Bėne Start Faqe

Lajme Shqip   |   Shqiperia   |   Kosova   |    Mp3 Shqip   |   Video Shqip    |    Chat Shqip     |    Filma Shqip   |   Humor  Shqip  |   Horoskopi

Isa Boletini (1864- 1916)

 
 

Kerkoni Video Klipe, Kenge Mp3, Filma dhe materiale tjera ne Google AlbaNur!

Isa Boletini (1864- 1916)

 

Isa Boletini (1864- 1916)

 

Avni Rrustemi ( Frymėzim atdhetarizmi e qėndrese )  NEW

Ppapa Kristo Negovani ( 1875 – 1905 )

Azem Bejte Galica 1889 - 1925   NEW

Ne 80 vjetorin e Shote galices - Qerime Halili Radisheva 1895 - 1927

Ahmet Delia

Isa Boletini (1864- 1916)

Tahir Meha dha Kushtrimin

 

Per me teper shkrime nga Mehmet Bislimi, kliko KETU!

 

“Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim, pėr lirinė e popullit tim! ”.
“ Nė ėshtė Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė qetėsi kurrė, dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė, deri sa tė ēlirohemi! ”.
“ Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia! ”.

- Isa Boletini


Isa Boletinit, kjo figurė markante, qė zėnė vend tė pa diskutueshėm nė historinė e popullit shqiptarė krahas atyre qė dhanė aq shumė pėr lirinė e atdheut tonė si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumė tė tjerė. Isai u rritė me armė nė dorė, jetoi me te, dhe plot njė jetė rrugėtoi me te drejt shtigjeve tė lirisė. Isai, armėt e lirisė kurdo herė i kishte gati kundėr pushtueseve tanė. Lindur dhe rritur nė Boletinin e tij tė lashtė, nė njė familje me tradita atdhedashurie, trashėguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, tė cilėt nuk kishin pushuar kurrė sė reshturi pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Nė kushte dhe rrethana tė atėhershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera tė traditės u rrit, burrėrua dhe u kalit Isa Boletini i cili tėrė jetėn e vet ia pėrkushtoi atdheut.


Fuqitė e mėdha Evropiane me vendimet e tyre tė mbrapshta, rėnduan edhe mė shumė pozitėn tonė, duke mohuar tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje dhe duke ndarė tokat tonė nė favor tė shteteve fqinje! Mbledhja e zezė e Shėn Stefanit e pasuar mė vonė edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vunė thikat mbi tokat tona, megjithėkėtė, populli ynė liridashės kurrė nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik tė ndarjes sė tokave shqiptare. Kėshtu, nėn trysninė e kėtyre rrethanave diktuese e rėnduese, edhe Isai, me gjithė se i ri nė moshė, ju bashkėngjit rrugės sė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai pėr herė tė parė me armė nė dorė u ndesh kundėr pushtueseve tanė nė betejėn e Slivovės nė vitin 1881, si tė thuash, ai pėr herė tė parė ndjeu erėn e barotit, qė e pėrcolli atė tėrė jetėn.

Isa Boletini mes figurave tė mėdha tė kombit tonė tė cilėt kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve tė diplomacive tė mėdha nė shėrbim tė ēlirimit tė vendit tonė, me armėt e lirisė i goditi nė shtat lubitė e Hafėz, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanėt e Krajlėt e pangopur, ndėrkaq mė armėn e diplomacisė, goditėn Portėn e lartė tė Stambollit, Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė... befasuan Vjenėn, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londrėn e deri nė Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kundėr serbėve dhe malazezėve tinėzarė, tė cilėt pėr ta thyer Isanė e sulmuan me dhjetėra herė, duke ia djegur edhe kullėn e tij rrafsh me tokė... Mirėpo, populli ynė e ngriti kėtė kullė e ngriti dhe e bėri


edhe mė tė madhe se ē’ishte. Isai, me shėrbimin e tij qė i bėri atdheut, kullėn e tij e shndėrroi nė kullė Legjendė. Sė bashku me kullėn, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi, qė po vritej e pritej pėr lirinė e vet. Pėrpjekjet e njė pas njėshme tė armiqve tanė tė ndryshėm, me dhelpėri e diplomaci pėr ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe tė larta, pasuri, flori, tokė e jetė Pashai, sikur shkuan kot, pasi qė Isai kurdoherė ua priste shkurt dhe qartė, duke iu thėnė :


“ Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim dhe pėr lirinė e popullit tim”.


Me gjithė presionet dhe pėrpjekjet qė i bėnė Isait, duke e mbajtur pėr disa kohė edhe si lloj pengu nė Turqi, pėrpjekje kėto tė cilat shkuan kot, nga se Isa asnjė herė nuk hoqi dorė nga lufta pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me tė gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qė ai tė qėndronte nė Turqi pėrherė?! Mirėpo, jo, Isai si gjithmonė qetė e me maturi, u pėrgjigj qartė:


“Ju falėm nderit pėr “kujdesin” qė po m’tregoni pėr mua, por ma i mirė ashtė pėr mua Boletini im me ata gurė e kepa, se sa e tanė Stambolla juaj”. Isa Boletinin, lufta pėr liri tė atdheut e bėri strateg e diplomat, ai artin luftarak e pėrsosi me pushkė nė dorė nėpėr shkrepat e Kosovės martire, aty nė sa e sa beteja tė pėrgjakshme pėrballė lubisė Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacisė e mėsoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftėsia e Isait prej luftėtari, dhe modestia e tij mė sė njerėzore e bėri atė edhe mė tė afėrt dhe mė me ndikim tek masat e gjėra popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdoherė dhe pa as njė kundėrshtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftėtari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.

Isai kontribuoi fuqishėm edhe nė pajtimin e gjaqeve dhe ngatėrresave tek populli ynė, me qėllim qė tė krijojė njė unitet sa mė tė madh kundėr armikut, dhe kėtė e bėri duke u nisur nga shembulli personal. Nė njė kuvend qė e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shumė burra tė asaj ane. Isai vėrejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku ėshtė Ahmeti?. I thanė se nuk kishte pasur guximin tė vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni kėtu me njė herė!- urdhėroi Isai, duke shtuar:


“Gjak borxh sot na ka vetėm anmiku ynė, ne jena vėllazen e duena me u bashkue e me dek pėr liri tė vatanit... Ai qė mas sotit ngreh pushkė ndėr veti, ka me kenė bash hasmi ynė!”... Isa Boletini, ndėr beteja tė pa rreshtuar e detyroi disa herė portėn e lartė qė tė bėj lėshime. Ai e pengoi hapjen e konsullatės ruse nė Mitrovicė, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shēerbinin tė cilin e vrau luftėtari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .


Nė pamundėsi tė pėrvetėsimit tė Isait, xhonturqit i vunė pėrpara njė sėrė sprovash tė rėnda, madje duke ia marrė tė dy djemtė peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palėkundur me kėtė rast u pėrgjigj:


” Jam ba gati qė tė dy djemtė e mi t’i bėj kurban pėr atdhe, por jo edhe me ia puthun dorėn anmikut tė popullit tim!”...

Isa Boletini sė bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhėn, Hasan Hysė Budakoven e shumė trima tė tjerė morėn pjesė nė dhjetėra beteja pėr shpėtimin e atdheut, ndėr betejat mė tė pėrgjakshme qė Isai qėndroi pa tundur, ishte ajo pėr ta mbijetuar grykėn e Carralevės. Nė kėtė betejė Isai tregoi aftėsitė e njė strategu tė vėrtetė. Me 18 maj 1912, nė njė kuvend qė u mbajt afėr Vushtrrisė, ku ishin tubuar edhe krerė nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qėndrim tė prerė:


” Asht i domosdoshėm zgjanimi i kryengritjes sonė nė tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, tė tanė duhet me luftue qė tė ēlirohemi sa ma parė!”...


Isa Boletinin, lubitė Osmane disa herė e rrethuan me qėllim qė ta likuidonin, atė kėtė nuk e arritėn dot- ndodhte qė Isai edhe plagosej nė luftė e sipėr, por qė kurrė nuk dobėsohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokėve u jepte kurajė siē e thotė edhe kėnga popullore:”... Po i lidh plagėt me maramė bini shokė ta bajmė piskamė jem shqiptarė s’dorzohna t’gjallė pa na ra zjarmi nė qafė”. Me 1912 Edit Durham shkruan:
 

”Isa Boletini ishte njė udhėheqės i mirė, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetėm lirinė e tokave shqiptare. Luftėtarėt e tij nuk urrenin popujt e tjerė, thjesht, ata dėshironin lirinė pėr popullin e vet”


...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet pėrpara, duke i thėnė:


”I madhi Isa, luftėrat tuaja ishin bazė e pėrpjekjeve tė mia pėr pavarėsinė e Shqipėrisė!”. Nė prill tė vitit 1913, delegacioni ynė mbėrriti nė Londėr, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadorėve. A. Herbert shkruan:


“Isa Boletini ishte figura mė piktoreske e kėtij delegacioni dhe e quajti atė Robin Hudi shqiptar!”

Nė maj tė kėtij viti Isa Boletini u shpreh qartė edhe kundėr vendimeve tė kėsaj konferencė duke ju thėnė:


” N’ėshtė se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė deri sa tė ēlirohemi!”.


Nė kohėn kur ushtria Austriake po pėrgatitje pėr tė pushtuar Podgoricėn, forca tė mėdha policore malaziase tė ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vranė Isa Boletinin me 23 janar 1916 sė bashku me dy tė bijtė e dy nipat e vet si dhe me shokėt e tij: Hajdar e Idriz Radishevėn dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa besė ia ndėrpreu Isait jetėn nė kulmin e veprimtarisė luftarake e diplomatike, ishte vetėm 52 vjeēar... Ai sfidoi tė gjitha kurthet qė armiqtė ia kishin pėrgatitur, dhe me guxim vazhdoi sė marshuari drejt rrugėve tė lirisė. Ai kundėrshtoi fuqishėm vendimet e pa drejta tė Konferencės sė Londrės pėr copėtimin e tokave shqiptare nė dobi tė shteteve grabitqare fqinjė. Ai thoshte:


” Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia!”...


Me rastin e 50 vjetorit tė Shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero tė popullit. I tillė ishte Isa Boletini, pishtar i lirisė dhe udhėrrėfyes pėr brezat e ri- Hero i popullit shqiptarė!


23 janar 2008
Mehmet BISLIMI  
 

Ju mund te komentoni shkrimet e Mehmet Bislimit, duke klikuar KETU!

Forume Shqip per Politik

• Forumi i Hashim Thaqit

• Forumi i Albin Kurtit

• Forumi i Ramush Haredinaj
• Forumi i Fatmir Limaj
• Forumi i Salih Berishes

• Forumi i Fatmir Sejdiut
• Forumi i Edi Rama PS
• Forumi i Bardhyl Mahmutit
• Forumi i Adem Demaqit
• Forumi i Nexhat Dacit
• Forumi i Arber Xhaferit
• Forumi i Ali Ahmetit

• Forumi i Agim Ēekut
•
Kosovo Online Links

Forumet SHQIP per politikanet dhe lideret e partive shqiptare jane FREE nga CENZURA.

 
 

 

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

 

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

E-Mail us  to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

Fjalet me te kerkuara ne AlbaNur jane:

AlbaNur, Adelina Ismaili, Genta Ismaili, Poni, Shpat Kasapi, Ilir Shaqiri, Filma Shqip, Muzika Shqip, Kosova Music, Muzika Rap, Gazeta Shqiptare, Muzika Shqiptare, Filma Shqiptar, Feja Islame, Ilahije Shqip, Adem Ramadani, Lajme Shqip, Video Shqip, Video Shqiptare, Shqiperia, Lajme nga Shqiperia, Radio Shqiptare, Kosova, Biznesi Online, UnikKatili, Kosovo Online, ToP Channel, Femra Shqiptare, Bukuroshet Shqiptare, Miss Shqiperia, Miss Kosova, Mp3 Shqip, Mp3 Falas, Shqiptarja, Kosovarja, Gazeta Shqip, Lojra, Qat, Kang Shqip, Humor, Horoskopi Shqip, Filma Seksi, YouTube Shqip, e keshtu me radhe...

 

Muzika Shqip      Albanian News     Albanian Radio      Albanian Music     Albanian Chat     Albanian MP3     Albanian Video     Albanian Movie

Albanian Forum     Albanian Sport      Albanian Miss     Albanians in Kosovo     Albanians in Macedonia     Albanian Religion

Albanian Film     Albanian Jokes     Albanian VIP     Albanian Folk Music     Albanian Writers     Albanian Books     Albanian History

Albanian Culture     Albanian Hotels     Albanian Webcams     Albanian Dating Sites     Albanian Information     Albanian Directory     Albanian Radios

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster