plumbi etj. Nderkaq populli i thuri edhe kenge lavdie qe akoma jane ne kujtesen tone kombetare.

Me dy trima qe i ka Shqipnija, si ka mbreti as shtate krajlia. Azem Bejta Mehmet Delija, me ta ne sherr ka ra Serbia...Gjate tere kesaj kohe, Serbia bente plane e veta per likuidimin e krye pareve te çetave dhe per shtypjen e levizjes kaçake ne pergjithesi. Keshtu qe perfitoj ne kohe e me armatimin me te rende me 14 korrik 1924 rrethoj Galicen, Lubavecin dhe Mikushnicen. Filloi nje lufte e pabarabarte dhe e pa meshirshme. Pas nje kohe, Azemi me disa shoke arrijne ta çajne rrethimin, mirepo ne terheqje e siper ne afersi te fshatit Mikushnice, Azemi goditet rende nga nje plumb ogurzi, disa nga shoket e tij vriten e shume te tjere i plagosen. Shoket, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojne nje qerre me qe dhe marrin rrugen ne drejtim te Gjurgjevikut e me tej per te shkuar ne drejtim te Shqiperise se pavarur, ku sapo kishte triumfuar revolucioni demokratik i qershorit. Kete e kishte deshiruar edhe Azem Bejta pasi qe paraprakisht ishte njoftuar ne detaje nga patriotet demokrat si Hasan Prishtina e Bajram Curri. Shoket e Azemit me ane te disa litareve e leshuan Azemin ne nje shpelle te thelle rreth 30 metra dhe vdekjen e tij e mbajten sekret para armikut. Ne kete menyre nen emrin e Azemit, vazhdoj edhe per disa kohe rezistenca e levizjes kaçake. Nderkaq bilanci i egersise serbe mbi Arberine e vogel ishte me pasoja te renda me mbi 75 shqiptare civil te vrare, qindra te plagosur, mbi 123 shtepi te djegura e te bera rrafsh me toke se bashku me to edhe Kulla e Azemit, qindra bageti te grabitura me gjithe pasurite tjera.

Nami per Azemin jetoi gjate edhe pas vdekjes se tij. Levizja kaçake vazhdoi rezistencen nen emrin e tij te prire nga Mehmet Deliu, qe njihej me emrin Mehmeti i vogel se bashku me Shoten duke dhene kushtrimin: Oooo prite, prite Azem Galicen... Kujtimi per te do te rroje per here. Azem Bejta me luften dhe sakrificat e tij per çlirim kombetar, zuri vendin e nderit ne faqet e historise sone te ndritur e te shkruar sa e sa here me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistences kunder armikut per liri kombetar, ishte dhe mbeti prijesi i levizjes Kaçake gjithe popullore.

P. S.
Edhe sot e gjithe diten ( qe mbi 15 vite), prijesit tane, institucionet tona- nuk u kujtuan qe per hir te gjithe kesaj sakrifice, qe per hir te kesaj figure kaq markante, qe per hir te veprimtarise te kesaj Levizjeje çlirimtare te perkujtojne kete figure kaq madhor me nje akademi solemne! Mbase Qeveria ka pune e halle me te medha?!

Mehmet BISLIMI

Ju mund te komentoni shkrimet e Mehmet Bislimit ne Forum!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Shpallje Online | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster